Gazment Bardhi, një nga figurat më të ekspozuara të PD-së në vitet e fundit, javën e kaluar bëri një paraqitje në Kuvend për të cilën vështirë se mund të ndihet krenar. Hedhja e shisheve me ujë dhe e kushtetutës në sallën plenare, në ditën kur duhej të diskutohej programi qeverisës, nuk ishte thjesht një akt proteste. Ishte një skenë që i mohoi publikut mundësinë të njihej me prioritetet e qeverisë, duke shndërruar një seancë parlamentare në një shfaqje të shëmtuar.
Reagimi publik ndaj kësaj sjelljeje nuk ishte aspak në favor të Bardhit. Opinioni, edhe ai më kritik ndaj mazhorancës, e pa me sy kritik shndërrimin e sallës plenare në një arenë zhurme e shisheve. Për qytetarët, të cilët prisnin të dëgjonin prioritetet e qeverisë, kjo skenë dha përshtypjen e një opozite që nuk ka argumente, por vetëm zhurmë. Kështu, Bardhi nuk fitoi as pikë politike, as simpati publike.
Në rastin e Bardhit, kjo sjellje është edhe më e pakuptueshme. Ai e di se akte të tilla nuk i shtojnë asnjë kredibilitet në opinionin publik. Përkundrazi, e paraqesin si një politikan që ka braktisur logjikën racionale dhe është kthyer tek retorika e forcës. Pyetja është: pse e pranon Bardhi një kosto të tillë?
Përgjigjja lidhet edhe me kontekstin e brendshëm të PD-së. Kriza e gjatë, ndarja në kampe dhe mungesa e një figure unifikuese e kanë bërë Bardhin të kërkojë çdo formë ekspozimi. Për një politikan në kërkim të peshës së munguar, të dukesh i gatshëm të “sakrifikosh” është më e rëndësishme se sa të mbash një profil serioz. Prandaj ai pranon ta paguajë këtë kosto, edhe pse është e qartë se nuk i shërben imazhit të tij publik.
Përgjigjja lidhet gjithashtu me atë që mund të quhet “shansi i dytë” i dhënë nga Sali Berisha. Është një praktikë e vjetër e tij: figurave që në një moment i dolën kundër, por më pas u dobësuan politikisht e elektoralisht, Berisha u ofron rikthimin. Jo sepse i respekton apo i vlerëson, por sepse i do të nënshtruar. Të ekspozuar nga gabimet e së shkuarës, të detyruar nga mirënjohja, këta kthehen në militantë më të zellshëm se militantët e zakonshëm.
Ky fenomen nuk është i ri. Përveç themeluesve të PDr dhe Arben Imamit, historia e PD-së njeh raste të ngjashme. E njëjta gjë ndodhi me Neritan Cekën, i cili sapo u "rehabilitua" i kthye në një skifter të Berishës, duke braktisur profilin intelektual, me të cilin krenohej aq shumë. Deri në megalomani. Pra, ata që zgjodhën të kthehen, përfunduan duke u shndërruar në zëra më të ashpër se vetë Berisha. Ky është modeli i përsëritur: kush kthehet, e bën gjithnjë me një militantizëm të shtuar, për të “shlyer” fajet e së shkuarës.
Historia e PD-së e ka treguar këtë model: me ish-themeluesit e PDr që u rikthyen si “të amnistuar”, apo me Arben Imamin, i cili pas rikthimit e tejkaloi vetë retorikën e Berishës. Sot, Gazmend Bardhi është shembulli i radhës. Agron Gjekmarkaj po ashtu. Xhelal Mziu po e po.
Në këtë kuptim, veprimet e Bardhit nuk janë thjesht shpërthime nervash apo akte të pakoordinuara. Ato janë çmimi që paguan për shansin e dytë. Dhe ky çmim, siç tregon e kaluara, është i lartë: humbja e pavarësisë njerëzore dhe shndërrimi në një instrument të përdorshëm sipas nevojës.
E ardhmja e Bardhit mbetet e paqartë. Nga njëra anë, shansi i dytë i jep një rol në skenën politike, duke e mbajtur të pranishëm në Kuvend e në media. Por nga ana tjetër, kjo rrugë ka një çmim të lartë: humbjen e profilit si figurë e pavarur. Nëse Bardhi vazhdon të paguajë këtë kosto, rrezikon të mbetet një figurë e konsumuar, e cila për hir të një rikthimi afatshkurtër sakrifikon perspektivën afatgjatë.
Politikan paçavure.
Mjere ne qe lexojme lajme per nje njeri ordiner pa asnje lloj vlere
Pse cfare paske pare te G. Bardhi para kesaj "Metamorfoze" ? Nga zagar I Bashes , me te njejtat takeme, kaloi zagar I Berishes . KY eshte perceptimi per ket shemtire politike . Nuk ka nevoje per zhbirime , sepse ai vete ia Ben " Muuuuu "!