Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, informon për vendimet e qeverisë shqiptare, në kuadër të aleancës ndërkombëtare me Ukrainën kundër pushtimit rus.
Ministrja u shpreh në një deklaratë për mediat se Shqipëria po luan një rol mjaft të rëndësishëm. “Shqipëria po luan një rol të dorës së parë në trajtimin e dosjes së Ukrainës”, tha Xhaçka.
Të dashur qytetarë,
Unë nuk mbaj mend një ngjarje tjetër që të ketë bashkuar në indinjatë, solidaritet por edhe vendosmëri, qytetarët e mbarë Europës demokratike sesa agresioni i paprovokuar dhe i paligjshëm rus kundër Ukrainës.
Besoj që shpreh atë që ndjejnë sot të gjithë shqiptarët kur them që rezistenca heroike e popullit ukrainas kundër këtij agresioni ka fituar respektin dhe admirimin e të gjithë ne.
Lufta në Ukrainë është shumë më tepër sesa një luftë për lirinë e Ukrainës. Është një luftë për të ardhmen e Europës demokratike, për arkitekturën e sigurisë dhe të bashkëpunimit në kontinetin tonë dhe për të ardhmen e sistemit ndërkombëtar.
Le ta themi troç dhe hapur sepse ky është qëndrimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve: agresioni rus kundër Ukrainës është i paprovokuar. Kjo nuk është një luftë mbrojtëse dhe nuk është një luftë që bëhet në emër të interesave legjitime të sigurisë të Rusisë apo të popullit rus.
Ky është një agresion i pastër, një luftë e paligjshme dhe kriminale kundër një vendi dhe një populli të pafajshëm që kurrë nuk e ka kërcënuar Rusinë, mëkati i vetëm i të cilëve është dëshira për të ndërtuar një shtet modern e demokratik në Europë sipas një modeli që nuk i pëlqen regjimit diktatorial të Moskës.
Përgjegjësia për këtë luftë është e Vladimir Putin dhe e udhëheqjes ruse dhe e askujt tjetër. Besoj që gjatë këtyre ditëve i keni parë e ndjekur në media reagimet e vendeve aleate me ne për masa e sanksione kundër Rusisë dhe mbështetje për Ukrainën.
Në këtë përballje dramatike dhe epokale të kohës tonë, ne jemi krenarë që Shqipëria po luan një rol mjaft të rëndësishëm, por edhe duke dhënë një kontribut të dorës së parë sidomos në fushën e diplomacisë.
Që nga OSBE e NATO ku propozimet tona kanë qenë konkrete e të guximshme, e deri në Këshillin e Sigurisë të OKB ku në bashkëpunim me Misionin e Shteteve të Bashkuara vendi ynë po luan një rol të dorës së parë në trajtimin e dosjes së Ukrainës.
Disa ditë më parë, bashkë me SHBA vendi ynë propozoi një rezolutë në Këshillin e Sigurimit ku i bëhej thirrje Rusisë që të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës dhe të tërhiqte të gjithë trupat e saj nga ky vend, duke e detyruar Rusinë të përdorë veton e duke treguar fare qartë në sytë e të gjithë botës sesa e izoluar është Rusia në këtë sipërmarrje kriminale kundër një shteti sovran.
Gjatë ditës së sotme, në Këshillin e Sigurimit do të votohet për ta diskutuar këtë rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme, çka do të demonstrojë edhe një herë izolimin e skajshëm të Rusisë në arenën ndërkombëtare.
Shqipëria po ashtu, pa asnjë hezitim ju është bashkuar masave shtrënguese të ndërmarra nga BE kundër Rusisë.
Aktualisht, qeveria shqiptare është duke hartuar bazën ligjore për zbatimin e masave shtrënguese ndaj Rusisë dhe subjekteve të saj, të miratuara nga Këshilli i Bashkimi Evropian që nga data 23 shkurt e deri më 25 shkurt 2022. Këto masa kanë karakter individual dhe ekonomik.
Ju jemi bashkuar sanksioneve individuale për ngrirjen e aseteve te individëve që shkojnë që nga Presidentit rus, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse, të cilët mbështetën njohjen e menjëhershme nga ana e Rusisë të dy zonave të kontrolluara joqeveritare të Donjeckut dhe Luhanskut, si entitete të pavarura dhe anëtarët e Dumës Shtetërore Ruse, të cilët ratifikuan vendimin e qeverisë të Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë ndërmjet Federatës Ruse dhe këtyre dy entiteteve.
Në total, këto masa kufizuese do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte. Përveç kësaj, është vendosur edhe ndalimi i udhëtimit në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE, ndërkohë që lidhur me politikën e vizave është në shqyrtim anulimi i politikave lehtësuese për lëvizjen e diplomatëve, zyrtarëve të tjerë rusë dhe njerëzit e biznesit.
Sanksionet ekonomike përfshijnë masa kufizuese në financë, energji, transport dhe teknologji.
Në Sektorin e energjisë do të ndalohet shitja, furnizimi, transferimi ose eksportin në Rusi i mallrave dhe teknologjive specifike për rafinimin e naftës dhe do të vendosë kufizime në ofrimin e shërbimeve përkatëse.
Në Sektorin e transportit do të ndalohet eksporti që mbulon mallrat dhe teknologjinë në industrinë e aviacionit dhe hapësirës, si dhe do të ketë një ndalim për ofrimin e shërbimeve të sigurimit dhe risigurimit dhe mirëmbajtjes në lidhje me ato mallra dhe teknologji. Do të ndalohet gjithashtu ofrimin e asistencës teknike dhe financiare përkatëse.
Në sektorin e teknologjisë do të vendosen kufizime të mëtejshme për eksportet e mallrave dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë, si dhe kufizime në eksportet e mallrave dhe teknologjisë së caktuar, të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të Rusisë në sektorin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë. Kjo do të përfshijë produkte të tilla si gjysmëpërçuesit ose teknologjitë më të fundit.
Krahas këtyre masave, duke konsideruar situatën e paprecedente te krijuar, në vijim te masave te ndërmarra në nivel europian hapësira ajrore e Republikës së Shqiperisë do të jetë e mbyllur prej mbrëmjes së sotme për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistruar në Rusi, me përjashtim të rasteve kur të tilla fluturime kryen për arsye emergjence, qëllime humanitare apo mjekësore apo nevoja ndërshtetërore.
Po ashtu, Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës.
Së fundi, jemi duke punuar për ofrimin brenda mundësive tona të ndihmave në materiale ushtarake dhe spitalore, etj, për Ukrainën.
Në ditët në vijim, do të kemi më shumë informacion për të ndarë me ju lidhur me zbatimin e këtyre masave. Ndërkohë që dua të theksoj që Shqipëria do të vazhdojë të bashkohet me çdo nismë e masë të aleatëve e partnerëve tanë. Ky është një detyrim që çdo vend demokratik ka sot jo vetëm ndaj Ukrainës, por edhe ndaj shoqërive e popujve tanë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë.
Nuk je e besueshme ti.
Kush i morri keto vendime dhe kur ?
Na duhet kryeministri yne legen qe te beje sqarime, sepse ai eshte per keto ceshtjet globale.
Dhe mos na beni per te qeshur , qe Shqiperia po luan rol te dores se pare ne dosjen e Ukraines ne KS.
Këto masa janë kundër Rusisë apo kundër Shqipërisë? Ha ha ha vjerra, ha ha ha dhe nusja.
Do dalin tani cecenet shqiptare te komentojne. Jane gati te behen me Rusine vetem e vetem nga mllefin qe kane per Ramen. Po ska rendesi, se nje shprehje e vjeter e popullit thote “Ska pyll pa derra” dhe ky pylli jone ka derrat e vete, me shumice madje.
Na bej nje nder mos na dil dhe te na hapesh barkun cdo here se ti je nje marionete ,ti qe s ke lene me toka te ushtrise pa shitur bashke me Kodhelin dhe shpuren tuaj
Ndalohet vodka dhe havjari rus.
Ndalohen femrat ruse never klube
Ndalohet te flasesh rusisht.
Te ndrrohen emrat ruse me ato European modern.
Tani po qe e fundosem ekonomin ruse, maksimumi i jap vetem nje jave kohe perpara se te dorezohet Rusia..
Qeveria kukull e Sorosit ne Tirane tani Ka per ti dermuar revisionistet sovjetike me ne krye liderin legjendar qe te rroje sa malet.
Ti zonja ministre duhej të ishe duke ju lutur aletëve- NATO’s dhe SHBA-ve për sisteme mbrojtese Patriot, Aegis , SM etj….për Shqipërinë dhe Kosovën.
Sa për të tjerat e dimë që do veproni njësoj si aleatët…se nuk jemi serbë!!!
Shume mire Shqiperia, i bashkohet vendeve me civilizim perendimor dhe humanitar, kunder krimit dhe pushtimeve fashiste. Shqiperia ne anen e drejte te historise!
Tashi u dhine ruset, qe i mbyllet ju hapesiren ajrore. Po me ca do e myllni me huj gardhi, se avion ushtarak nuk keni asnje, apo varja bojme edhe ne si te forte. Gjoja kshu me turmen se nuk merret vesh qe ne shkojme ne lufte me topet ne dore.
O Olta o të rraftë klitorisi gropën e gëlqeres . Po e zhduke fare Rusinë nga harta moj koqemadhe. O tu rritëtë inati edhe me Korenë, Sërbinë e Edvinit, Burkina Fason, ..e të gjithë diktaturat. Po ti paske qënë e famshme si Collagen X . Na ktheve nepsin per te jetuar. Je që je jepu një dorë amerikanëve me talebanët se e kanë dhi fare. O burrneshë bordello.
Kadale se nuk e kuptova
ne embargon rusise ja kemi vene qe me pushtimin e krimese
Si eshte e mundur qe importojme 75% te grurit nga ata????
Kush duhet te pegjigjet per kete shkelje te embargos ne nivel shtetror qe me ata para ka furnizuar makinerine ruse te luftes???
Ti kukull teveqele qe lexon are qe te shkruajne, zullapi qe te mban per hunde, moterqir, si Bajga e Vicidolit.
Pasi i shqyen Shqiperise se varfer dhe te percelluar 400 miljon dollare per te djegur vetem plehra si vetja, na u bene ” parimore” nderkombetare , qe nuk durojne dot padrejtesite. Nje shtet halabak dhe mesjetar pa industri, pa ushtri, pa hekurudhe, pa bujqesi, pa institucjone, pa shkence. Me art, gjitholloge dhe politikane tallavaje. Miljarda borxhe per te blere mizerjen me totale.
Si cerra te superfuqise se rradhes, jemi padyshim shteti me i peshtire i Europes.
E verteta qendron se kjo eshte nje situate komplekse me shume te verteta. Megjithese Rusia ka te drejte ne kerkesat e veta, ne kemi te drejte te mbrojme interesat tona. Pozicjoni histerik i Rusise ndaj Kosoves dhe Shqiperise, nuk na krijon dyshime se ke ane te mbajme, por shoh edhe me te rrezikshem lavirllekun qe rrjep Shqiperine dhe ndan te mirat me padronet e Reformes ne drejtesi dhe mafjes financjare nderkombetare, pa ju hyre gjemb ne kembe, nderkohe qe na recitojne gjithe pathos parafabrikatet e lavirllekut, a thua se ju dogji bytha per Ukrahinen, nderkohe qe Shqiperine pa e sulmuar askush, hemoragjia qe i kane shkaktuar te tille moterqire, po e spastron etnikisht dhe po e con drejt vdekjes absolute.
Ne fillim ishim me Turqin, pastaj me Jugosllavin, me vone me Rusine u beme dhe me Kinen. Duam edhe pak Gjermanine por me shume Ameriken. Kemi vizion te qarte.
Shqiperia shume mire qe ma ne fund mban anen e Perendimit, anen e duhur.
Kjo deklerate e ministres Xhaka dikuj i duket si deklerate pompoze kunder nje fuqie siç eshte Rusia, sikur kjo deklerate asht deklerate personale dhe jo nje deklerate zyrtare – shteterore. Tingellon si nje deklerate ” pompoze ” per arsye se rrethanat e kane sjelle qe ne ne kete kohe te jemi pjese e antaresise ne Keshillin e Sigurise ne OKB, qe do te thote, ne çdo vendim qe merr ky Keshill, vota e Shqiperise ka peshe. Dikuj edhe mund ti vij per te qesh me kete, gjoja qe ne nuk kemi by..th per rruge tjeter, por historia jone ka raste te mjaftueshme ne votimet kunder rrymes, kunder fuqive te medha, sidomos atyre Perendimore.
PS : Kete deklerate lexuesit do ta kishin marre ma seriozisht sikur gazeta te kujdesej ma shume per nje titull ma pak qesharak.