Nga Ivan Krastev
Duke dëgjuar fjalimin e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance në Mynih dhe duke parë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, m’u kujtua Berlini Lindor në vitin 1989 dhe rrëzimi i regjimeve komuniste në të gjithë Europën Lindore. Ishin javët e fundit të perandorisë sovjetike në Europë kur Mikhail Gorbaçovi, lideri reformist sovjetik, u tha shokëve të tij të linjës së ashpër në Gjermaninë Lindore, se ata rrezikonin të mbeteshin në anën e gabuar të historisë dhe se “një rrezik i pret ata që nuk reagojnë ndaj realitetit”. Vance mbajti një fjalim të ngjashëm, duke u thënë europianëve se ata ishin në anën e gabuar të presidentit Donald Trump. Por ky mesazh nuk pati efektin e pritur.
Doli se përfituesi kryesor i postimeve në rrjetet sociale të Elon Musk dhe paralajmërimit të Vance nuk ishte partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, por partia radikale e majtë, Die Linke. Rezultati tjetër i papritur ishte se Friedrich Merz, me shumë gjasë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, u shndërrua brenda natës nga një atlantist i vjetër, në një gaulist europian. Menjëherë pas votimit, Merz shpalli gatishmërinë për të luftuar për pavarësinë e Europës nga SHBA.
Revolucioni trumpian tashmë ka ndryshuar natyrën e politikës europiane. Më pak se dy muaj nga fillimi i mandatit të ri në Shtëpinë e Bardhë, skena politike europiane është shndërruar në një përplasje mes revolucionarëve të aleancës së Trumpit dhe liberalëve nacionalistë të rezistencës, të cilët thonë “mos na shantazhoni”.
Tani është detyrë e ekstremit të djathtë të justifikojë tarifat e pritshme të Trumpit ndaj Europës, të cilat këtë javë është kërcënuar se do të jenë 25 për qind, dhe të kërkojë nga europianët të ndjekin udhëheqjen e Uashingtonit në politikën e jashtme. Ndërkohë, partitë kryesore veprojnë si mbrojtëse të sovranitetit kombëtar, duke shpresuar të mobilizojnë mbështetje, duke i bërë apel interesit dhe dinjitetit kombëtar.
Konferenca e Mynihut i dha gjithashtu fund debatit të nxehtë mbi mënyrën se si duhet marrë Trumpi: seriozisht (pra, jo fjalë për fjalë) apo fjalë për fjalë (pra, jo seriozisht). Tani e dimë se ai duhet marrë si seriozisht, ashtu edhe fjalë për fjalë. Siç ka vërejtur me saktësi Vladimir Putini, presidenti i Rusisë, Trumpi “jo vetëm që thotë atë që mendon, por ai thotë atë që dëshiron”. Komentet e tij për marrjen nën kontroll të Grenlandës apo Kanalit të Panamasë nuk janë sinjale, por objektiva të qarta. Presidenti amerikan është i bindur se interesi strategjik i Amerikës është që ta bëjë Kanadanë shtetin e 51 të SHBA. Ai beson fuqishëm se mund ta ndajë Rusinë nga Kina dhe fajëson “shtetin e thellë” (deep state) amerikan, se e pengoi që ta realizonte këtë që në mandatin e parë.
Në këtë kontekst, europianët po humbasin kohë të çmuar duke hamendësuar se cili do të jetë plani i Trumpit për Ukrainën, si dhe duke u ankuar për përjashtimin e tyre nga tryeza e negociatave.
Për ta kuptuar siç duhet Trumpin, nevojitet para së gjithash të pranohet se në Uashington është në pushtet një qeveri revolucionare, megjithëse e organizuar si një oborr perandorak. Revolucionet nuk kanë plane të detajuara. Ato udhëhiqen nga plane kohore: shfrytëzo momentin; mos projekto hapa përpara. Nuk është e qartë se çfarë kërkon saktësisht të arrijë Trumpi në negociatat me Putinin, por ai dëshiron të arrijë diçka shumë të madhe dhe ta arrijë shpejt, shumë shpejt.
Ajo që Trumpi i ofron Putinit nuk është thjesht mundësia për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me kushte përgjithësisht të favorshme për Moskën, por një pazar i madh për të rindërtuar rendin botëror. Ky pazar përfshin praninë e Amerikës në Europë, si dhe në Lindjen e Mesme dhe Arktik. Trumpi i premton Putinit se Rusia do të riintegrohet me shpejtësi në ekonominë globale dhe se Moska do të rifitojë statusin e një fuqie të madhe, të cilin e humbi në vitet poshtëruese ‘90.
Trumpi shpreson se kjo do ta bindë Rusinë të ndërpresë aleancën me Kinën. Refuzimi i SHBA në një votim të OKB për të dënuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës tronditi edhe disa nga admiruesit më të përkushtuar të presidentit. Por ky akt synonte ta bindte Kremlinin se lideri amerikan është i gatshëm të bëjë të paimagjinueshmen – dhe të rikonfigurojë botën e formësuar nga Reagani dhe Gorbaçovi në fundin e viteve 1980.
Se çfarë do të ndodhë me ëndrrat revolucionare të Trumpit, kjo është një çështje më vete. Është një nga ironitë e historisë që rusët po e presin me një entuziazëm të matur vendosmërinë e Trumpit për të riformatuar botën, një entuziazëm që të kujton reagimin e matur të SHBA ndaj Gorbaçovit, gati 40 vjet më parë. Ajo që thotë sot Sergei Lavrovi, ministri i jashtëm i Rusisë, nuk është shumë e ndryshme nga ajo që tha Dick Cheney, sekretari amerikan i mbrojtjes në vitin 1989: “Ne duhet të bëjmë kujdes që të mos e varim sigurinë e kombit tonë, duke u bazuar në atë që mund të jetë një devijim i përkohshëm në sjelljen e armikut tonë kryesor.”
George Orwell dikur vëzhgoi se “të gjitha revolucionet janë dështime, por ato nuk janë të gjitha të njëjtat dështime”. Çfarë lloji dështimi do të jetë revolucioni trumpian, ende nuk e dimë. Por historia na mëson se strategjia më e mirë nuk është të rezistosh ndaj revolucionarëve, por t’ua rrëmbesh atyre revolucionin. Në këtë drejtim, suksesi i Europës do të varet kryesisht jo nga aftësia e saj për të rezistuar, por nga shfaqja e talentit për të surprizuar. A mund të gjejë Europa një mënyrë për të përfituar nga përjashtimi i saj nga tryeza e negociatave SHBA-Rusi? A duhet t’i lihet Trump-it ekskluziviteti mbi planin e tij të madh të paqes për Ukrainën, dhe zbatimin e tij?
Në një moment krize ekzistenciale si kjo që po përjetojmë, një burim i çmuar për palën më të dobët spikat mbi të tjerët: imagjinata politike.
Financial Times – Bota.al
Kush Europe, ajo plaka me nje kembe ne varr?
Evropa e ndertoi Ameriken dhe Evropa mund ta fundos. Sepse Trump po loz loje ruse.
Plaku inatçi që lyhet si kurvë plakë,vepron nën kanosjen e moterqiret putin qe mos i publikoi dosjen e rekrutimit si agjent i KGBsë.Ndryshe nuk mund te shpjegohet perkulja e strategjisë gjeopolitike e SHBA e 70 viteve të fundit.Vance eshte robqiri me i ulet ne historine e administrates amerikane.
Europa eshte superfuqi e zgjuar, teknologjike por dembele. Pa u sforcuar eshte ekonomia nr nje ne bote. Po e vure ne veshtiresi europen ata do te shkelqejne sic diten ta bejne boten ne vitet 1700-1900 ne shkence, inovacion, art, muzike, pikture, letersi, industri. I gjithe zhvillimi i sotem eshte mbeshtetur ne inovacionet e shkencetareve europiane. Nuk ka asgje amerikane, as kineze, as japoneze ne patentat e regjistruara. Inovacioni mban emrat e shkencetareve te kontinentit te vjeter. Trump eshte nje kokorosh qimekuq krejt i paditur ne fushen e shkences. Ai vjen nga biznesi i korruptuar dhe po trajton vlerat humane si te ishin interesa biznesi, ndersa europen si nje kontinent armik. Koha do te provoje qe demin me te madh do ta pesoje vete Amerika. Kjo do te varet se sa kohe do tu duhet amerikaneve te reagojne. Sa per Europen, une vete kam besimin qe eshte kontinenti me i jashtezakonshem ne planet.
Jo ajo Europa tjeter ku ben pjese dhe Danimarka. Ajo qe do nxjeri ne ankand midis Kines dhe Rusise , kush paguan me shume, GROENANDEN!
Po te bashkohet Europa Perendimore , Amerika e udhehequr nga matrapazi Donld Tramp do kishte fatin e ish Jugosllavise se Milloshevicit. Trampi i denje per te luajtur filma me kalloboj , ose per President ne Afriken e zeze. Trampi Turpi i Demokracise Amerikane.
Po te bashkohet Europa Perendimore , Amerika e udhehequr nga matrapazi Donld Tramp do kishte fatin e ish Jugosllavise se Milloshevicit. Trampi i denje per te luajtur filma me kalloboj , ose per President ne Afriken e zeze. Trampi Turpi i Demokracise Amerikane.
Eh mor bythqira Amerika ju beri njerez si ne EU e sidomos ne Shqiptaret e ju kakarisni. Shkoni mor pirdhuni bukeshkale rri lufto ti me Serbin
Trapi eshte i pa bese. Pike.
Shume i coroditur si shkrim, mbase kastile! Veprimet e Trump tregojne qarte nxitimin e tij per te permbushur sa me shpejt brenda mandatit 4 vjecar detyrimin ndaj Kremlinit si nje agjent i paguar, por i pa shfrytezuar per mbi 35 vite. Koha nuk pret, me nje Rusi te dermuar dhe me nje Kine qe vetem po e mjel lopen ruse gratis, Putini i ka dhene ultimatumin agjentit te tij per te vepruar o sot o kurre! Dhe Trump tashme dhe i plakur, nuk ka rruge tjeter, vec ate te zbatimit te urdherave ndaj shefit. Ke gelltitur nje corbe te prishur ne rini, do e vjellesh tani ne pleqeri! Kete gje e kuptoi Europa, por duket se po e kuptojne edhe republikanet. Duhet rezistence dhe vetem rezistence sepse koha nuk punon ne favor te Traump-it dhe Rusise se Putinit.
Me tërheqjen e SHBA-ve nga Europa. BE-ja ka shansin më të mirë nga të gjithë për t'u bërë e pavarur nga SHBA-ja dhe Rusia. Tani mund të krijojmë shpejt ushtrinë evropiane, policinë, gjyqësorin, ekonominë, etj etj. Trump shkatërroi marrëveshjen për shfrytëzimin e mineraleve të Ukrainës. BE-ja duhet të merret me këtë çështje dhe t'i bëjë një ofertë Ukrainës. Kjo na bën të pavarur për mineralet e më poshtme nga Kina, Rusia dhe SHBA. Nëse BE-ja punon shumë, ne mund të bëhemi superfuqia e dytë në botë pas SHBA-së. Ka ardhur momenti i artë. Me një pupullsi prej gati 500 milion banorësh dhe me një industrie dhe ushtri të fuqishme. Europa e nxjerr Kinen nga vëndi i parë që mundet të mari pas 20 vjetësh. E zbret direkt ne vendin e tretë ose të katër, pas Indisë Trump është i pabesë do të shkatërrojë USA për paret që i jep muzhiku rus i mbaruar. Nëse Trump dhe stagiair i tij vazhdon kështu. Atë do ta vrasin vet Amerikanët.
Biles shum mir do ishte qe Danimarka te nxirte ne ankand Groenlanden . Kush te paguante me shume midis Kines dhe Rusiase, le ta gezonte! Ather te shihte Trampi dhe ata qe e votuan sa larg ju ri Lufta boterore!
Ha sufllaqe iliro mos u merr me kto pun
Trapi të kujton atë të çmendurin që hedh një gurë në pus….