Nga Roland Lami
Ndërsa i afrohemi përvjetorit të 8 janarit, ditës kur kulmoi përplasja mes mbështetësve të Bashës dhe atyre të Berishës në një konflikt që u reduktua deri te marrja fizike e godinës, ngjarjet e ditëve të fundit në PD paralajmërojnë një përplasje krejt tjetër. Në vend të garës për mure dhe korridore, tani duket se po konturohet një konflikt më i thellë dhe më serioz, beteja për marrjen e drejtimit real të Partisë Demokratike.
Në 8 janar 2022, Partia Demokratike përjetoi një nga skenat më absurde të politikës shqiptare, garën për të marrë godinën, sikur materiali i betonuar përfaqësonte thelbin e partisë. Ishte një përplasje që konfirmoi atë që Max Weber e quan “racionalitet i kufizuar” ku kontrolli fizik mbi godinën ngatërrohet me kontrollin mbi legjitimitetin politik. Në thelb, lufta për godinën ishte ilustrimi i mentalitetit të lidërshipit politik i cili kërkonte të ruante pushtetin jo përmes bindjes por përmes kontrollit të mjedisit dhe strukturës drejtuese.
Ngjarjet e dy ditëve të fundit sporadike në dukje paralajmërojnë një konflikt të një natyre tjetër më serioze dhe më të thellë që mund të ndodh në ditët në vazhdim. Gjadat janë që konflikti i mundshëm të zhvendoset në atë që filozofia Hannah Arendt do ta quante “sfera e autoritetit”. Zërat kritikë brenda PD-së, takimet jashtë agjendës së aprovuar nga kupola dhe tensionet midis drejtuesve në bazë dhe atyre në qendër janë sinjale që tregojnë se autoriteti real nuk buron më nga kontrolli i godinës, por nga aftësia për të përfaqësuar një komunitet politik që po shpërfill gjithnjë e më hapur lidershipin miop. Ndryshe nga viti 2022, sot demokratët përballen me “krizën e legjitimitetit” të përshkruar nga Habermas, një moment kur udhëheqja humb lidhjen me bazën dhe struktura e vjetër nuk arrin më të justifikojë ekzistencën e saj.
Në PD po jepen shenjat e një përplasje që teoricienët e partive politike e quajnë “konflikt oligarki–demos”. Nëse më parë synimi ishte të merrej godina, sot duket se ka ardhur momenti të merret Partia Demokratike, jo në kuptimin fizik, por në kuptimin e kontrollit të destinacionit të saj politik. Kupola ka ngelur e bllokuar në modelin personalizues i një grup njerëzish, një formë organizimi që Sartori e identifikon si tipike për partitë e kapura nga lidershipi, ku partia degradohet në “instrument privat të karrierës politike të disa individëve”. Ndërkohë antarësia dhe simpatizantët kërkojnë rikthimin e funksionimit normal institucional, një parti që ekziston përtej individëve, jo një sh.p.k politike ku aksionet shpërndahen sipas besnikërisë.
Kontrasti është i qartë, në 2022 u luftua për godinën, sepse lidershipi mendonte se godina ishte partia.Sot po luftohet për partinë, sepse gjithnjë e më shumë njerëz kuptojnë se partia nuk është godina, as emri, as vula por komuniteti i ideve dhe vlerave që nuk ndjehet më i përfaqësuar nga lidershipi.
Nëse gjithçka mbyllet me pazare dhe shpërblime për iniciatorët e konfliktit, ndërsa simpatizantët mbeten jashtë loje, atëherë ata thjesht do të largohen drejt alternativave të tjera. Dhe kur baza ikën, partisë nuk i mbetet më asgjë përveç godinës, një objekt bosh, i gatshëm vetëm për muze. Nuk është habi që pas disa vitesh te themi dikur këtu kishte selinë partia me e madhe opozitare.
PD e mbaroj me turp missonin e saj. Shkateroi pronen , shkateroi ushtrine , shkateroi dhe vodhi pasurine e popullit dhe ne fund shkateroi dhe degdisi pedeistet qe besuan tek ajo.Kasta e kesaj Partie vodhi , plackiti dhe sot keto hajna jane pasunaret e Shqiperise, ashtu si bejne edhe keto te sotmit te mesuar me mire. Te diskutosh sot se pd I duhet salihajni , ky burgaxhi I ndyre dhe shpura e tij do te thote se pd eshte kthyer ne bordello.Ikni qelbesira mos tju shohim me
Bravo Maksi. Eshte tamam ashtu si thoni ju. Te gjitha shkaterrimet qe nga ekonomia,shendtesia,arsimi,ushtria etj jane veper kriminale e PD.ke dhe e liderit te saj Sali Berisha. Shume bukur e thua; "PD-ke e mbaroi me turp misionin e saj".
Komentuesi Maksi, koment i shkurtër, shterues, i saktë dhe shumë kuptimplote. Degjenerimi i vazhdueshëm i PD, dikur e shpresës së një demokracie, u bë një fatkeqësi e madhe kombëtare.
Partinë s’ja prek kush Doktorit , LUFTA REALE është godina dhe ato pakogjë metra teritor , për ca kulla që janë projektuar për t’u ngritur . Gjunkshi e di mirë këtë punë .
Vetem Drejtesa nese. Ka kellqe mund ta largoje SB nga politika dhe drejtimi i partiseAta qe ka rrotull jane thjesht kamikaze ne sherbim te tij. Ajo kupole jane si gure shahu qe nese largohet Berisha bien nje nga nje.
Sali krimineli e ka mbaruar misionin e mare nga agjenturat , sot lufton per te mbrojtur kriminelet e familjes se vet qe kane vjedhur pa meshire ne saje te pushtetit te babait te tyre ???? Prandaj i takon drejtesise , e gjithe familja berisha duhet te dorezoje gjithcka qe ka vjedhur dhe te marin denimin maksimal , per kriminelin sali duhet nje denim me varje , per te gjitha krimet qe i ka bere ketij populli duke e mashtruar drejt ne sy se do te binte me nder DEMOKRCINE ??? Asnje meshire per te , netekundert I del popullit detyre te veproje me te gjitha menyrat per te vrare dhe ta hedh ne lumin e Bunes qe trupi i vdekur te shkoje drejt serbise ??? Nuk behet fjale te varoset ne kete vend te shqiponjave qe e ka perdhosur ?