Nga Adrian Thano
Qeveria ka një hall: do zgjedhje në Tiranë, sa më parë. Presidenti ka një detyrë: të dekretojë datën. Gjykata Kushtetuese ka një dosje – padinë e Erion Veliajt.
Sipas ligjit, sa kohë që ka një ankim aktiv për një shkarkim, zgjedhjet nuk lejohen. Jo për Erjon hajdutin e kësaj parajse qelibarësh. Jo për inat të qeverisë. Por për respekt të shtetit ligjor.
E nëse ashtu e thotë një nen, po qenka dhe një tjetër, kishte dyfish arsye për të mbledhur Gjykatën. Fundja, për këtë e paguajmë.
Në këtë mozaik, topi ishte në fushën e Presidentit Begaj. Do e shkelte ligjin me pretekstin e emergjencës elektorale? Apo do priste vendimin e gjykatës, edhe pse kjo nuk i pëlqen qeverisë?
Ky dekret i nxituar e fut shtetin në një udhë pa kthim. Një datë e hedhur kot, përballë një procesi gjyqësor të hapur, do prodhojë zgjedhje me afat skadence. Një krizë tjetër më shumë, në vend të një zgjidhjeje.
Nga pikëpamja ligjore dhe administrative, Tirana nuk është në emergjencë, si deklarohet. Mund të thuhet se ndodhet në një situatë të pazakontë institucionale. Kjo konsiderohet krizë, por jo domosdoshmërisht “emergjencë”.
Funksionimi i bashkisë vijon. Administrata e bashkisë, nënkryetarët dhe strukturat drejtuese, vazhdojnë të funksionojnë sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore. Nuk ka ndalim të shërbimeve publike: Shërbimet si pastrimi, ndriçimi, infrastruktura, etj, nuk janë ndalur, që do të ishte tregues për një emergjencë reale.
Është cunguar përfaqësimi politik i qytetit, jo funksionimi i Bashkisë. Sa mirë për Tiranën që dy nivelet më të lartë të ekzekutivit, vetë Kryeministri dhe zëvendësja e tij janë marrë drejtpërdrejtë.
Emergjenca funksionale dhe ngërçi politik dhe institucional, janë dy gjëra të ndryshme. E dyta kërkonte zgjidhje të kujdesshme, jo të nxituar.
Vetë debati tregon se legjitimiteti i Veliajt është i diskutueshëm. Në një shtet normal, do prisnim drejtësinë të fliste. Zgjedhjet nuk janë gara shpejtësie.
Presidenti zgjodhi: Më i rëndësishëm sahati, se Kushtetuta. I dha Shqipërisë një datë, dështoi t’i japë demokracisë sonë të telendisur, më në fund, një standard.
Ky opinion u rishkrua pas vendimit të Presidencës
Adrian Thano, je pena me e mprehte e gazetarisë shqipetare, bashkë me Mero Bazen.
cdo artikullshkrues qe mbron cilindo politikan ne shqiperi ,qelbet ere .Eshte kaq e thjeshte .......sa per ligjin askujt si plas ne ate vend ,eshte dicka e shkruar ne rere dhe jo ne gur ......
Per pikat siper... . Shkruaj ti me mire kur te mesosh te lexosh dhe kuptosh Por eshte larg dita jote..
O Thano, megjithe respektin per gazeten tende, nuk e di çfare specialiteti keni, por mos beni komptetentin ne ligjeshmeri se sot te gjithe spjegojne ligjet sipas deshires tyre. Sqarimi u be dhe le te hidhet ligjerisht kush ka kompetence per zgjidhje . Sonte per mua televizionet do ti mbyll dhe nuk do shikoj asnje emision. Shqip, Tirana ka nevoje per kryetar se te mbyten plehrat. Ke njerezit pa sherbim. E ateher gjykata kushtetuese me njerez te pa besushem, banale dhe ne konflikt interesi nuk perfaqeson dot kushtetuten e votuar nga populli me referendum . Brenda ne kete gjykate eshte dhe e dashura e Alibej, gruaja e Shkullakut e ndonje tjeter qe duan ate qe do Saliu dhe e dyta , pavaresisht se nuk jam jurist, lexoj ne kushtetute ku thote.... shkarkohet kur tre muaj nuk paraqitet ne pune... dhe s'ka asnje pike e presje tjeter qe me dashje apo pa dashje. Ne jurisprudence flitet me ate qe lexohet dhe jo me ate qe mendohet a^po desherohet. Veliaj po te ishte i sinqerte, te jepte doreheqjen dhe jo ta perdor bashkine si e perdor Saliu pd. I njejti fenomen. Do te ishte i nderuar dhe i respektuar nga njerezit me shume te ishte shprehur vete sepse, aty s'kthehet me, ne politike dhe mundet ne se del i pafajshem. Kaq kisha une ne rezpekt te gjitheçkaje sepse nuk mund te paralizohet jetesa e 1 miljone shqiptareve, qoftese dhe kur Erjon Veliaj del se ka te drejte. Sakrifica per te shpetuar veten ne kurriz te te tjereve, rrezon seriozitetin, besbikerine , por dhe pune ebere deri me sot, megjithese ajo do ti ngelet emri i Erjonit per çka ka bere. Kaq ksiha.
Komenti më i mirë deri tani!
Dua të shtoj se gjithë debati i ditës, vërtitet rreth nenit 115 të Kushtetutës. Ai vlen (pika 1) kur kryetari i bashkisë, si i zgjedhur direkt nga populli, shkarkohet me VKM për një shkelje të rëndë dhe mu për këtë dhe në këtë rast, pika 2 e tij, i jep Veliajt të drejtë ankimimi në GJK dhe, si një vendim i ndërmjetëm, automatikisht VKM pezullohet. Shkarkimi pra nuk është bërë sipas nenit 115 të Kushtetutës, por sipas nenit 62/c të ligjit për Pushtetin Vendor, po ashtu kushtetues, i cili e shkarkon kryetarin e zgjedhur për mos paraqitje në detyrë për 3 muaj, pa e cilësuar me apo pa arsye, siç njëjtë përcaktohet në Kushtetutë, për heqjen e mandatit të deputetit (rasti Berisha). Të tjerat janë orvajtje boshe për përfitime politike, por që me dekretin e djeshëm presidencial, debati mbyllet në 10 nëntor, kur Tirana të gdhihet me një kryetar/e të ri/re.
O fjala, fjalet jane si era, ato te shkruarat mbeten. Neni 115, pika 2 e kushtetutes: "2. Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet." Po kush pjerdh per ligjet e shkruajtura ne Shqiperine e Rames dhe Berishes (si dikur as ne ate te Hoxhes). Njerezit si ti jane ne fakt e keqja e ketij vendi, sepse ata zgjedhin dhe mbeshtesin te keqen. P.S. Nuk dua aspak te marr ne mbrojtje Veliajn, i cili nese ka vjedhur le te denohet sic i takon, por faktin qe shtet demokratik pa ligje nuk mund te behet, diktatura nuk ka nevoje per to.
Barom baromi, nga ty nuk pritej ndonje autoritet kushedi se cfare. je nje cop buxhetor, dhe asnjeher President. Vazhdo shijo postin me te larte te kesaj Republike, bashke me ate fshesaren. Pas 4 vjetesh kasollja u pret.
Adrian te lumte je i sakte me argumenta ligjor, por per nje shtet ligjor dhe jo per shtetin ku sundon Edvin Lukashenko. Sa per Meron ai eshte Gelbaza e Edit qe ja hedh kujdo qe nuk eshte dakort me pashain e Surrelit.
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë
O korrak tesa vetem mprehtesi qe niuk duket kerkund ne kte artikull, ca fjale rroma perdoma qe tashme i ka mesu gjithsecili ne kte ambjent te qelbur shqiptar. Edhe nje saktesim per ata qe e ngaterrojne: Baromi, ai bega, nuk eshte ushtarak po dotorr, madje doktorr zorresh. Dmth zorraxhi.
U bene te gjithe juriste
Ky artikullshkruesi eshte SUPERJURIST sepse eshte i punesuar nga i biri i Arta Dades, qe eshte pronari i fletushkes "Dita". I biri i Artes eshte shok armesh me Veliajn qe ja beri dasmen mami me pension dhe fiq, jane te dy pjesetare te sipermarrjes "vjedhje pronash ne Tirane".
Nuk eshte shkarkuar per shkelje te rende te kushtetutes apo ligjeve, por per mungese ne pune me shume se 3 muaj rjesht. Nuk eshte kopetence e gjykates kushtetuese te shqyrtoje dhe argumentoj nese eshte apo jo i drejte shkarkimi kur mungon me shume se 3 muaj sipas ligjit per pushtetin vendor neni 62 pika c. Nese gjykata kushtetuese do te thote se eshte ne kopetence te saj dhe jo te gjykates administrative, atehere prevalon vendimi i gjykates dhe dekreti presidentit behet nul per Tironen. Por duhet qe gjykata kushtetuese te veproje sa me shpejt te pakten perpara dites se shpallur te zgjedhjeve.
Ana. Ky rregulli i tre muajve vlen vetem per Lalin? Sepse me Saleh plehun dhe Beler egjiptianin u veprua ndryshe, e mban mend?
Respekte Adrian.
Ke ndonjë ide sa njerëz presin përgjigje nga bashkia për aplikime të ndryshme që nga muaji janar e shkurt? Nuk marrin përgjigje se ska kryetar të firmosë!? Ti mbash jetën peng qindra qytetarëve nuk është emergjencë? Pse duhet të mjaftohem unë që bashkia vazhdon të heqë plehrat siç thotë autori??!
sali Shejtan Haram
Z. Thano, Presidenti zgjidhet me mirekuptim nga te gjitha palet per te qene mbi palet ne parim. Presidenti i tanishem u zgjodh si ushtar per te qene ushtar i Kryeminstrit. Thjesht po vepron ashtu sic do shefi i vet.
Shkrimi eshte qytetar dhe i ve pikat mbi i. Begaj nuk e ka ate takat. Ndryshe nis ai hesapi qe ai vete e di ca eshte. Jane letrat ne Spak. Ata qe e vun aty e din gjithashtu. Eshte president i kapur per fat te keq,pjes e sistemit Nese kete artikull e ka shkruar kryeredaktori i kesaj gazete qe e respektoj per shkrimet shume te goditura te kohes se fundit, atehere them se dhe ai e di shume mire pse Begaj nuk e firmos dot dicka qe Rames nuk i pelqen. I hap vetes dyert e burgut shkurt muhabeti dhe shkon edhe vet aty ku eshte Veliaj
Jane mbledh me kuc e me mac me rrezu Veliajn te gjitha krahet qe kane shkatrru Shqiprin, e ai nga burgu tall rrocken duke i bere lolo te gjithe. Shume i zoti lali!
Zoterinj komentues pervec Presidentit Moisiu te gjithe pa parjashtim kane qene numeror topi dhe i kane sherbye tutorit te tyre, ka pasur edhe ndonje pijanec si Iliri i Mete qe te "fuste me duart e tij ne burg" pasi ishte bere tape me raki dhe 40 ballesh, qe rruante me kamiona para per veten e tij. Baromi ka nje nje tjeter histori te ndyre, ka qene Shef i Pergjithshem i Shtabit te Ushtrise dhe ka futur duart e ka vjedhur per veten e tij dhe oligarket Reparte dhe prona te Ushtrise, e ka zene gjarpri (Rama) aty ku nuk tregohet dhe ky eshte nje mut i lagur ne shi qe qelbet ere dhe firmos cdo gje qe i vihet perpara sipas propozimit te Pashait te Surrelit.
Rama do bënte shtet ligjor dhe vazhdoj stafetën e Berishës shtet rrumpall…
E po kur jep mendje dhe Adrian Thano,Mos ngelt njeri pa pa mendje.
Z Thano ,respektoj shumë penën tuaj ,por shikoj që ; duhet të ndroni penicën sepse ka filluar të gërvishi letrën. P.S. Veliaj ka munguar nga drejtimi 3 muaj pa arsye ,d.m..th. zvëndësimi është i mbështetur në ligj.Ai ka të drejtë të vazhdoj të kërkoj nga ana ligjore të drejtën e tij deri në fund .Kur të dali se ai është i pa fajshëm përgjegjsat do të shkojnë në vënd të tij. Bashkia do drejtus sepse nuk duhet të arijmë në një krizë mjedisore,shoqërore dhe pastaj të marim masa ,prandaj zgedhja është emergjente.Personalisht kam dhe do të mbaj respektin më të madh për Erjonin dhe dëshiroj të dali i pa faj ,sepse atij i takon merita që Tirana është bërë qytet me standarte Evropiane.Kushdo që të vijë vetëm do prishi .Ai është në punë i pa zvëndësueshëm."Dy nivelet më të larta kan detyrat e tyre dhe s'mund të drejtojnë bashkinë me muaj të tërë .Me ikjen e Erjonit në Tiranë ka filluar të pllakosi pisllëku.
I KERKOJ ERION VELIAJT, PUBLIKISHT, QE TE KANDIDOJE PER TIRANEN, EDHE NESE KJO BETEJE NGJAN PAK SI KAPRICO, LE TI THYHET HUNDA QELBIT QE KA ZENE PARTINE SOCIALISTE
Pra ne nuk kemi Kushtetute ,Gjukate Kushtetuese dhe President . Por cfare kemi ? Ne flamurin shqiptare kemi nje perzjerje ngjyrash politke qe sejcila ka parimet e normat e saja . Kush vendos? Ai qe eshte ne pushtet . Por cfare shteti jemi ? Kur hypen Saliu,rrumpalle .Me Ramen ,gjysem Enver e gjysem Sali . Cfare kerkoni o shqiptare te shpartalluar . Sic thot ,shprehja e vjeter e camerve ,kjo pune ka marr rruge e s'ka per tu kthyer kurr, atje ku duan shqiptaret . Aleati yne ka 6 vite qe, as do tja dije per politikat e shqiptarve . Degjojme cdo dite shprehje bombastike . Gari Amerika te shporri keta politkane me Ramen ne krye, qe po shkaterrojne demokracine ne Shqiperi . Gati dosja te hedhi ne ere Ramen e Berishen bashke me ata qe u vijne nga pas .Jo o popull i carvalitur . Amerika nuk nderhyne ne keto pune .Te ndihmon e te tregon rruget qe duhet te shkelim ne demokraci . Shqiptaret duhet ta gjejne vete ilacin per te sheruar keto semundje qe kemi . Presidenti beri detyren jo se ja kerkoje Rama, por Rama cfrytezoje anomalit ,qe ka Kushtetuta . Ci bini ne qafe ketije Rro..gozhinasit. S'ka asnje kopetence nga ato qe ju doni .