A e ndjejmë urinë e Gazës?

3 Tetor 2025, 09:39Blog Nga Alba Malltezi

Ndërsa deshëm dhe gëzojmë një botë globale, nuk mund të bëjmë sikur nuk shohim dhe as ndjejmë vuajtjen nga uria dhe vrasjen e mijëra grave, fëmijëve e të moshuarve në Gaza. Në Itali, në të vërtetë, nuk bëjnë sikur. Një shoqëri që ka krijuar një ndërgjegje, që ka një etikë nuk mund ta kthejë kokën nga ana tjetër. Sot e gjithë Italia ndalon, hesht, në mbështetje të anijeve të “Flotilla”, mbi 44 varka me vela të mbushura me ushqime, të cilat janë bllokuar nga Izraeli në përpjekjen për të çuar ushqim në Gaza.

Gaza nuk është Hamasi. Gaza është peng e një politike terroriste, ekstremiste siç edhe ne shqiptarët e kemi provuar në kurriz. Kush na pyeste ne ndërsa ishim peng të politikës së çmendur dhe izoluese të një diktatori si Enver Hoxha? Dhe jo pak, por 45 vite në një kafaz që i pëlqente vetëm një njeriu dhe nomenklaturës së tij.  Ajo që lëndon sot është se në Shqipëri ka njerëz që nuk e ndjejnë urinë e Gazës, që vendosin gishtin në stomakët dhe në trupat skelektrikë të një populli dhe u thonë: Faji është i juaji! Ju nuk dini! Ju nuk jeni si ne! Ju keni Hamasin! Por Hamasi është një kërpudhë e keqe që duhet shkulur me ndërhyrjen e më të zotëve dhe jo me duart e fëmijeve dhe të moshuarve të Gazës.

Uria e Gazës duket sikur ndjehet kudo në botë, vetëm mes nesh nuk ka sensibilizim. A e ndjejmë të paktën thellë brenda nesh padrejtësinë ndaj fëmijëve, grave e të moshuarve? Ndërsa në këtë tetor ngremë zërin për shëndetin e gruas, për ekografi e mamografi, mendoni një grua të sëmurë me kancerin e gjirit në Gaza. Ku mund të shkojë ajo? Çfarë mund të bëjë që të marrë një ilaç, një kimioterapi?

Në kohën e Inteligjencës artificiale. Gaza bombardohet sikur e gjithë Bota të kishte ndalur në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Në kohën e inteligjencës artificiale, Ukraina nuk shpëton dot nga një sulm absurd për pretendime kufijsh, kur kufijtë po i heqim dita ditës. Bota përfshihet në konflikte, pasi shumë prej nesh në vend të paqes, kanë luftën brenda vetes; luftë për t’u renditur mes më të pasurve, mes më të fortëve, mes më të mëdhenjve, mes më të lartëve, mes më të klikuarve.

Në Flotilla, mbi 500 pjesmarrës europianë lanë divanët e tyre të ngrohtë, shtëpitë me ujë, internet e ushqime. Lanë smartphone-t me skrollet që alternojnë fytyra me silikon, paserelat e javëve të modës me fëmijët e uritur dhe një tokë të zhuritur për t’i thënë Stop!

4 Komente

  1. I
    Ishi i ZaKarovës

    Ku i kam dëgjuar të njëjtat fjalë un mo?!! Po tëpkë bre?? Aaaa po...ekstremi i majtë i Perëndimit që në 1999 shkoi mbi urat e Beogradit që ti shërbente Millosheviçit si mburoja njerëzore me trupat e tyre kundra bombardimit të NATO që kishte nisur për të ndalur masakrimin e fëmijëve të Kosovës...! Po! Të njëjtët njerëz të rrjedhur, të njëjtat argumente dhe fjalor! Edhe të njëjtat ofendime për njerëzit me arsye të shëndoshë: "jeni kafshë të egra që se kuptoni dhimbjen e popullit serb" etj. etj. Ja pse ai ambasadori palestinez dhe miqtë e tij ekstremistë duhen shpallur NON GRATA...për Kosovën pati vetëm tallje po ama thesin me aspra e paska boshatisur në Tiranë për të helmuar shqiptarët me propagandë pro Hamas... Kurse këtyre që shesin popullin e tyre(po edhe shpirtin e tyre) për 30 aspra nuk kemi çu bëjmë...skemi shtet që të merret me këta

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hetuesi Fiskal

      Hipokrizi lalucesh qe kane fatin e kurves. Po sa ben hartime "mallengjyese" me mire bej ndonje donacion si miliardere ... me leke inceneratoresh

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhixhi

        Eshte kthyer Tema ne nje gazete Izraelite ? Nga komentet qe lexoj shoh vetem komente agresive , banale, denigruese dhe teper percarse per popullin tone. Komentojne ne cdo lajm qe ka te beje me gjeoncidin cifut . Komente qe vijne nga nje person ose nje gurp teper i vogel . Keta bira kurvash ose jane paguar shume mire nga Izraeli , ose shkruajne nga izraeli ose jane " e djathta ekstreme shqiptare' . Ca birbo qe ju ka marre koka ere dhe nuk dihet se si do perfundojne.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Que D'or

          Dikur ishin, kishte - shtetas, ilirë, epirotë, romakë, osmanë, etj. Zbriti koharat e shkuara e gjindesh duke i vënë o flakën bibliotekës së Aleksandrit o marrësh shkallaresh në Babiloni ose i thyer hundën Sfinksit ose nëse edhe të padalë t'jini - e freskët; si u përflak dikur - freskoe laringun burrimit nën lofatë - Voskopoja. Për harresë: Ti, përherë s'ke qënë. Sot vetëquhesh; për termin - edhe shtetas, pa asnjë kusht dallimi, shqiptar. Dikur saç të e vunë e i kanë thurrur t'u thirr - krahinor. Q'a je a s'je, duhesh me qënë si ata janë - pa u ndjerë të detyruar për urdhëroren « duhet ». O të, jesh, o kurrë ç'u bë; n'mos alas u befsh, e ji e, qënë! Mohoi!

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje