Lali dhe Luli ikën se nuk i pranonte 'feja' aktuale e politikës

25 Shtator 2025, 10:40Blog Nga Indrit Vokshi

Për disa vjet u krijua bindja se Rama-Berisha do të iknin nga politika dhe Shqipëria do të kalonte në binomin Lali-Luli.

Një pjesë jo e vogël e socialistëve u investuan tek Lali dhe një pjesë jo e vogël e demokratëve u investuan tek Luli. Edhe disa biznesmenë, gjithashtu.

Lali e Luli ishin, krejt natyrshëm, biologjikisht dhe për shkak të investimit që u bë tek ta, e ardhmja e partive të tyre. Modeli i ri i politikanit "më shumë imazh sesa thelb" ose "më shumë sipërfaqe se thellësi", model fabrike i prodhuar nga Perëndimi për vete dhe për Lindjen.

Lali e Luli dukeshin si produkt i një negociate që klanet vendore ballkanike kishin bërë me linjat e amerikanëve të cilët shpallën si doktrinë të tyre eksportimin e demokracisë përmes organizatave joqeveritare. Këto organizata ishin dhe janë një ndër mjetet e influencës, afilacionit e në shumë raste edhe të spiunazhit amerikan në rajone të ndryshme të botës. Klanet ballkanike, si të thuash, kishin dorëzuar diçka tek të huajt për të pasur hapur disa dyer shtesë. Ose thene ndryshe kishin pranuar në oborr disa përfaqësues e ndërlidhës.

Pas vitit 1990 në politikën shqiptare u rritën frengjishtfolësit të cilët vinin kryesisht prej universiteteve, kjo sepse Rusia e Franca universitetet kishin si sera për farkëtimin e elitës pro tyre. Ndërsa pas vitit 2005 në politkën shqiptare do të rriteshin anglishtfolës të cilët nuk ishin prodhuar në botën e "jetës akademike në universitete" por ishin produkt i organizatave joqeveritare dhe projetkeve me të huajt.

Për shkak të zhvillimeve jashtë Shqipërisë, zhvillime të cilat interferuan brenda politikës shqiptare, në Shqipëri Partia Socialiste nuk mundej ta mbante më Lalin, prandaj u detyrua tia dorëzojë për statistikë politikës së huaj e cila sot ka kërkesa të qarta për të dënuar të korruptuar të niveleve të larta. Asnjë ambasadë e huaj nuk ka reaguar për arrestimin e Lalit sepse në përputhje me doktrinën e tyre, nuk iu nevojitet një kapës shteti më shumë, mjaftojnë si "hall", Rama e Berisha (e ish-Meta). Nuk iu nevojitej një politikan tjetër i cili ishte ne tentativat për të krijuar shtet privat brenda shtetit, duke ndarë para, kontraktuar media, duke krijuar strukturë paralele. Nuk e pranon "feja" aktuale. Nuk është se faktorët e interesuar kanë dertin e madh të Shqipërisë dhe nuk nxjerrin qenin shëtitje në parqet në Amerikë dhe Europë nga marazi për Shqipërinë, ata vazhdojnë jetën e tyre. Mirëpo nëse rrëzohet politikan me premisa për të krijuar shtet paralel, as shqetësohen. Jo se na dashurojnë por gjithkush ka një plaftormë pune dhe punon mbi atë platformë.

PS e pati lehtësisht të eleminueshëm Lalin, pasi Lali pati dosje korruptive e kështu prokuroria pati material ku të kapej. Për më tepër ishte krejt e leverdisshme të mos e mbroje politikisht Lalin, sepse dorëzimi i tij dukeqenëse nuk shkakton destabilitet, sjell edhe rehati në Partinë Socialiste. Edi Rama nuk pati asnjë motiv të fortë që si kryetar i PS të futej në konflikt me prokurorinë dhe me prapavijat që kontrollojnë me përqindje prokurorinë, për Lalin. Kështu që Rama del i fituar.

Nga ana tjetër demokratët e eleminuan Lulin jo për tia dorëzuar Lulin kërkesave të politikës perendimore por për të mos ia dorëzuar Sali Berishën kërkesave perëndimore. Nëse Lalin e dorëzoi Rama prej korrupsionit të vet, Lulin e vranë demokratët për korrupsionin e Berishës.

Nëse PS nuk e pa me leverdi të futej në kurs përplasjeje me ndërkombëtarët për kryetarin e bashkisë Tiranë dhe njëkohësisht pretendentin për trashëgimtar, PD e pa me leverdi të futej në kurs përplasjeje, të izolohej e të zbrazej nga njerëzit, të katandisej deri në gradën ku nuk shihet më si pretendente për të qeverisur, kjo vetëm e vetëm për të mbrojtur ish kryetarin Sali Berisha.

Nëse Sali Berisha do të kishte qenë pretendent për trashëgimtar, demokratët do të kishin një gjysëm justifikim sepse do të quhej se po mbronin të ardhmen tyre. Por ai qartazi nuk dukej se nuk kishte kapacitet as për të caktuar më trashëgimtar siç e caktoi në vitin 2013. Kësosiji quhet se demokratët u rebeluan për të mbrojtur të shkuarën e tyre.

Politikanë të cilët kanë arritur të bëjnë tranzicion të suksesshëm deri sot janë Ramiz Alia dhe Fatos Nano. Sali Berisha është dështim i madh sepse ska arritur të bëjë tranzicion të suksesshëm të lidershipit të PD. Është aq i paaftë e i dështuar në ketë pikë saqë u detyrua të kthehet vetë kryetar edhe me vulë e me dokumente. Ndërsa Edi Rama pas eleminimit të Lalit, ka sfidën nëse do të mundet të kryejë një tranzicion të suksesshëm dhe kështu foto e tij të rreshtohet pas fotove të Ramizit dhe Fatosit, njëlloj si fotot e klasikëve të komunizmit.

4 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    As nuk mud ta krahasosh lulin me Erjonin se jane si luli nata , Erjoni dita .Jeni ju te pd qe po akuzoni personat qe ndryshuan Shqiperine se ju dini vetem te shkateroni , shani , vrisni .llulushi e kthehu ne vc Tiranen dhe pd , ndersa Erjoni e tjetersoi Tiranen e kthehu ne kryeqytetin me te bukur .O Voksh arsyeto me drejt po eshte faji i medjas qe vetem ju te pd nxjer .PD kancer per shqiptaret . .

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gramozi

      Njeri hajdut , tjetri pirat. Keto duhen varur cfare I kan bere tiranes. I pari e beri me tram. I dyti e beri beton. Qytet me 1 ore uje ne dite. MREKULLI SHQIPTARE nga puna e ketyre dy pinxhove.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trapajane hesapi

        Po' beni hero dhe Lulush bilbilushi, Duke e krahasuar me Erjonin. Jane personazhe teresisht te kunder, njeriu shume pozitiv, Erionit, tjetrin nje kungull pa farà, shkaterrues(mbikalimi TE zogu I Zi, 5 million euro investim ), bashkepuntor ne vrasje(Garda I merr urdher at vetem nga Ministri I Brendeshem, 21 janarit,) kryetari qe fjeti vetem gjume Ne zyren e bashkise.

        Përgjigjjuni
        1. Palo djale

          Mire , mire vazhdo , Po shtoje ngarkesen , se Zeusi eshte ne mes te sirenave qe e dobesojne sinjalin , prandaj shtoji oktavat qe ta degjoje kumtin ... Nxito qe , ne mos ne llozhen , te pakten te te fus ne plate , se jeni bere shume dhe , nuk eshte ndonje Cudi , te mbetesh kantato . Paska patur te drejte Basha qe te linte te Dera.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje