Erion Veliaj – Vetmia e pamerituar dhe demokracia e frikës

3 Tetor 2025, 10:51Blog TEMA
Erion Veliaj – Vetmia e pamerituar dhe demokracia e frikës

Nga Ilir Yzeiri

Nuk e di pse kisha një shpresë të vagullt që Gjykata e Lartë do ta kthente në shtëpi Erion Veliajn. Por dje u binda se edhe ky institucion është nën pushtetin e frikës që ka ngjallur terrori i prokurorëve të SPAK-ut mbi këdo që nuk i nënshtrohet pasionit të tyre të mbrapshtë për të goditur ata që disa grupe të errëta, të lidhura me politikën apo me qarqe kriminale të biznesit apo edhe më shumë se aq, i kanë vënë në shënjestër për t’i linçuar. Erion Veliaj tani është vetëm sepse Partia Socialiste e braktisi dhe e la në dorë të atyre që i bënë atentat demokracisë shqiptare duke sfiduar në mes të ditës dhe në sy të të gjithëve, të gjitha institucionet e këtij vendi. Rrëmbimi dhe mbajtja në burg e Erion Veliajt pa asnjë akuzë bindëse, nisur vetëm nga një copë letër anonime ishte një goditje e rëndë për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Në fillim u duk se Edi Rama do të lëvizte të gjitha fijet që ka si pushtetmbajtësi absolut i këtij vendi për ta zhbërë këtë inkursion kriminal të SPAK-ut. Dhe ashtu u duk në fillim. Mirëpo, pastaj, gjithçka u venit.

Tërheqja e Ramës dhe porosia që ai u dha të tijve që të mos prononcoheshin për rastin Veliaj, në emër të parimit se PS-ja nuk ndërhyn në drejtësinë shqiptare, në rastin e Veliajt, ishte jo bindëse. Njëjtësimi i PS-së me prokurorë si Olsi Dado dhe lënia e fatit të Veliajt në dorë të një trupe që po shkelte ligjet dhe po përdhoste në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut në këtë vend, nuk mund të quhej dhe të shpallej parim. Partitë politike janë organizime vullnetare që bazohen mbi respektin dhe solidaritetin. Në të gjithë botën, solidariteti si parim human nënkupton jo vetminë, por përkrahjen, ndihmën. Si mund të lihet vetëm Erion Veliaj përballë hijenave që duan ta shqyejnë vetëm sepse ai nuk miratoi një kat shtesë për prokurorin Olsi Dado ? Si mund të lihet vetëm Erion Veliaj përballë një sistemi gjykatash të kalbura, të trembura dhe të mbushura me të paaftë të cilat nuk kanë kurajon të tregojnë se drejtësinë e jep gjykata, prokurori akuzon.

Erion Veliaj nuk shpalli dhe as nuk krijoi ndonjë fraksion që mund të rrezikonet ndarjen e PS-së. Përkundrazi ai ishte frymëzimi i saj për shumë e shumë qytetarë që shihnin te ai njeriun e punës dhe të shpresës. Pikërisht për këtë ai u vu në shënjestër të një grupi halucinant të PD-së, të cilët, për muaj me radhë, si të ndërkryer ulërinin para zyrës së tij duke i përmendur një aferë të sajuar, një shpifje të ndyrë të një italiani që tani u provua se ishte gënjeshtër. As atëherë unë nuk pashë solidaritet të familjes së PS-së me Veliajn. I vetmi që përgjonte prapa ferrave të urrejtjes dhe lëshonte jargë triumfi ishte Olsi Dado, prokurori-noter e ndërtues beniamini i Ina Ramës që Berisha e quajti « lavire bulevardi », i cili më 10 shkurt, me bekimin edhe të Altin Dumanit, i hodhi prangat Veliajt. Të gjithë këta ishin siguruar më parë që Ulsi Manja do ta trajtonte Veliajn në qeli si një kriminel të rrezikshëm dhe do të mbanin ndaj tij një qëndrim çnjerëzor. Po në këtë rast ku ishte solidariteti i PS-së. Unë e kuptoj Edi Ramën kur thotë se ne nuk marrim në mbrojtje askënd dhe nuk do të jemi në krah të askujt kur ai bie në dorë të Olsi Dados apo Altin Dumanit. Por e kam të vështirë të kuptoj se si mund të mos ndërhyjë për një trajtim dinjitoz apo si nuk u shpreh të paktën njëherë për trajtimin çnjerëzor që Ulsi Manja i bënte Veliajt në burg.

Vetmia e Erion Veliajt pa asnjë shkak dhe braktisja që po i bën PS-ja është një sinjal i keq për demokracionë e brendshme të asaj partie. Aty askush nuk mund ta ndiejë vetën të sigurtë. Frika nga linçimi, nga zilia, nga hakmarrja dhe braktisja e trishtë të kujton kohët e errëta të nënës së kësaj partie – Partisë së Punës - e cila luftën e brendshme e shpallte si parim të ruajtjes së partisë nga shkelësit. Sot është e vështirë të kuptohet se përse PS-ja nuk shprehet dhe nuk mbron apo nuk është në krah të Ilir Beqajt fjala vjen i cili edhe trajtohet në mënyrë çnjerëzore në qeli dhe ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, dhe sidomos të Erion Veliajt i cili jo vetëm ka hedhur poshtë çdo akuzë, edhe opinioni i juristëve më të shquar të këtij thotë se ndaj tij po ushtrohet dhunë ligjore dhe se arrestimi dhe mbajtja në burg e tij është bërë në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe kodin penal të këtij vendi. Nuk dua të merrem me vendimin e fundit të Ramës për ta pushuar nga puna Veliajn dhe për të shpallur zgjedhjet në Tiranë. Kjo është jo vetëm e padrejtë por të shtyn në arsyetime që unë nuk dua t’i bëj.

30 Komente

  1. S
    Shpend Kasapi

    Yzeir ha mender mut me keto brockulla qe shkrun, ka keq te paska helmuar me ndere Lal Fiku sa nuk i ndahesh keqperdorimit te gazetarise. Stop mo njeri se le nam me servilizmin e sherbestarin pa sens. Lali Fiku ka nje tuf me avokate te paguar qe ia bejne hyzmetin nuk mbeti tek pena jote e ndyre. Si nje krimb je zvarritur sa tek komunist-socialistet, sa tek PD e Sal Mortjes, per tu lthyer tek rilindasit e dhjere te Ed Rames. Si nuk te lodhen maskat ne fytyre Ilir. Beji yzmet servilizmit qe te mbash punen ne RTSH e Ed Rames, ja ke shku ene Sokolaq Balles me kompani. Turp te te vij.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Socialisti i çoroditur

      O Shpend Trapi! Po qe për servilizëm e shërbestar, Yzeiri shkon pas Ramës që ka pushtet, jo pas Veliajt që ka vetëm prangat........ . Po të isha si Veliaj, do të kandidoja për bashkinë e Tiranës më 9 nëntor. Ligji nuk e ndalon. Kështu i jep një mësim të mirë Partisë Socialiste.... . Mbani shënim. Erjon Veliaj do të jetë findi i PS. Mbas daljes nga burgu, ai krijon një parti dhe është e sigurtë që mer aq vota sa duhet për të nxjerrë PS në opozitë.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bathorja

        O Ilir ! Ende s'e ke kuptuar qe sapo anarkisti dhe neonazisti Rama te bjere nga pushteti, PS do te shperbehet dhe vete Rama do te kaloje ne histori si nje gangster madheshtor qe arriti te marre timonin e partise me te madhe politike ne vend dhe ta perdore dhe keqperdor per interesat e tij megalomane dhe kleptokrate ?!!!

        Përgjigjjuni
      2. r
        realisti

        Keni shume te drejte Ilir. Kurre nuk mundesha te besoj se munde te indodhte kjo qe i ndodhi Erjon Velise. Kryebashkiak kaq punetore nuk kisha pare. Goditja e Velise ishte shume e rende dhe nuk e meritonte.Kesaj i thone se megjithese dikush ka bere nje kala por rastesisht ju gjeten ne xhep edhe disa gozhde(dhe ne te vertete nuk dihet a ju gjeten apo ja futen ne xhep) duhet ta arrestojme se ky nuk mbahet po u be kryeminister!!! Kjo ka dekurajuar te gjithe ata qe duan te bejne shume per kte vend.Githmone duhet peshohen gjerat,vendosen te mirat ne nje ane dhe te keqijat ne nje ane dhe kur te mirat jane ku e ku me te keqijat nuk hidhet gjeja. Megjithate Erjon Veliaj ne fund do te dale i fituar nga kjo beteje. Me kujtohet ajo historia e atije qe gjeti nje te vrare dhe i qendroj prane dhe kur erdhi policia e mori dhe e dergoj ne gjyq si autorin e vrasjes por pasi e denuan me varje keputej litari sa here qe e varnin. Dhe,kur e pyeten se çkishte per te thene ai tha:"E drejta te qitka por prapanisen ta zhytka",se aty vendi kishte qelluar me balte dhe sa here qe binte zhytej ne balte.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Ten Siao Ping

          Ne kapitalizem njeriu per njeriut eshte ujk

          Përgjigjjuni
          1. a
            arti

            100%,dakorde edhe Rama po rreshket drejtsi e ndyre asgje per Gerdecin 11 janari ku eshte drejtesia ketu drejtsi harbutash

            Përgjigjjuni
            1. n
              niko kalemi

              Bravo si gjithmon serioz dhe i sakte

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pensionisti

                O lali i fiqve!Ty te kapi mallkimi i malsorit:”T’u rrit mendja!?Nga apsanaja deklaron,se je me i forte se kurre!?Ky eshte mllef,jo zgjuarsi .Te kane akuzuar per hajdut burre e grua drejtesija!Mendo pak per femijet tuaj!Murit me kry nuk i bihet!

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shqiptar,mos rri po duku shqiptare

                  Eh, mor Yzeiri, nuk besoj se je kaq naiv, por ashtu sic thua, dhe ti vet,te ka kaplluar dhe ty demokracia e frikes, qe nuk i shkon te vertetes eksplicite deri ne fund. Erion Veliaj-per gjithe ata qytetare shqiptare qe respektojne veten dhe qe kane dashur per tere kohen dhe ne shekuj, demokracine perendimore, ne kete truall europian, por qe vazhdon te funksionoje, si nje vilajet i mesjetes se pushtimit orienta, mbarsur me komunizmin absurd ai per tere kohen ka qene nje ikone e vertete e botes perndimore ne kete vend.Nje personalitet i formuar ne perendim, qe bashkuar me vetijat e tij krejt te vecanta individuale, si vizionar, guximtar,pragmatist puntor i vecante dhe i thjeshte, humanisti i madh.Me nje fjale ishte nje dhurate nga Zoti, per te filluar ta nxjerre kete vend, nga mocali mbytes islamo-komunist, ku vazhdon te geloje ky vilajet.Dhe ka zene pergjithmone vend ne histori, me llojin e puneve te bera. Dhe natyrshem, ne kete lloj gjirizi mbytes, politik, pushteteror, juridik, ne kryqezimin e pabese judaik te ketij martiri qendrojne te bashkuar te gjitha keto pushtete: Nen dirigjimin diabolik gjysem te heshtur te atij qe mban, apo uzurpon, prej 13 vjetesh, postin e kryeministrit, me sindromen e semundjes se madheshtise, mbasi shikonte tek Veliaj, ate qe shikonin dhe shume shqiptare rreth tij, kandidatin e merituar prej shume kohesh, per ne postin me te larte te ketij vendi.Dhe binjaket siameze te tij,ne diabolizem, saliu i kulles se erret, me taborin e tij dhe dumani i katundit formuar nga mentalitetet e errta te urrejtjes orientale, karshi botes se civilizur,filluan sulmin ne front te gjere karshi simbolit te demokracise perendimore ne kete vend. Ne unison me ramen, hordhia e Saliut sulmuan dhe dogjen per gjate gjithe kohes simbolin e vertete te demokracise perndimore ne kete vend:Bashkine e Tiranes.Megjithse per tere kohen kjo hordhi bertiste me pare :rama Ik!!Dhe vet rama dikur eshte shprehur si nje pinjoll i vertete blloku: Veliaj do te varet tek pemet qe mbjell! Dmth Veliajn do ta ekzekutojme tek puna qe ben dhe na konkuron. Dhe normal,qe ne kete vend te pergjumur sikur jane ne efektin e hashashit, dhe ata qe prononcohen ne ane te Veliajt, si puna e Yzeirit, e ndajne Veliajn nga fati i tyre. Esdhte fare e thjeshte dhe e ndjere Yzeiri, ata duke goditur dhe persekutuar Personalitetin e Veliajt, ata ne te njejten kohe na kane goditur te gjithe ne dhe bashke me ne dhe shpresen e enderruar ne shekuj te nje Shqiperie tte vertete europiane.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Meritoni

                    Veliaj e meriton plotesisht ate qe po perjeton pas arrestimit. Nga hici e ngjiten ne maje por dhe nga pervoja personale ai perpos hajdut 5D eshte nje mosmirenjohes harbut pa asnje vlere morale dhe qytetare.

                    Përgjigjjuni
                    1. q
                      qenef surrelas

                      Meritoni, nje vemje e merituar, i dale nga gropa e nje qenefi.

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Al -Bin

                      Bravo profesor si gjithmone i drejt pa frike , nje analize e persosur , Rama po e dhjet punen me drejtesine fare , populli duhet te çohet e te çfarose kete SPAK e keta gjygjtare , sa nuk eshte bere ( muti mullar ) mire politikanet kane frike nga drejtesia se kane bere me pislliqet po populli pse ka frike ? Çohu Shqipetare )

                      Përgjigjjuni
                      1. Q
                        Qytetari

                        Or Shpend Cari or malok i ndyre , shko mer racionin e dy byrrekeve te shqupi se e bere detyren per sot , posht malokeria

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sadiu

                          Veiaj o Yzeir do të rrijë vetë në burg se shansi ju dha por ai kërkon të jetë edhe Veli edhe Kadi. Populli thotë se dy kunguj nuk mbahen dotë nën sqetull. Veliaj duhej të zgjidhte o kryetarllëkun ose burgun. Ai zgjodhi burgun pse e vret mëndjen tani për atë. Ai i ra vetes tij me vezë këtë radhë.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dodao

                            Rrespekte per kte artikull zoti Yzeiri , esht komplet i vertet , Ed Rama e shikonte si konkurent Erjon Veliajn , qellimi rames esht qe pas ikjes tij , ne krye te PSs te vij nje person qe nuk ka lidhje me PSn , si psh : ajo shkrimtarja Ypi qe vjen nga familje kolaboracionistesh , kjo esht figura rames per mekembesin e vet , qe PSja mas ikjes Rames te mari drejtim te pa ditur , kjo esht arsyeja qe Rama gjeti momentin per ta larguar Erjon Velin nga politika se Erjoni ishte figur e pelqyer ne PS dhe i pregatitur , te tjeret ne PS Rama i ka ushtar matrapaz qe perveç perfitimit si lidh gje me PSn , Rama me zevendesimin e te ter socialisteve te vertet me lloj lloj sorollopi qe vjen per te xhvatur e vjedhur ne kte parti , i shtron rrugen zonjes Ypi per te drejtuar qent e rrahur te PSs sot qe nuk njofin as parti as atdhe por veç paran , çeshtia Erjonit u mbyll .

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              arseni

                              Veliaj e meriton eshte hajdut bashke me te shoqen kane bere kerdine sidomos 5 vjecarin e fundit

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Ladi

                                Ne kemi perqark disa fqinje, qe kane ze dhe force dhe qe nuk e duan zhvillimin e vendit, kete kane bere pergjate gjithe historise tone. Nuk e duan perparimin dhe madje luftojne fort per ta zbythur Shqiperine! Mundesisht enderrojne te perserisin 1997, duke perdorur te gjithe njerzit e tyre te rekrutuar e te paguar keto dite, pikerisht per kete qellim. Dhe te shitur te ketij kallepi, tradhtare, plehra, maskarenj, per fat te keq ne i kemi me shumice dhe madje ne te gjitha instancat shteterore, perfshi ketu edhe spak, etj. Do ti godasin te gjithe ata qe duan dhe punojne e prosperojne Shqiperine. Keshtu ka qene (perpara nje shekulli i vrisnin dhe i helmonin), tani ngrejne procese penale ne emer te drejtesise dhe i denojne....

                                Përgjigjjuni
                                1. O
                                  Oficeri dulles

                                  Pse cuditeni tek ne udheheq akomma PPSH dhe UDB po akoma me keq do I kemi dhe per 50 vjet ne krye

                                  Përgjigjjuni
                                  1. d
                                    drejtesi e munguar

                                    Sajmir Tahiri e futi policine e shtetit ne binaret e ligjit,Ilir Beqia pruri element per permiresimin e spitaleve ku vdisje nga papastertia dhe mikrobet,ku nuk operoheshe dot se nuk veje me ne shtepi por ne vareza.Erion Veliaj e pruri qytetin e Tiranes si shume kryeqytete boterore.Perfundimi:Ne burg se ky vend nuk duhet te kete politikan vizionar per vendin.Pas 1990-tes kush ka punuar mire e ka vendin ne burg.Ketu ndiqet politika e atyre qe e kane dashur kete vend te hiqej zvare dhe te mos behej kurre.Kush ka shkateruar,vrare e grabitur rron e mbreteron.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Edi

                                      Jo të gjithë që punojnë mirë në burg!. Psh Saliu ka punuar shumë mirë dhe nuk është në burg!

                                      Përgjigjjuni
                                    2. B
                                      Bureto

                                      Në parim plotësisht dakord me çfarë shkruan Ilir Yzeiraj. Ama, si gjithmonë në raste të tilla me impakt të madh publik, ka dhe një 'por'...dhe ky buron nga fakti që në politikë gjërat janë më ndryshe. Edhe në diktaturën komuniste hoxhiste, kishte parulla të kudogjendura, të shkruara apo të nënkuptuara, si "Politika në plan të parë", "Partia mbi të gjitha" etj. Këto dhe jo vetëm, të trashëgimisë së saj, janë të mishëruara, jo vetëm te PS si pasuese organike e PPSH, por jo më pak te PD, simotra e saj, ku në lidershipin e saj gëlojnë jo pak nga nomenklatura komunisto-sigurimse, e asaj kohe apo e "gjakut" (ADN) të tyre. Ndaj nga kjo mënyrë sjellje e tyre në politikë, sidomos në luftën për pushtet, nuk mund të ndryshojë kaq kollaj. Si në atë kohë patjetër më shumë, se ndryshe nuk do të quhej diktaturë, por edhe sot reminishencat e saj janë evidente. Veliaj mund të jetë një viktimë, shembull i pastër i atyre lojrave apo kulisave të forcave mbi dhe nëntokësore (bota e errët), që koha do na e tregojë (nëse do ta bëjë) se cilat qenë motivet, mjetet apo dhe paligjshmëria proceduriale në paraburgosjen e tij, por nga ana tjetër dhe cilët kanë qenë personat me pushtet të përfshirë në të (nëse ka patur). Erion Velinë, ashtu si më herët Saimir Tahirin, mesa duket i donin të eliminuar politikisht. Ishin apo janë të pafajshëm, këtë nuk di ta them, por sidoqoftë për Velinë ende vlen parimi themelor, ai "prezumimit të pafajësisë". Për sa kohë jemi në këtë fazë, ndaj dhe jemi me Erion Velinë. Po kaq, sepse barra për ta provuar këtë (shumë e vështirë), dhe këtë ai e kupton mjaft mirë, bie mbi të dhe aftësinë e grupit të avokatëve të tij. Në gjithë atë kalvar ku i duhet të kalojë, pavarësisht kostove komplekse, individuale dhe familiare, urojmë të dalë i fituar. Kështu s'na mbetet gjë tjetër veç të sjellim dhe një herë në ndihmë, shprehjen: "Drejtësia mënon por nuk harron!".

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kol

                                        Gazetari i krimit Yzeiri

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          TARRAS LALA

                                          O Zoti Ilir Yzeiri njē shkrim brilant ke komentuat nē mēnyr prefekte. Por nē Albanistanin e Evropēs nuk ja vlen prandaj mos u lodh kot me ktē lloi Mileti.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Nga shiu ne bresher

                                            Qe te pretendoni se ketij burri me nje thes vesesh e mbajne padrejtesisht ne burg do te thote se ju hidhni poshte punen e SPAK-ut.Ka mijra faqe te shkruara ne adrese te tij. Si qytetar edhe pse nuk me eshte dhene mundesia ti lexoj keto faqe vetem po shtroj keto pyetje: 1. Analizoni Lejet e ndertimit, kush i ka mare. Ka firma ndertimi qe punojne me kapitalin e tyre modest nuk ju eshte nxjere lejen e ndertimit, duke i cuar letrat edhe tek studjon e tij 2.Kujtoni sjelljen e tij ndaj qytetareve per prishjet e shepive private tek Astiri,te rruga e 5 majit. 3.Kujtoni sjellijen e tij per prishjen e Teatrit. 4. Analizoni si i ka perdorur fondet e termetit, ku ka prishur pallate e shkolla qe nuk duhet te prisheshin dhe ka rriparuar(vetem me nje lyerje nga jashte) pallate qe duhet te prisheshin mbasi ishin me materiale te dobeta dhe strukture qe nuk garanton jeten e qytetareve. 5.Pa folur per shperdorimet e lekeve gjoja per mbjellje pemesh, per pastrimin e qytetit etj... Se fundi, ne opinjon qarkullonte shprehja: Ky eshte me katran se Rama. Po erdhi ne krye te vendit populli do bjere nga shiu ne bresher, se nuk ka ndjenje njerezore. Nje qytetar i thjeshte per 2 rrenje kanabis ka qendruar 2 vjet ne burg. Me ato qe ka perfituar, ku besoj se do denohet lehte, sikur 5 % te perfitimeve te tij ti mi jepte do shkonja vullnetar ne vendin e tij. Se fundi,per qytetaret e varfer dhe pensionistet me themelore eshte qe te sekuestrohet cdo gje qe eshte bere me djersen e ketij populli.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. C
                                              Cufe

                                              Bravo z. Yzeiri

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Tina

                                                Shkrimi shume i drejte.Veliaj po diskriminohet pa prova.Kur te dilte i fajshem,mos qofte ashtu, le te shkarkohej. C mund te ndodh me te tjeret qe s kane poziten e Veliajt?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kur ta ben gruja tete me dy

                                                  Kur te hyn vetja ne qejf pa pasur merita e peson si lali Eri

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Shkelzeni

                                                    Idiotesia e Like Izeirit shkon deri atje sa denon partine socialiste pse nuk mbron hajnite e Erion fikut. Ky eshte kulmi. Per hatr te unitetit thote Like Izeiri socialistet e ndershm duhet te mbrojne hajnat Erion Veliaj dhe Ilir Hamit Beqajn, qi ka bo kerdine. Jo po ti dekorojne me urdhrin e larte Like.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. F
                                                      FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                                                      Per kAmentuesit,Kafka tembushura me MUT! - Mendoheni vehten ne QELI,pa' u GJYKUAR e pa' VRARE NJERi kapur ne flagrance!? -Mendoni vehten ,babain,femijen tuaj ne QELI 2,3 vet pa' u GJYKUAR dhe ne fund te Dale i pa' fajshem!? -Mendoni vehten,femijen,babain,vellain 2,3 Vjet ne QELI ne nje vend 35 Vjet pa' shtet,pushteti gjyqesor tragjedi ku egzistojne mbi dhjetra istitucionet fantazme mbi 350 prokuroret,mbi 200 pollici gjyqesor,mbi 800 gjyqtare dhe fati YT te jete ne duar te nje DADO ish noter,me pasaporte GREKE e me nje kurs tremunor per 'filozofi' ne VITET e erreta '90-te ne ASFALI- GREQI!? Alabake! Nuk diskutohet 'Lali Eri' por kryetari bashkise,shqiptarit humani,NJER,ashtu si edhe krriminelin SALI dhe Edvini Bojaxhi!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Kastro

                                                        Urime per shkrimin Ilir Yzeiraj.

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje