Frika e partive të reja nga degradimi - Si i rreshtoi pas vetes Berisha ata që i akuzonte si 'të shitur te Rama'

8 Tetor 2025, 14:34Blog TEMA
Frika e partive të reja nga degradimi - Si i rreshtoi pas vetes Berisha ata

Nga Indrit Vokshi

Para 6 muash, Agron Shehaj e Adriatik Lapaj, quheshin të shitur të Edi Rama dhe shërbëtorë të tij. Kjo e thënë zyrtarisht nga Sali Berisha!

Shehaj-Lapaj, nuk bashkohen me njëri-tjetrin sepse janë sharë me njëri-tjetrin; mirëpo bashkohen rreth Sali Berishës i cili ia ka sharë e denigruar që të dy. Më lehtë ia falin denigrimin Berishës, sesa njëri-tjetrit. Berisha është në rregull sepse arma e tij më e fortë është kërcënimi se po nuk iu nënshtrove të shan, të denigron, të quan të shitur te Edi Rama.

Dhe këta i janë frikësuar këtij kërcënimi me denigrim, siç para tyre i janë frikësuar edhe shumë deputetë të cilët pas humbjes së 2023, shkuan e i dhanë oksigjen politik për ta mbajtur gjallë, me paktin se ai do t’i rikandidojë në lista të sigurta. Vetëm 6-7 prej tyre rimorën mandat. Sidoqoftë, deputetët iu nënshtruan me interesin për të përfituar mandatin.

Po këta, Shehaj e Lapaj, mbi cilin interes i nënshtrohen e i bashkohen? Meqenëse asnjëri kandidat opozitar nuk do të fitojë në Tiranë, logjikisht Shehaj e Lapaj duhet të futeshin për të ridëshmuar fuqinë politike, siç po bën Arlind Qori. Me këtë skemë nuk do të ridëshmojnë dot asgjë, nuk do të munden të dimensionojnë një pol tjetër të politikës ndryshe, duke fuqizuar me vota një model të ri politikani tip Ermal Hasimja. Të trija palët, Berisha, Shehaj, Lapaj, kanë interes për t’u fshehur pas njëri-tjetrit.

Berisha fsheh pas tyre katastrofën, sepse edhe votat e tyre do t’i llogarisë si të vetat. Këta fshihen pas Berishës sepse votat e Berishës i shesin hipotetikisht si edhe të vetat; përderisa do të jetë e paqartë se sa vota ka çuar secili, secili ka të drejtë të pretendojë më shumë sesa ka. Këtë e mundëson paqartësia.

Politika e re ka fytyrën më të mirë dhe hutimin më të thellë. Dinakërinë e ka Berisha, sepse ai arriti edhe diçka tjetër: arriti të neutralizojë rrezikun më të madh — t’i spikasë një model ndryshe brenda krahut të djathtë dhe ky model të legjitimohet me vota. Kjo është fitorja e tij. Të tjerët, Lapaj-Shehaj, s’kanë fituar asgjë, thjesht i janë nënshtruar nevojës së Sali Berishës.

14 Komente

  1. I
    Igor

    Nuk e kuptoj kete llapajn ju premtoj votuesve se nuk dote punoj as me Berishen dhe as me Ramen por cfar ben tani ja lane edhe kembet Berishes ,por votuesit nuk te harojne.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nroqi

      Mua me vjen keq qe naivet votuan Tik Sali llapaqenin dhe ballistin Agron pule Shehajn duke me menduar qe jan te mosvarur nga haleja e Vicidolit.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luani

        Pra te gjiths partite e reja jane copa muti te sali kermes , e cfaj ka rama i xiu qe kjo shoqeri e djathte ka pjerdhur.., per mua rama duhet ti jepet cmim nobel me keta kerma qe ka rreth e rreth..!!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vicidoli.

          Kerma Sali eshte vrima e halese kurse keta epileptike jane si mizat e murit qe bene bez dhe i vijne verdalle. Mjer ky popull nuk di nese do i vij radha ndonjehere te zgjedhi kandidatin qe deshiron. I biri Sheqertes ose edepsezi qe eshte lodhur duke vjedhur e shkaterruar bashke me gruan e pjellen e tij bastarde ka mbledhur rreth vetes fytyrat me te ndyra qe nga Gjin Gjon kusari deri tek Nokja ,Paloqja dhe kerkon te na japi mend akoma.E gjitha kjo bande kusaresh nuk duhet te dali me para ketij populli

          Përgjigjjuni
          1. P
            Popull

            Argiten ku ta kesh o serb e kelysh serbi

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tenesi

              Këto partitë e reja, për mua përfshi edhe atë të Arlind Qorrit, janë sajesa të Saliut,për të bërë të mundur atë që bëri me LSI-në në 2005.Siç duket loja e tyre mbaroi,me zgjedhjet e majit, dhe nuk kanë pse fshihen më, prandaj po shkojnë atje nga ku kanë dalë. Ndërsa, për Arlind Qorrin,mesa duket loja vazhdon,meqë thotë se është i majtë dhe shpresohet të shkëputë vota nga PS, për sot e më tepër të ardhmen.Do t’i vijë dita edhe këtij që të kthehet në të njëjtën bazë si këta të tjerët.

              Përgjigjjuni
              1. a
                astrit

                Mungesa e moral politikes dhe mungesa e theksuar e idealizmit i degradon levizjet e vogla politike qe ne thelb nuk kane as ideologji e as moral por vetem protagonizem kryetaresh dhe si te tilla e shohe normale qe baterite e tyre te shkarkojne e ta gjejne veten nen sqetullat e dy partive te medha. Deshtimi i radhes!

                Përgjigjjuni
                1. o
                  opozitari i opozites eshte rrogetari i qeverise

                  Vokshi na qenkesh pezmatuar se Lapaj, Shehaj e ndonje tjeter nuk i bejne opozite Berishes, por pushtetit Rames! I shkreti Voksh...paska probleme madhore me shikimin e nuk dallon dot ku eshte Pushteti e ku Opozita e pastaj kerkon te udhezoje opozitaret qe ta tregoje opozitarizmin duke i lepire bythen Rames.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Analisti

                    Ja ke fut kot or cun, frika nga degradimi i perket partive te medha te vjetra e tradicionale. Keta te rinjte do ja dalin, jo te gjithe kuptohet por ata qe do tregojne integritet e qendrueshmeri. Mendoj se Qorri do jete e majta e ardhme ndersa Shehaj e djathta e ardhme.PS do shperbehet me ikjen e rames gjithashtu PD me ikjen e berishes. Ndoshta do lulezojne edhe parti te reja ki i dihet, por duhet te maturohen mire para se te votohen masivisht. Duhet qendrese, konsistence, maturi dhe ndershmeri, kush i ka keto e sigurt do ja dali. Llapaj e Shabani nuk kerkuan te ardhmen, luajten keq e per pak gje, luajten vetem per nhe vend pube, karrigen e deputetit ndaj nuk i shoh te shkojne larg.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kafe tore .

                      Jo ne Shqiperi , jo ne ballkan , jo ne Europe po ne tere rruzullin tokesor te botes , jo burre e as grua po as kurve , po as karakurve qe ta derdhie e perdredhi si terroristi Sali Ram mut Sheqere baxhelle Lirie karaput'hane Berisha . Per turpin e Spakut dhe gjithe drejtesise qe e lene te lire kete vrases te pa shoq . Per turpin e atyre gjoja parti Llapaqeni , Thurje c'thurjees po akoma me keq Gon Shehaj qe na cane menderen e shkuan i lepijne bythen e fishkur tere mut Sali kriminelit qe gjoja pretendonin jemi forca te reja kundet pd se .

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Munika

                        Taktike e njohur e llapaqenit non grata qe I shet e I blen bashkepuntoret sipas nevojes. Dhe mire ja u ben, derisa ata jane aq pa karakter sa edhe pas ketyre shitje-blerjeve, ata vazhdojne ti lepihen

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shushica

                          Kam pritur që partitë e vogëla këto të rejat të kishin më shumë integritet më shumë besim tek votuesi . të ishin më burrënor dhe me dinjitet njërëzor dhe moral e politik në rsport me qëndrimin ndaj elektoratit të tyre por dhe ndaj partive të vjetrs që kanë 33 vjet që e telendisën këtë popull . Me thënë të drejtën isha pro ketyre partive dhe në zgjedhjet e 11 majit Po të kishte qënë më favorizues ligji këto mundet të ishin më të përfaqesuara në parlament , Mirëpo shumë shpejtë ju doli kallaj këtyre ( Shehaj Lapaj Shabani ) Ata e lëpinë arë që kishin pështyrë dhe me bisht në shalë u futën si konet në kolibe të Saliut .Njihen këto qëndrime nga njerëz pa by.....dhe nuk është se nuk e prisnim këtë thyerje morale dhe politike të këtyre langove Dikush do të thotë mirë bënë që u bashkuan me Saliun sepse vetëm bashkimi e mund Ramën . Edhe kjo qëndron por a është një qëndrim solid mbi bazë programesh ideshë që do të jap rezultat ? Po elektorati a është testuar e duan apo jo këtë çorbë me mish qënësh ? Se ekziston një mundësi që elektoratin e tre partive të reja ta devijojnë votën nga që udhëheqësit e tyre i ka futur Saliu midis shalëve dhe u ka bërë vaksinën e gripit të pulave . Ekziston dhe mundësia tjetër që ky elektorat i shgënjyer të mos dalë fare në votim .Pasi ata e dinë që fitore ska para Manastriliut . Sidoqoftë qëndrimi në disa karrike nuk e mobilizon elektoratin . Për këto tre partiçka kjo është autogoli i dytë që bëjnë .I pari kur ato u kacafytën dhe nuk bënë koalicion për 11 maj dhe autogoli i dytë është ky i 9 Nëntorit që ju humbet fare vuls emëri dhe as kush nuk e mer vedh se sa elektorat kanë këto të trija . Hajt tju rrojë Saliu se për popullin e votuesit e telendisur nuk pyet askush

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Liu

                            Nje gur dy zogj vret saliu. Po humbi ( kjo eshte 300% e sigurte) fiton kulla me marveshjen me ramen , po fitoj ( e pamundur) fito xeni perseri kullat. Dhe demokratet presin te permiresojne jetesen me keto monstra qe kane 35 vjet qe tallen me shqiptaret. Shiko vilat , pasurite , zyrat , makinat , bizneset dhe gjyko....... Zoti I denofte qe tallen me popullin keto politiqene te ndyrre. Shiko ligjin 7501 dhe pasojat qe nuk do te zhduken asnjihere po nuk u abandonua ky ligj famkeq dhe po nuk u sekuestruan pasurite ketyre pirateve .

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Patrioti

                              Berisha ka 35 vjet qe tallet me Shqiptaret,ai per cdo gje qe thot e shprehet mashtron,genjen,shan me fjale banale por e vret.Kush i ka treguar vendin ketij pushti e krimineli asnje na ata qe jane te ngarkuar me ligj.E futen ne arrest shtepije disa muaj dhe spetakle nga ballkoni.E nxoren dhe e lejuan te dale edhe jashte vendit te pellase si i cmendur kunder vendit tij dhe deri tani gjykimi tij ska zgjidhur asgje per aferen e klubit Partizani qe eshte harruar e as permendet.Ka shume ceshtje qe ai duhet gjykohet per krimet e kryera por edhe kjo e 19 pallateve tek kompleksi partizani qe ka perfunduar hetimi nuk po gjykohet sipas rendesise qe ka.Ata qe drejtojne drejtesi cfar bejn sehir .?!

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje