Së fundmi, në disa media ndërkombëtare, por edhe në forume diplomatike, është përhapur një narrativë e rrezikshme: shqiptarët po paraqiten si “baronët e rinj” të trafikut global të drogës. Madje, një përfaqësues i një shteti të Amerikës Latine në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së artikuloi publikisht për “kartelet shqiptare”, duke e përfshirë Shqipërinë në hartën e madhe të narkotikëve. Ndërkohë, në Itali u botua libri Të pamposhturit, që i kushtohet mafies shqiptare.
Është e vërtetë që disa grupe kriminale me origjinë shqiptare, janë sot aktorë në rrjetet transnacionale të drogës. Hetime të BBC-së, OCCRP-së dhe agjencive të tjera ndërkombëtare, kanë dokumentuar lidhje mes shqiptarëve dhe tregut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Por nga ky fakt, deri tek përshkrimi i një kombi të tërë si “udhëheqës i mafies globale”, ka një hendek të madh, i cili, nëse nuk kuptohet, shndërrohet në stigmatizim kolektiv.
Historia e shqiptarëve e njeh këtë fenomen. Në prag të shtetformimit më shumë se një shekull më parë, propaganda serbe i etiketonte shqiptarët si “të paaftë moralisht dhe kulturalisht për të pasur shtet”. Më vonë, gjatë valëve migratore në Itali dhe Greqi, u artikulua imazhi i emigrantit shqiptar si i dhunshëm, i pagdhendur, i prirur për delinkuencë. Sot, në epokën e globalizimit, kemi përballë një version më të sofistikuar të së njëjtës strategji: shqiptari kriminalizohet jo më si hajdut or diner, por si “truri i mafies botërore”.
Ky është një diskurs, që nuk lind rastësisht. Ai ushqen axhenda politike dhe populiste, sidomos në vende ku emigracioni shqiptar është i pranishëm. Stigmatizimi sjell vota, mbulon dështimet e brendshme dhe ofron një armik të jashtëm të gatshëm. Por për shqiptarët, pasojat janë serioze: kriminalizimi i kombit dëmton imazhin ndërkombëtar të shtetit, dobëson pozitën diplomatike dhe hedh hije dyshimi mbi të ardhmen europiane të vendit.
Të mos kemi iluzione: po, ka shqiptarë në rrjetet kriminale ndërkombëtare. Por ata nuk janë as Ndrangheta, as Camorra, as kartelet e Amerikës Latine. Roli i tyre është kryesisht në transport dhe shpërndarje, jo në piramidën drejtuese të trafikut global. Edhe kjo është e mjaftueshme për t’u dënuar, por jo për të shpallur shqiptarët “kërcënim civilizues”. Kur një pjesë kriminalizohet, nuk mund të merret si pasqyrë e të gjithëve. Përndryshe, logjika e kolektivizimit do të çonte në përfundime absurde edhe për kombe të tjera, ku mafiet kanë lindur dhe u rritën.
Dhe pikërisht këtu qëndron rreziku: nëse shqiptarët paraqiten si popull i lidhur në mënyrë organike me krimin, atëherë hapet rruga për diskurse të tjera: “Ky komb nuk meriton shtetin e vet”, “Shqipëria është një vend terroristësh”, “shqiptarët janë rrezik për sigurinë globale”. Këto nuk janë fjalë të pafajshme. Janë fraza që, nëse nuk kundërshtohen me kohë, mund të justifikojnë politika përjashtuese dhe të minojnë vetë themelet e shtetësisë.
Prandaj është aq e nevojshme, që shoqëria shqiptare të mos e ushqejë me “krenari primitive” këtë narrativë të rrezikshme, duke glorifikuar elementë kriminalë. Po aq e rëndësishme është, që shteti shqiptar të investojë më shumë në diplomacinë e tij publike dhe ndërtimin e një kundër-narrative të bazuar mbi fakte, transparencë dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar.
Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë as kartel, as mafie, as “djaj të Europës”. Ata janë një popull, që kërkon një shtet funksional dhe respekt ndërkombëtar. Të mos lejojmë që propaganda dhe paragjykimi të bëhen mjet për të dobësuar pikërisht atë që na ka munguar më shumë gjatë historisë: një shtet i fortë, i drejtë dhe i respektuar.
Eshte ironike qe keto lloj lajmesh publikohen ne gazeta apo mediume qe nuk lene rast pa publikuar kur ndonje shqiptar kapet me droge ose cfaredo llok krimi tjeter jashte vendit, a thua se sherbejne si trumpeta te antishqiptareve dhe jo si gazeta te vendit. Nderkohe qe postimet pozitive jane ku e ku te rralla, postimet per "te forte" qe shetisin me Lambo, qe kapen me kokaine ne Burundi, apo ckerkave te Ekuadorit, Kines e Mongolise dhe etiketohen si "barone" nga vete mediat shqiptare, nuk kane te sosur. Nuk eshte detyra juaj te trumbetoni kriminelet shqiptare neper bote, si me qene Pablo Escobar, lereni ate pune per gazetat e vendit ku ndodh krimi. Nje nga detyrat tuaja duhet te jete t'i beni jehone pozitive gjerave te mira qe ka ky vend e qe behen ne Shqiperi.
