Berisha do të hetohet në Amerikë, ja pse shemb urat

27 Prill 2022, 09:14Blog Nga Frrok Çupi

Berisha do të hetohet në Amerikë, ja pse shemb urat

Ka tre a katër ditë që njerëzit nuk gjejnë dot ‘ça do me thënë kjo punë?!’. Është sulmuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe po kërkojnë ‘largimin menjëherë…’. Nuk ka ndodhur kurrë, që prej 100 vjetësh. Diktatura komuniste Amerikën e bëri ‘tabelë’ lufte me propagandë, por nuk ndodhi që të ndërseheshin 5 a 500, a 5000 njerëz ‘nga populli’ për nga ndërtesa e verdhë në Rrugën e Elbasanit. As në Moskën ‘armiqësore’, ku po bëhet luftë e egër, s’i ka shkuar kujt mendja deri në këtë të zezë’. Berisha që edhe tani po ndërsen turma kundër përfaqësisë së SHBA, ‘kokë- dashin’ e nisi edhe shtator 1998: Urdhëroi që ambasada amerikane të sulmohet me tanke, por nuk iu bindën as njerëz të afërt.  Mund të ndodhë që në mes të natës këta njerëz të ‘fryrë’ si anti- amerikanë apo si ‘demokratë të Berishës’ t’i venë zjarrin selisë së Ambasadës.

Cili është përlimi- sipas Fishtës; apo çfarë kërkohet?

Kërkohet shkalla e fundit: Të shemben urat mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Pasi janë provuar të gjitha mjetet, tani kërkohet e fundit: Të priten urat!. ‘I vdekuri, por seksualisht i kënaqur’, (që quhet selig- sipas Frojdit), arrin në ide delirante dhe atë çfarë shikon me sytë e dëshirës, e arrin në realitet! Berisha ka arritur realitetin e tij që paraqet situatë të re: Nga hetimi dhe gjykimi amerikan shpëton vetëm duke shembur urat me ‘shtetin djall’ përtej oqeanit. Natën kur u panë të  të parët që dolën me ura zjarri në faqet e internetit  me thirrjen për ‘shporrjen e Ambasadores’, në atë moment Berisha shpëtoi nga makthi: ‘U kry, bos!’. Efekti: Shtetet e Bashkuara që në këtë moment nuk e kanë më të drejtën e ekstradimit drejt Uashingtonit.
Ky është obsesioni.

Realiteti duket se është tjetri: Sali Berisha do të udhëtojë drejt Amerikës për tu hetuar për veprat e këqija të kryera në kurriz të popullit shqiptar dhe të shtetit amerikan. Fusha e ekstradimit ndodhet e hapur në legjislacionin e shtetit amerikan.

1.

Legislacioni amerikan që mbikëqyr krimin:

Burimi nga ku rrjedh ‘legjislacioni gjithëpërfshirës’, për mbikëqyrjen masive- ku ka rënë edhe Berisha, nis që nga shpërthimi i terrorizmit kundër Amerikës, 11 shtator. Arsyeja: Kultura amerikane nisi të marrë frikë të lartë. Rreziku i aleancës mes grupeve terroriste në botë e rrezikonte më shumë kulturën amerikane. Zgjerimi i pushtetit ekzekutiv në mbrojtje të sigurisë së amerikanëve, transformoi pjesë të tëra të peizazhit ligjor të Amerikës. Brenda disa muajsh, Administrata e Xhorxh W. Bush kishte autorizuar përgjimin dhe spiunimin e organizatave dhe individëve të dyshuar.

Çështje  përcaktuese e peizazhit ligjor pas sulmeve terroriste është se si të negociohet mbrojtja e sigurisë kombëtare me menaxhimin e fuqisë presidenciale në rritje.

Presidenti Joe Biden, në momentet më të nxehta kur Berisha ‘tundte bishtin’ si i pafajshëm, duke akuzuar Amerikën, lëshoi deklaratën se ‘të korruptuarit e qenësishëm’ në Ballkanin perëndimor ‘rrezikojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara

Gjatë periudhës së sundimit të Berishës në Shqipëri janë bërë të njohura lidhjet me organizatat terroriste si Al Qaeda, Al Haramei, militantët Islamistë të Bin Laden që u stërvitën në territorin shqiptar, etj. Kur la pushtetin Berisha, në vend ishin të instaluara mbi 95 celula terroriste.

2.

Ligji amerikan është ura që e tërheq Berishën në Amerikë.

Në Shtetet e Bashkuara gjatë 20 v jetëve të fundit ka një ndryshim të dukshëm të interesave të sigurisë kombëtare. Këto interesa  kanë riformuar aspekte të ligjit amerikan dhe pushtetit presidencial. Nëse dy a tre herë administrata Amerikane u detyrua që të deklarojë para Berishës se ‘ambasadorja Kim është vetë presidenti Biden në Shqipëri”, ky ishte sinjali i fuqishëm se ‘Berisha, përmes zonjës Kim po sulmon presidentin e Shteteve të Bashkuara!’. Sulmi mbi autoritetin e shtetit amerikan është një aspekt terrorizmi mbi sigurinë. Kjo shpaguhet me ligj, para Hetimit dhe Gjykatës Amerikane. Akti i fundit i nxitjes së turmave të paguara e të frymëzuara për terrorizëm, sikur “do të shporret Ambasada Amerikane”, është një vepër me qëllime terroriste. Sulmi mbi autoritetin e Shteteve të Bashkuara ndëshkohet edhe nga legjislacioni shqiptar, i cili e përcakton shtetin Amerikan si ‘aleatin e vetëm, strategjik’ të shtetit shqiptar.

3.

A ka dosje Amerika për Berishën?, pyesin

Naivitet; shpesh herë naivitet i frymëzuar.

“Arma më e fuqishme në parandalimin e sulmeve terroriste është inteligjenca”, thotë George Terwilliger, një anëtar i Shoqatës Federaliste Konservatore dhe ish-Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm nën Presidentin George H. W. Bush. “Mendoj se një nga trashëgimitë ligjore të 11 shtatorit është aftësia e qeverisë për të mbledhur dhe analizuar atë lloj informacioni…”

Zgjerimi i pushtetit ekzekutiv ka krijuar kushte të reja për gjurmimin e akteve kundër sigurisë amerikane, si mes amerikanëve edhe mes të huajve. Ish presidenti i Shqipërisë, Berisha, ka një trashëgimi të egër veprash në dëm të paqes, në dëm të rendit botëror, në dobi të kasapit të Ballkanit Millosheviç dhe aleatëve terroristë në Lindjen e Mesme.

Vetë administrata e Bushit, konservatore, i shpalli luftë terrorizmit duke ndjekur autorët e sulmeve vdekjeprurëse; dhe kjo është vija amerikane e ruajtjes së sigurisë kombëtare. A ka dosje Berisha? Pyetje naive. Prokurori i Përgjithshëm i atëhershëm i SHBA, John Ashcroft, thotë se për të ekzekutuar gjithë këtë luftë të gjerë,  janë dashur ‘shumë mjete për të mbledhur inteligjencë’.

Prapë pyesin ‘a ka dosje?’

24 Komente

  1. K
    K

    Mafjozët, të korruptuarit, hajdutët , non gratat, dhe kush u pasurua me gjakun e popullit këto 30 vjet, shohin tek Amerika armikun e tyre me vdekjeprurës.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Njiashtu - Njiashtu asht

      K, cere ? Allahile .

      Përgjigjjuni
    2. l
      lenci bira

      Z. Cupi je nje gazetar qe flet te vertetat per salih bin ladn Edi Rama qe ka marre masi isht votat tona per 12 vjet cfare ka ndryshuar? Mbetem skeptik tek sinqeriteti i Edi Rames Me shume po rreshqet ne pikpamjet e terroristit salih bin laden Asnje fjale ky kodosh nuk po flet per demaskimin qe po ben saliu ambasades amerikane Kjo te frikson!! A mos eshte ne rugen e dekoratave si saliu dhe Meta??? Dhe i gjati po sillet si saliu kohet e fundit me ameriken duke e perfaqesuar ate si komuniste Z. Cupi a mos pushteti qe i kemi dhene po e qorodite ate njlloj si berishen e meten gjasat jane se po Ky te miremendohet se votq jone eshte e shenjet dhe ky po perfiton

      Përgjigjjuni
      1. p
        per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

        Sali Berisha do te hetohet ne Amerike - Enderra me e bukur qe mund ti tregohet rilindjoteve ne keto kohe kur rrenimi i ekonomise Shqiperise dhe kapja e majave te varferimit tek shqiptaret ka arritur kulmin. Keto perralla me Sali u treguan dje se pari nga Spartak Braho, nje ish prokuror-persekutor i Enverit qe denoi per nje fjale goje pro-Amerikes shqiptaret nen diktature. Sot vazhdimin e enderrave me Sali e ben Frrok Cupi, i ulur e ngritur nga preheri i Saliut sa here i tekej Saliut ta kishte ne preher. Mund te dalin e te tjere neser te vazhdojne keto perralla me Sali duke pretenduar te pa munduren - qe keto Perralla ti bejne shqiptaret te harrojne te ulen familjarisht neper sofra 3 here ne dite por te mbijetojne me pertypjen e enderrave qe keta i tregojne me rradhe.

        Përgjigjjuni
        1. u
          uhahahaaaaaa

          Ti paske vdek per buke o Pall ...

          Përgjigjjuni
        2. 1
          100% e vertetë. Rroftë AMERIKA.

          Z. Frrok Çupi, falemnderit per këtë artikull, ku keni shkruar dhe analizuar shumë mirë, mardhenjet e Sali dumbabës dhe të soj-sorollopit të tij, me shtetin më të fuqishem dhe më të pasur sot në botë, Ameriken, që per fatin më të madh të kombit Shqiptar, që kombi Shqiptar, i padetyruar, por me zemer dhe me liri të plotë e konsideron Ameriken, jo si mike, por si motren e vet, e cila është edhe çadra që mbron kombin tonë nga " termetet, shiu, bresheri, bora dhe rrufetë e rregjionit apo të botës"......!!! Z. Frrok Çupi, motra jonë Amerika, është shteti më demokratik në botë, e cila ja jep të drejten çdo Amerikani dhe çdo njeriu në botë të flasë dhe të mendojë çfarë të dojë, pra liria e shprehjes është e shenjtë per Ameriken. Çfarë thot, çfarë mendon, çfarë opinioni ka, apo çfarë han mut Sali Berisha me prostitutat e tij, nuk i intereson dhe as nuk i degjon Amerika. Por, motra jonë Amerika e madhe, e ka një princip të shkruar me ligj, që ai, apo ata, që tentojnë apo vrasin edhe një person Amerikan, apo të marrin peng, të terrorizojnë, apo të prekin shtetin apo interesat Amerikës në gjithë botë, Amerika ta shkerdhen rracen dhe nuk ta harron kurrë. Pra, per ham ham-et e tradhetarit të kombit Shqiptar, udb-ashit Sali Berisha nuk e ka patur dhe nuk e ka problem. Por, Talibani Serb, Sali Berisha, duhet dhe do pergjigjet perpara drejtesisë Amerikane dhe asaj Shqiptare, për planifikimin,organizimin, dhe vendosjen në pozicion të llogjistikës së duhur, me mortaja dhe me njerëz për bombardimin e ambasades Amerikane në Tiranë në vitin 1997. Kjo nuk është një thashetheme, por është një e akt terrorizmi i mbetur në tentativë,kunder SHBA-së, dhe "lavires" siç e quante Sali Berisha, znj.Mariza Lino, në atë kohë ambasadore e SHBA-së në Tiranë. Për të kryer këtë akt me qellim Terrorist, Sali Berisha ishte Bin Ladeni me urdherin e tij, dhe personat që permend Izet Haxhia, ishin "jihadistat" që planifikuan, organizuan ketë akt me qellim terrorist kunder Amerikës. Kjo tentativë terroriste, u stopua vetem nga Izet Haxhia, që me ketë rast, Izeti humbi definitivisht besimin e tradhetarit të kombit Sali Berisha. Ky akt terrorist, i mbetur në tentative, i Sali Berishës, kunder Amerikës, ku të gjithë personat që perbenin ketë celulë terroriste të sulmit, janë akoma gjallë, të cilët,perveç Izet Haxhisë, janë aq të ligj, dhe aq zagarë dumbabista, që kur ti marrin Amerika në pyetje, do nxjerrin per hundësh edhe qumeshtin e nënës së tyre. Sali tradhetar Viçidoli, tu ka shkerdhye Siqerja në gropë.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Ethem Lalaj

            Pyet F.Çupi..A ka dosje për S.Berishën..? Edhe Ata që pyesin e dinë se për Sb ka mbi 101 dosje Vjedhje e vrasje: 1.Dosja e 2 prillit 1991 Shkodër..pa zbardhur.. 2.Dosja e 97,98..dhe vrasja e A.Hajdarit.. 3.Dosja e thyerjes embargos naftës dhe armëve për Millosheviçin.. 4.Dosja e 4 vrasjeve në 21 janarit 2011..urdhëri nga vet Ai.. 5.Dosja e Gërdecit me 26 të vrarë me Aleatin F.Mediu e sekser Zeni tij.. 6.Vrasja e Trebickës në Leskovik për llogari të gërdecit.. 7.Vrasja Remzi Hoxhës..për takimin Sb Millosheviç Gligorovë.. 8.Dosja Çez Dia..i implikuar me I.Metën 9.Dosja e klubit Partizani..me firmën e tij për Dhëndrin Malltezi.. 10.Shpërfillja e drejtësisë që nga 1992 pa u thirrur asnjëherë.. 11.Shitja e Detit Greqisë dhe pronave në jug..gradimi i kolonelit Janullatos në krye të kishës.. 12.Vrasja e 4 djemve të Haklajve..dhe 200 të tjerëve në Tropojë.. 13.Shtyrja e gjyqit Izet Haxhisë bodiguardit të tij me 15 fakte krimi.edhe për bombardimin e Ambasadës Amerikane... 14.Denigrimi i 7 nga 8 Ambasadorët Amerikan..që nga 1992.. 15.Mos dakortësia me RAMBUJEN..për Kosovën.. 16.Vrasja e S.Olldashit..për të graduar Lulin në PD.. 17.Miku tij Fazlliç që drejtoi Qeverinë e tij..dhe pronat në Porto romano me Argin.. 18.Ligjërimi drogës në Lazarat..në fakt në gjithë Shqipërinë.. 19.Kërcënimi Edi Ramës për ta vrarë në 21 janar 2011..po ti dilte para.. 20.Vjedhja e zgjedhjeve për bashkim e Tiranës 2011..në përsëritje të 96-tës.. 21.Lufta veri-jug dhe dërgimi 2 pilotëve për bombardim të jugut me LHL..të thirren pilotët nga Italia.. 22.Vilat pa mbarim të familjes dhe Aleatëve në gjithë Shqipërinë.. 23.Shpëtimi i I.Metës nga burgu për vidion e 7 % me Dritan Priftin.. 24.Deklarimet për sabotimin e reformës në drejtësi që nga 2016 nën drejtimin e SHBA BE..etj,etj.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eh

              O Ethem, ky eshte problemi qe keni ti dhe soji yt I tifozeve te semure. Ato qe numeron zotrote nuk jane dosje por ARTIKUJ GAZETASH dhe shkrime te tipit Ngjela Frroku Pata e Doçer. Perpiqu ta besh dallimin e opinionit me faktin. Faktet I gjykon Gjykata i dashur , opinionet i komenton mileti.

              Përgjigjjuni
            2. F
              Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve

              Pyet Frrok Cupi - A ka dosje per Berishen? Nuk perben Dosja faj or ti Frrockoooooo se nuk jemi ne kohe te Dulles ku ishin gjysma me Dosje, duhet vendimi i gjykates! Pergjigju o Frrok Cupi - Atje ne Prokurori ka gje padi per Sali Berishen ? (se neper gjykata e di ti e tjeret si ti mire se nuk ka kurrfare denimi per ate Saliun) Kujdes, mos kopjo dengla por trego po munde, ndonje padi e vendim gjykate kunder Saliut. Ne mos, ule squpin e vazhdo Marmallaten...

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aljen

                Dosja jo vetem qe egziston, por eshte shume e trashe dhe me shume profesionalizem e kopsitur. Ju keshilloj Ju ndjekesit qorre te dishepullit tuaj te mbani frena dhe te filloni te mendoni. Une qe shkruaj jam nje shqipetar qe punoj ne ato lloj institucionesh ne New York. Ju lutem per te miren e Shqiperise degjoni Ameriken. Shume shpejt do te degjoni cudira te tjerra nga ky monster me emrin Salih, te pa degjuara nga asnje komb tjeter. Mos ja nxini faqen atij vendi te vogel si Saliu u mundua te bente. Here tjeter do flas me shume. I keshilloj edhe disa portale te diaspores qe te bejne step back ,po ju investigohen edhe atyre burimi i te ardhurave. Good luck

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Boo

                  O aljen, mos ka ngrene njerez ky Monstra more e sdim gje ne ?? Çoja kimetes provat mer dak.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    LAÇJANI

                    O Boo! Kjo kimetja, mos eshte joteme?

                    Përgjigjjuni
                2. G
                  Gji Gandi

                  Frroki eshte dhenderi i Sekretarit te Pare te Partise se Dulles or mec. Di veç te peshtiroset.

                  Përgjigjjuni
                3. B
                  Booo

                  Si duket e paska kalu edhe nje nate nder vorre ky !!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    malsori

                    RESPEKTE PER FRROK CUPIN QE JA THOTE NE SY KRIMINELIT SALI

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sa-Hale Breshkani

                      Te drejte ke kur flet per Sa-Hale Breshkanin dhe krimet e ketij qoftlargut, por s’kuptoj llogjiken tende dhe te shume te tjerve qe perhapni keto hamendje dhe teori pakuptim. Qe Sa-Hale lugati e ka mbush kupen me krimet qe ka ber eshte e pa mohueshme dhe duhet te pergjigjet para drejtesise, por kur kerkoni qe hetimet ti bej Amerika, kjo eshte nje absurditet. Prante gjithe ju qe shkruani per ekstradimin e Qoftlargut, Kermes shpellare te Vucidollit, fluturoni me prase ne b… Po pse nuk shkruani per S’PAK-un qe u krijua enkas per te hetuar krimet te tilla, pse s’i kerkoni llogari Prokurorise, Gjykatave, Ministrise se drejtesise, Kryeministrit dhe deputetve qe gjithe fushates krekoseshin se do vinin drejtesine ne vend??? Pra sic e thot dhe populli, “gomarin e nxjerr i zoti nga balata…”

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Boo

                        Po pra PSE??? Sepse nuk ka asnje prove apo fakt vetem shkrime te tipit Frrok-u.

                        Përgjigjjuni
                      2. I
                        I ziu shqiptar c'e ka gjetur

                        Per ata qe kerkojne padi a vendime gjykate per kriminelin Sali. Per ju o qorra e naive me dashje nuk jane fakte cfare dine dhe bufat ne Shqiperi per Sale Kriminelin. Si ka mundesi te ngene padi apo ta denojne halene Sali ata qe ai i ka zgjedhur me shume kujdes ( te tredhur nga Sala qe kur kane lindur) ? Bemat e Sali kriminelit i ka marre vesh gjithe bota tani vetem per ju eshte engjell krye krimineli. Prandaj squpin dhe marmallaten tregojani vehtes.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Labi

                          O rote K ..I, Provo qe te imagjinosh nje prokuror qe e arreston Salen dhe perpara gjykatesit shprehet sikur Ti „ PO KRIMET E SALES I DI E GJITHE BOTA „ !!!! Mbase e gjen ndonje te tille !!!

                          Përgjigjjuni
                        2. U
                          USA

                          Dosja e Salih Ram Berishes eshte voluminoze dhe ka arritur ne Shqiperi Kjo e ka terbuar malokun e vucidolit dhe nuk di se cfare ben. Arrestimi i tij eshte vetem ceshtje kohe .Pastaj eunuket e tij do shikojne faktet per Salihih shpellarin.... Ne fakt faktet i di gjithe populli shqiptar dhe DASH por do degjojne dhe fakte qe as ju kane shkuar ndermend per kete komunist kriminel Ramiz Alija e vuri ne krye te PeDEs pasi e dinte fare mire cfare perfaqson ky ndyresire vucidoli

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pensionisti i Porcelanit

                            Fjala jote ne vesh te Perendise!

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Imigranti

                              Frok Cupi President.

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gji Gandi

                                Ose Car.

                                Përgjigjjuni
                              2. a
                                alphade

                                Aljen mos u lodh kot me ata truri I te cileve nuk ka asnje neurone brenda kosheres ! Nuk e sheh si flasin me gojen e “anusit” te Saliut ! Per keta fanatike te bsllsamosur Saliu eshte “dinjiteti”I Kombit bajraktar, tri- balist , kanunor……! Dhe kete e bejne me ndergjegje te plote sepse kjo bande jenice- resh ka gezuar privilegje te jashtzskonesh- me ne kohen e Sales: kane vjedhur, kane vrare, kane zaptuar me kallacnikov pronat e pronareve te vertete ! Ligji famekeq 7501 dhe te frymezuar nga ligj derivoi kerceni- met : “Toke e xanum” , nje forme e terroriz- mit psikologjik kunder prones private dhe pronareve te saj legjitime !”Cecenet” zap- tuan me kercenimet e kallashnikovit tokat kudo ne Shqiperi, sidomos ndaj tokes se but…..! Jane pikerisht keta bandite, hajna, plackites, vrases qe sot perbejne konti- gjentin e Berishes …..! Valle nuk e kuptojne keta thelbin e shpall- jes “NON GRATA” te Sali Berishes nga SHBA- ja ?! E kuptojne sa s’ka me por u i leverdis qe Sali Fosili , “kllocka” t’i mbaje nder vete “zogjt” e saj dhe t’i perdore per interesat e veta ! Sikur “aksiomat gjeometrike” te prekin in- teresat e veta , thote nje filosof i madh, me siguri keto aksioma do te pergenjeshtrohe- shin” Kaq te thjeshta dhe evidente jane gjerat me Saliun dhe baditet e tij terroriste, xhihadiste , dishepujt e Sali Berishes dhe Presidentit aktual qe mos qofte……!!!!

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje