Prevalla, një fshat malor turistik, gjendet 25 kilometra afër Prizrenit. Është një ndër tri destinacionet malore më të vizituara nga banorët e Shqipërisë. Shqiptarët e preferojnë këtë vend pasi që gjendet vetëm 12 kilometra larg Brezovicës, ku në të njëjtin pushim vizitojnë këto dy qendra skijimi.
Përveç ajrit të pastër, skijimit e hikingut, në këtë fshat turistik mund të vizitosh pjesët më të bukura edhe me mjete motorike. Por, edhe këtë dimër, pandemia ka ndikuar si kudo edhe në Prevallë, posaçërisht sa ishin në fuqi masat drastike për të hyrë në territorin e Kosovës.
Sipas të dhënave të Unionit të Turizmit gjatë sezonit së dimrit mbi 100 mijë shtetas nga Shqipëria vizitojnë qendrat turistike në Kosovë dhe shpenzojnë rreth 20 milionë euro.