Ukraina po i ndryshon të gjithë

26 Shkurt 2022, 20:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një muaj më parë, shumë vetë në botë ishin të bindur se Putini do e merrte Ukrainën me lehtësinë që mori Krimenë dhe askush nuk do ta ndalte. Madje filluan të ngrihen mite mbi fuqinë dhe pamundësinë për ndaljen e ushtrisë ruse në këtë vendim. Shumë vetë e bazonin këtë me të drejtë tek nevoja që Putin ka për lavdi në muzgun e pushtetit të tij, dhe për kontrollin që ka mbi çdo segment të pushtetit të vet, ku zërat racionalë janë zhdukur.

Sot të gjithë jemi dëshmitarë se heroi i kësaj lufte nuk është Valdimir Putini, por një ish- humorist 44- vjeçar, që të vetmen gjë që ka marrë seriozisht në jetë, është mbrojtja e atdheut të vet. Besnikëria më e madhe e shfaqur ndonjëherë politikisht, është po në anën e Ukrainës.

Gjithë kabineti qeveritar, presidenti, ushtria dhe opozitarët janë në llogore. Askush se ka braktisur atdheun, ndërsa Putinit i janë ngritur mijëra qyetarë kundër në Moskë dhe Shën Petërsburg. Diktatori nuk ka vendosur dot njerëzit në rresht, ndërsa Zelinski, që deri dje e kemi parë vetëm duke qeshur, i ka të gjithë me vete.

Një muaj më pare, kur lufta po i afrohej kufirit, Ukraina dhe miliona njerëz të tjerë në botë u zemëruan me Gjermaninë, që ofroi si ndihmë për rrezikun e pushtimit rusë disa mijëra helmeta të ushtrisë së saj. Tre ditë më parë, Gjermania zhgënjeu sërish, kur hezitoi t’i bashkohej sanksioneve më të egra ekonomike financiare ndaj Rusisë, përfshi ndalimin e sëift-it bankar të Rusisë në Perëndim, çka rrënon transaksionet financiare dhe ekonominë ruse.

Mjaftuan 48 orë rezistencë nga Ukraina dhe vendosmëria e qytetarëve dhe lidershipit të vendit për të mbrojtur vendin e tyre, që gjërat të ndryshojnë.

Gjermania sot në mesditë ka lejuar furnizimin me armë të Ukrainës, duke lejuar Holandën të çojë aty raketa për sulme kundërajërore dhe në fund, t’i bashkohet dhe nismës së ndalimti të sëift-it për Rusinë.

Ky është avantazhi i një vendi të madh demokratik, të përgjegjshëm, i cili reflekton në kohë mbi atë që ndodh.

Një muaj më parë, NATO dhe Perëndimi në tërësi, po e shikonin kërcënimin e Ukrainës si çështje ekonomike dhe ndërsa flisnin broçkulla në ekrane, ulnin sytë poshtë tavolinës dhe numëronin me gishta fitimet apo humbjet nga Nord Stream 1, apo Nord Stream 2, nëse futeshin në telashe me Rusinë.

Sot, duke parë rezistencën ukrainase dhe rrezikun shumë herë më të madh që ka Evropa nga lufta e Putinit, po dërgojnë miliarda euro armatime dhe ndihma drejt Ukrainës.

Liderët rebelë  të Evropës, si Orbani në Hungari, Mateusz Moraëiecki në Poloni, të cilët nuk kanë qenë në një gjatësi vale me Brukselin për shumë tema dhe shikohen si dele e zezë e Bashkimit Evropian, janë në vijën e parë të mbështetjes për Ukrainën dhe kanë dëshmuar përgjegjshmëri jo vetëm në ofrimin e ndihmës ndaj Ukrainës, por dhe në qëndrimin politik ndaj Putinit, me të cilin kanë pasur shumë qëndrime të përbashkëta më parë ndaj Evropës.

Po ashtu, lideri më i fuqishëm i rajonit jashtë Bashkimit Evropian, presidenti i Turqisë Erdogan, i njohur për miqësinë personale me Putinin, ka pranuar të bisedojë deri për ndalimin e kalimit të anijeve ruse në ngushticën e Bosforit, edhe pse nuk është para një vendimi final. Nga ana tjetër ai ka dënuar pushtimin dhe ka ofruar ndihmë për Ukrainën.

Një muaj më pare, por dhe deri ditë më parë, adhuruesit e Putinit në Shqipëri dhe rajon, i bënin jehonë ‘humorit rus’ kundër SHBA, se ku e dinte SHBA që do sulmonte Putin. U bë virale “batuta e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, që kërkoi nga CIA “t’i tregonte kur do shkonte me pushime”.

Në fakt, Shqipëria nuk është se ka shumë adhurues të Putinit. Ata që janë me të, janë më shumë anti-amerikanë të maskuar, se sa pro rusë. Për këtë arsye u ngjiste shumë gjuha tallëse e Rusisë ndaj SHBA. Po ti vësh re sot, edhe ata janë me Ukrainën, por fajësojnë Biden se ka prishur rendin botëror.

Një muaj më pare, kur vinte era e luftës, vendet baltike ishin të trembura nga agresioni rus dhe dukej se ato donin të silleshin politikisht korrekt me Mosken. Sot Lituania sapo njoftoi se ka bllokuar fluturimet me Rusinë, nën moton “Asnjë fluturim të agresorëve në qiellin e lirë”. Bashke me te dhe Estonia, e Letonia. Dhe kjo është një histori e madhe.

Beteja e Ukrainës ka ndryshuar gjithçka me shpejtësinë e plumbit dhe kjo falë rezistencës së tyre.

Kjo mund të jetë një luftë e gjatë dhe rrënuese për ta, por ajo që duket qartë është se Rusia mund të pushtojë territore, por jo Ukrainën. Ao nuk do ta marrë dot atë kurrë nën kontroll dhe do largohet andej e turpëruar.

Në sytë e botës, sot Ukraina është një  vend i lavdishëm që po mbron shtëpinë e saj, ndërsa Rusia e Putinit, një vend agresor, që po shkakton fatkëqësi njerëzore.

Presidenti i Ukrainës mund dhe të vritet, apo të kapet rob, por ai i ka dhënë vendit institucionin e presidentit të Ukrainës që nuk vdes nga lufta, pasi ka vendosur një standart dinjiteti. Vladimir Putini mund të jetoj gjatë duke u ruajtur në bunker atomik, por ai ka vdekur dhe turpëruar postin e presidentit të Rusisë.

Mijëra urkainas mund të vdesin nga kjo luftë që u ka adhur tek dera e shtëpisë, por çdo ukrainas do jetë krenar për atë që ka bërë në këtë histori, përballë çdo rusi, që do jetë gjithë jetën kokëulur. Guximi i tyre për t’u përballur me ushtarët rus në çdo rrugë dhe prag shtëpie ka ndërtuar identitetin e tyre krenar në sytë e botës.

Vladimir Putini ka humbur betejën me historinë qysh tani. Beteja me Ukrainën është çështje kohe. Ukraina dhe beteja e saj, ka ndryshuar tashmë botën dhe e ka vendosur atë përballë Rusisë. Ne Kiev po luftohet tani ne emer te perendimit.  Kjo është fitorja më e madhe e Ukrainës.

37 komente në “Ukraina po i ndryshon të gjithë”

  1. Ladi says:

    Te lumte Mero
    Te falenderoj per kete shkrim dinjitoz dhe pasionant

      1. Patrioti says:

        Ne Kiev nuk luftohet ne emer te Perendimit por ne emer te Ukraines. Brockulla te tilla patetike mund te leshosh sa te duash por e verteta eshte krejt ndryshe. Sulmi ndaj Ukraines eshte krejtesisht i padrejte por jo me i padrejte se sulmi amerikan kunder Irakut per t’i grabitur naften. Mjaft me perralla per injorantet dhe me sofizma ne sherbim te te padrejtes.

    1. Skypion says:

      Ajo qe na intereson ne, si shqiptare, ne lidhje me kete konflikt, ka te beje me impaktin e mundshem qe ajo mund te kete ne raportin Kosove-Serbi.
      Serbia eshte i vetmi vend ne rajon qe po mbeshtet Rusine agresore, madje edhe duke dale jashte stilit te saj te njohur te “neutralitetit”. Ne varesi te zhvillimit te metejshem te konfliktit, qendrimi i Serbise perben nje rrezik te madh sidomos ndaj Kosoves.
      Ky rrezik behet edhe me kercenues, kur qeveria socialiste ne Shqiperi po mban nje marredhenie shume te afert me ate te Serbise , e shprehur kjo ne miqesine tejet te ngusht mes Edi Rames dhe Aleksander Vucicit.
      Analiste te ndryshem shprehen se Kosoves nuk mund t’i kanoset asnje rrezik serioz perderisa eshte nen protektoratin e NATO-s dhe gezon mbeshtetjen e fuqishme amerikane. Ky argument ka vlere ne rrethanat e deritanishme, por askush nuk e di sesi mund te precipitoje konflikti. Ne nje situate te tille drejtuesit politike shqiptare ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi, si ata ne pushtet dhe ata ne opozite, duhet te kene nje qendrim konkret dhe unik perballe ketij rreziku.
      Keshtu do te duhej te ishte por, nuk eshte. Nuk eshte sepse pengese per kete eshte , sic e thame, qeveria socialiste ne Shqiperi me Kryeministrin e saj Edi Rama, qe mbeshtesin fuqishem politikat rajonale te Serbise se Vucicit.
      Eshte e tmerrshme kur veren, qe rusofilia dhe serbofila eshte kaq e perhapur ne te majten shqiptare; jo vetem ate politike, por edhe intelektuale, mediatike.
      Pikerisht ne kulmin e konfliktit, Edi Rama, kjo fatkeqesi kombetare, do te shprehte edhe njehere, por kete radhe edhe me fuqishem se me pare, perkushtimin e tij ndaj nismes serbe te “Ballkanit te Hapur”, qe sic te gjithe e dime, s’eshte gje tjeter vecse nje hap drejt realizimit te projektit ogurzi te “botes serbe”.
      Analistet, thame me larte, nuk shohin ndonje rrezik per shqiptaret, vecanerisht per Kosoven, per shkak se eshte nen mbrojtjen amerikane dhe te NATO-s. Por, nuk duhet te harrojme c’ndodhi me prejektin antishqiptar Rama-Vucic-Sorros te copetimit te Kosoves. Ky projekt u paraqit si dakordesi shqiptaro-serbe Rama-Vucic me bekimin e Sorros. Keshtu u paraqit dhe keshtu u prit, dhe kjo eshte krejt e natyrshme, nga aletaet tane strategjike amerikane. Me pak fjale: keni rene dakord ju shqiptaret me serbet, qe kjo eshte nje zgjidhje per konfliktin e ngrire?! – ashtu qofte, ashtu le te behet…!!!
      Dhe, per pak sa nuk u be, po te mos ishte per kundershtimin e forte te politikaneve patriote shqiptare, si ne Shqiperi ashtu dhe Kosove, te cilet nga ana e tyre u sinergjizuan nga qendrimi i prere kunder i Sali Berishes, qe ishte i pari politikan shqiptar qe doli kunder ketij projekti antikombetar qe sapo u be i njohur.
      Keshtu mund te ndodhe edhe ne kete rast. Nese fuqite e medha do te ulen ne bisedime e qe padyshim do te ulen nje dite, ku patjeter do te kete leshime reciproke per palet, mund te ndodhe qe mbrapeshtia dhe apatrizmi i Rames dhe qeverise socialiste, te mund te sherbeje si justifikim per nje cenim qe mund t’i behet Kosoves, qofte ne territor, qofte ne status, cenim pra qe i mund te vije si pasoje e ketyre leshimeve sic thame.
      Perfundim: rreziku i vertete per shqiptaret, ne kontekstin e konfliktit Rusi-Ukraine, nuk eshte edhe aq Serbia e Vucicit, sa jarani shqiptar i ketij te fundit, kryeministri i Shqiperise ,Edi Rama.

      1. Skypion je i madhe says:

        Urrraaaa Urraaaa rrofte shoku Sali komunisti Urraaaa nuk e kuptone qe je shkuara je demode .
        Me kosoven na prekur telat e fundit te kurrizit te perdoresh kosoven kur ata jane filo Serbe ik se nuk je per politike je thjeshte nje pace plonci pilaf groshe dhe fshije buzet me duart e pista

      2. xheJ. eN. Bi. says:

        Skypion…
        Nuk je për diskutime politike ti.Je për diskutime parash se në familjen tuaj vetëm për pare flitet.Këtë koment e postove dhe dje me pakë ndyshime të vogla.
        Vetëm që sot nuk na e bëre “hero” Dr. Adhamudhi,se ai shpëtojë Kosovën.
        Po t’a donte familja juaj Kosovën Dr. Adhamudhi nuk ju këndërvihej UÇK- ës dhe burgoste krerët e saj.
        E ngre dhe e ul në ç’ do koment bashkëpunimin e Ramës me Vuçiç që bashkëpunimi është për interesat e përbashkëta.Po Dr. Adhamudhi takohej në mënyrë të fshehtë me Millosheviçin dhe prandaj zhduku Remzi Hoxhën ? E zhduku se kishte filmime nga takimi i Doktorit me Millosheviçin në Ohër.
        Ishte Dr. Adhamudhi që shkaktonte trazira në Shqipëri dhe këtë e bënte sa herë Kosova ishte afër pamvarsisë.
        Mos vallë edhe Liria do më shumë Kosovën se Sërbia,nuk ma do mëndja

    2. Epirioti II says:

      Mero une per vete nuk kam patur ndonje dyshim qe keshtu do perfundonte.
      Mjafton ta lexosh dhe kuptosh historine, si edhe gjeografine e Ukraines.
      Ukraina do behej (tani do te behet) fare shpejte varri i Putinit dhe fundi dhe turpi i Rusise dhe rizgjimi i NATO-s.
      Me 99% do jete edhe leksioni final per planet ushtarake te Kines drejt Taiwanit.

  2. Iso says:

    Te lumte Mero,ke bere nje pershkrim brilant!

  3. Alfred says:

    Po tek ti,Mero, a ka trokitur nevoja per ndryshim?!
    Sepse modelin putinian e kemi kembekryq ne vendin tone! A do te thote kjo se edhe ti do gjesh kuraje dhe te braktisesh pizicionin e turpshem te sherbyesit ne propaganden pro regjimit? Sepse nuk mundet qe edhe te jemi ne krah te Ukraines, edhe t’i sherbejme nje despoti si Edi Rama qe ka uzurpuar cdo pushet,cdo hapesire publike,qe ben propagande si Putini,qe ka skllaveruar nje grusht njerezish,palo-oligarke qe I rrine lepe-peqe dhe vjedhin e plackisin se bashku shqiptaret?!…

    1. xheJ. eN. Bi. says:

      Alfred…
      O FREDO,ti nuk kupton një gjë ,që M. Baze ka shumë vite që ka bërë ndryshimin ,po ti nuk ke harritur t’a kuptosh.Ndryshimin e ka bërë që kur është shkëputur nga Bërisha.
      Lufta që bën me të keqen ty të duket qasje me pushtetin. Pa ngordhur Saliu ,Shqipëria nuk ka për të bërë hap para dhe Rama do jetë në pushtet për disa mandate akoma.

      1. edi says:

        Dhe sipas teje xhej eN Bi neqoftese Berisha nuk ngordh ose nuk arrestohet ne duhet ta mbajme Ramen mbi shpine per gjithe jeten,biles as te mos e kritikojme per çfar ben sepse na i ngelet hatri dhe iken nga qeveria dhe populli shqiptar nuk paska tjeter perveç Rames e Berishes dhe me e keqja eshte sepse keta jane te dy shume te ngjashem,jane te dy diktatore . Asnjeri nuk shkruan se ku qendrojne difektet dhe te metat e qeverisjeseve por jane te perkushtuar ose te paguar per te mbrojtur idhujt e tyre ose shkurt pagatoret e tyre.

        1. xheJ. eN. Bi. says:

          Edi …
          Unë nuk thash të mos kritikojmë Ramën dhe Qeverinë.Po deri tani ne dhe mediat bëjnë opozitën,se opozita nuk luan rolin që ka ,po hanë kokën e njëri tjetrit.
          Po sa të jetë kjo opozitë Rama automatikisht do qeverisë sa të dalë dikush që të jetë opozitarë i vërtetë dhe i pa korruptuar.
          Kush nga opozita do mund t’a rrëzojë Ramën ?
          Berisha ,Luli ,Monika,Likja,N.Ndoka,D.Shehi,R.Hajdari ,tek kush shpreson ?
          Sa për Berishën,ka që në 91- on sa herë ka qeverisur vet ,ka shkatërruar Shtetin dhe sa herë ka qënë në opozitë është munduar të sabotojnë edhe përparimin më të vogël që është dukur në horizont.

    2. Andi says:

      Rama eshte despot per funderrina si ty po jo per shqiptaret e ndershem.Po ta them une meqe Bazes nuk I takon per posicionin qe ka Megjithese ta ka thene me mijera here ashtusikurse Amerika u thoshte botes se Russia sulmon Ukrainen dhe funderrinat si ty tend hiqeshit humorista pidhnonash.Ptu bajge

    3. Afred djali says:

      Alfredo
      Rama eshte zgjedhur me voten e lire mos je pjese e grupit non grata e grupit te terroristeve qe djegin kryeminiytrin

    4. Shqipe says:

      Dihet qe kryeministri eshte i zgjedhur me vote qe te qeverise,c’far s’te pelqen ty zoteri ;qe populli e ka votuar,apo qe duhet te qeverise…?!

  4. racionali says:

    BRAVO . Si perhere i sakte dhe dinjitoz

  5. Klodi says:

    Long live Ukraine!

  6. SHABAN ARUSHA says:

    Vdekje Putinit liri Ukraines.
    Rrnoft Volydymir Albinkurt Zelinski.

    1. mirel says:

      Ç’lidhje ka Albinkari me Zelinskin?

    2. Gomare koqevarie says:

      O gomare koqevare c’ lidhje ka bolsheviku vetefundosjes udbashi kurti

      1. Taulant says:

        Luftojn te njejten iedologji si Putini dhe Vuicici e kerrici i Tiranes Rama nje mut jane.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Kiev mund te bjere, po lufta guerilase do ta marre zvarre Rusine.. Got you Bitch !!! Ku vete mo Sillo ku vete ?!?!

  8. Artan says:

    Bravo Mero Baze, ke bere nje sinteze te mrekullueshme

  9. BABALE i PD says:

    Cfare thua o Mero po bene humore apo propogande e momentit
    Rusia per 10 minuta e ngre flamurin mbi presidencen Ukrainase .
    Qellimi nuk eshte te demtohet kapitali po te kapet zhapiku humoristi presidenti clown i Ukraines .
    Nse vazhdone te qendroje do kete dite te veshtira per popullin Ukrainas .
    Kjo nuk eshte lufte po nje aksione ushtarake i sibluar kjo lloje propogande do ta demtoje shume situaren

  10. Anton says:

    Nje krahasim te Zelinskit me heroin kombetar te nje pjese te shqiptarve, te madhin Ahmet Zog….

  11. Liridashësi says:

    Ka ardhur koha te thuhet si ne Spanje kur nazistet sulmuan ate: ” NO PASARAN”. Te gjithe ne kembe per lirine e Ukraines. Liria e Ukraines çimenton lirine e te gjithe popujve liridashes. Rrofte populli liridashes i Ukraines,poshte agresioni rus me ne krye nazistin e ri Putin.

  12. optimisti says:

    Mos u lesho pas ekstazes se kote o Baze se ja : Lajm i oreve te fundit nga vete autoritetet ukrainase – Ruset kane marre kontrollin e Harkiv, qytetit te dyte me te madh ne Ukraine!

  13. kievi says:

    Alfred, babolja PD dhe Anton, shko lëpini koqet e rreshkura të Sali shpellarit dhe Ilir druvarit.

  14. Ukraina si shtet është para një përballje ekzistenciale të sajë,të rrezistoj para okupatorit rus apo të e ulë kokën e të nënshtrohet duke u shndërruar në një koloni ruse.Ka shembuj në historinë botërore që popuj me fuqi shumë më të vogël luftarake i kanë bërë ballë gjigantëve ushtarak duke i detyruar të tërhiqen.Se çfarë do të ndodh me rrezistencën e Ukrainës ndaj pushtuesit me potencial shumëherë më të madh luftarak kjo mbetet për tu parë,por jo pak herë është dêshmuar se kur ekziston morali e gatishmëria për sakrifica në nivele të pathyeshmërisë gjithëqka bëhet e mundur.Populli ukrainas e ka përkrahjen dhe simpatin e gjithë botës liridashëse në luftën kundër pushtuesit gjakatar rus.

  15. Aventurieri Gold LikeM... 7 % president says:

    Mero,te lumte ajo dore fantastike qe na bere te perlotemi qe ne mengjez me kete shkrim perfekt.Nuk mund te shtosh asnje presje.E vetmja gje qe mund te shtoj une por qe nuk ka lidhje me kontekstin dhe qellimin e ketij shkrimi qe fokuson hitlerin e ri ,por kete radhe per ironine e fatit,eshte rus,vetem se pa mustaqe,por po aq mizor dhe bastard,eshte te vesh ne ballance Zelenskin dhe ta krahasosh ate me fytyren qesharake ,komplotuese,te degjeneruar dhe kercenuese ndaj sistemit te drejtesise(konkretisht ndaj GJK duke hedhur ne dore gjashteshen praushtarake ) te presidentit tone malok nga Skrapari!

  16. teper sekret says:

    Mero, bej gadi shkrimin se si do ta qullosesh kur Zelensky te pranoje Neutralitetin e Ukraines per te shpetuar pushtetin.

  17. Jorgo says:

    Смерть росіянам! Слава Україні
    Death to Russians! Glory to Ukraine!
    Смерть русским! Слава Украине

  18. Ylli says:

    Qija robt….se do vinte dita qe do isha 100 % dakord me Mero Bazen ,as ne cepin me te larget te subkoshiences time se kisha menduar.
    Eshte artikulli i dyte qe e perkrah Bazen .I pari ishte per Putinistet e Tirones ,nje tufe idioti inatçinj qe inatin e “non – grates” ,duan tja nxjerrin Ukraines.
    Ndersa i dyti dhe me cilesori eshte ky i sotmi .
    Nese Kiev nuk bie per te pakten 10 dite ,Putin eshte i mbaruar .Mjafton kjo jave dhe ukrainasit do marrin cfare u duhet per ta kthyer Ukrainen ne varr masiv per Putin.
    Ukraina nuk po lufton per vete .Ukrainasit po luftojne per gjithe Europen
    Ketu perjashtoj problematiket e “non – grata” ,te cilet do beheshin edhe me Kim Jong Bolen e Korese se Veriut,vetem per inot te Kimit ne Tirane .
    “Non – grata” Berishen e rifuti ne politike .Keta inatçinjte provincial po e bejne “non – grata” te duket lule me keto iditizma proputiniste.

  19. Ishi i Svetllanës says:

    Ça the për Kosovën ti pusht?????
    Apo je nonji nga keta spiunet qe ka leshu si zagare ne internet Putini?
    Ate Svetllanën ku ta kesh!
    Lavdi Kosovës loke!
    Lavdi Ukrainës!

  20. I ugoZ says:

    Qendrimi i presidentit ukrainas e ben me madheshtore statujen e Nartmadhnise se Tij ne Tirane, dhe, rrjedhimisht, ate te buces se vet, Nanes Mbretnesh.

  21. II ugoZ says:

    Qendrimi i presidentit ukrainas e ben me madheshtore statujen e Nartmadhnise se Tij ne Tirane, dhe, rrjedhimisht, ate te buces se vet, Nanes Mbretnesh.

  22. Balle per Balle says:

    Gazprom deklaron se sasia e sotme e 27 shkurt 2022 qe ka shitur ne Europe me kerkese te konsumatoreve europiane eshte – 107 MILION m3 gaz rus!
    Po sot Zelensky me 27 shkurt 2022 deklaron se dergon njerezit e tij ne takim me ruset ne nje fshat ne Bjellorusi!.
    Ukraina do shpalle neutralitetin dhe keshtu do mbyllet kjo tragjedikomedi me anetaresim ne NATO te mbetur ne tentative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. Z
    Zelfije Sallaku

    Mere ashtu asht bukur ke shkruar

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje