Problemi i opozitës në Bashkinë Tiranë nuk është thjesht arithmetik…

3 Tetor 2025, 10:19Blog TEMA
Problemi i opozitës në Bashkinë Tiranë nuk është

Nga Eduard Zaloshnja

Në territorin e Bashkisë Tiranë, plot 51.1% e pjesëmarrësve në zgjedhjet paralmentare të 11 majit nuk votuan për PS-në. Por kjo nuk do të thotë se 51.1% e atyre që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 9 nëntorit në Bashkinë Tiranë do të votojnë pa diskutim për një kandidat opozitar, që duhet të bekohet domosdoshmërisht nga dyshja Berisha-Meta (kushdo qoftë ai ose ajo). 

Sepse plot 10,704 votues opozitarë ia dhanë votën Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorit, shumica dërrmuese e të cilëve mund të mos votojnë për një kandidat të bekuar nga Berisha-Meta, kushdo qoftë ai ose ajo. 

Sepse plot 11,734 votues opozitarë ia dhanë votën Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet të Lapaj-Shabanit, shumica dërrmuese e të cilëve mund të mos votojnë për një kandidat të bekuar nga Berisha-Meta, kushdo qoftë ai ose ajo. 

Sepse plot 11,618 votues opozitarë ia dhanë votën PSD-së së Tom Doshit, shumica dërrmuese e të cilëve mund të mos votojnë për një kandidat të bekuar nga Berisha-Meta, kushdo qoftë ai ose ajo. 

Sepse plot 6,900 votues opozitarë ia dhanë votën Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës, shumica dërrmuese e të cilëve mund të mos votojnë për një kandidat të bekuar nga Berisha-Meta, kushdo qoftë ai ose ajo. 

Sepse plot 1,695 votues opozitarë ia dhanë votën Koalicionit Djathtas për Zhvillim të Shehit-Alibeajt, shumica dërrmuese e të cilëve mund të mos votojnë për një kandidat të bekuar nga Berisha-Meta, kushdo qoftë ai ose ajo. 

Sepse plot 19,377 votues opozitarë ia dhanë votën Partisë Mundësia të Agron Shehajt, një pjesë e të cilëve mund të mos votojnë për një kandidat të bekuar nga Berisha-Meta, kushdo qoftë ai ose ajo.  Etj, etj…. 

Duke përmbledhur, është e vërtetë se plot 174,418 tiranas dhanë vota të vlefshme për ylberin opozitar të përbërë nga 9 sigla, por vetëm 110,396 vota ishin për koalicionin Berisha-Meta. Plot 64,022 vota të tjera shkuan tek 8 sigla që nuk mund të kenë ndonjë sinergji domethënëse elektorale me koalicionin Berisha-Meta. 

Me pak fjalë, problemi i opozitës në Bashkinë Tiranë mund të mos zgjithet me një mbledhje të thjeshtë arithmetike… 

1 Komente

  1. D
    Diaspora

    Adriana Kalaja ka me merita per te kandiduar per kryetsr bashkie ne Tirane sepse eshte e zonja dhe ajo ka mare pjese ne cdo protesta qe organizonte opozita ndersa ata tre qypat si Cepane apo hsimja qe nuk kane qene kure dhe nuk ja kane dite vleren dhe mbi te gjitha jane te tre bashkepunetore te sorosit. Pastaj Berusha ti ke Balliun qe ka shprehe deshire me mire Balliu dhe Adriana se sa keta mermhumet dhe ta vulos ketu se ke nje humbje te madhe me shume se 11 majin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje