Ushtria jonë e munguar, Rusët që nuk e njohin Hagën dhe serbët krenarë me Putin

27 Shkurt 2022, 20:30Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Ka të ngjarë që pyetja nëse do të krenohen më serbët në Ballkan me Rusinë të ketë përgjigje vetëm nga zhvillimet e fundit të invazionit, të cilat do të ndodhin me Ukrainën. Por pasja e armëve bërthamore gati për përdorim, kërkesat e vazhdueshme të Serbisë dhe kërcënimi i vazhdueshëm i saj, si edhe oreksi i pakursyer i Rusisë të mos ndalen kaq thjeshtë.

Për fat të keq, as Rusia dhe madje as Ukraina nuk janë pjesë e traktatit global që themeloi gjykatën me bazë në Hagë, kështu që akuza e Zelinskit do mund të arkivohet shpejt. Kjo Gjykatë nuk ka juridiksion mbi këto vende, sepse as Ukraina dhe as Rusia nuk janë ndër 123 shtetet anëtare themeluese të gjykatës.

Për fat të keq, prej Hagës kanë shpëtuar shumë nga përgjegjësit e trazirave në botë. Kështu ka shpëtuar vetë ish-Bashkimi Sovjetik, nëna morale-ideologjike e vizioneve të Putin, edhe pse e sulmoi Finlandën apo se ndau Poloninë më 1939.

Kështu shpëtoi Bashkimi Sovjetik edhe nga invazioni që i bëri Çekosllavakisë apo Afganistanit më vonë. Por paradoksi është se fryma e sovjetëve  është ende e gjallë kurse në vendet tona të rajonit ka deri gazmend për të. Kështu ndodhi me Malin e Zi, kur vetë zëvendëskryeministri Abazoviç u gjend në një aktivitet ku i këndohej Rusisë. Shfajësimi naiv i tij nuk është se bëri aq punë, kur kushdo e di mirë realitetin që ndjek tashmë sllavët në Ballkan.

Pa përmendur atë që e tha Vulin në Korrik për hapësirën e “botës serbe” dhe që e mbështeti Vuçiç, duket se oreksi i botës sllave është zgjeruar shumë. Ai nuk do ta ndalet dhe nga rezultatet e pritshme apo jo të dialogut të negocimit mes Rusisë dhe Lituanisë, që tashti do t’u duhej vetëm një mjeshtre e të drejtës ndërkombëtare si Hannah Harendt që të zgjidheshin.

Por nëse paraardhësit e Putinit e njihnin forcën e NATO-s në kohën e Luftës së Kosovës dhe e vlerësonin nuk mund të thuhet tashti për të dhe shpurën e pacipë të tij. Dy dekada më parë, pikëpamja mbizotëruese ruse u përmblodh në atë që e tha në mënyrë organi rus Vremya MN: “Gjatë luftës ballkanike, Rusia bëri zgjedhjen më të rëndësishme në historinë e fundit të vendit tonë. Ne nuk u bëmë aleat me NATO-n, por, falë Zotit, nuk u bëmë as armiku i saj.

Tani, Rusia dhe Perëndimi mund të bëhen partnerë që mund të mos kenë asnjë arsye për ta dashur njëri-tjetrin, por duhet të punojnë së bashku vetëm sepse nuk ka largim nga njëri-tjetri”. Po a ka mësuar nga kjo? Duket se jo dhe Putin tashmë i vjen turp nga paraardhësit e tij për faktin se Rusia dikur mësoi të punonte me NATO-n , kurse tani do të duhej të mësonte përsëri të jetonte në një realitet të ri me NATO-n në skenën evropiane. Është e largët koha kur ish-ministri i jashtëm i tyre, Igor Ivanov në tetor 1999 do shprehej ndryshe: “Duam apo jo, NATO është një realitet në arenën e sotme ndërkombëtare, në radhë të parë në Evropë por edhe në botë në përgjithësi”.

Tashmë ky realitet po nëpërkëmbet, kurse botës po i rri mbi kokë tmerri i luftës bërthamore. Por edhe pa mbërritur ai, duket se një lugat tjetër, si Putin apo pas tij do të jetë gati ta bëjë. Ndaj, shqiptarët duhet t’i kthehen seriozisht ushtrisë jo vetëm në kuadër të NATO-s që është një lloj bekimi i mbrojtjes por edhe për veten e saj. Shqiptarët për fatin e keq janë të rrethuar nga fqinj, që ua lusin zhdukjen, njësoj si Nëna e tyre Rusi, Ukrainës fqinje. Është kaq e thjeshtë, ashtu siç është edhe banaliteti i të keqes aq prezent tashmë me retorikën e ashpër sllave. (Javanews)

6 komente në “Ushtria jonë e munguar, Rusët që nuk e njohin Hagën dhe serbët krenarë me Putin”

  1. Sara says:

    Beno, ngaterron kekun me byrekun me duket…

    1. Blerina says:

      Ky i vobekti i ka mare provimet e tet-vjecares me mik. Ben, futju gjuhes- meso sintaksen, morfologjine dhe mbase i ben dy fjali per te qene. Perpiqu te zgjidhesh mungesen e njohurive te shqipes, pastaj zgjidh hallet e botes.

  2. mond says:

    E shajmë e shajmë komunizmin por sa më shumë kalon koha po shtohen dhe gjërat e dobishme që kishte të cilat nuk duhej të zhdukeshin sikur do ndëronim planet dhe do shkonim në parajsë.
    Kjo tregon qartë se ata që marrin vendime për vendin nuk kanë qënë në nivelin e duhur.
    Tani që shohim pamjet se si barbarët nga gjithë skutat e ish BS shkatrojnë jetë të pafajshme kujtohemi se u dashkan ato dreq armë që kishim sa të luftonim për vite me radhë.
    Shkoni blijini tani,se nuk i donit.
    Shumë mirë që duheshin reduktuar por jo krejt.
    100 tanke pse mos i mbante ushtria dhe 20-30 Mig 19 apo 21?
    Nga gjithë ato që kishte mbante pjesë këmbimi dhe vazhdonin dhe sot.
    Po mbrojtja kundërajrore?
    Ekspertët duheshin pyetur dhe duhej mbajtur një forcë me modeste thjesht sa për tju dhënë kohën e nevojshme aleatëve për ndihmë por dhe për të mbajtur larg orekset e mendjeprishurve afër apo larg nesh.
    Të presësh të luftojnë të tjerët për ty ska pikë kuptimi.
    Shembulli i Ukrainës do lëvizë gjithë botën të marrin masa secili sipas mundësive dhe nevojave.
    Shikoni vendstrehimet e Ukrainës, ata nuk i shkatruan kurse ne ……

  3. Doda says:

    I thoni ktyre skorpionsave ne komente ktyre zhulcave qe kan 30 vjet na çajn trapin se gjoia ska me luft , se te paret tan ishin paranojak prandaj forconin ushtrin dhe blinduan fortifikimin , erdhi mommenti qendra zjarrit do shitet sa vila mones tek gjiri lalzit , me llap do i pastroni bunkeret kodosha , ata bunker qe one i bem me gjak e sakrifica pisa , jeta nuk esht bik bradher .

  4. Kuq e zi says:

    Ceshte invazioni o andon beni?
    O te lafte muti shalte mso shqip pastaj meso gjuh te tjera edhe 100 nqs do por rregulli numer 1 eshte qe ata asnjehere nuk perzihen
    Mbasi e lexova tre here kete fjale e dhjeva analizen qe ke bo

  5. berbasha says:

    duhet te pastrojme bunkeret nga te pegerat e PD dhe berishizmi se skemi ku te fusim koken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje