E megjithatë Amerika është opsioni më i mirë për shqiptarët

3 Mars 2025, 09:21Blog TEMA
E megjithatë Amerika është opsioni më i mirë për

Nga Dritan Hila

Vështirë se ndonjë shqiptar që ndjek sadopak politikën e jashtme, pas takimit Trump-Zhelenski, nuk ka menduar: Po ne?

Bota sot nuk është më në dekadën e relaksuar të viteve ‘90-të kur edhe SHBA-ja dhe perëndimi në përgjithësi, pas rënies së BRSS-së dhe luftërave në Jugosllavi, kishin kohë të mendonin për të drejtat e njeriut dhe bënin luftën në Kosovë. Tashmë Rusia nuk është ajo e viteve ‘90 dhe Kina e ka dhjetëfishuar GDP-ja e saj dhe po mendon si fuqi globale.

Takimi i Zhelenskit me Trump-in ishte një dush i ftohtë për evropianët të cilët kanë nxituar të shprehin mbështetjen e tyre për Zhelenskin, por kjo nuk vlen fare. Stamer, Makron, përpara Zhelenskit u trajtuan po ashtu në mënyrë qesharake. Mjafton të kujtojmë vendosjen e Makron në cepin e tavolinës së zyrës ovale, për të kuptuar ironinë dhe sarkazmën me të cilën i trajton oborri perandorak vasalet.

Se perandoritë nuk kanë aleatë, por vetëm vasalë (klientë i quanin romakët). Kjo madje ishte një ndër gafat e Zhelenskit kur i quajti aleatë amerikanët dhe barazuar shtetin më të fuqishëm të botës me veten e tij, ku gjysmat e ndihmave vidhen apo shiten dhe ushtarët në front detyrohen të blejnë me paratë e tyre në tregun e zi, nga këpucët, uniformat e deri fishekët.

Por le të kthehemi te vetja. Jemi mes kudhrës dhe çekiçit. Apo mes hurit dhe murit, thënë në shqip. Nga duhet t’ia mbajë Shqipëria dhe Kosova? Me kë duhet të rreshtohen? Kujt duhet t’i mbajnë ison?

Një përgjigje ashtu në këmbë, të thotë që me amerikanët. E mbase është edhe më e drejta.

Aktualisht Evropa është një xhuxh politik dhe ushtarak të cilës i ka mbetur lavdia e shekulli të 19-të, por që në hartën botërore tashmë është vetëm një gadishull i vogël i Euroazisë. Politik, pasi vështirë të bëhen tre bashkë, lere pastaj 27. Mbijetesën e saj ia atribuon mbështetjes amerikane në të gjitha planet, nga L1B, L2B, për të ardhur te Lufta e Ftohtë.

Qoftë edhe lufta në Ukrainë e tregoi këtë. E gjithë ndihma ushtarake ka kaluar nëpërmjet bazës polake të Rzeszow e drejtuar nga gjeneral Claudio Graziani (i vetëvrarë në vitin 2024), ku gjysma e ndihmave vidheshin. U desh ndërhyrja amerikane që të kthehej në një hub të vërtetë me pista për cargot, mbrojtje kundërajrore me sisteme Patriot, dhe avionë patrullues F16. Aktualisht BE-ja është një kafshë barngrënëse në një botë të sunduar nga karnivorët.

Kush do ta drejtojë këtë Evropë pa lidershipin amerikan në një përplasje botësh dhe sistemesh? Do shkojnë ushtarët gjermanë nën komandën e një francezi apo polakët nën atë të një portugezi? Vështirë. Po fuqia e saj ushtarake? Qesharake. Britania dhe Franca në vitin 2011 ishin duke u bërë gazi i botës përballë beduinëve me shapka të Kadafit në Libi, dhe pa ndërhyrjen amerikane do kishim një debakle të dy fuqive bërthamore evropiane përballë një grushti afrikanësh.

Po në Kosovë? Një grusht fshatarësh serbë rrahën si “gamori m’dahon” kontingjentin hungarez dhe italian, por ndejën gatitu përballë kontingjentit amerikan që shkoi të nesërmen. A i besohet siguria Borellit që ngatërroi Beogradin me Belgorodin kur ukrainasit e bombarduan këtë të fundit? A nuk ngjall shqetësim narrativa së fundmi e të majtës evropiane që po e permend bombardimin e Beogradit si krim lufte?

Katër fuqitë kryesore sot në Evropë, Britania, Franca, Polonia, Ukraina, janë falur në Shtëpinë e Bardhe pasi e kanë të qartë që pa amerikanët nuk i bëjnë dot balle fuqisë ruse dhe të një bote që po ndryshon. Amerika e Trump-it është po ajo e Biden, Obamës dhe Bush, vetëm se nuk përdor gjuhën e mëndafshtë të diplomacisë. Deklarata e Vance në Mynyh, nuk ndryshon nga ajo e Biden e bërë si zëvendëspresident po aty në vitin 2007.

A ndikohet Shtëpia e Bardhë nga lobi serb? George Stefanopullos, zëdhënësi i Bill Klinton, ishte grek, por administrata presidenciale shikon interesat e Amerikës. Dhe jo vetëm administrata Trump, por të gjitha paraardhëset shikojnë interesat e vendit të tyre. Por në fund, do bëhet ajo që thonë ata, pasi BE-ja është thjesht një shumatore politikash. Brukseli është një vend akoma më shumë i rrezikshëm për shqiptaret ku Serbia dhe Greqia peshojnë më shumë dhe kanë miq më historikë sesa kemi ne. E nëse në Uashington fryjnë erëra të ftohta për Shqipërinë, është koha që thjesht të presim derisa të kalojnë./dritare.net

10 Komente

  1. M
    Mana

    Keti gazetari i pu non truri nje milion ne sekonde

    Përgjigjjuni
    1. Çun Tirone

      O bole, Biden ska qene zv. President ne 2007. AI u be zv President ne janar te 2009. Dritan, ke rreshkit, kur krahason kete administrate me ate te Biden apo te Obames. Kta Jane fasciste koke e kembe. Ben mire taxqepesh ate gojen e mos na happy barkun. Trap

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niko

        Çun leshi,Dritani po skanon situatën ku jemi,Amerika zot i botës,mos i merrni kaq lehtë!

        Përgjigjjuni
      2. e
        era

        Ore, po kete gazetar e beri nusja se qe pa pune.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haka Tekizoti

          Booobo, ky i tha të tëra dhe i mori vesh armiku taktikat që duhet të ndjekim. U dogj filmi.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noci

            Mos e merrni gjithmone me te shara.Po te mos ishte Willson ne 1919,Shqiperia ngelte vetem diku ne mes.Kam degjuar,nje deklaraten nga ish shefi i SHISH i Nanos,se ne 1949,ne provokacionet e gushtit nga greket,amerikanet kane paralajmeruar Greqinë,qe po kaloi kufirin,nuk pyesin asnje ne bote por ne futemi te ndihmojme Shqiperine.Prandaj them se z Dritan ka shume te drejte.Europa kurre nuk na ka ndihmuar por përkundrazi na ka dëmtuar.Vetem dy shtete e kane ndihmuar Shqiperine Italia,Austria dhe pa dyshim amerikanet

            Përgjigjjuni
            1. z
              zd

              Italianet dhe austriaket e kane “vizituar” Shqiperine vetem si pushtues.

              Përgjigjjuni
            2. I
              Ilo

              Mjaft i sakte i nderuar Noc!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tironc

                O Tan hila boll degjove ate karin me emrin pregapuca o bole je bere dhe ti me keq se kta zorraxhite e tjere

                Përgjigjjuni
                1. F
                  FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                  O idjot! Gjithe inteligjenca boterore sot Trapin dhe Putin i konsideron KRRIMINELE!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje