Pse “të çmendurit dhe budallenjtë” janë më të dobishëm për politikanët autoritarë

3 Tetor 2025, 10:29Blog TEMA
Pse “të çmendurit dhe budallenjtë” janë

Hannah Arendt, historiane e filozofisë politike gjermane e cila u burgos për pak kohë nga Gestapoja në vitin 1933, shpiku termin "banaliteti i së keqes". Arendt u bë e njohur për shprehjen "të çmendurit dhe budallenjtë", të cilët ajo besonte se ishin mjaft të dobishëm për politikanët autoritarë - pasi atyre nuk u pëlqen të kenë shumë njerëz “kompetentë” përreth vetes.

Arendt ishte 69 vjeçe kur vdiq në ‘New York City’ më 4 dhjetor 1975. Gjysmë shekulli pas vdekjes së saj, në një artikull në Substack të botuar më 2 tetor 2025, nobelisti dhe ekonomisti liberal, ish-kolumnisti i New York Times, Paul Krugman, thotë se koncepti i Arendt-it "të çmendurit dhe budallenjtë" është i rëndësishëm për qeverisjen e dytë të Donald Trump.

Trump, sipas ekonomistit të shquar neokejnsianist, e ka bërë të qartë se e rrethon veten me "të çmendur dhe budallenj". “Amerika nuk është më një demokraci plotësisht funksionale", paralajmëron Krugman. “Por, si të gjitha regjimet autoritare, autokracia e Amerikës po drejtohet nga të paaftë keqdashës”, shton Krugman, sipas të cilit “sulmet kibernetike” në Administratën e dytë të Donald Trump ilustrojnë qartë "Ligjin e Arendt-it".

“Hannah Arendt argumentoi se regjimet autoritare nuk duan njerëz kompetentë”, - shpjegon Krugman. "Ata preferojnë 'të çmendur dhe budallenj’, mungesa e inteligjencës dhe kreativitetit e të cilëve është garancia më e mirë e besnikërisë së tyre'.

Krugman e riktheu thënien e famshme të Arendt me bindje se ‘të çmendurit dhe budallenjtë’ ka të ngjarë të jenë më të vlefshëm në Amerikë, për t’iu kujtuar njerëzve të mençur e të zgjuar në vende me demokraci dhe ekonomi po aq të zhvilluar, që të rigjejnë vetveten. Në vende të tjera, ndoshta është e rëndësishme që të identifikohen “të çmendurit dhe budallenjtë”. (Aranit Muraçi)

Lini një Përgjigje