Nga kazinoja në vijën e frontit

3 Mars 2025, 17:04Blog TEMA
Nga kazinoja në vijën e frontit

Nga Ardian Vehbiu

Kush e ndjek politikën amerikane në anglisht, do t’i ketë vënë re metaforat e shumta sportive në ligjërimin e protagonistëve – të cilat ofrojnë kornizë kuptimore, duke i orientuar palët në çfarë thuhet dhe çfarë synohet të arrihet.

Mbizotërojnë metaforat nga bejsbolli, boksi dhe futbolli (amerikan) – p.sh. nga bejsbolli, throw a curve ball, hit a home run, step up to the plate, be off base; nga boksi knock-out punches, take the gloves off, on the ropes kështu me radhë.

Këto kornizime ndërtohen mbi dinamikat e lojës - që është ajo vetë një metaforë për konfliktin në përgjithësi.

(Për trajtime teorike të konceptit, i sugjeroj lexuesit të njihet me veprën e linguistit kognitiv George Lakoff dhe veçanërisht Metaphors We Live By, nga George Lakoff dhe Mark Johnson).

Për kë vjen nga Europa, metaforat e bejsbollit janë zakonisht të pakuptueshme dhe nuk ndihmojnë për ta qartësuar ligjërimin, përkundrazi. Konfirmojnë se ti, që nuk i kupton dot, nuk je tamam i brendshëm (“amerikan”) në raport me folësin.

Edhe folësi mund ta përdorë këtë efekt tëhuajzimi për ta frikësuar një bashkëfolës që duket si “i huaj”.

Ky efekt i kornizimit të bisedës, nëpërmjet një metafore konceptuale, m’u duk se ndikoi në ecurinë e bisedës mes Presidentit Trump, zv. Presidentit Vance dhe Presidentit Zelensky para pak ditësh, në Shtëpinë e Bardhë.

Më se një herë Trump-i iu referua lojës me letra, si kornizim për negociatën dhe, në përgjithësi, transaksionin komercial. I kam shënuar kornizimet më poshtë me korsive (materialin e kam nxjerrë nga kjo faqe):

TRUMP (to Zelensky): You right now are not in a very good position. You’ve allowed yourself to be in a very bad position. You don’t have the cards right now. With us, you start having the cards.

ZELENSKYY: I’m not playing cards.

TRUMP: You’re gambling with lives of millions of people, you’re gambling with world war three and what you’re doing is very disrespectful to this country. You’re not winning this. You have a damn good chance of coming out OK, because of us.

ZELENSKYY: Mr. President, we are staying in our country, staying strong. From the very beginning of the war we have been alone and we are thankful.

TRUMP: You don’t have the cards. You’re buried there, your people are dying, you’re running low on soldiers—listen. You’re running low on soldiers.

TRUMP: I gave you the javelins to take out all those tanks. Obama gave you sheets. In fact, the statement is: Obama gave sheets and Trump gave javelins. You gotta be more thankful. Because let me tell you, you don’t have the cards. With us, you have the cards. But without us, you don’t have any cards.

TRUMP: But you’re either going to make a deal, or we’re out. And if we’re out, you’ll fight it out. I don’t think it’s going to be pretty, but you’ll fight it out. But you don’t have the cards. But once we sign that deal, you’re in a much better position.

Me gjasë, Trump-i këtu ka parasysh pokerin. Ai flet për letra, pozicion (të lojtarit) dhe rrezikimin ose blofin (gambling, bluffing), sikurse flet për winning. Për të dalë fitues, Zelensky – gjithnjë sipas kornizimit të Trump-it – ka nevojë për letra (bixhozi) të mira, të cilat ende nuk i ka, por që do t’i ketë, po të bashkëpunojë me Amerikën.

(Vëreni si kalon Trump-i nga letrat e bixhozit te ushtarët në vijën e frontit, brenda së njëjtës fjali: You don’t have the cards. You’re buried there, your people are dying, you’re running low on soldiers—listen. You’re running low on soldiers.)

Tani për tani, Zelensky është në pozicion të keq, ngaqë nuk i ka letrat që i nevojiten. Dhe ngaqë nuk i ka letrat, po rrezikon (gambling).

Në fakt, pokeri ofron material të pasur kornizimi për ligjërimin amerikan të biznesit dhe të politikës – që nga deal, hand, fold, bet, raise, call, stakes, bluff te an ace in the hole, an ace up one’s sleeve, hold all the aces, dealt a bad hand, play the hand you’re dealt, know when to fold, know when to hold’em, play your cards right, overplay your hand, put your cards on the table, show your hand, play (it) close to the chest, poker face, call one’s bluff, raise the stakes, all bets are off, wild card…

Të gjitha këto metafora, të përdorura saktë, mundësojnë përshkrime të sakta dhe të gjalla të ndërveprimeve mes aktorëve në situata biznesi dhe negociatash, ekonomike dhe politike.

Por unë dyshoj fort, nëse kornizimi i Trump-it, se negociatat, madje edhe vetë konflikti, janë lojë me letra ku, për të fituar, duhet të kesh letra të mira (“the right cards”) pati efekt te Zelensky. Ka shumë gjasë që Zelensky të vijë nga një kulturë ku loja me letra nuk ka atë peshë dhe pozicion kulturor, që ka në SHBA.

Tradicionalisht, edhe Kisha Ortodokse Ruse, edhe regjimi totalitar i Kremlinit e kanë dënuar ashpër bixhozin, veçanërisht bixhozin me letra, si burim të korrupsionit moral dhe, gjatë periudhës sovjetike, si ves të shoqërisë borgjeze dhe të njeriut parazit.

Zelensky madje haptazi e kundërshton Trump-in, një moment, kur i thotë: “unë nuk luaj me letra!” Kjo do të thotë se (1) ose ai nuk e kap kornizën metaforike të Trump-it ose (2) ai e konsideron si poshtërues kornizimin e përpjekjeve të tij si “lojë me letra” dhe distancohet prej tij.

Edhe në kulturën shqipe, kur përdoret në kornizime konceptuale, loja me letra sjell gjithnjë me vete një lloj amoraliteti, ose gatishmërie për të hequr dorë nga vlerat morale, në bazë të një mendësie që i jep përparësi transaksionit.

Kush e dëgjoi me kujdes bisedën në Zyrën Ovale, do ta ketë vënë re se presidenti ukrainas ngul këmbë në aspektin mirëfilli moral të konfliktit me Rusinë, ku Ukraina është viktima, ndërsa Rusia agresori. Edhe ky është një lloj kornizimi, sepse rolet e viktimës dhe të agresorit vijnë me kërkesa morale për biseduesit, të cilët vetvetiu do të simpatizojnë viktimën.

Nëse Trump-i e ka mendjen si ta mbyllë këtë transaksion me sukses (“how to close the deal”), Zelensky më kot kërkon nga bashkëfolësit një lloj impenjimi moral, të cilin Biden-i ia pat dhënë rregullisht.

(Peizazhe.com)

9 Komente

  1. G
    Gjuhëtar amator

    O kusho më kënaqe, po u kënaqa vërtet, me ju gjuhëtarët dhe me të ikurit në USA duhet pasur kujdes kur përdor fjalë dhe si fjala “ kusho”. Kornizimi i pritësit, në këtë rast, kam përshtypjen se vjen nga fakti se ai çdo gjë e ka një marrdhënje bisnesi, ose nga këndvështrimi një bisnesmeni jo shumë të moralshëm. Pra të bisedosh me të duhet vetëm të bësh bisnes, të bësh lojë pokeri ose ndoshta është e vështir të flasësh për gjuhë letrare me figura, metafora etj. Kështu e mendoj unë.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Translator

      Shume e sakte. Ne Shqipri perkthehet nga Google translate shumicen e rasteve. Nje fjale e vetme i ndryshon kuptimin te gjithe fjalise. E shikoj me disa libra te autoreve Amerikan te perkthyer ne shqip qe edhe titulli eshte perkthyer gabim.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eh….

        Ver syze!

        Përgjigjjuni
      2. B
        Baliu

        Shum albanolog ne kohen e fundit kan kaluar ne biznesin e analistit politik. Nje urti popullore thot se ai qe mbane nje qekan ne dore qdo gje e sheh si gozhde. Pra ne rastin e albanologeve te transformuar ne analista poltik, atyre edhe politika iu duket si veper letrare. Por kjo nuk prishe pune, kryesorja te shkruhet diqka per ndonje meditje.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Ehuuu…

          Ver syze e me so shqip

          Përgjigjjuni
        2. B
          Berti

          Sa shume je lodhur o Hasbi per te na regular qe di Anglisht.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Or taj!

            Ehuhaaaa. Ti do 1000 vjet te vish ne nivelin e nxenesit te klases se pare fillore.

            Përgjigjjuni
          2. t
            tironci

            Nga boksi: "rope a dope"

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mos luau me zjarrin, se digjesh vete.

              Te tre ju komentuesit e mesiperm nuk po qullosni gje.Meqenese jiini thjesht komentues gazetash, (dhe jo te tille qe te ndesheni balle per balle me personal perkates) ,dhe madje shume me te ulet edhe se vete amatoret, si ata qe bejne lloqe neper kale era,, ne vend qe t’i bini gozhdes, i bini vetem patkoit. Nuk jeni ne gjendje te dalloni nje gjuhetar te mirefillte, nder me te miret qe ka Shqiperia, qe mundohet t,ju hape syte, e t’ju thote qe nje gjuhe e caktuar eshte pasuruar, dhe natyrisht qe do te vazhdoje te pasurohet ( do te shtoja qe ky eshte ligj ne gjuhesi) nepermjet marrjes se shprehjeve nga nje profession dhe mbartjes apo transformimit te tyre ne menyre figurative ne gjuhen e folur apo te shkruar te nje profession I apo ne gjuhen e perdorimit te perditshem . Ne kemi , psh ne gjuhen shqipe shprehjen “ e aura mat “ qe vjen nga fusha e shahut. Sa per dine I ne Ameritech apo edhe ne vende te tjere ne keto lojra bixhozi, apo beisboll, apo shahu , nuk ka vetem amatore qe luajne per qejf apo per te kaluar kohen, edhe profesioniste, bile edhe qe kane mbaruar universitetin ne dege te tilla si matematika apo shkenca te tjera qe kerkojne intelligence te nivelit te larte, si psh, ne rastin e pokerit etj. etj. Pra , autori, si specialist qe eshte ne fushen e gjuhesise, thjesht ka marre si model nje bisede midis politikaneve , per te vene ne dukje robin e idiomave apo shprehjeve frazeollogjike ne gjuhesi. Mosnjohja e tyre ne nje gjuhe tjeter, qe nuk eshte amt are, mund te krijoje keqkuptime dhe me pasoja shume delicate , madje te come deri ne konflikte ndonjehere te pariparueshme, si ne biseden e mesiperme. Prandaj , per mendimin tim , ne biseda te niveleve te tilla, eshte e domosdoshme pra ka e perkthyesit / interpret profesionist.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje