Muli u shqetësua sot me Tritanin. Ende pa gdhirë mirë dita, se ishte dhe e diel dhe njerëzit flenë, Tritani kishte postuar pa u çelur dita një status të fortë ku dënonte me gjuhë të ashpër atentatorin e dyshuar ndaj Presidentit Trump dhe uronte që Presidenti Trump nuk ishte lënduar, por i kishte mbijetuar si hero atentatit të radhës.
Madje Muli e mori vesh nga Tritani që kishte ndodhur ngjarja. E thirri Lelon në mëngjes dhe i tha: “A është e vërtet kjo që shkruan Tritani?”
-E vërtetë, i tha Lelo.
-Po pse nuk më ke njoftuar? i tha Muli, se isha në gjumë.
-Dhe unë vonë e mora vesh, tha Lelo, se isha në gjumë. Po herët është, çfarë problemi ka?
-Si çfarë problemi ka? tha Muli. Ka reaguar Tritani, ka reaguar dhe Edi Rama dhe akoma s’i kemi përgatitur Doktorit reagimin.
-S’ka problem, tha Lelo, se po e kam bërë gati, është i fortë. Nuk ka rëndësi kush ka reaguar i pari.
-Ka, tha Muli. Në PD i pari flet Doktori. Madje dhe i fundit. Nuk kemi dy kryetarë ne, që njërin ta kemi për ngushëllime, një për urime. Tritani nuk mund të ngushëllojë pa leje.
-Mendoj që e ka bërë pa të keq aq herët, i tha Lelo. Ka menduar ta bëjë para Edi Ramës që të krijojë idenë që Edi Rama ka gisht në atentat me Sorosin. Nuk i ka shkuar mendja tek Doktori.
-E di, tha Muli, nuk dyshoj tek besnikëria e tij ndaj Doktorit, por tek budallallëku i tij. Doktorin do ta marrin më qafë këta budallenj që mban rrotull.
-E vërtetë, tha Lelo. Dhe Tritani e thotë shpesh këtë.
“E di, tha Muli, nuk dyshoj tek besnikëria e tij ndaj Doktorit, por tek budallallëku i tij. Doktorin do ta marrin më qafë këta budallenj që mban rrotull. -E vërtetë, tha Lelo. Dhe Tritani e thotë shpesh këtë.” Perla e ditës!
Lelua e tall gjithmon Mulin! Tek antena!
Trump është zëmëruar me Tritanin se e ka uruarqë shpëtoi gjallë nga atentati kur ai ishte në gjumë, mesnatë.