
Nga Kreshnik Spahiu
Po e nis me konkluzionin politik:
Qeveria nuk duhej të kishte nisur aksionin e buldozerëve në mes të sezonit turistik.
Prej disa ditësh, nuk po gjej një arsye logjike pse qeveria e filloi sulmin kundër ndërtimeve të paligjshme në mes të korrikut dhe nuk priti deri në tetor?
Megjithatë, përjashtuar kohën krejtësisht të papërshtatshme, prishja e ndërtimeve pa leje është ligjore, për disa arsye:
1. Sipas nenit 199/a të Kodit Penal, ndërtimet e paligjshme në tokë me destinacion pyjor, bujqësor ose në zona të mbrojtura dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet.
2. Ndërtimet pa leje nuk parashkruhen administrativisht, që do të thotë se nuk legalizohen automatikisht pas 10 apo 20 vitesh. Parashkrimi zbatohet vetëm për ndjekjen penale, por jo për objektin. Argumenti “pse IKMT nuk i prishi më parë” nuk është justifikim ligjor për të mos vepruar më vonë.
3. Justifikimi se ndërtime të paligjshme ka në gjithë Shqipërinë është dëshmi e dështimit të shtetit, por jo arsye ligjore për të legalizuar ndërtimet në Theth. Nëse qeveria Rama ka dështuar si ajo e Berishës për të kontrolluar territorin, kjo nuk e legjitimon anarkinë e barakave pa leje.
4. Shumë nga subjektet që kanë ndërtuar në Theth pretendojnë pronësi, por nuk janë njohur ligjërisht si pronarë. Pa një titull pronësie, askush nuk ka të drejtë për ndërtim të përkohshëm apo të përhershëm.
5. Sipas ligjit, IKMT duhet t’u faturojë shpenzimet e prishjes ndërtuesve pa leje. Madje, fillimisht duhet t’i detyrojë që ta prishin vetë ndërtimin (kioskat, kaninat apo bujtinat).
6. Kisha e ndërtuar në shekullin XIX është objekt kulturor dhe historik, që mbrohet nga shteti dhe nuk mund të rrethohet nga baraka, as me bekimin e priftit të fshatit.
7. Ndërtimet turistike nuk mund të fillojnë në Theth pa përfunduar më parë investimet në infrastrukturën bazike: ujë, energji, kanalizime, rrugë, shërbime dhe mbrojtje mjedisore. Hotelet dhe bujtinat ndërtohen në fund, jo në fillim.
8. Shteti duhet tu sigurojë banorve kredi dhe ndihma për rindërtuar sipas një plani bujtinat dhe bizneset e tyre në zonë
Ligji duhet të funksionojë njësoj për Gjirokastrën dhe për Thethin.
Egërsia politike me të cilën mbrohet betonizimi i Thethit është thellësisht provinciale.
Beteja për të mbrojtur “kioskat” pa leje është e humbur 25 vjet më parë kur në Tiranë u prishën 800 “kioska 3-4 katshe” në Parkun Rina dhe buzë Lanës. Kushdo që ka iluzionin se do bjerë qeveria nga protestat e Thethit i ka bër llogaritë gabim. Shqiptarët lumturohen kur ja prish “kioskën” komshiut.
Sigurisht shteti ka përgjegjsinë që ende s’ka përgatitur një plan dhe kuadër ligjor.
E drejta e pronës është bazike për shoqërinë.
Pa dyshim që banorët e Thethit duhet të kenë prioritet, por atëherë kur të kuptojnë se Thethi është një pasuri kombëtare dhe jo një republikë e pavarur.
Sigurisht që malësorët e Thethit kanë të drejtë të kërkojnë tokat në pronësi e tyre 500 vjeçare, madje edhe leje ndërtimi mbi tokë, por të njëjtën të drejtë kishin edhe tironcit apo qytetarët autokton të cilët kanë 35 vite kërkojnë çliririmin e “tokave të Xanuna” në kryeqytet nga të ardhurit.
Si do ndjeheshin sot ata, nëse tironcit do shkonin t’ja u “zaptonin” tokat që trashëgojnë nga gjyshrit e tyre sipas Kanunit?
Prandaj nëse duan një Theth dhe Shqipëri demokratike, duhet ta ndërtojnë mbi ligjin apo të drejtën e pronës por edhe të bazuar mbi interesin kombëtar dhe publik.
Thethi është zemra Shqipërisë dhe krenaria jonë, por mos e groposni duke e golemizuar dhe betonizuar më keq se "Shkëmbi i Kavajës".
Bravo Kreshnik
Sezon turistik per thethin eshte vera po me shume dimeri ateher kur ka debore
Mirë e argumenton po kujt aman o Kreshnik kujt ja thua aspektin ligjor tëksaj katrahure .??Po lodheni kotë se ligji për ata është një paçavure aq më tepër kur në krye të këtij reagimi qëndrojnë deputetët e PD Kuptohet atje ku ka krim anti ligj protestë me shkatërrime me molotov me humjë qysqi vare me lënd kimike paralizuese si në parlament që i futin zonjat deputete të Pd duke i mbajtur në brekë në sytjena patjtër kjo është vepër e opozitës . Keq e mos më keq kjo situatë në këtë opozitë të zhgarravitur dhe të konsumuar për interesa të Saliut dhe të familjes së tij .Ç mundet të pritet më shumë .????
Kjo qenka ide interesante per ta nxjerre republike e pavarur shpellare. Me ket rast, sikur te ishte e mundur, shpeton edhe Shqiperia nga keto plehra, por edhe Evropes I duhet nje muze I tille mesjetar. Bravo Rama qe I nxorre zbuluar Ligji njesoj per te gjithe.
Ore Kreshnik te shkembi i Kavajes ebetonizuat ju kur ishit ne pushtet , tani te jep mend .Kur te vije pd ne pushtet atehere jep mend , tani planet e rregullimit , te atyre qe ju pd e shkateruat , i ka qeveria .Ty nuk te llogarit njeri dhe as populli nuk ti mer seriozisht ato qe thua , vetem TV qe te mbushin programin .
Planet I ka ne dore pushteti vendor...meqe do hyjme ne BE ne 30jo per gje.
Po moj Mara po. A ska të drejtë të thotë se ishte gabim?? Nuk është i vetëm Kreshniku, janë edhe 250 mijë të tjerë që kanë ndërruar mendje dhe nuk votojnë më PD. Artikull brilant.
Prifti qe merret me politike, C'emer ti veme ?
Prifti qe merret me politike, C'emer ti veme ?
Prifti qe merret me politike, C'emer ti veme ?
Kete buckon , qe nuk po ve gjume ne sy perbrothesine e Shqiperise , degjoeni me shume vemendje , se ka dhene prova si kryeprokuror bashke Bamke Qylollarin si president . Degjoeni se Tani kurbeti e ka bere akoma me te mencur . Duket , Merua si lab bujar , I jep ndonje kacidhe kacidhjarit te SHKRETE .
Zoteria nuk e permend ligjin antikombetar 7501 qe e ka nxjerrë Shqiperine ne ankand. Thethi, or zoteri, eshte i Shqiperise sepse është i thethianeve. Nje shtet i pergjegjshem harmonizon .arredheniet midis krahinave. Toka e xanun eshte veper e fytyrës tende, e PD, PS, e cdo klyshi te KOMONTERN-it...
Jo jo! ai ligj keqdashës antiligj është vepër vetëm e Berishës! Dhe u zbatua vetëm në Jug dhe në Tiranë, e Shqipërinë e Mesme, për të fituar votuesit e PD, se në Veri shkoi secili në tokën e vet. Këtë poshtërsi historike e bëri Berisha për interesin e tij, e ngjashme me pushtimin italian të vendit. Synonte njëkohësisht shpopullimin e Veriut dhe fshatrave, për zhdukjen e infrastrukturës arsimore, mjekësore, etj etj në gjithë këto zona, ashtu si shkatërroi industrinë, minierat, gjithë ndërmarrjet bujqësore, ndërmarrjet mekanike etj. Vetëm kujtoni shkatërrimin e pyjeve të Lurës!...
Shyqyr qe e kemi Kreshnikun qe here pas here na iluminon sidomos ne aspektin ligjor. Si njeri i ligjit sigurisht Kreshniku eshte per zbatimin e ligjit dhe ligji thote tu prishen banesat tu prishen bizneset sepse nuk kane marre leje . Dakort deri ketu. Por nje pyetje per kete jurist te shquar nese kam miresine qe te me ktheje pergjigje : Kur ne vitin 1945 paraardhsja e PS me emrin PKSH dergoi bandat e armatosura me emrin partizane ne Theth , Dukagjin, e ne gjithe veriun dhe torturoi e vrau pa meshire malesoret , mbi cfare ligji i beri ato masakra kur akoma nuk ishin bere zgjedhjet e 2 Dhjetorit 1946 , me cfare mandati apo legjimiteti ushtroi ate dhune e terrorr me keq se cdo pushtues qe kishte kakuar ne ato male?
Kreshniki ...Vetem jurist nuk eshte dhe ska qene ndonjehere..Kreshnik Trupeshku mund te me thoni se : Ku ka qene shteti I Vin Don Peder Astes kur jane ndertuar keto kabina ne Theth??? Nese ke lexuar ( qe dyshoj seriozisht per kete) ndonje liber jurisprudence kupton se ku te eshte demtuar truri . Po humbasim kohen kot me drejtorin e shkolles se Plepave. Tere jeten me llapen ne bythen e pushtetareve. Po kete, bythen e Rames e ka fiksim. ..eshte e madhe, e thelle, e perdorur kriminalisht dhe e palare.. mesohet qe i ka thene Ymerit kur shkembenin eksperiencat ne zanatin e marrjes me goje dhe bythlepirjes.. mgjth urime se sufllaqexhinjte po te duartrokasin pasi nuk kane lene sharje pa te dedikuar qe nga xhela dhe dylbite deri tek paaftesia e shumfishte..
Ky nuk është koment me mend në kokë. Është vetëm një diarre e pështirë që nuk ia ndërron askujt mendjen se jeni vetëm shpellarë të paedukuar. Duheni mbledhur të gjithë bashkë, si peshqit në rrjetë, e duheni hedhur në gojë të ndonjë peshkaqeni (psh si punë e asaj fuçisë ku përzjehet llaçi duke ecur makina), edhe ca thasë çimentoje për beton dhe t'ju zbrazin në ndonjë humnerë, që të bëni edhe ju një punë duke zënë ca rrëpira rrëshqitëse të dheut.
Malësori. Dakord me komentin tënd por nuk mund të merresh seriozisht që nga momenti që thua që PS-ja e sotme është pasardhësja e partisë komuniste të dikurshme. PS-në e sotme mund ta shash e t'i etiketosh çfarë të duash, vetëm si parti komuniste nuk e akuzon dot, është PD-ja e Saleh bolshevikut që është pjella më e pastër e komunizmit.
Nuk humbet kohe Niku te mbeshtesi qeverine...me shume se Brace....po qe ngjajne..
Askush mbi ligjin, perfshire klerik e kanun...
A ke dal o zoti Spahiu të flasësh si jurist në të kundërt mos u bëj halabak. Si mundesh rreshton një tufë ligjesh dhe pastaj thua”shqiptari është i lumtur kur i prish objektin komshiut”. Shqiptari është i lumtur kur prishen gjërat e paligjshme, sepse po qe po ngrihemi e po prishim dyqanin me leje të iksit që nuk më pëlqen mua, po prishim kafen e ligjshme se nuk ma bën kafen siç e dua unë. Jo unë personalisht, dhe e di që jam shqiptare, nuk gëzohem kur shkatërrohet diçka që është e ligjshme, ti Kreshnik nuk duhet të jesh shqiptarë.
Po ishte shteti deri tani robqire,apo kur te veje uji elektriciteti dhe rruget t'ia beje gati Samir Manes etj.Mjaft i bete gojore atij shkerdhate kryebythqiri se na i sollet zorret te goja.
Sakt.
Bie plotesisht dakord se prishja ne mes te sezonit turistik eshte karllik nga ana e e qeveriut .Po ashtu duhet thene se keto ndertime nuku behen brenda nates .Pse qeveriu nuku plas ne hapsane inspektoret e ndertimit qe bejne sehir kur behen keto ndertime ..
Barbaret e maleve mblodhen kuvendin qesharak te malsise duke thirrur dhe nje * bajraktar * qesharak me pantallonat te lagura dhe dhembet e shkulura dhe duke mermeritur per gjak ne tokat e xanuna. Por shteti tregoi forcen dhe veproi ashtu si duhet. Tashme barbaret duhet te mesojne se koha e rrumpallhones se vicidolit ka perenduar qysh ne 2013 dhe eshte varrosur perfundimisht me 11 maj 2025. Hyrja ne Europe brenda 2029 ka rregulla te reja dhe duhet te mesohemi te ndertojme vetem brenda ligjeve.
Thethi eshte si cdo krahine shqiptare,si cdo cope toke shqiptare "zemra Jone".Por interessante eshte thirrja "thethi republike".kjo thirrje nuk del per here te pare.Ca vite me pare nje kryetar bashkie ne detyre i PD ne Vaun e Dejes beri thierjen " shkodra republike e pavarur".Ndersa Pak vite para tij ,nje Prof.Dok.shkodran,ne universitwtin e Shkodres t'ha "kombi Shkodran",Duke i shkeputur shkodranet nga kombi shqiptar.Kane nje domethenie keto.
Janë me bukën e serbit në gojë, nuk janë kot.
Nuk e kuptoj që justifikimi gjendet të gabimet e mëparshme. Dmth kemi toleruar hajde të vozhdijmë në këtë rrugë. Ky veç të tjerave është budallakëk.
Maloket nuk mesojne kurre duan vetem anarshi dhe kriminalitet rriten qe ne djep me krimin jane rrace e poshter .
Njerez , dallget plackitesve te modelit anti shqiptar dhe anti njerezore , BERISHIZMIT , Jane ne kreshendo . KY model , fill pas 22 Marsit te vitit te Iluzionit te madh , 1992 , zevendesoi modelin enverist . Modeli BERISHIST eshte gjitheperfshires ( I te gjitheve ) . Te gjithe jemi ne gare , te gjithe kerkojne hapsire dhe voli per te vjedhur veteveten , Shqiperine . Mos degjoeni maskarenjte si puna e ketij burrit te kremosur qe vjen nga lartesia e kryeprokurorit ku , bashke me Bamken , ku Kane vjedhur sa u ka dash ... Pa e permbysur kete estabilshmenti , te jemi te sigurte se Shqiperia do te mbetet Sahara , sic ka parashikur nje poet I pushkatuar nga partia e Sali Berishes , Ilir Metes dhe Edi Rames .
Kafshet e pabese maloke qe mbyten boten me droge .
Bravo Kreshnik!
Shpjegim ligjor por ne menyre shume te qarte, jo teori te lendes se te drejtes civile. Te lumte Kreshnik...
Thethi eshte viktima e pare e turizmit mesjetar qe ka instaluar OTOMANI Rama ne Shqiperi! Thethi eshte edhe viktima e pare e DIKTATORIT RAMA,QE U SHPALL NE 11 MAJ SI REZULTAT I LISTAVE TE MBYLLURA! Shqiperia pas 24 korrikut 2024 eshte zyrtarisht nfn PUSHTIMIN OTOMAN TE SULLTANIT RAMA!