
Nga Preç Zogaj
Me rikthimin e bujshëm në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Tramp po e trondit status-quonë ndërkombëtare të miqësive, armiqësive, aleancave, blloqeve, shkëmbimeve, kufijve. Aq sa për të bërë analogji në aspektin e pasojave të kësaj furtune, shumë media europiane kanë cituar këto kohë një shprehje që i atribuohet Leninit, që thotë: “Ka qindvjeçarë në të cilët nuk ndodh asgjë dhe ka javë në të cilat ndodhin qindvjeçarë”.
Sensacionalë në raport me çfarë Amerika e ka mësuar botën, së paku gjatë një shekulli, aktet dhe veprimet e Presidentit janë paralajmëruar në fushatën e tij elektorale. Edhe pse nuk kanë qenë kurdoherë kaq eksplicite, siç është përshembull ideja e zhvendosjes së popullit palestinez nga Gaza në shtete të tjera, duke iu qasur kësisoj me një filozofi të ashtuquajtur imobiliare një historie të gjatë dramash, gjaku e përpjekjesh të popullit palestinez për mëvetësi dhe të drejta kombëtare.
Apo përmbysja e narrativës së agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, që relativizon përgjegjësitë e agresorit dhe nuk nguron t’i hedhë faje viktimës. Si në përrallën e ujkut me qëngjin. Gjë që e shokon dijen për faktet dhe shkon përtej konçensioneve të natyrshme verbale në funksion të uljes në bisedime me Rusinë për një marrëveshje të paqes.
Duke qenë superfuqi, SHBA-ve u shkon protagonizmi. Jo vetëm u shkon, por u kërkohet nga miqtë dhe aleatët e tyre. Asnjë vend europian nuk e ka vënë ndonjëherë në diskutim këtë. Vetë SHBA e ka manifestuar lidershipin dhe protagonizmin e saj në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e NATO-s dhe vendet demokratike të botës. Aleanca e gjerë e këtyre vendeve në mbështetje të Ukrainës kundër agresionit të paprovokuar rus u realizua nën lidershipin e Presidentit Biden. Kjo mbështetje dhe qëndresa heroike ukrainase nuk e kanë lejuar Putinin të krijojë një Bjellorusi tjetër satelite të Moskës.
Askush nuk e do luftën. Më pak se askush vendi që goditet natë ditë me gjithfarë lloj armësh të arsenalit rus dhe numëron çdo mëngjes viktimat: fëmijë, pleq, burra, gra. Paqja ka kohë që kërkohet e shërbehet. Para se të vinte Tramp në pushtet. Një paqe e themeluar mbi të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar si shtet i pavarur, i sigurtë, në regjimin që zgjedhin me vullnetin e tyre qytetarët ukrainas.
Tramp ngjalli shpresë duke e shpallur ndalimin e luftës në Ukrainë si përparësi të presidencës së tij. Ai ka mjaft avantazhe për të arritur një marrëveshje të paqes me Rusinë. Mbi të gjitha marrëdhëniet e mira me Putinin. Nuk ka njeri me dy para mend që nuk e vlerëson përpjekjen e tij. Por për shkak të keqkordinimit, pikëpyetjeve që ngre unilateralizmi në ndërmarrje të tilla madhore, apo kush dreqi e merr vesh, lëvizjet e tij kanë krijuar shqetësime e dyshime. Qoftë në Kiev si palë e sulmuar, qoftë në vendet e BE-së si palë të përfshira në mbështetjen e fuqishme të Ukrainës.
Sinteza e këtyre shqetësimeve ishte shfaqja e djeshme në zyrën ovale ku mikpritësit Tramp dhe Vals u përfshinë me të ftuarin e tyre Zelenski në një shkëmbim nervoz batutash që nuk është parë ndonjëherë.
Si do të vijojnë marrëdhëniet SHBA-Ukrainë? A do të vazhdojë SHBA të mbështesë Ukrainën? A do të konsiderohen opsionet dhe prania e Kievit zyrtar në bisedimet e supozura të paqes me Rusinë, nëse këto bisedime janë akoma në agjendë?
Më tej: Cilat do të jenë marrëdhëniet e SHBA me Europën për të cilën Tramp nuk është rezervuar të flasë keq sikur BE është një strukturë që ka lindur për t’ja futur SHBA-ve, e tjerë e tjerë?
A mund të ndodhë që Amerika trampiste të gravidojë drejt aleancave strategjike me fuqitë autokratike apo njëpartiake si Rusia dhe Kina në vizionin fantomatik të një Jalte të re, apo një bote trepolare, së cilës do t’i nënvendoseshin zonat vasale të interesit anembanë botës?
Cili do të jetë fati i demokracisë në rendin illiberal dhe realpolitikës që promovon trampizmi?
A mund të ndodhë që, ndërsa nuk kishte pse investohej për të bërë Rusinë një vend demokratik, SHBA të bëhet vetë një autokraci miliarderësh?
Janë një mori pyetjesh të kësaj natyre, të paimagjinueshme deri para një viti. Përgjigjet po marrin formë në përpjekjet e vendeve europiane për të ruajtur me patjetër marrëdhëniet e ngushta stategjike me SHBA-në. Dhe për forcimin e kohezionit mes tyre në funksion të fuqizimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe rritjes si pol i madh zhvillimi ku banon një popullsi më e madhe se e SHBA-ve dhe Rusisë të marra së bashku.
Pavarësisht profecive apokaliptike, mund të thuhet: së pari, një Jaltë të dytë nuk mund të ketë. Nuk ka asnjë analogji me Jaltën e vërtetë të shkurtit të vitit 1945 mes Ruzveltit, Stalinit dhe Çërçillit, si liderë të fuqive fituese të Luftës së Dytë Botërore. Nuk ka kurrfarë konteksti dhe nuk e mendon kush as në Uashington e as në Moskë ma merr mendja.
Së dyti, ndryshe nga Rusia që ka ardhur nga një histori qindravjeçare skllavërie, siç thotë shkrimtari i madh rus, Vasili Grosman, SHBA është themeluar si një vend demokratik dhe është bërë superfuqia e botës pikësëpari falë demokracisë. Si e tillë, ajo nuk mund të dalë nga fati i vet. Iliberalizmi si trend i një periudhe mund t’i shartohet demokracisë me risitë e veta, por nuk mund ta tjetërsojë atë. Në SHBA ka zgjedhje, ka drejtësi të pavarur, ka liri shypi. Vetë Tramp dhe qeveria e tij promovojnë lirinë e shtypit, madje kjo ishte tema kryesore e fjalës së zëvendës-presidentit Vance në Konferencën e Mynihut para disa ditësh.
Së treti, marrëdhëniet e SHBA me Europën vështirë se mund të hyjnë në në një krizë të pakthyeshme. SHBA dhe Europa janë si krahë të një trupi. Europa është e fortë me SHBA dhe SHBA është e fortë me Europën. Të dyja do të humbnin shumë pa njëra-tjetrën. Europa ka pranuar se është e gatshme të bisedojë për balancimin e tarifave që Tramp i reklamon si të padrejta. Europa është angazhuar zyrtarisht të blejë më shumë energji, në veçanti gaz të lëngshëm dhe armë nga SHBA-të. Liderit europianë, Presidenti i Francës, Makron, kryeministri britanik, Starmer, presidenti polak Duda, e tjerë, s’janë rezervuar t’i shkojnë në zyrë dhe t’i luten presidentit Tramp të mbajë miqësinë e ngushtë me kontinentit e vjetër. Nga ana tjetër, duke theksuar se” gjëja më e mirë do të ishte që Amerika të vazhdonte t’i konsiderojë europianët si partnerë”, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Merz, një europianist i thekur, ka paralëjmëruar se mund të “verefikohen skenarë shumë negativë për ne”. Por duhet pritur sa të marrë detyrën dhe të impenjohet në veshjen e kancelarit për një Gjermani dhe Europë më të fortë.
Kërcënimet e Tramp, ç’është e vërteta, e kanë shkundur Europën që ishte mësuar keq me shkëmbime të favorshme për vete dhe e kishte fjetur mendjen se mbrojtjen na e garanton SHBA. Përtej fjalëve, skenave dhe skenografive që njihen si talenti i Presidentit, i vetmi “rend i ri” që shohim të marrë formë në këtë periudhë është marrja e përgjegjësive nga Europa për fatin e saj.
Për të vazhduar me analogjitë, këto ditë po evokohet teatri japonez Kabuki, ku aktorët veshin maska mizorësh, por gjaku i vërtetë nuk rrjedh, është e gjitha inskenim, skenografi. “Ndaj duhet të fillojmë t’i dëshifrojmë ritualet e këtij zotnisë, Donald Tramp”, sugjeron me optimizëm gazeta “Corriere della Sera”.
Në të voglën tonë, nga Shqipëria, që është e madhe për ne, duam të jetë kështu: një inskenim, një skenografi për të detyruar Europën të shpenzojë më shumë për mbrojtjen dhe të blejë më shumë në SHBA. Nuk duam të shohim një përplasje SHBA-Europë, nuk duam të vihemi në dilemën me kë të jemi.
Top Channel
Rendi i Ri me spiuna te vjeter te sigurimit te shtetit si Prec Zogaj , Frrok Cupi , Remzi Lani , Nikoll Lesi te gjithe Mirditore.... Bravo Prec Ciftelia i mbijrtove kohes si kolonel sigurimi qe je..!
@"Demokrat i tradhëtuar"! Së pari trego se nga cili/cilët je tradhëtuar. Mbaj mend që Azem Hajdari, "heroi i demokracisë", pra dhe i yti, në shkurt 1991, në një meeting elektoral në Krujë, pat deklaruar së në kohën e regjimit komunist (të Enverit pra) kishte 1 mln. komunistë, 1 mln. hajdutë dhe 1 mln. spiunë ! Nuk di sa je dakord ti me "Heroin" për këtë, po edhe sikur ta besojmë për një moment (gjithsesi sot është vonë), ata të katërt që numëron ti janë si një pikë ujë në det. Edhe sikur (nja dy t'i konfirmoj edhe unë që sot), a të gjithë ata të Azemit nga Mirdita ishin?! Nuk e di ti se Sa-leh Berisha, dmth kryetari i 'bandës' tuaj, ka qenë vetë një nga ata, ka akuzuar si të tillë edhe Azemin se ishte bashkëpunëtor i Sigurimit?! Epo, sëpaku këta të dy, si emisarë të Ramizit dhe Sigurimit, nuk ishin nga Mirdita. Ndaj or mik, nuk di ç'moshë ke, por për të arritur në atë konkluzion që dikush të ka 'tradhëtuar', je zgjuar shumë vonë. Për të kuptuar se ç'ndodhi pas rënien 'nockdawn' të regjimit diktatorial, të cilin pretendoni se e rrëzuat ju "demokratët", e që tashmë na qenkeni të tradhëtuar, bën mirë të gjesh një kopje të "Platformës Katovica", të Ramiz Alisë e vitit 1989, dhe atje do gjesh e do kuptosh më mirë se cila ishte "loja" (jo ajo e Ndrek Lucës). Lexoje thjesht si një qetësues. Në këto 34 vjet, ajo është zbatuar me përpikmëri, ndaj shiko bëj ndonjë punë më të hajrit për të jetuar të paktën vetë me dinjitet, se të tjerët, i kanë ditur më mirë se ti punët e tyre dhe në gjithë këto vite, të kanë treguar jo vetëm ti, por gjithë shqiptarëve 'gishtin' e mesit. Ndaj dhe ndjehesh i tradhëtuar, por vetëm se nuk e kupton nga kush, cilët janë dhe ku janë ata sot....! Për të të ndihmuar vetëm kujto ca ish-presidentë, kryeministra, ministra e deputetë etj. Tung!
Rendi i Ri me spiuna te vjeter te sigurimit te shtetit si Prec Zogaj , Frrok Cupi , Remzi Lani , Nikoll Lesi te gjithe Mirditore.... Bravo Prec Ciftelia i mbijrtove kohes si kolonel sigurimi qe je..!
Rendi i Ri me spiuna te vjeter te sigurimit te shtetit si Prec Zogaj , Frrok Cupi , Remzi Lani , Nikoll Lesi te gjithe Mirditore.... Bravo Prec Ciftelia i mbijrtove kohes si kolonel sigurimi qe je..!
Rendi i Ri me spiuna te vjeter te sigurimit te shtetit si Prec Zogaj , Frrok Cupi , Remzi Lani , Nikoll Lesi te gjithe Mirditore.... Bravo Prec Ciftelia i mbijrtove kohes si kolonel sigurimi qe je..!
Rendi i Ri me spiuna te vjeter te sigurimit te shtetit si Prec Zogaj , Frrok Cupi , Remzi Lani , Nikoll Lesi te gjithe Mirditore.... Bravo Prec Ciftelia i mbijrtove kohes si kolonel sigurimi qe je..!
Rendi i Ri me spiuna te vjeter te sigurimit te shtetit si Prec Zogaj , Frrok Cupi , Remzi Lani , Nikoll Lesi te gjithe Mirditore.... Bravo Prec Ciftelia i mbijrtove kohes si kolonel sigurimi qe je..!
Rendi i Ri me spiuna te vjeter te sigurimit te shtetit si Prec Zogaj , Frrok Cupi , Remzi Lani , Nikoll Lesi te gjithe Mirditore.... Bravo Prec Ciftelia i mbijrtove kohes si kolonel sigurimi qe je..!
Rendi i Ri me spiuna te vjeter te sigurimit te shtetit si Prec Zogaj , Frrok Cupi , Remzi Lani , Nikoll Lesi te gjithe Mirditore.... Bravo Prec Ciftelia i mbijrtove kohes si kolonel sigurimi qe je..!
Rendi i Ri me spiuna te vjeter te sigurimit te shtetit si Prec Zogaj , Frrok Cupi , Remzi Lani , Nikoll Lesi te gjithe Mirditore.... Bravo Prec Ciftelia i mbijrtove kohes si kolonel sigurimi qe je..!
Rendi i Ri me spiuna te vjeter te sigurimit te shtetit si Prec Zogaj , Frrok Cupi , Remzi Lani , Nikoll Lesi te gjithe Mirditore.... Bravo Prec Ciftelia i mbijrtove kohes si kolonel sigurimi qe je..!
Mender "demokrat"...! Edhe po të jenë të vërteta ato që thua, se ç'lidhje kanë më shkrimin në fjale, vetëm një mendje e pjerdhur si kjo tendja mund ta shprehë.
Se pari, eshte veshtire qe nga vrima e qymezit tone te vogel te dime e te gjykojme se cfare behet mbi malet e larte por keta te gjithediturit tone marrin guximin te analizojne strategjite e superfuqive dhe trendin e ri te maredhenieve transatlantike.Se dyti ne jemi mesuar te lezojme libra, te shohim filma per gjenerale e stratege te medhenj qe kane bere historine me gjenialitetin e tyre ushtarak duke pushtuar vende duke rritur perandorite e tyre e shembur shtete e nenshtruar popuj qe nga Aleksandri i Madh , tek Cezari,Cingis Hani, Napoleoni etj i kemi pare edhe me admirim pa marre parasysh se sa lumej gjaku kane derdhur, sa popuj kane rrenuar, sa vende kane shkretuar, dhe tani qe del nje strateg i ri qe ka ne dore fuqine ushtarake me te madhe te te gjitha koherave dhe kerkon ta perdore jo per lufte por per paqe ngjall nje reagim te pakuptueshem dhe te neveritshem.Cfare eshte me mire per Ukrainen, kthimi ne nje shesh beteje mes titanesh ku Ukraina te kthehet ne germadhe dhe ndoshta edhe bota apo nje paqe qofte edhe me cen?
Bravo
Cfare pime (si popull) qe kemi kaq pak diapazon e pakez fare njohuri, nuk e di. Qe te marrim me radhe pikpyetjet e Precit. Nga kush kercenohet europa qe i duhet mbrotje ose aleance me Shba. Nga i vetmi vend qe kerconohet sot eshte rusia. Por, HARROJMË se rusia kercenon europen sepse koncepton NATO-n si kercenim. Dhe te gjithe e dime, se Nato eshte amerika dhe jo europa. Pra, zgjidhja per shtetet e fuqishme europiane, gjermani france tuqi itali angli eshte shume shume e thjeshte… nje firme per largim nga NATO-amerikane dhe rusia nuk ka më “ frikë”. Rusia kercenon europen pikerisht sepse shtetet europiane bejne pjese ne aleancen amerikane, te cilet amerikanet e cilsojne rusine si kercenim per veten e tyre mbi te gjitha ( kercenim monetaro ekonomik). Eshte kaq e thjeshte sa me ska. Vime tek piykpyetja tjeter mbi rendin boteror. Prec dhe te tjere. Amerika keto 25 vjet, pra 2000-2025 eshte ne europe sepse i jemi lutur ne te jete. Do na kishte lene shendene qe ne dymijen por ca gjera nuk ecen mire(nordstream). Amerika e ka THENË ME TE MADHE se do iki nga europa dhe do i drejtohet azise perdimore kete kete 1.000 vjecar,pra 2.000-3.000. Po po, mire e lexuat. Projektet amerikane nuk bazohem më në politika shekullore por ne politika njemije vjecare. Nuk eshte rend i ri botëror, ne aspektin qe jemi mesuar, por rend i ri monetar, ku amerika shikon dhe mendon se azia perdimore ka kapacitete ekonomike shume me te larta se europa. Kaq e thjeshte eshte edhe kjo. Vime tek pikpyetja tjeter, ajo sesi do bejme me demokracine. E para fare. Amerika nuk eshte zhvilluar sic pretendon Preci mbi sistemin demokratik, por mbi JEMI TE LODHUR NGA LUFTRAT NE EUROPË, ndaj do ikim e do gjejme nje vend ku s’ka luftra. Ky ishte sistemi o Prec. Iken nga europa europianet, e bene nje shtet tjeter. Ketu u mbeshtet “ amerika” e pastaj tek sistemi. Dhe meqe fut cudine tende se cdo behet me sistemn gjyqesor pasi ne amerike punon i pavarur, je totalisht jashte loje. Sistem te pavarur gjyqsor, as ka pasur gjekundi e as do kete ndonjehere. Ka sistem te drejte gjyqsor ne disa vende, por te pavarur kurre. Gjyqsori gjithome eshte i varur nga dege shume te thella te shtetit. Keshtu qe mos u merakos mbi sistemin gjyqsor sesa mbi sistemin shteteror. Fund. Amerika edhe sikur te doje europa, te lutet e sterlutet, do iki vete nga Nato. Pra do e shperbeje. Thjesht, po luan lojen ose po mundohet te marre ca para me shume nga europa ( ndermjet shitjes se armeve) keto pak kohe sa kane ngelur per naton. Europa do krijoje ushtrine e saj, me buxhet real 2-3% dhe kjo do jete europa pa ameriken. Sa per ne, shqiperine, ne do ngelemi nje shtet i korruotur, ne europrën e bashkuar, sic jane edhe disa te tjere atje. Prespektiva afatshkurtera ekonomike amerikane jane te zymta, pasi pas shperberjes se Natos, amerika do humbasi njetin e saj kryesor ekonomik, shitjen e atrmeve ne europe. Mos harroni kurrëëëëë, amerika, rusia, gjermania, motorr ekonomik kane se pari shitjen e armeve, pastaj cdo gje tjeter. Pra, eurooa duhet te mos kere frike dhe te garxhoje lek kot . Sa per, pas njemijë vjecarit tjeter, pra 3.000 plus, prespektivat jane qe do kete luftra kontidentale. Do e shome si do veje haaa ( keto nuk i them une o prec, por i thote ish drejtori i hartimit amerikan mbi politikat njemije vjecare, pervec te fundit, pra luften kontidendale qe e shtova vete mbi ate cfare mendoj)