U desh të kalonin më shumë se një shekull që të ndodhte kjo, një funksionar i lartë publik në Shqipëri, përballë një vendimi të papritur politik, të mos zgjedhë heshtjen, të mos zgjedhë viktimizimin, as dramën publike, por të zgjedhë institucionin.
Erion Veliaj e çoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe bashkë me të, edhe dekretin e Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme. Ky në një pikëpamje nuk është një veprim personal. Nuk është “inati” i një politikani të lënë jashtë. Ky është akt institucional.
Sepse ajo që ndodhi nuk ishte thjesht një “shkarkim”. Ishte një precedent që nuk u shoqërua me asnjë konsultim, asnjë analizë, asnjë proces të hapur.
Veliaj nuk bëri zhurmë. Ai zgjodhi rrugën që politika shqiptare e ka injoruar sistematikisht institucionalizimin.
Kjo është e re. Kjo është e fortë. Dhe kjo është e frikshme për ata që janë mësuar ta kenë shtetin si zgjatim të vetes.
Në një shoqëri ku pushteti lëviz nga një tavolinë te tjetra, ku zyrat janë më të rëndësishme se ligjet, ku çdo institucion është thjesht një dekor për vendime të paraprera, Erion Veliaj ka vendosur të thotë "jo" jo me zë, por me sistem.
Dhe më e rëndësishmja, nuk e ka bërë për të mbrojtur veten si individ, por për të mbrojtur institucionin që drejton. Nëse një kryebashkiak mund të shkarkohet me një vendim qeverie pa asnjë transparencë, atëherë asnjë pushtet vendor nuk ka më kuptim. Nëse një datë zgjedhjesh vendoset në ajër, pa u shqyrtuar legjitimiteti i vendimit që e provokon, atëherë ç’vlerë ka Kushtetuta?
Veliaj nuk po përballet me Ramën si person. Nuk është përplasje karakteresh. Është përplasje standardesh. Për herë të parë, një përfaqësues i një institucioni të madh vendor po vendos në diskutim themelet e funksionimit të vendimmarrjes qendrore, dhe po thotë: “Kjo nuk është çështje vullneti politik, kjo është çështje ligji”.
Që sigurisht Veliaj mbron dhe kauzën e tij politike dhe kjo nuk do shumë mend për ta kuptuar.
Po, mund të jetë shumë vonë për të korrigjuar mënyrën se si është ndërtuar ky sistem. Por nuk është vonë për të mos heshtur përballë rrënimit të plotë të funksionit publik. Nuk është vonë për të ngritur një mur, një qëndresë minimale, jo për të shpëtuar një karrige, por për të shpëtuar sensin e ligjshmërisë dhe trajtimit.
Ndaj po, kjo është një luftë institucionale, jo një krizë emocionale. Dhe nëse nuk e kuptojmë këtë sot, nesër çdo vendim që merret mbi ne qoftë ai për një qytet, për një drejtor, për një zyrtar, apo për një zgjedhje nuk do të ketë më nevojë as për procedurë, as për arsyetim. Mjafton të urdhërohet.
Nje shkrim i mire per ceshtjen e dites. Urime autorit.
Ty Hamdi nuk besoj se te ka mesuar Fatmir Xhafa? Po cfare shkrimi o kar me syze ky eshte i porositur me lek nga ushtaret e lali Erit.
Nje shkrim i mire per ceshtjen e dites. Urime autorit.
Ankimimi i Veliajt ne Kushtetuese eshte legjitim. Por nga ana morale nuk qendron; qysh ne momentin kur u arrestua dhe ju komunikua akuza ( apo akuzat ) ai duhet te jepte doreheqjen, per ti hapur udhen zgjedhjeve te reja dhe te perballej me akuzen, drejtesine me titullin personal, jo me titullin e kryebashkiakut. Ai nuk u arrestua pse ishte kryebashkiak, por sepse kishte shperdoruar fonde te qytetareve per interesa personale dhe familjare. U arrestua sepse abuzoi me detyren dhe poziten qe i besuan qytetaret e Tiranes. Mos dhenia e doreheqjes pas arrestimit dhe pronuncimit te akuzes, eshte nje sjellje prej burracaku, por nuk eshte as i pari dhe as i fundit, ne Shqiperi. Ne Europen e civilizuar veprohet ndryshe, sapo del nje akuze ( qofte edhe jo e rende, dhe jo me arrestim ), personi publik jep doreheqjen dhe perballet me akuzen si qytetar i thjeshte. Prandaj perpara se te therrasim “e duam Shqiperine si Europa” duhet ti bejme pyetjen vehtes “a i kemi ne te dhenat elementare ne planin moral, karakterial, edukativ, kulturor si nje pjese e madhe e europianeve” ? Ne te kundert, jane fjale ne ere, per te mbuluar pisllekun ku jemi te zhytur.
Po zoti bythqir se ku i shikon ti abuzimet me fondet vetem ti i di marrja e mites dënohet per dy palët edhe dhenësin edhe marresin por dhënsit jane jasht sipas Dumbanit dhe Olsi noterit kurse marrsi pa asnjë provë marrje veçse një garderob biznesi për evente kulturore brenda. Nese ti je NESTI NENEQIRI nxirr nje fak te vetem per korrupsion apo shpërdorim fondesh publike. Parat e biznesmenve nuk janë të qytetareve por të pronareve ndaj mos ha mut se mos te mbetet ne gryke
E sakte, ashtu eshte realisht, moralisht e ligjerisht! Erjon Veliaj eshte i flakur dhe i burgosur per me teper partia e braktisi. Çfare portofoli kerkon ne Kushtetuese pa partine?
Erioni mund të ketë të drejtë por siç janë gjërat ai duhet të jepte dorëheqjen përderisa është i arestuar dhe nuk dihet se kur mbaron gjyqi.Me këtë veprim ai mund ta shtyjë edhe ca dhe e ardhmja e tij si politikan mer fund...
Te lumte Hermes? Nuk e kam votuar Veliajn, por rrefimi italianit qe ish paguar per te genjyer dhe analiza jote, po me bejne te mendoj seriozisht per nje puc institucional!
Urime për shkrimin!