Muli sqaron pse Karmina nuk mori pjesë në miting 

20 Mars 2022, 18:57Antena TEMA

Pas përpjekjes së Karminës për të përgënjeshtruar mos shkuarjen e saj në Dubai, ndërkohë që në Tiranë ishin njoftuar protesta, Muli u vu në siklet dhe ua argumentoi demokratëve se ajo në foto nuk ishte Karmina, duke shpjeguar formën e të pasmëve të saj dhe të atyre që dukeshin në foto. 

Madje për ta bërë të besueshme ai premtoi se Karmina do ishte në krye të protestave. 

Por shumë demokratë tani po i kërkojnë llogari pse nuk e panë Karminën në protestë. 

Për këtë Muli bëri një sqarim të ri. 

Të dashur demokratë! 

Nuk është e vërtet që Karmina nuk ishte në protestë. Ju e patë atë studenten, që doli dhe foli gjithë patos se do fitonin betejën kundër varfërisë dhe rritjes së çmimeve. Ajo ishte e frymëzuar nga Karmina. Modeli i jetës së Karminës ka frymëzuar miliona vajza shqiptare të përfshihen në protesta qe më në fund ta bëjnë dhe ato realitet jetën e Karminës. 

Ju e patë atë djalin që dukej i zhgënjyer nga reforma në drejtësi. Në dëshpërimin e tij, ishte brenda dëshpërimi i Karminës që Reforma në Drejtësi po e kërcënon çdo ditë të dashurin e saj, vjehrrin dhe vjehrrën. 

Ju e patë atë burrin plak që qante i dëshpëruar se katër fëmijët e tij do t’i iknin jashtë shtetit dhe nuk kishte si t’i ndalonte. Në rebelimin e tyre ishte brenda Karmina, e cila pavarësisht persekutimit nga qeveria socialiste çdo fundjavë është ose në Vjenë, ose në Dubai. Dhe rinia shqiptare e ka modelin e saj. 

Ju e patë atë gruan e paralizuar që po ankohej se nuk i dalin lekët për ilaçe dhe ajo donte të ishte si gjithë të tjerat, Në shpirtin e saj të zemëruar ishin imazhi i Kaminës së shëndetshme që shëtit botën dhe nuk ka asnjë problem. 

Ja pra që Karmina ishte në protestë në mendjen zemrën dhe shpirtin e çdo qytetari. Prezenca e saj fizike nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që ajo është në mendjen e çdo protestuesi. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje