Kryeministri Rama dhe çunat e lagjes

8 Nëntor 2023, 11:20Blog TEMA
Kryeministri Rama dhe çunat e lagjes

Nga Veton Surroi

Kryeministri Rama mbajti para gati një muaji një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me Kosovën, që për mua kishte tri gjëra për të mbajtur mend. E para ishte gjatësia e fjalimit prej një ore e gjysmë apo dhjetë mijë fjalëve, që për krahasim do të ishte gjysma e “Plakut dhe Detit” të Hemingwayit apo një e treta e “Të huajit” të Camus. E dyta dhe me gjasë lidhur me gjatësinë qe energjia e madhe e mllefit e investuar për të mbajtur qoftë ritmin e fjalimit, qoftë për të shprehur brengën shpirtërore të fjalëmbajtësit. Dhe e treta ishin elementet e një platforme-vizioni të kryeministrit Rama të rolit të ri të Shqipërisë karshi Kosovës.

Ky element i tretë më ngacmoi që, në qetësi e meqë kjo nuk është temë e ditës, të shpreh disa prej vërejtjeve që kam ndaj këtij vizioni-platformë, posaçërisht ngase mund të jenë të dëmshme për Shqipërinë e Kosovën dhe për marrëdhëniet mes tyre. Duke u përpjekur të mos e marr në konsideratë mllefin, ja edhe vërejtjet e përmbledhura:

1. Politikanët kosovarë nuk janë “çunat e lagjes”

Kryeministri Rama shpërfaqi bindjen e vet se udhëheqja politike e Kosovës po bën veprime për interesa zgjedhore duke e “vetëdobësuar pozicionin diplomatik” dhe duke i dhënë dhurata bujare Serbisë në procesin negociator.

Kjo mbase do të mund të pritej në fjalorin e politikës së brendshme të një shteti, por jo në ndërveprim me politikanët e shtetit tjetër. Se çfarë është interesi përcaktues i veprimeve politike të pushtetit a opozitës në Kosovë u përket vetëm atyre dhe zgjedhësve të tyre. Për më tepër, edhe po të ishin interesat zgjedhore ato që shtyjnë një apo tjetër veprim, kjo nuk është çështje që i përket drejtuesit të një shteti tjetër. Siç nuk do t’i kishte hije asnjë drejtuesi të Kosovës të vlerësonte motivet zgjedhore të veprimeve të kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Nuk është edhe gjë e mençur në praktikë: nëse e zhvlerëson partnerin tënd në shtetin tjetër si joparimor ndaj interesave të vendit të tij, si mendon të ndërtosh relacion me të në të ardhmen?

2. Negociatat nuk janë garë talenti

Procesi negociator Kosovë-Serbi është i vështirë dhe kjo nuk është risi, ka qenë i vështirë gjithnjë. Prej zhbërjes së Jugosllavisë, me ndërprerje të kohëpaskohshme, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar negociata mbi 30 vjet . Negociatat kanë një veçori, ato kanë përligjur çlirimin e Kosovës më 1999 dhe pavarësinë e kushtëzuar (2005-2007), por nuk kanë lëvizur nga pozicioni thelbësor, të përligjjes së barazisë së palëve mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë tri dhjetëvjetëshve është Serbia, e cila në interpretimin e vet në mënyrë të suksesshme ia ka mohuar barazinë Kosovës.

Negociatat, dhe jo vetëm këto mes Kosovës dhe Serbisë, kanë edhe një veçori universale: ato zhvillohen mes palëve që kanë një hall të përbashkët dhe rëndom palës së tretë (lehtësuesve-ndërmjetësve). Ekziston një logjikë veprimi negociator i palëve (pse pranojnë apo jo ndonjë propozim, pse japin apo jo ndonjë propozim) dhe ekziston një logjikë veprimi negociator i lehtësuesit-ndërmjetësit (pse vë përpara një propozim e jo një tjetër).

Kryeministri Rama ka bërë veprime që i ngjasojnë inkuadrimit në një format gare talenti. Gjatë muajve të kaluar ka dhënë propozim për statutin e Bashkësisë së komunave me shumicë serbe pa ia kërkuar as palët e as ndërmjetësit. Në Kuvend ka akuzuar Kosovën se po e refuzon Marrëveshjen franko-gjermane, pavarësisht faktit se Kosova ka ofruar ta nënshkruajë atë e Serbia po refuzon jo vetëm nënshkrimin, por edhe dakordimin gojor me tërësinë e Marrëveshjes.

Në garë talenti kjo quhet distoni e plotë, në negociata (thënë më së buti) një ndërhyrje e ngathët. Ndërhyrjet e ngathëta bartin më vete efekt potencial destabilizues.

3. Kosova nuk e ka fituar luftën

Kryeministri Rama e përsëriti një formulë e cila tingëllon logjike dhe është përsëritur prej të tjerëve qe gati një çerekshekulli, se Kosova e ka fituar luftën dhe se si nuk po kupton se tash duhet ta fitojë paqen.

Gabimi është faktik. Kosova nuk e ka fituar luftën, e ka fituar NATO-ja për Kosovën. Ushtria e RFJ-së (Serbisë dhe Malit të Zi, asokohe) nënshkroi kapitullimin me NATO-n, jo me autoritetet e Kosovës. UÇK-ja u detyrua të zhveshë uniformat dhe të dorëzojë armët, presidenti Rugova të hyjë nën administrim të UNMIK-ut.

Po ta kishte fituar Kosova luftën, nuk do të kishte pasur nevojë për negociata të gjata, do të përfundonin me vendosje marrëdhëniesh si mes Kroacisë e Serbisë.

Për Serbinë, lufta nuk ka përfunduar, ajo ka vazhduar me mjete të tjera. Sulmi paraushtarak në Banjskë ka qenë vetëm një akt i fundit i kësaj lufte.

Për gati çerekshekulli Kosova dhe Serbia e bashkësia ndërkombëtare me të janë në përpjekje për t’i dhënë fund luftës dhe për të arritur paqe të qëndrueshme.

Paqja e qëndrueshme është kur Kosova dhe Serbia të arrijnë të respektojnë njëra-tjetrën si të barabarta. Të dyja palët ende nuk janë afër.

4. Militarizimi nuk është zgjidhje

Reagimi i parë i kryeministrit Rama pas sulmit paraushtarak ishte thirrje për marrje nën kontroll të pjesës veriore të Kosovës nga ana e forcave të KFOR-it, pra NATO-s. Thirrja u përcoll me përshkrim të asaj pjese të Kosovës si “tokë e askujt” (No one’s land) dhe debati u përqendrua në hollësitë e kësaj shprehjeje, por më me rëndësi ishte koncepti. E koncepti ishte, nga aspekti i menaxhimit të krizës, militarizimi i zonës, pra marrja e veriut nën kontroll të forcave ushtarake të NATO-s.

Kjo, për Kosovën, nuk është risi. Ka ndodhur më 1999, ishte një mision sui generis për të menaxhuar një hapësirë, e cila zbrazej nga forca okupatore të sigurisë. Qe një mision, komandanti i të cilit dinte se nuk mund të shërbente si forcë policore dhe se duhej sa më shpejt të kthehej në mision stabilizues që ruan tërësinë tokësore të Kosovës.

Reagimi i duhur mbase duhej të ishte: përkrahje institucioneve të Kosovës me më shumë efektivë të NATO-s për ruajtjen e vijës kufitare Kosovë-Serbi. Dhe, më pak veprim ushtarak, më shumë tranzicion civil.

Mesazhi i tëholluar është më i saktë dhe peshon më shumë.

5. Nëse ndërhyn në një gjyqësor, ndërhyn edhe në tjetrin

Gjykata Speciale (apo Dhomat e Specializuara) për krimet e supozuara të pjesëtarëve të UÇK-së është njëra prej kauzave të kryeministrit Rama. Qe kauzë në Strassbourg, në Këshillin e Evropës dhe me një koincidencë jo të mirë qëlloi që kryeministri Rama të kritikonte Këshillin e Evropës për vendosjen e themeleve të kësaj gjykate ndonjë javë para se Kosova të aplikonte për anëtarësim në të njëjtën organizatë të kritikuar nga KM Rama.

Problemi është tashmë se nuk është fjala për debat politik dhe vlerësim se a janë të mira apo jo themelet e Gjykatës. Tashmë Gjykata ekziston, po vazhdon gjykimi ndaj H.Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë. Ta quash këtë gjykatë “kafkiane” e të përshkruash interpretimin tënd për akuzat e procedurat, siç bën kryeministri Rama në Kuvendin e Shqipërisë, është ndërhyrje në gjyqësor. Ky është një luks që nuk mund ta replikojë Kosova: ndonëse është në Hagë, kjo gjykatë është ligjërisht e Kosovës.

Këtë gjë nuk do të duhej ta bënte as kryeministri i Shqipërisë. I pyetur rreth rasteve gjyqësore në Shqipëri, e me përsëritje se nuk mund të përzihet në pavarësinë e gjyqësorit të vendit të vet, mund t’i përkujtohet se këtë po e bën me gjyqësorin e një vendi fqinj.

Dhe, a do të thotë kjo atëherë se vendet fqinje të Shqipërisë mund të kërkojnë ndërhyrje në gjyqësorin e Shqipërisë?

6. Miqësia duhet të çmojë, jo të përçmojë

Kryeministri Rama ka zhvilluar vitet e fundit një miqësi të ngushtë me Hashim Thaçin, madje aq sa ta konsiderojë vëlla. Emri i mikut-vëllait ka gjetur vend në fjalimin-vizion në Kuvendin e Shqipërisë, në interpretimin e historisë së re të Kosovës që e bëri z.Rama dhe ky interpretim jo domosdoshmërisht mund të gjejë mbështetje në fakte. Dashuria ndaj mikut nuk do të duhej të shndërrohej në pikën strumbullare të vlerësimit të historisë së Kosovës; rezistenca e Kosovës në vitet ’90 ka qenë shumë më e gjerë, sofistikuar dhe e arrirë se ç’mund të kuptohet nga figura e njërit apo tjetrit individ.

Kryeministri Rama, si dhe asnjë kryeministër ndokund, nuk mund të imponojë interpretime të historisë në fjalime parlamentare, aq më pak që me miqësinë që do çmuar të përçmojë të tjerët që nuk i ka miq apo nuk ka zbuluar se i ka miq.

(Kosova e ka ende të vështirë ta vlerësojë historinë e vet. Betejat e së kaluarës, në fakt, ende po zhvillohen, në garën se kush ka pasur më shumë kontribute. Ndërkohë konflikti me Serbinë mbetet i papërfunduar)

7. Kosova nuk është Palestinë

Kryeministri Rama në Kuvend citoi fjalët e porosinë, që tha se ia dha presidenti Clinton gjatë vizitës në Tiranë. Aty përmendi negociatat në Camp David dhe refuzimin e Arafatit që të nënshkruajë propozimin më të mirë të mundshëm që kanë pasur palestinezët.

Nëse ka ndonjë analogji që nuk do të duhej përdorur aty dhe në atë moment, ishte kjo. Kosova nuk ka sot asnjë gjë të përbashkët me Palestinën (e as Serbia me Izraelin) e procesi negociator Camp David asnjë gjë të përbashkët me këtë të Brukselit.

Përse atëherë përmendja e Palestinës? Mbase për të qenë konsistent, sepse ashtu sikurse politikanët kosovarë nuk janë çuna të lagjes, negociatat nuk janë garë talenti, Kosova nuk e ka fituar luftën, militarizimi nuk është zgjidhje, në gjyqësor nuk ndërhyhet, miqësia duhet të çmojë e jo të përçmojë – ashtu në vargun e gafave konceptuale qëndron nevoja logjike të konstatohet se Kosova nuk është Palestinë.

67 Komente

  1. S
    Shqiptari realist

    Me kesi shkrimesh mund te thuhet se thjesht masturbohen ata që i shkruajnë por të hedhura në këtë realitet tonin duken thjesht si ëndra. E është gjëja më e mirë të ngrihesh nga shtrati e të ndërrosh brekët e lagura.

    1. p
      pilo Lala

      Keta "trimat" mbas lufte, i njeh Kosova. Nje ideollog i ngjashem, partizan i Albin Kurtit eshte edhe nje Maqedonas, pak esmer, nuk ja di emrin, edhe ai hiqet sikur mban kursin e gjithe Shqiptareve, jep drejtimin cfare duhet te beje Kryeministri Shqiperise, i Kosoves, kur vjen puna tek Maqedonija, nuk ja mban by.tha te thote ndonje gje. Kete esmerin, nuk e ka njeri ne hesap ne Maqedoni, ndaj del tek gardhi me Shqiperine, dhe fillon shan, se e di qe nuk e ngacmon njeri.

      1. N
        Niku

        Abdylaqim Mehmeti e ka emrin. Safi shqiptar. Ngaqe i pelqen emri shume, ju thote te tjereve ta therresin Kim. Persa i perket Vetonit, keto shkrime qe vetem konstatojne, por nuk japin sugjerim per permiresim, nuk sjellin asgje me vlere. Rames ju desh te merrte rolin e Big Brother, sepse e shikon qe Kosova e Albinit po humbet terren ne arenen nderkombetare. Asnj njohje e re e Pavaresise nuk ka ardhur, pervecse grindje me ata qe e ndihmuan te clirohet. Te gjitha keto lloj shkrimesh qe e trajtojne marredhenien Shqiperi - Kosove si shteti 1 dhe shteti 2, cojne uje ne vijen e Serbise. Duhet medoemos te ndryshoje kjo qasje e te konsiderohen si vende simotra, qe ecin dore me dore drejt nje destinacioni te perbashket, me gjithe diferencat mes te dyjave. Kur vjen puna te ceshtja kombetare, mbeshtetja duhet te jete e dyanshme. Nuk ka asnje te keqe qe Rama konsideron Thacin si vella, apo qe rreket te kritikoje Kosoven kur ben gabime trashanike ne fushen e diplomacise. Ajo cfare eshte e keqe eshte qe ka nje sere turinjsh si ky i Vetonit qe i fryjne zjarrit dhe i peshperijne ne vesh tipave si Albini per te ecur perpara me koken lart se Kosova eshte shkemb graniti qe s'pyet per armikun anglo-amerikan.

    2. A
      Alban Luma

      Bravo Veton Surroi. Kemi ne krye nje analfabet funksional qe po tallet me Shqiperine, ashtu si nderkombetaret tallen me te. Nuk dihet ku do i dale fundi kesaj Shqiperie. E pate cfare mareveshje ka bere me ate ekstremisten e deshtuar te Italise me emrin pjepra(Meloni). Shume kosovare kane blere prona ne Shengjin. Duhet edhe ju te vini ne protesta ne Tirane per ta ndalur kete aventurier budalla, apo me sakte sherr-budalla

      1. R
        RAIFI

        "Albano"! Sa mire e dijke italishten! Uaaa, bravo. Mso naj gjuh tjeter shtahaj, ate baj, po sa per pulitik mos u muno. Shkoi ka prapa Sahales, ne periher je bo "Daktorr - Pofesorr" per çashtjen e pulitikave nerkomtare.

        1. R
          RAIFI

          Mos shkruaj në emër të huaj,edhe Tema qe ka adresat tona duhet të mos lejon një gjë të till.

          1. K
            Kukesiani pa parti

            Raif, respekte. Ti e ke mire mor vlla, por po ta them kukesiançe: "T'ka shku mundi dam, sepse sheku i ketij t'marumit asht plot vrima, dhe rrjedh. Nuk mbush." Na prej Kukesi, shek i thona fuçisë se madhe Ku mbajmë lang dardhash, lang arasojit, ose ku fusim rrushin para se me e bo raki. Ktyne fakirave ua ka shpu Saliu shekun me kohë, dhe i ka lane trunin pa lang. Truni i tyre asht tha krejt. Respekte or ti dajë, dhe ta dish, na malokt nuk jena me Saliun. Na shajn kot, se me konë me Saliun, nuk kishte fitu per s'dyti here PS-ja n'Kukës. Na thonë kot malokë, se malokë ka krejt Shqipnia. Ani, maloku ma i madh asht Saliu, por ai dhandri i vet nuk asht verior, edhe ç'aj Fatmir Mediu, apo aj Dash Sula, nuk jane ka veriu, por kokrra e malokut janë. Ene Rama i ka do malokë prej Jugu n'parti e n'qeveri. Hajt mo, na ka ngel nami, se pasha zotin, vetem n'Kavajë e n'Fier po t'i numuroj me mijera malokë.

          2. T
            Tironsi

            O te qifsha xhinsin mor Alban Suma, Edi Rama analfabet funksional një nga kryeministrat më të suksesëshëm që ka patur Shqipëria ndonjeherë. Ti mor rob qirë që merrke vesh nga marveshjet duhet të jesh ndonjë lango nga shpellat e Vuçidolit që bënë diplomatin. Edi Rama nuk ështê shpellar as koqevarë por çun tirona 100 karatesh. Kurse ky Veton briskue rrojtesi flet për në fshat që qenka shtet me emrin Kosovë që banohet nga ca kosovarë që i drejton një lango rrugësh me emrin Albin Kuri (kari) që ka arritur me fantazinë e tij prej rrotari të futi hundën deri në zgjedhjet eShqipërisë të një shteti tjetë se Kosova mor Veton brisku i rrojës do nja 20 vite të behet shtet. Kurse rraca juaj prej çallmaxhishë as që ju qi njeri dhe i'u kanë fut në vath si delet se qelbni dynjan me bajga.

          3. L
            Lymi Tutit

            Veton,te respektoj per "staturen" qe ke krijuar si njeri i "letrave" ! Cdokush eshte i lire dhe i mundur te artikuloje mendimet dhe argumentet e tij,mbi nje "teme" te caktuar.edhe ne lexuesit "seleksionojme"...... Nje pyetje,kur flasim per marredhenie ne mes dy Shteteve,shqiperi dhe Kosove,si e spjegon dhe cfare qendrimi,apo opinioni ke per pjesemarrjen e kryeministrit aktual te shtetit te Kosoves,me levizje politike,per te "fituar pushtetin" ne Shqiperi,ne zgjedhjet e fundit parlamentare ??!! mire do ishte te pozicionohesh ! Lymi Tutit

            1. H
              Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

              Lymi, paske tre universitete me duket. Pa ofendime, vetem me forcën e argumentit, ne 11 rreshta ke hedhur poshtë gjithë shkrimin e Surroit. Po si nuk të erdhi gjynah. Burri i botës u lodh duke shkruar, ti fap, ja hedh të gjitha ne kosh. Po tani? Te vrasë veten Vetoni? Pastaj ta bejme bust, dhe t'i themi Vetoni prej Betoni. Nga Veton Surroi ky është kthyer ne Veton Surrogato, sepse mundohet me çdo mjet të ulë Ramën, dhe nuk është puna ketij ta bëjë. Është bere si Andi Bushati. Njeri ne sherbim të Saliut, dhe tjetri ne sherbim të Albinit.

            2. N
              Nari

              Leri denglat dhe mos u merni me Ramen,po gjeni fjalen me njeri tjetrin per te zgjidhur problemin e Kosoves.Degjoni dhe zbatoni ato qe u thote SHBA,se ata e cliruan Kosoven dhe e bene shtet,se po te ishte per ty sot do kishit serbet ne Prishtine.Nje merite ka vetem UCK,e cila me luften e saj e nderkombetarizoi problemin e Kosoves,ndersa ti dhe Albini jeni per te shitur vetem pordhe dhe per te bere shqiponjen me duar.Ku e ke partine tende "Ora" e cila ka nja 10 vjet qe ka dale nga qarkullimi ?! Kjo tregon sa i besueshem je per popullin ne Kosove.Meresh me Ramen dhe nuk ke thene nje fjale te vetme per drejtuesit e UCK,te cilet kane tre vjet ne Hage !

              1. H
                Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

                Nari, ke dy birra nje meze vetem per komentin. Respekte.

                1. N
                  Nari

                  Faleminderit shume ! Zere se i piva

              2. L
                L.Xh

                O Veton Surroi, je kokrra e bythëqirit, je muti i mutit të mutit të mutit të të gjithë shqiptarisë, kudo që janë….

                1. z
                  zhigolo

                  Dhe ti L.Xh atë mut haje vet se Veton Surroit ti nuk mund ti vijsh as në majen(guxhën)e karit të tija.

                  1. A
                    Astrit Deari

                    Puno dicka o Magar,se te ka mbetur Zhena pa Gaqica.

                  2. I
                    Ismeti

                    Duhet të jesh në të njejtin nivel për ta kritikuar Surrojin e nga fjalori yt po shifet se je një hiq.

                    1. S
                      Shefqet Çela

                      NË ÇGJUHË PËRDORET FJALA "hiq" dhe çdo të thotë, apo është pjesë e shprehjes "hiq e mos këput"!

                  3. E
                    Evropiani nga Shqipëria

                    Sepse Rama është një arrogant dhe ka ADN e Enverit dhe Salës bashkë. Delirin e madhështisë dhe paranojën se i di të gjitha. Fatkeqësisht është me një sy në mes të qorrave dhe dhe një populli injorant që gënjehet nga pasqyrat....

                    1. E
                      ENTSOE

                      Fjale, fjale imzot! Nuk keni as gjysmen e vizionit te ER, ju hengri pazotesia dhe formimi juaj!

                      1. P
                        Peja

                        Veton Surroi,djale ambasadori qe…,nje nostalgjik i Jugosllavis,kundershtar i UCK por edhe i I. Rugoves pasi nuk arriti te marre asnje post ne Kosoven e cliruar.Per hire te se vertetes gazeta e tije Koha Ditore per dallim nga Bota Sot,gjate luftes ne Kosove ,mbajti nje qendrim korrekt.Krejt ndryshe V.Surroi veproi pas lufte,kur gjithe kohen e harxhonte duke sulmuar dhe akuzuar te tjeret per tu ngrite vete.

                        1. P
                          Poseidon

                          PRANDAJ PO SHKON KOSOVA NE DREJTIM TE PADITUR SE ALBINDENOVICI MER MEND E SHURRSAVE SI PUNA JOTE........PALESTINA NUK ESHTE KRAHASIM POR ESHTE NE THENIEN E BILL KLINTONIT,,,QE SIC EDHE PO REZULTON KOSOVA NUK E ARRIN ME ATE QE PRITEJ ,SEPSE TASHME E KA TREGUAR VEHTEN ME NDERKOMBETARET DHE ME SHQIPERINE, QE ESHTE MOSMIRNJOHESE ,KESHTU QE TI , ALBINDENOVICI DHE PER FAT TE KEQ TE GJITHE KOSVARTE DO JENE KRAHINE AUTONOME E SERBISE........

                          1. S
                            Sqepari

                            O cuni ambasadorit jugosllav, trashegove pasuri nga babai, ke gazeta e sht.botuese, por nuk ke aq mend sa te marresh persiper analiza te tilla.

                            1. E
                              Edi25252

                              Kosova nuk është Palestinë ( thotë vetoni) por ka shumë gjasa të bëhet Palestinë dhe besoj ky është misioni i albinit

                              1. D
                                D

                                Veton,ata qe drejtojn Kosoven jo vetem jan cuna lagje,por nga ata me te keqinjt.

                                1. S
                                  Sadiu

                                  Lanxho shko bashk me ate kryeministrin më të dobët të kombit shqiptar që nga 1912, si quajnë atë Bini a Albin dhe zbatoni me përpikmëri planin apo si doni ju ta quani Statutin që u ka vënë mbi tavolinë Rama, pastaj bëj të mënçurin dhe po deshe merrë dhe Saliun se u duhet dhe bjerini legenit nga mëngjezi deri në darkë. Kështu o pisqoll e "mënçur".

                                  1. N
                                    Noci

                                    Edhe ky si Albini ka xhelozi kundrejt Rames dhe sipas tyre Rama nuk ka te drejte te merret me Kosoven por te shohi vetem punet e Shqiperise.Kur u muar vesh se Rama ka bere nje projekt per Asiacionin gati e mbyten dhe nuk u be as mbledhja e qeverive.Tani na del se drafti i Rames eshte i pelqyeshem dhe jane marre edhe materjalet nga BE te cilen e pranoi Albini por jo Serbet.Per dijeni te Surroit ,Kurti e pranoi pasi kishte dale drafti.Rama ka bere nje propozim per marrjen e veriut nga KFOR por nuk ka perjashtuar forcat kosovare dhe menjëhere pas kesaj Kfor-i rriti numrin e forcave dhe me vone i ra ndermend Kurtit te kerkoje shtimin.A mund te na thoje sa ka mundesi policia kosovare te nderhyjne ne Mitrovice kur me e pakta ne uren e Ibrit nuk i lene te afrohen.Sa i takon ne nderhyrje politike Rama nuk ka shprehur ndonje simpati partish tek ata sidomos ne zgjedhje perkundrazi VV krijoi parti si motër ne Shqiperi ku vete Kurti edhe k.minister futi hundet ne zgjedhjet shqiptare dhe fitoi kashten.Edi Rama nuk ka nderhyrje ne gjyqësorin shqiptar e nuk ka pse nderhyn ne ate kosovarin Po qe se GJ e Hages eshte kosovare mire po ajo gjykate po heton viktimat e jo agresorët,por ju jeni te lumtur qe heronjte te jene ne burg duke e lene VV e Albinit p konkurence

                                    1. L
                                      Lala

                                      Yyyyyyyyyy rrace muti. Kelysh i kurves serbe ngjizur nga perdhunimi i sat'eme me shkjat qe i kishit mbi kurriz

                                      1. T
                                        T

                                        Popullit yt oVeton Oren tende e theu,kurse populli ketej Drinit Edi Rames I DHA mandatin e tret megjithe nderhyrjen e cunave te lagjes nga kosova me ne krye gangsterin Kurti.

                                        1. T
                                          T

                                          Popullit yt oVeton Oren tende e theu,kurse populli ketej Drinit Edi Rames I DHA mandatin e tret megjithe nderhyrjen e cunave te lagjes nga kosova me ne krye gangsterin Kurti.

                                          1. A
                                            Arian

                                            Po ik mor Veton a e kupton cfare shkruan apo duhet plotesuar rroga mujore me ndonje honorar

                                            1. "
                                              "BOHOTINA"

                                              Surroi te te rrojne sa me gjat ata dhembet e bardhe qe u ben reklame dhe ajo buzeqeshja hipokrite... se te tjerat, sidomos kafka te ka lene. Si nuk na the gje per pjesmarrjen ne zgjedhjet parlamentare te BURRIT TE KOMBIT Albin Kurtit dhe VV ne Tirane dhe ato 300 votat qe moret duke paguar. Pastaj ketu nuk behet fjale per nje shtet ne Afrike dhe nje ne Amerike Latine, sic e trajton ti si nderhyrje ne punet e brendshme, por per dy shtete fqinj te nje populli te vetem qe quhen SHQIPTAR. Qeni leh aty ku ha...

                                              1. E
                                                Eni

                                                Po per çfare mund te kritikohet Rama ne lidhje me Kosoven kur nje çaltron si Kurti refuzon kerkesat nga SHBA dhe BE, kur refuzon te diskutoje me Ramen, mban zgjedhje ne komuna me shumice serbe 95 per qind, nxites konfliktesh, perdor gjuhe urrejtje ndaj UCK, perçares ne marredheniet Kosove Shqiperi, pa ide, nuk ka asnje plan konkret per Kosoven pervec retorikes boshe. Kurti nuk duhej te ishte kryeminister i Kosoves ne kete periudhe delikate, me situatat qe do te duhet te perballet shteti kosovar ne lidhje me Serbine

                                                1. V
                                                  Veterani

                                                  Z. Surroj kto që thua janë interpretime të tua. Mund ti bësh për konsum të brendshme tëndin dhe atyre që të paguajnë. Në në Shqipëri i bëjmë vet analizën dhe dallimin skemi nevojë për mend tua.

                                                  1. Q
                                                    Q

                                                    Ku ishje ti Sorroj kur ata cunat e lagjes qe drejtojn Kosoven erdhen ne Shqiperi per te rrezuar EDI Ramen?!

                                                    1. S
                                                      Shaqo

                                                      Mos e rruaj, surro fare, je idiot i kompletuar. Te gjithe defekojne nga b...a, ti defekon nga goja.

                                                      1. Q
                                                        Q

                                                        Ku ishje ti Sorroj kur ata cunat e lagjes qe drejtojn Kosoven erdhen ne Shqiperi per te rrezuar EDI Ramen?!

                                                        1. S
                                                          Sperme jugosllave

                                                          Kosova nuk eshte Palestine ..e vertete kosova eshte kot Palestine eshte dicka ndersa kosova asgje . Ky miush mbasi i sherbeu jugosllavise tani i eshte rikthyere femijes jugosllave shokut kurti.

                                                          1. U
                                                            U

                                                            Ata qe drejtojn Kosoven nuk jan cuna lagje por disa huligan lagje,dhe ne krye kan krye mashtruesin Kurti.

                                                            1. Q
                                                              Q

                                                              Ku ishje ti Sorr-oj kur ata cunat e lagjes qe drejtojn Kosoven erdhen ne Shqiperi per te rrezuar EDI Ramen?!

                                                              1. A
                                                                Agimi

                                                                "Q" shume mire e ke thene por dua ti theme z. Sorrë:- pse nuk the nje fjale te vetme kur kryeministri i Shqiperise erdhe ne Kosove dhe Mister al-Bini nuk denjoj ta priste apo kur ajo sorra qe keni presidente preu foton e Edit me gersher. Po nuk ke faj ti , ka faj Merua qe boton te tilla shkrime ngaterrestare.

                                                                1. p
                                                                  pilo Lala

                                                                  Merua eshte shume i qarte kur shkruan vete per Kosoven. Disa here duhet publikuar nje shkrim i taves Albinit, qe te marri keto komente qe meritojne. Askush nuk i jep te drejte, e diskreditojne Surroin, njeri pa shtylle kurrizore. Kosova po zgjohet, keto komente tregojne se lakejte e oborrit te Albinit, nuk mund te mashtrojne me Kosoven, ata e dine qe duhet te mbeshteten tek Amerika, sic ben Edi Rama ne cdo rast.

                                                              2. H
                                                                Humoristi

                                                                Katundari i Kosoves,Kerkon te bej gam gam per cunat e tirones !?I O pike e zeze ku ka shkuar publicistika sot!?,me pasuri mbi 39 miljona te deklaruara,e pse krijoi nje pseudo parti kosovare nuk i shkuan pas.Ose mo ,o tepelenas e botoni kete askush ,si ne Kosove,edhe ne Shqiperi!?

                                                                1. E
                                                                  Edhe pasqyra tmerrohet nga fytyrat e atyre !

                                                                  O Mero, te keqen, ku ja ke gjetur kete fotografi ketij njeriu qe e nxierr ketu se me duket si ata idiotet e lindur? Ky s'ka pune tjeter veçse numurion fjalet e te tjereve , numuron sa here shkoi beri shurren apo.... me banal se ky dhe eshte dhe nje ne Maqedonine e pertejme, çfare e quajne more se e harrova ! Mos eshte Avdurraqim a nuk e di tani se u plaka dhe une vajta kaq vjeç e s'po vdes se pres te vdes apo shkoj ne burg Sali Berisha? Se kemi dhe nje Qim ne nje televizor ne Tirane, me duket.

                                                                  1. S
                                                                    Sefer Daja

                                                                    Nuk jam fans i Ramës( as votues i tij), por për çështjen e Kosovës "kij inatin, por jepi hakun"! Natyrisht kushdo mund të gjejë shumë arsye për ta sulmuar propozimin e tij, por askush nuk po paraqit një projekt tjetër për të zgjidhur mardhëniet me pakicat serbe në territorin e Kosovës! Dhe përveçse tryezës së bisedimeve, vend më të mirë nuk ka!(apo ti fryjmë zjarrit nacionalist me mendjen se ndërkombëtarët jan me ne?!?Po sikur bashkësia ndërkombëtare të mërzitet me kokfortësinë tonë tipike???) Bashkëjetesa është zgjidhja e vetme për një stabilitet të rajonit! E për ta arritur mund të ketë dhe veprime që nuk i kënaqin të gjithë!

                                                                    1. O
                                                                      Opinion

                                                                      Vetoni,vleresimi per te si individ,per te qene korrekt,eshte person i lexuar ,i artikuluar dhe pergjithesisht objektiv ne analizat qe ben! Kam punuar ne Kosove dhe kam patur interes per zhvillimet dhe aktivitetin politik atje.Nderkohe me rezulton se ne qendrimet e Surroit ka nje kapercim te cuditshem ne analizat e sotme.Ky individ ka qene pjese e grupit negociator ne Rambuje si perfaqesues i elites intelektuale kosovare por dhe perkrahes i grupit clirimtar te Kosoves(UCK).Me sa duket pritshmerite e tij ne establishmentin e ardhshem kosovar kane qene te tjera.Eshte per kete arsye qe ky ka qendrim katerciperisht te kundert me te parin,pra kunder Hashim Thacit dhe UCK d.m.th.pro VV qe eshte deklaruar dhe ka punuar intesivisht kunder tyre.Me sa duket per te bere hyzmetin deri ne fund nje nga betejat mediatike te tij eshte kundervenia ndaj E.Rames. Angazhimi dhe perfshirja e Rames per Kosoven e ka nje kuptim dhe domethenie kushtetuese(Kush.RSH) ndersa perfshirja,futja ne zgjedhje e A.Kurtit ne votimet e Shqiperise eshte pa sens.Duke qene ketu me mirekuptim dhe bon-sens diplomatik djali(V.Surroi),i ambasadorit te ish-Jugosllavise mund te me jape nje shpjegim se si e gjykon kete sjellje te kosovarit Kurti perfshirje,nderhyrje apo halucinacion politik.Me cfare atributi e ka ndermarre kete veprim kaloresi i fytyres se vrerosur Don Kishoti i Kosoves,kunder atdheut meme Shqiperi? Pres pergjigje Respekte

                                                                      1. P
                                                                        Prec Ulaj

                                                                        Koment i nivelit te larte, me shume llogjike dhe etike qytetare.

                                                                        1. A
                                                                          Asper

                                                                          Gojet e keqija flasin per flirt te familjes Surroi me sherbimin sekret serb dhe te gjitha argumentet ne kete shkrim, s'kane asgje te perbashket me racionalen, ato(argumentet) kuterbojne te gjitha

                                                                        2. s
                                                                          shikasi i vjeter

                                                                          Veton je kokrra e spiunit te Serbeve fanilje e lidhur per brekesh me sigurimin serb dhe ta kane futur koken ne morsete ndaj vjell vrer kunder shqiprise e kryeministriot shqiptar.Mos harro se nuk kane vdekur akoma ata qe te shpallen non grada,te ndaluan hyrjen ne Shqiperi se i dinin dhe dine bemat e tua antishqiptare

                                                                          1. A
                                                                            Aron

                                                                            Veton Shurroi me gjithe Albin Kurvin e shikojne qe e ben me keq gjendjen dhe me ne fund pranuan kushte edhe me te keqia se c'ishin me perpara per asocionin dhe tani te lajne mutin me shurre mundohen qe kete faj t'ia hedhin Rames qe u tha kaq here, sa me teper ngulni kembe, rradha tjeter do te pranoni nje plan me te keq, dhe ashtu sic ka thene Rama ka ndodhur. Keta bythqira koqevare e sollen deri ketu punen dhe mundohen te shfajsohen per vete.

                                                                            1. M
                                                                              Mandi

                                                                              Cja ne keto karlliqe qe botoni? Ky kelysh serbi as qe duhet marre ne konsiderate

                                                                              1. g
                                                                                gafur

                                                                                Te q*fashn cunat e lagjes o derr Kosove jeni rob te trashe,Ramen e perkrah SHBA e gjith BEja se e shkelqeu Shqiperine,vete fakti qe bumi turistik ishte i manitshem tregon rrugen e drejte te Shqiperise por ju derra do te mbeteni.

                                                                                1. L
                                                                                  Luli

                                                                                  Alban trapi me te Madhe,popse mo aga analfabet funksional eshte Edi Rama!!!!Nese per Alban Trapin eshte analfabet funksional,atehere cfare mund te thuash per S.Berishen,I.Meten,A.Kurtin e te tjere deri tek Flamur Noka????

                                                                                  1. N
                                                                                    Nga kendi tjeter

                                                                                    Nuk ka shkrim me te mire se ai i gazetarit E.R. ne lidhje me Ramen : "Shkathtësia e një politikani kudo në botë shihet sidomos kur ia di hallin vetes, kur e di se heshtja e tij për një çështje është më e dobishme se pallavrat e përditshme, krahasimet banale, supozimet fluturuese, analizat pa asnjë bazë faktike, gjuajtjet me shigjetë për të prekur ndonjë zonë gjeostrategjike (pa ia qëlluar gati kurrë), etjet e neveritshme për krahasime të paqëndrueshme, përdredhjet akrobatike gjuhësore, përtalljet toksike, fishkëllimat nëpër sokakë të marrësh. Shkathtësia e një politikani shihet sidomos kur nuk e bart egon e tij si trofe në pazarin e palaçove dhe kur inatet personale nuk i shndërron në politikë “kombëtare”, duke tentuar të bëhet kadi i kasabasë, ofiçar i ofendimeve, qatip i çervish-haneve dhe popullist picërrak. Shkathtësia e një politikani shihet edhe kur gjysmëdijen nuk përpiqet ta shesë me triumfalizëm si kompetencë apo - edhe më keq - si patriotizëm. Modestia të disiplinon, këtë e dinin edhe grekët e vjetër, e edhe romakët. E ndoshta e kanë ditur edhe ilirët, ndonëse ka përjashtime: Mbreti Agron pas një beteje të fituar piu aq shumë verë, saqë dalldinë e pagoi me jetë. Në kohërat moderne turbullimi i mendjes rëndom shkaktohet nga llafazanëria." S'ka çka i shtohet ketij shkrimi :)

                                                                                    1. Y
                                                                                      Ylli

                                                                                      Po per thënien e Makronit qe Kurti eshte i pasurie, nuk mban llafin nuk na the gje. Si mendon ti se duhet te sillesh me nje pasurie qe vjen ne Shqipëri dhe ben fushate elektorale kundër qeverise, prap nuk ke mendim. Pra per kete qe jep mendime ke gjithe ato pretendime qe ndërhyn ne punet e brendshme te Kosovës ndersa per Altinin qe vjen me fizikisht ne Shqipëri dhe ben fushate nuk quhet ndërhyrje ne punet e Shqipërisë, Nqf se te kujtohet

                                                                                      1. F
                                                                                        F-22 Raptor

                                                                                        C'merreni me k'te tipin, ky eshte ne gare me Enver Bytycin, Kim Mehmetin e ca te tjere ne Kosove dhe ketu tek ne, kush te shaje me shume Ramen e Shqiperine. Duket kane borxhe te vjetra per te lare, histori corbe e prishur me nje fjale!

                                                                                        1. p
                                                                                          petrit

                                                                                          shume e shume here jam matur nese a duhet te bej komente mbi keto lloj "analizash" te ketyre dijetareve kosovare... por keta nuk te lene, me aq zell kerkojne te imponohen, te kerkojne vemendje duke bere te diturin, gjithollogun, patriotin etj etj etj. kur ne nje kohe asnjeri prej tyre as ka luftuar as me pushk e as me pene. njeriu behet famoz edhe duke lepire .... Kosova sot eshte ne pike te hallit dhe jo nga edi rama, nga shqiperia POR nga vete qeveria e kosoves. ne fakt pothuajse gjithmone qe me rugoven ata hiqen sikur i ka mbete qejf,dhe rrine menjane, KUR NE FAKT eshte krejt e kunderta, Shqiperia nuk i ka asnje faj, edi rama nuk i ka asnje faj. qeveria e kosoves jane rrenca, te papergjegjshem

                                                                                          1. 3
                                                                                            3D

                                                                                            Një dalje në uniforma e grupit të Radojçiqit bash i futi ethet Kosovës sanksinet nga jashtë zero mbështetje politike ndaj akcionit militar serb tregon se ku është Kosova kurse Tirana është shumë mirë në politikat e jashte dhe dhe të brendëshme

                                                                                            1. D
                                                                                              Dyri

                                                                                              Veton! E kije mire. Nese e keshillon Albinin ben mire me keto qe i thua. Po ti zbatoje pike per pike mendimet e tua Albini, ti e ata qe u vijne pas do ja shikoni hajrin. Bile Albini si i mencur qe eshte ate qe thote ne mengjes se thote ne darke se eshte burre i beses ai dhe e mban fjalen. Bile ai e ka bere Kosoven fuqi te madhe europiane qe i fut te dridhurat Serbise. Po o Veton pse Albini se beri projektin per Komi at serbe? Po cte keqe ka qe Rama shprehu mendimin e vet per projektin dhe keshilloj Albon per te mbeshtetur propozimet e USA? Apo trim mbi trima ai Albin lexhenda.Po hajt mo. Vazhdo i ju Vazhdo i si e keni nisur se belane do gjeni. Idiote.

                                                                                              1. l
                                                                                                likja

                                                                                                Demode ne gjykim. Duket qe ka kulture vetadministrimi jugosllav. Nuk shkeputet dot nga e kaluara.

                                                                                                1. E
                                                                                                  Erenik Doli

                                                                                                  Vetoni eshte shqiptar, Edivini vlleh, arumun dhe pak grek. Ne ne Gjakove kete lloj perzierje e quajme: magjup shkja katolik me mustaqe. Pershendetje nga Erenik Doli.

                                                                                                  1. I
                                                                                                    Iliri

                                                                                                    Se mbaj mend cfar shkruajti ky personi para zgjedhjeve te fundit parlamentare ne shqiperi, kur ky kryeministri kosoves erdhi dhe beri fushat zgjedhore per bedelet e tij ne Tirane!!

                                                                                                    1. a
                                                                                                      astrit

                                                                                                      Shkrim interesant. Urime autorit

                                                                                                      1. C
                                                                                                        Cika

                                                                                                        O Veton, Ti, Albini dhe Sahaleja doni Kosoven lecke, pertoke, pa stature shteti, sic do ta beje Bin-bibilushi dhe Vucici. Vill vrer, por Kosoven nuk e leme rrugeve, se eshte Shqiperi, se eshte dheu yne, amanet i Isa Boletinit dhe Adem Jasharit. Ik ha corben a Sahalese dhe Binbilese.

                                                                                                        1. N
                                                                                                          Nga Shkodra

                                                                                                          Veton, ne pergjithesi shkrimet tuaja me kan pelqye. Edhe ky u fundit ka disa vleresime te drejta, por qe Rames bga nji vesh i hyjne e nga veshi tjeter i dalin. Çka nuk me pelqen twk ju? Nuk mund ta shoh fiton qe kohet e fundit ke vendose ne shkrimet qe poston. Nuk e di kush ta ka mbushe mendjen se ashtu dukesh mire. Dukesh si nhe qyqar, apo si ndonje vajze e turpshme. Hiqe ket dreq foto. Ven nje foto te sodit qe i pershtatet moshes. Ishalla e ndreq.

                                                                                                          1. K
                                                                                                            Kris

                                                                                                            Nuk e di cfare ka bere shteti shqiptar per Kosoven qe nga shpallja e pavaresise me te rendesishme se mbeshtetja e asacionit serb.Me modelin serb mbaron dhe lufta ne ukraine Po te kete asacion rus. Le ta praktikoje se pari europa ne ukraine

                                                                                                            1. D
                                                                                                              Detari

                                                                                                              Mendime mjaft të vyera! Na duhen njerëz të tillë. Sidomos në këto kohëra të zymta, kur vulgusi, sharlatanët dhe askushët janë kasnecët e ideve, zhvillimit dhe kombit...

                                                                                                              Lini një Përgjigje