Kemi edhe ne fajin tonë. Dhe shumë bile. Është e vërtetë se kemi një prirje historike për kriminalitet. Dhe fqinjët, por edhe të tjerët, ndjejnë kënaqësi kur stigmatizojnë shqiptarët. Sepse edhe jemi popull i vogël. Dhe siç thotë ajo fjala e njohur më mirë mut se i vogël. Një shembull: Andej nga viti 2000 ndiqnja një serial shumë të njohur: "Derrick" me Horst Tappert 90 për qind e kriminelëve ishin me origjinë italiane! Po ashtu edhe te "Columbo" me Petër Frank. Ndërsa në serialet e fundit të "Oktapodhit", "La piovra" përshkruhej fillimi i mafies në Itali. Dhe vetëkuptohet që ai që e ngriti dhe e strukturoi mafien në jug të Italisë quhej "Don Albaneze"! Ndryshe duhet ta pranojmë se kemi një mafie të rrezikshme dhe të përhapur në botë për kaq pak sa jemi si numër. Dhe do ta vuajmë duam s'duam këtë nam të zi që ka filluar që në vitet e para të 1990-tês.
Nuk eshte prirje per kriminalitet, por perceptimi ben te veten. Fjala tjeter thote me mire te dale syri se nami. Shikoje ne cfaredo statistike te duash, krimet per fryme popullsie ne Shqiperi jane ku e ku me te uleta se krimet ne cdo qytet madhor evropian dhe perendimor, duke perfshire Ameriken dhe Kanadane. Qofte krimet e renda si vrasjet dhe trafiqet, qofte ato me te vogla si vjedhjet apo rrahje, etj. Ne Shqiperi nuk ka akoma vrases seriale, apo nga ata qe marrin pushke e ju bien femijeve ne shkolla, as nga ata qe varin dinamitin ne qafe dhe hedhin ne ere nje pazar me njerez. Ajo cfare ndodhi me Shqiperine dhe shqiptaret eshte ajo qe ndodhi ne filmin "Scarface". Nga 500,000 shqiptare qe shkuan ne Itali dhe ne Greqi, kishte dhe nga ata qe dolen nga burgjet, por ishin ndoshta 5-10 mije dhe ata ishin qe filluan te benin krimet. Por nami doli. Tani pas 30 vjeteve, greket thone te keqen e shqiptareve, se i krahasojne me afrikane dhe pakistanezet qe ju kane rene hise. Shqiptaret ishin si shpirt krahasuar me keta qe zihen me shpata ne mes te rruges. Sidoqofte detyra e gazetareve, apo edhe njerezve te zakonshem nuk eshte te pranojne kokeulur qe shqiptaret jane kriminela, por t'ju thone te tjereve qe ka edhe kriminela mes shqiptareve, por shumica jane njerez te mire. Nga gjithe vendet e botes qe kam shetitur dhe studiuar, asnje vend nuk ka proverb qe thote "Ku ka vend per 5, ka edhe per 6" apo thenie si"buke e kripe e zemer". Te varfer mbase jemi, por nje lajthi e ndajme ne 5 copa po te jete tjetri ne hall.
Mos të harrojmë se fatkeqësia kombëtare është me emrin Sa-leh Berisha është ai që i pari për qëllime politike brenda vendit, por jo vetëm, ka shpikur për Shqipërinë termin "narkoshtet", por këtë term sa herë i jepet mundësia, e përdor edhe në forume ndërkombëtare. E bëri këtë edhe dje në Strasburg, në parlamentin e Partive Popullore të Këshillit të Europës (KiE), ku bën pjesë edhe PD dhe ku paralajmëroi rrezikun që shteteve të tyre u vjen nga "mafia shqiptare"?! Mirë zërave të huaj nuk jemi se ç't'ju bëjmë, por gojën e këtij HALES tonë kush do ta mbyllë?! Për sa kohë i Plotfuqishmi për ta marrë, ka ligjet, ky qen i tërbuar zagar, sa kohë është zgjidhur nga zinxhiri, mbetet një problem i madh për shqiptarët, sidomos i atyre në emigrim, që janë të detyruar të mbajnë peshën e stigmës, asaj për të cilën bën fjalë shkrimi.
Vite,madje dekada thexoj se jeni "delja e zeze" dhe kriminele te damkosur ne site e botes......cti besh, eshte e rend me ken korrak!
Po ç’pret mirësi nga bota kur kryerobqiri, kanceri i Shqipërisë, që për turpin tonë si shqiptarë e kemi patur president dhe krwministër, kryekrimineli, dhëndëri i Serbisë, në çdo takim me të huaj thotë se Shqipëria është narkoshtet e udhëhequr nga bandat kriminale me pushtet. Duhet varrosur ky ndyrësirë, që më pas të marrim frymë lirshëm si një vend normal perëndimor.
O popull mos rini duar kryq po denojeni saliun qe nuk le fjale pa share shqiptaret e Shqiperine .ķur vet saliu edhte i lidhur me klanet e droges .Kjo eshte e vertetuar nga non grata qe ka mare si nga amerika dhe MB. Turp per drejtesine .Edi Rama mos degjo me te huajt per reformen ne drejtesi Mere situaten ne dore tregoju vendin .Vepro sa nuk eshte vone , pd duhet te d'ali organizzate e pa ligjshme .