Kadyrov me 10 mijë çeçen: Po gaboni me Ukrainën, ta sulmojmë në të gjitha drejtimet

27 Shkurt 2022, 16:54Politika TEMA

Nga Grozny, kryeqyteti i Çeçenisë, diktatori Ramzan Kadyrov, pro Kremlinit, i ka bërë thirrje këtë të diel ushtrisë ruse që të zgjerojë ofensivën ushtarake në Ukrainë.

“Ka ardhur koha për të marrë një vendim konkret dhe për të filluar një operacion në shkallë të gjerë në të gjitha drejtimet dhe territoret e Ukrainës”, tha Kadyrov.

“Gjatë gjithë kohës ka kryer taktika dhe strategji kundër terroristëve, kam marrë pjesë në beteja. Taktikat e zgjedhura në Ukrainë janë shumë të ngadalta. Ajo zgjat në kohë dhe nuk është efektive.

Nevojitet një koordinim i plotë i veprimeve të ushtrisë, rreshtim kompetent i forcave dhe një sulm vendimtar”, kështu është shprehur të dielën Kadyrov.

Kadyrov është akuzuar nga ndërkombëtarë për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në territorin e tij dhe më gjerë.

8 komente në “Kadyrov me 10 mijë çeçen: Po gaboni me Ukrainën, ta sulmojmë në të gjitha drejtimet”

  1. Sara says:

    keta gjithe jeten ngelen zagaret e qehajallaret e te tjereve – race e keqe…

  2. demokrati says:

    Kolona e ceceneve qe ishin nisur te rruanin sqetullat e Zhelenski ,nuk arriten ta perfundonin misionin , u asgje duan.Shikoni, shkaterrimi i kolones V.Tpp channel ka vendosur tja japi aforfe Harkiv, Rusise.Media dizingormouese.

  3. mond says:

    Po o Kadir po, ashtu eshte si thua ti, shko provoje njëherë pastaj folë.
    Nuk të pyeti putana si të veprojë?
    Si ka mundësi?

  4. Hason Ceceni says:

    Ceceni mo, cfar pret……Kini kujdes dhe nga Cecenet e Tiranes

  5. Ladi says:

    Ktij Kadriut nuk ja çojn dot i dron siper kokes? Dhe ky muhabet myllet..

  6. Me says:

    Ukraina e bëri ushtrinë ruse mut. Vajtën edhe Chechen më pas , as gjysmën e ditës nuk mbijetuan. Ata pak qe mbeten gjallë ja futen vrapit nëpër pyll.

  7. Ceni says:

    Cecen, rus, biellorusi, te gjithe jetojne mesjeten.

  8. fukaraji22 says:

    Jepini ndonje plumb kesaj hale qe qelb ere te veshtire, palaco do gjak njerezish te pafajshem……?????!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje