Sot është nata e fundit e përgatitjeve për zgjedhjen e Doktorit kryetar.
Asnjëherë në jetën e tij nuk ka pasur kaq shumë emocione.
Gjithë jetën ka qenë Doktori ai që ka zgjedhur Mulin.
Kjo është hera e parë që Muli zgjedh Doktorin, përballë një kuksiani.
Muli ka dërguar kutitë e votimit në gjithë degët e rretheve, bashkë me procesverbalet që duhet të plotësohen.
Është rënë dakord që Doktori të dalë 91 deri 92 përqind, Elezi 5 përqind dhe pjesa tjetër e pavlefshme.
Arsyeja është se Luli ka dalë gjithnjë 85 për qind dhe nuk mund të barazohet me Lulin në rezultat.
Për këtë ka marrë masa që kutitë e vërteta të jenë të mbushura me rezultatin e duhur dhe pastaj të hapen para kamerave si kutitë e vërteta transparente.
Kjo do ta bëjë dhe më të bukur festën e fitores.
Pas përfundimit të votimit, telegrami i parë i urimit do të vijë nga SHBA dhe do të jetë nga përfaqësuesja e SHBA për Shqipërinë, Evi Kokaplari.
Telegrami i dytë i urimit do të vijë nga presidenti Ilir Meta, i cili vlerëson lartë transparencën e votimit dhe rezultatin.
Telegrami i tretë i urimit pritet nga shoqata “Luma” në Londër, të cilët përfaqësojnë Britaninë e Madhe.
Zoti Tritan Shehun, i cili i ka gjithë aftësitë e duhura për të mos qeshur në këto raste, do lexojë telegramet.
Pas kësaj, Doktori do shpallë objektivat e tij për të ardhmen, ndër të cilat kryesorja mbetet shpallja e Sorosit person non grata dhe ndërprerja e marrëdhënieve me partitë e djathta evropiane, që kanë përfunduar në agjentura të Sorosit.
Në fund do të ketë dhe një koktej për të pranishmit në selinë e PD.
Rrofsh o Mero se na ktheve te qeshuren.Personazh me te mire per humor se Mul Noka,nuk gjen ne vendin tone