Muli kurioz për mesazhet e Lulit me Gazin 

26 Korrik 2023, 20:27Antena TEMA

Pas kërcënimeve të sotme të Gaz Bardhit se do të detyrohet të bëjë publike mesazhet me Lulin, lidhur me Doktorin, Muli u bë shumë kurioz. 
--Di gjë ti i tha Lelos, të na ketë çuar mesazhe dashurie Luli gjatë fushatës. 
-unë nuk di gjë tha Lelo. Di që Gazi na thoshte se kam garanci nga Luli që nuk do kandidojmë. Po ai na preu në besë në Tiranë. 
-Jam shumë kurioz tha Muli se nëse ky Gazi i bën publike, mund të bëhet prape figurë e dashur tek Foltorja dhe Doktori ka për t'i dhënë poste të rëndësishme. 
-Unë mendoj që është mirë ta marrim në mbrojte tha Lelo. Dhe ta përgatisim terrenin ta kemi në anën tonë. 
Për shembull unë mendoj të hapim fjalë që Luli ka thënë Gazit: Ne do bëjmë sikur mbështesim Doktorin në këto zgjedhje dhe me këtë rast ti duhet të afrohesh më shumë me të. Dhe pas zgjedhjeve ti marrim partinë, duke i thënë tani humbe. 
Dhe pas kësaj të themi që Gazi e ka refuzuar. Unë nuk jam besëprerë i ka thënë Unë po mora kthesën dhe mbështes Doktorin nuk e pres në besë.  
Këtu janë prishur. 
-Kjo është gjetje e mirë tha Muli. Me këtë Gazi fiton simpatinë e foltoristëve dhe Lulit i shtohet urrejtja prej tyre. 
-Madje unë them të hapim fjalë që Gazi ka këmngulur të bëjmë fushatë për kandidatët e Doktorit por Luli nuk ka pranuar. Dhe Gazi ka bërë fushatë me kokë të vet në Elbasan dhe qytet të tjera. Por mbi të gjitha ka bërë fushatë kundër Land Bejkos në Tiranë. 
-Dhe kjo duhet hapur tha Muli. Kjo ja forcon shumë pozitat. 
 

Lini një Përgjigje