A duhet ta nisë PD-ja analizën e zgjedhjeve?!

24 Korrik 2025, 09:01Blog TEMA
A duhet ta nisë PD-ja analizën e zgjedhjeve?!

Nga Ben Andoni

Edi Rama, kryetari i Partisë Socialist, i bën vetë lajmet dhe të gjithë strukturën e tyre, madje duket sikur mendon dhe për impaktin e tyre. Nis fushata, denoncon parregullsitë e strukturave të pushtetit vendor dhe më gjerë, akuzon për dështime dhe parashikon se çdo të bëjë në të ardhmen. Opozita nëpërmjet z. Berisha pothuaj përditë po jep skemën e asaj që i dëmtoi në zgjedhje dhe akuzon, ndërsa e vendos theksin tek përdorimi i administratës dhe njëjtësimin e maxhorancës me shtetin, një fenomen që e realizuan dhe vetë dikur në krye të vendit. Kryetari i PD-së, Berisha, i gjendur vazhdimisht nën pyetjet e njëjta të gazetarëve për të ashtuquajturin nenin e statutit “Basha”, e ka gati përgjigjen standarte: “Tani, statuti është në rregull, nuk ka nevojë për momentin për ndonjë ndryshim. Sigurisht që pasi të finalizojmë denoncimin në Shqipëri dhe botë të farsës elektorale, PD do bëjë një analizë të plotë të të gjitha problemeve në mënyrë që të modernizohet dhe të hapet gjithnjë e më shumë.”

Ka një sens që vazhdohet nga njerëzit e PD-së, ndërkohë që nuk po shikojnë dot ndryshimin dhe atë që u kërkon publiku: Jemi nën një regjim dhe duhet të luftojmë me këtë regjim, duket sikur është lajtmotivi i të gjithës. Në fakt, regjimi pas viteve ‘90 është demokratik, por hibridizimi i saj tashmë është larguar nga demokracia dhe këtë e kemi përballë me mënyrën sesi bëhen zgjedhjet, ndarjen e pushteteve dhe mënyrën sesi ndahet pasuria publike, për të mos renditur një mal tjetër me çështje.

Duket se e gjithë pesha e humbjes dhe realitetit të PD-së i është lënë Berishës jo thjesht, si manovër për t’u shmangur nga përgjegjësia, por edhe për të kënaqur përfitimet e të qënurit në opozitë të një pjese të madhe të tyre. Ndërkaq, referencat për analizën mungojnë ndërsa është marrë kaq qetë kjo gjendje nga ana e kampit të PD-së, saqë vërtetë shqetësimi mbetet i madh: Mos vallë po mësohen dhe janë mirë me këtë gjendje?! A nuk duhet të mendojnë për një mënyrë sesi të ngjallin një projekt të ri, duke bashkuar të gjithë copëzat dhe të nisin të mendojnë për të ardhmen, e cila me sa duket do ketë shumë sfida?! Jo, për këtë s’ka përgjigje. Ndërkohë inercia e lëvizjes së Shqipërisë drejt integrimit po shkon sipas planifikimit, pasi vendit shpejt do i hapet edhe një grup-kapitulli i ri, paçka rezultateve të zgjedhjeve dhe fushatave të befta të Ramës dhe akuzave të opozitës. A duhet të mendojnë vallë për analizën te PD-ja, apo po mësohen me humbjen?! Kjo do zbulohet me shumë gjasë në Vjeshtë, por nuk është çudi që atëherë lajme të cilat futen si pykë mund t’ia humbasin gravitetin aksionit të PD-së. (Javanews)

4 Komente

  1. N
    Next level

    Habitem thellësisht, se si ka njerëz të mençur që vlerësoj që harxhojnë frymën me PDnë dhe se si 30 e ca vjet nuk janë bindur akoma që PDja berishiste ka fytyrën, dialektikën hajvane, dinamikat të lidhura përfundimisht me interesat familjare dhe kulturore të Sali Berishës dhe asaj që ai përfaqson si pjellë e kulturës sonë të mizerjes, grykësisë, urisë, tribalizmit, prostitucionit, kafshërisë, zhvatjes, rrënimit, inçestit dhe tërbimit. Nëse nuk do ketë faktorë të jashtëm, siç ishte shpresa e gënjeshtër e drejtësisë së re, PDja do të vazhdojë të egzistojë deri ditën që të japë frymë Sali Berisha, në format më absurde, budallaqe, antishqiptare, antipolitike, psikotike dhe delirante të mundshme. PDja i bën mirë Shqipërisë vetëm e vdekur dhe si shembulli më i tmerrshëm që kurrë nuk duhet të ndjekim në historinë tonë politike. Ndofta kjo e fundit është mësimi i vetëm dhe më i vyer që ju la shqiptarëve. Nuk janë kadarat politike te degjeneruara totalisht dhe të destinuara për në gropën e halesë së historisë që duhet të emancipojmë, por kulturën dhe ndërgjegjen politike, sociale, civile dhe patriotike të zgjedhësve shqiptarë

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Ke harxhuar shkrimin kot o Ben .Akoma te ka ngelur ora ? Kurdise se ndoshta te ndihmon qe te mos shkruash dhe te analizosh per pd .Sovrani e di mire se kujt ja jep voten .

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben, provo shkruej epitafin per varrin e PD......

        Ben Andoni eshte burre i mire, do haje buke edhe ai, por jo me shkrime te tilla.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nul Moka

        Jooo! Ça analize? Ça do fitojnë me analiza? - Në 2029 Rama fiton përsëri.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje