Muli sot po lexonte përgjimet për disa ish- drejtorë të Bashkisë së Tiranës.
I tërhoqi vëmendjen se si dy vajza nga bashkia shanin Belon me fjalor të pistë.
DUke biseduar me Lelon për këtë çështje, Muli i tregoi sikletin e tij.
-Kam frikë mos na del ndonjë pisllëk i fushatës në përgjime, i tha.
-Çfarë pisllëku, i tha Lelo?
-Po ti e di që Doktori ja hoqi vizën Belos që javën e parë dhe u thoshte gjithë njerëzve gabuam me këtë kandidatin.
Dhe këto fjalë i shkonin dhe lali Erit.
Kam frikë mos na del në ndonjë bisedë.
Se ja këto që kishin thëne sot këto gocat muhabetet tona janë.
-Po ça rëndësie ka, tha Lelo.
Rëndësi ka që ata diskreditohen nga përgjimet.
-Ata po, tha Muli, por kam frikë mos na del që dhe ne ja kemi punuar pas shpine.
Se mezi e mbyllëm një përçarje, hajde duro përçarjen tjetër.
-Nuk besoj, tha Lelo. Ato gjëra i dinin pak vet në Bashki.
Nuk ishin muhabete për këto vajzat e administratës.
-Po atë frikë kam, tha Muli.
Mendo pak sikur këto të thonë që Doktori është idiot apo k... siç thonë për Belon.
Mendo si e përjetojnë demokratët e thjeshtë.
Se ato nuk dinin gjë që Doktori nuk ishte me Belon dhe mund ta kenë sharë dhe atë.
-E vërtetë, tha Lelo. Po besoj SPAK nuk i nxjerr këto, se s’ka interes.
Ata duan të diskreditojnë këta drejtorët e Lalit në këtë rast.
Lini një Përgjigje