Nga Ylli Pata
Ishte e pritshme një furi ndaj Lulzim Bashës pas rezultatit zhgënjyes për PD-në në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjeshshme. U pa që të dielën në darkë, kur selinë e PD-së e kishin braktisur të gjithë, duke treguar se jemi në një proces që parashikon furtunë.
E realisht, çdo debat e proces zgjedhor brenda forcave politike është dialektik e normal, mjafton që t’i përshtaten një logjike që i shkon një partie alternative që përgatitet për të qeverisur vendin.
Edhe pse çudit shpërthimi i Dumës, Saljanjit, apo edhe të tjerëve që deri dje ishin mbështetësit më të fortë të Lulzim Bashës, gjithsesi është pjesë e dialektikës politike.
“Ne nuk jemi këtu për të kontestuar legjitimitetin e kryetarit, as dorëheqjen, ai do të kishte dhënë atëherë kur Berisha jo vetëm nuk ja kërkoi po i doli në krah, së bashku me ne dhe ata që i ngritën gijotinën në stadium”, deklaroi Grida Duma në Kuvendin e 19 dhjetorit, ndërsa mbërëmë i kërkoi largimin.
Duket se të gjithë janë kthyer në bisha politike, ku ndjejnë nga larg erën e gjakut të viktimës së radhës që sipas ligjit të xhunglës, fiton ai që nis ta shqyejë i pari. Sepse vetëm kështu do të marrin copat e presë që i kanë shqyer edhe kockat.
Në politikën shqiptare, madje edhe në mjedisin social shqiptar ky është lejtmotiv, pra goditja kur je më i dobët dhe servilizmi kur dikush është i fuqishëm.
Por nga mbështetës së Sali Berishës, të cilët kanë të gjitha arsyet të gëzohen për këtë skenë që të kujton “Mbretin Luan” ku Scar-i plak pret në shpellën e tij që Simbën ta shqyejnë hijenat e tij, nuk po shfaqen shumë shenja entuziazmi.
Atyre nuk po i mjafton fare kjo kryqëzatë ndaj Lulzim Bashës, madje po i quajnë hipokritë deputetët që nisën sulmin ndaj kryetarit të PD-së.
Ata e kanë gjetur prenë e tyre; është ambasadorja amerikane Yuri Kim. Në rrjete, media apo edhe biseda televizive, nuk po rreshtin ta bëjnë atë si fajtore të renditjes së PD-së në vendin e tretë në bashkinë e Vorës.
Një shenjë e qartë, dhe e egër që të kujton realisht instiktet më të frikshme të një bishe të mllefosur dhe plagosur, e cila është përzënë nga tufa dhe është degdisur të jetojë me hijenat në shpellat e kobshme.
Një sinjal politik që Sali Berisha nuk ka asgjë me Lulzim Bashën si person, pasi atë ai e vuri dhe e mbrojti për 8 vjet, por thjesht e ka me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesit e saj. Shikoni komentet dhe fotot që ata sjellin tërë cinizëm a thua se ka konkurruar Yuri Kim, e jo kandidatët e PD-së në Vorë e Rrogozhinë.
Ç’lidhje ka ambasadorja amerikane dhe qeveria që ajo përfaqëson me proceset në PD. SHBA ka qenë e qartë, kërkon që Partia Demokratike të jetë një forcë politike demokratike dhe perëndimore që të mos drejtohet nga një politikan i shpallur Non Grata për “Korrupsion të Rëndësishëm, minim të demokracisë dhe pengim të drejtësisë”.
Ish-kreu politik i Shkodrës, pikërisht pas humbjes skandaloze në 6 mars, kërkon bashkimin e ngjizjes së PD-së me strukturat e Sali Berishës. Natyrisht, shenjë e qartë se strukturat që ai ka drejtuar në Shkodër kanë hapur rrugën për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”.
Megjithatë, është krejt normale që ata që mbështetën Lulzim Bashën, tani të ndërrojnë mendjen e të rikthehen sërish tek Scar-i Berisha, të cilin mund ta shikojnë si një bishë më të përshtatshme për xhunglën shqiptare.
Po ç’punë kanë me SHBA-në e qeverinë e saj? Ajo ka qenë e qartë: nuk do të bashkëpunojë me asnjë forcë politike që ka Sali Berishën në krye! Apo mendojnë se do të ndryshojnë mendim…
Basha Simba!!!! O perendi…cgazetare lepires te pushtetit…kta me ngjajne me gazetaret e Putinit bile me keq….akoma mbroni Bashen o Mero?
Ne pergjithesi shqiptaret nuk shquhen per mendimtare te medhenj,kshuqe mos ju kerko te mendojne nje tufe trushplaresh qe votojne akoma Dumbaben.Prandaj dhe Sulltani madherishem mbreteron ne ate vend se mbas kokes i ka fut tegelin shqiptareve
Ani, mos qani! Mero nuk mbron Bashen se Basha ka qene dhe eshte nje cope e brekeve te Sali Karaxhiçit, por ben analizen psiqike te atyre qe kane pushtuar partine politike ne emer te pluralizmit dhe duke kthyer here fytyren e here bythen nga partia e tyre, kerkojne medoemos qe te vijne ne pushtet qe te perfundojne reformen ne drejtesi edhe nje here si ne 1992-shin me plepa dhe driza e pastaj ta rifillojne nga e para qe edhe ato qe u ndertuan per keto 8 vite te qeverisjes socialiste te rishperndahen pjeses se tyre qe parate e “te perndjekurve politike” te shperndahen me thas ; pastaj hosana baraba! Po shkodranet kane trasheguar hiena e nuk jane me bijte dhe bijat e paraardhesve te tyre te civilizimt kulturor e patriotik shqiptar, por ca balashe interesaxhij qe veshtrojne xhepet sikur do rrojne sa thirauni. Harrojne se do desin nje dite. Njeriu ka shpirt dhe karakter, kafsha ka vetem shpirt; ky eshte dallimi. Ketyre u ka humba rruges karakteri dhe s’jane vetem shkodranet se populli shkrete thoshte dikur: nga trendefili del ferre, por keta sot jane qe nga Jugu ne Veri dhe vaksina dhe flamuri shqiptar nuk ben lazem me, bile e perdorin per breke bythe. Keta jane pseudoshqiptaret e sotem. U vafte mbare ne terrorizmin dhe hajdutellekun e tyre se me shume se rrembyen qysh nga 1992, s’kane ç’marrin me. Shkaterruan jeten e nje populli ( flase per pjesen time) dhe vodhen, vrane dhe shiten edhe tek Doris Pck Shqiperine. E degjove intervisten e Doris tek Top Channel? Keta jane shqiptaret dhe barbaret. Mbani Sali Berishen forte deri sa ti dale zorre e bythes rruges!
“NAZET” E LULIT ME FRYMEZUAN TJA MARR NJE KENGE TE VJETER POPULLORE VLONJATE TE KENDUAR AQ BUKUR NGA MELIHA DODA. JA DISA VARGJE DHE JU FTOJ TE ME SHOQERONI. I KE NAZE GJITH KETOOO, PERSE BEN SIKUR NUK DOOO.
Basha ka hedhur vulen e PDse ne OQEAN dhe ju kerkoni zgjedhje?
Nuk mund te behen zhgjedhje pa qetur VULEN e PDes
Vulen nuk ia mori dote SALA do ja merni JU.
Po more pate loqja, Kimetja e mori ne qafe Bashen.
Prandaj ishte edhe per Kimeten deshtim total.
Eshte fare e thjeshte or Pate kjo enigem!E kane me ambasadoren e radhes sepse gjithenje kane futur doren ne thes dhe kane kapur gjithnje Salinj!Jo rastesisht kjo!Tani u ka mbetur ta shpallin Saliun e vogel “Non grata” sepse edhe ky eshte figure e bere pis ne karieren politike qysh nga hera ne Kosove dhe deri ne ditet e fundit!Nuk mund te lahet muti me shurre thote populli e Juri kete desh te bente ne PD !Le ta marrin prane e ta anashojne nese eshte i dobishem per ta!Ai e bene me zell punen e stemes poshte xhaketes si Saliu me “Blackerry-n “dikur.