Nga Thoma Gëllçi
Demokracia është shpikja më madhështore e njeriut, pas rrotës dhe rakisë. Dhe ashtu si rrota dhe rakia, edhe ajo mund të të çojë përpara, ose mund të të rrokullisë poshtë një përrua ku s’të gjen më njeri. Ajo na jep lirinë e madhe — të zgjedhim. Dhe, meqë jemi kaq të mençur, shpesh zgjedhim pikërisht atë që do ta shkatërrojë vetë lirinë tonë.
Është një spektakël i çuditshëm: populli e voton njeriun që i thotë hapur: “Do t’ju mbyll gojën sapo të më jepni pushtetin.” Dhe populli, me entuziazëm, thotë: “Bravo! Ja ku janë çelësat e shtëpisë, e mos harro të na mbyllësh edhe dritaret!” Ka diçka madhështore në këtë lloj sjelljeje kolektive. Të tjera sisteme qeverisjeje nuk e ofrojnë dot: vetëm demokracia është kaq zemërgjerë, sa të të japë lirinë për t’ia prerë qafën vetes.
Në një mbretëri, të paktën ke një fajtor të qartë: mbretin. Në një diktaturë, e di se kush të shtyp: diktatori. Kurse në demokraci? Aty e ke luksin të fajësosh veten. “Ne e zgjodhëm këtë fat,” thua me krenari, ndërsa numëron taksat, çmimet e rritura dhe premtimet e pambajtura. Nuk është për t’u habitur që popujt e dashurojnë kaq shumë demokracinë: ajo është i vetmi sistem ku rrihesh vetë dhe pastaj duartroket për shijen e shkopit.
Shumica, thonë, ka gjithmonë të drejtë. Kjo është shakaja më e madhe se çdo komedi që kam parë ndonjëherë. Ishte një kohë kur shumica mendonte se toka ishte e sheshtë, se shiu vinte nga perënditë e zemëruara dhe se çdo shtrigë duhej djegur. Shumica është një orkestër që luan gjithnjë me dy nota: frikë dhe entuziazëm. Por, s’ka ndonjë zgjidhje tjetër. Kjo është orkestrën e vetme që luan simfoninë e madhe të demokracisë.
Demokracia është një gjë e brishtë. Është si një qengj që rritet mes ujqve. Të gjithë admirojnë pafajësinë e qengjit, por më shpesh admirojnë edhe shijen që ka mishi i tij Dhe qengji, për habi, ua jep vetë thikën në dorë.
Por këtu fshihet edhe bukuria e saj e madhe. Demokracia nuk është një dhuratë që e merr dhe e vendos mbi raft. Është një fëmijë që duhet ushqyer, edukuar dhe mbrojtur çdo ditë. Po ta lësh vetëm, rritet i brishtë dhe herët a vonë vjen dikush ta grabisë. Po ta dorëzosh te të paaftët dhe maskarenjtë, ata e kthejnë në turmë të verbër që ecën drejt greminës me brohoritje patriotike.
Në fund të fundit, demokracia është si një anije qe nuk ka shumë timona por ka shume timoniere. Çdokush ka të drejtë të drejtojë. Por tragjedia është kur, në momentin më kritik, timonin e kap ai që nuk di të lexojë as busullën, por ka kurajon të thotë: “Une e di rrugën.”
Shkrim brilant.
Shkrim brilant i nje personi brilant i bere pis nga Spaku qe therr qingja!
Shkrim për kokëboshët.
------------Si duket ne shqiptarët mendojmë:-----------======================================------------------------- Fati ndonjëherë--------------------------- ====================================== ------------------------çon në port---------------------------------- ====================================== -------------------dhe anijen pa timonier.---------------------
Po na trego rrugën pastaj kërko timonin.
Pa asnjë dyshim që demokracia mbetet sistemi më i mirë politik i shpikur nga Njerëzimi. Le të thotë çfarë të dojë Gëllçi. Por ka një problem: demokracia nuk është për të gjithë. Ai është një sistem kryesisht për popujt e ngritur dhe të civilizuar. Që ka të bëjë me mentalitetin, zakonet, traditat dhe kulturën e çdo populli. Pa dyshim që ekziston një përpjekje e kastës sunduese për ta përdorur demokracinë për qëllimet e saj; Por demokracia në vetvete nuk është fajtore. Janë njerëzit që përpunohen apo mashtrohen ata që e dëmtojnë demokracinë!
Je i sigurt qe e ke kuptuar mire analizen e Gellcit?
Bravo Thoma! Nuk e dija qe e zoteron kaq bukur sarkazmen.Shkrim brilant!
Sa qënie e pështirë dhe imorale ështe ky Gëllçi.
Jà dhe brohoritja patriotike, "Gellci ne gijotine", e ka thene brohoritja Samiu! Ka te tjere? Bujrum!
Demokracia… marrin pjesë në votime 70%, e atyre që kanë të drejtë, nga këta 38% votojnë njërin krah, fitojnë dhe kanë pushtetin për 4 vjet. Pra gjithnjë në demokracinë e sotme drejton pakica. Por kur bën më të mirën e mundshme, edhe me gabime rrugës, gjen mbështetje ten zgjedhësit. Ajo që dëmton demokracinë është drejtësia e korruptuar, ajo bën të humbasë besimi tek shteti…por ky është kapitalizmi.
Hajduti të vjedh paratë.Politikani hajdut të vjedh ardhmërinë tuaj,ëndrat tuaja, dijen tuaj,arsimimin tuaj,shëndetin tuaj, buzëqeshjen tuaj.Hajduti të zgjedh ty, ndërsa POLITIKANIN HAJDUT e zgjedh TI! Voltage (1694-1778)
Gellci e ke lene demokracine pa koke: Populli si fillim ta jep voten. Por nqse nje udheheqes kthehet ne nje diktator, ay ngrihet dhe i jep nje shqelm bytheve ketij diktatori dhe e con mbas hekurave. Kete e ben vec nje popull i civilizuar dhe jo masa arnaute ketu, qe sa me i eger pushtuesi dhe sunduesi, aq me te dashuruar me ta ndjehet kjo arnauteri.Prandaj vazhdojne te defrejne ketu, te gjithe sunduesit pervers rami- sali dhe me radhe deri te juristet, qe dirigjohen nga ata.
Gellci nje SKUTH dhe HIPOKRIT klasik .
Demokraci ka pas dhe ne monarkite absolute: kuptimi i parë i hershem i fjales parlament ka qenë gjykate, që e ngriten mbreterit e hershem franceze per të mos gjykuar vetë se mund te ishin subjektive... Ne diktatura te ndritura (éclairées) ka me shumë demokraci dhe drejtesi se ne nje demokracu fasade...
Liria dhe Demokracia ,jane thjesht per enderimtaret.Nga momenti qe thuhet:Shumica vendos,do te thote se pjesa tjeter eshte e detyruar te neneshtrohet.Edhe diktatura keshtu thosh.Iluzionet mbeten te tilla mashtrime sa i "pranojme"pa kundershti.Bota eshte nje "aren" ku "egersirat" bejne lufte kush te jetoj me mire.
Ne kete Bote , ku monopolin e te vertetes e ka DIKUSH atje lart , edhe Th. Gellci jep nje definicion interesant qe te kujton nje nenvizim te F. Kafkes : " Per cdo disfate ne jete , Njeriu eshte fajtor vete " .
Bravo Thoma, mos prit të të kuptojnë injorantët, kokëboshët, militantët, patronazhistët e majtë dhe të djathtë… E provove në kurriz, edhe kulaçin, edhe kërbaçin e demokracisë… Shija shumë e keqe, në të dy rastet, apo jo? Gjithsesi ti nuk je nga ata që për inat të vjehrrës të shkosh e të flesh me mullixhinë. Unë të njoh bajagi mirë…
Nuk dua te di cfar shktuan nje njeri pa dinjitet. Nje perfitues brilant i fondeve publike se Spak-u nuk te denon kot po mbi te gjitha nje njeri arrogant pa edukate me nje hije zeze ne paraqitje qe trembte cdo njeri qe i dilte perpara. I kam shkuar nje here ne zyre per nji problem te rendesishem por ajo qe kam perjetuar ne ate zyre nuk me kish ndodhur gjithe jeten. Nuk kaluan disa muaj dhe zoti mori hak degjoi lutjen time dhe i corri masken nje perversi qe nuk e meritonte karriken qe ishte ulur. Mendimet e tij jane pa vlere kur nuk ka vlere si njeri.