Edi Rama i shpjegon Albin Kurtit një përrallë

7 Tetor 2025, 17:33Blog TEMA
Edi Rama i shpjegon Albin Kurtit një përrallë

Nga Enver Robelli

Më 2018, në 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Albin Kurti, me të tijtë nuk hynte në sallën e Kuvendit të Kosovës, sepse nuk donte të dëgjonte himnin e Republikës së Kosovës. A mund ta imagjinoni?

Kur mbaroi himni, shefi i VV-së hyri në Kuvend me të tijtë, sepse dëshironte ta dëgjonte Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë. Atëbotë Edi Rama ishte idhulli i VV-së. Atëbotë Edi Rama e quante VV-në “pasuri kombëtare”. A mund ta imagjinoni?

Në fjalimin e tij të vitit 2018, Edi Rama propozoi - në mbledhjen solemne të Kuvendit të Kosovës - një president të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë, si “simbol bashkimi”. VV u gëzua, u ekzaltua, fluturoi. Për pak krerët e saj nuk ia nisën këngës: “Ne jemi të Edit, Edi është i yni”. Do të tingëllonte si ajo kënga e rreme e viteve 1980 në Jugosllavi: “Mi smo Titovi – Tito je naš” (Ne jemi të Titos – Tito është i yni).

Dëshironi absurditete të tjera?

Më 5 shtator 2016 ekipi futbollistik i Kosovës debutoi në arenën ndërkombëtare pas pranimit në FIFA dhe UEFA në maj të atij viti. Kosova luajti kundër Finlandës, ndeshja mori fund me rezultat 1:1, golin e parë për Kosovën e shënoi Valon Berisha. Në atë kohë një deputet prominent i VV-së (nuk është më deputet) shkroi se shpresonte të fitonte ekipi i futbollit i Shqipërisë. Debutimin historik të Kosovës nuk e pati përmendur fare. E injoroi totalisht! Ky deputet rrogën e merrte nga Kosova, por sillej si delegat i Kurveleshit. Këtu mbaron ky digresion.

Kthehemi te fjalimi i Edi Ramës për president të përbashkët. Atë fjalim populist e pati kritikuar LDK-ja, e cila atëbotë ishte në opozitë. Shefi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti, tha: “Propozimi i Edi Ramës për president mbarëkombëtar është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur, të integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO”.

I rrufeshëm ishte atëbotë reagimi i deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu. Këto janë fjalët e saj: “Avdullah Hoti paska reaguar kundër deklaratës së Edi Ramës, e po ashtu ditë më parë duartrokiti heqjen e flamurit kombëtar nga rrethi. S’e di pse LDK në përgjithësi me zell flasin e përshëndesin veprimet antikombëtare dhe kundërshtojnë deklaratat që çojnë drejt bashkimit kombëtar”.
Shtatë vjet pas fjalimit të bujshëm në Kuvendin e Kosovës, Edi Rama tash deklaroi se “bashkimi kombëtar është përrallë”. 

Me gjasë përrallë ka qenë edhe ideja për president të përbashkët, por në vitin 2018 flitej shumë për ndarjen e Kosovës dhe patriotizmi bosh shitej më lirë se bostani në kulm të verës. Atëherë bëheshin përpjekje që BE-ja të shantazhohej me parulla kinse nacionaliste, në stilin: “Po nuk na pranuat, e kallim Ballkanin”. Më 2025 kanë ndryshuar rrethanat gjeostrategjike; edhe pak muaj bëhen katër vjet prejse Rusia sulmoi gjerësisht Ukrainën dhe Brukseli ia ka hapur dyert Shqipërisë për anëtarësim në BE - gjë që është lajm fantastik për Shqipërinë dhe rajonin. Tani Edi Ramën nuk do ta dëgjoni të kërkojë president të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë.

Me produkte kuazi-patriotike si Edi Rama dikur, pati dalë në pazarin e ideve politike edhe VV. Betoheshin: “Kur të vijmë ne në pushtet, e ndryshojmë Kushtetutën, hiqet ky nen, shtohet ai nen dhe - abrakadabra, abrakadabra - u bë bashkimi kombëtar”. Thoshin se: “Nuk ekziston flamuri i Kosovës, vetëm ai kombëtar”. Brohorisnin se: “Nuk ka reprezentacion të Kosovës, ka vetëm kombëtare”. Kështu flisnin krerët e VV-së. 

Sot ata janë të parët në tribunat e stadiumeve për të përkrahur kombëtaren e futbollit të Kosovës (ndonëse kombëtare ende nuk i thonë, tremben nga pak). Me Edi Ramën s’flasin më. As nuk marrin pjesë në zgjedhje në Shqipëri. As nuk shkojnë më në Lezhë për parada patriotike. Fjalët e mëdha dhe gjestet e mëdha, kur nuk janë realiste, lënë pas vetëm boshllëk. Kjo nuk vlen vetëm për VV-në.

Më 23 maj 2015, Edi Rama erdhi në Prishtinë me ftesë të VV-së, më saktë të kryetarit të Prishtinës, i cili ishte nga radhët e kësaj partie. Quhej Shpend Ahmeti. Edi Rama erdhi për të shpalosur shtatoren e Ismail Qemalit dhe për të mbajtur një fjalim tipik populist me plot mesazhe të koduara, që mund të lexoheshin si thirrje kreshnike për bashkim kombëtar dhe përkrahje direkte për VV-në. 

Në raportet televizive të asaj kohe, në rendin e parë të pjesëmarrësve të ceremonisë shihet një plak i veshur si Ismail Qemali (të tillët përherë duken qesharakë), kreu i komunitetit bektashi, Baba Mondi, pastaj Pandeli Majko, Aida Dërguti dhe, natyrisht, Albulena Haxhiu. (Interesante është kush mungonte në atë ceremoni në Prishtinë: kryeministri Isa Mustafa, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga). Atëbotë Edi Rama nuk pajtohej me VV-në vetëm në një çështje: për dallim nga partia e Kurtit, ai e përkrahte themelimin e Gjykatës Speciale me argumentin se shqiptarët s’duhet të prishen me bashkësinë ndërkombëtare. Kaq edhe ky digresion.

Kthehemi te shpalosja e shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë më 2015: në fjalën e tij Shpend Ahmeti premtoi se “deri në fund të vitit do ta dërgojmë shtatoren e Hasan Prishtinës në Vlorë”. Kjo përmendore u vendos në Vlorë tek shtatë vjet më vonë, në maj 2022. Në një kronikë të një televizioni të Tiranës bëhej me dije se në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryetari i Bashkisë së Drenasit, “Lladrovcki”. Me këtë mbiemër, Ramiz Lladrovci mund të jetë ndier si turist polak në Vlorë. Nga VV s’ishte e pranishme asnjë figurë prominente kur në Vlorë shkoi Hasan Prishtina në bronz.

Kur kujtohen e përshkruhen këto ngjarje me një distancë kohore prej 10, 7 apo 3 vjetësh, atëherë vërehet edhe më mirë horrllëku i politikës shqiptare: fjalë të mëdha e gjeste të mëdha për nevoja të politikës ditore.

35 Komente

  1. C
    Cubeli

    Ore shoku Enver kaq shume e ke perdorur fjalen “atebote” sa na cave b…. na cave.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ylli

      Atebot eshte shqipe e paster

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patronazhisteve cekic ballit.

        Jo, aspak. Eshte thjesht moda e shpikjes se fjaleve te reja nga Lideri Global. Si psh Dakordesim, formesim...pordhe me rigon.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Atëherë

          "Atëbotë" e kam dëgjuar dhe lexuar para 50 vjetësh. Sinonim i fjalës "atëherë".

          Përgjigjjuni
        2. M
          Mesuesi

          Po kujt ia thua o Ylli...cubit?!

          Përgjigjjuni
        3. I
          Iliri

          Enveri eshte nje 'titist' i regjur ,por i maskuar Kunder bashkimit te shqiptareve...krimb muti, ,nuk ka serb grek kines ,somales..... qe nuk do bashkimin e popullit tyre...por eshte Enveri...!!! Kisha pyetje; Enver ,a je shqiptare ????? Nese 'po' , je i deformuar ne 'gene' mqs pergjegja eshte 'jo' pa problem ;nje mut me pak

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taulant

            Robell! Bashkimi Kombetar do te ndodhe per 1milion arsye. Meqe tani ne epoken Trump, gjerat shikohen nen prizmin e biznesit mund te them qe interesi per te investuar eshte me i madh ne nje vend me te madh Kjo eshte njera nga arsyet Me kryesorja eshte qe jemi nje Komb ,me nje histori dhe letersi Besoj qe Edi dhe Hashimi atebote ka pasur ndermend qe te ndajne veriun e Kosoves dhe bashkimin e Shqiperise. Nuk do ta quaja tradhti por ide te keqe dhe jo racionale ndarjen e Kosoves. Bashkimi yne kombetar eshte llogjik. Perifrazuar “Epur si muove” , do te thoja :” e megjithate ,do te bashkiohemi”

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sqarim

              Bashkim i Shqiperise me Kosoven nuk ndodh kurre ta harroni. Une kam qene kritiku me i madh i Shqiperise per nga niveli i intelektit qe kemi, ligesia etj. Por vitet e fundit Kosovaret kane treguar nje nivel te pamenduar mesjetar. Dhe ju ka dale nami, urat jane djegur. Shikoni mos te riktheheni ne vitet e erreta te 99 (mos ndodhte) po treni i Shqiperise ju ka ikur

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sqarim

                Bashkim i Shqiperise me Kosoven nuk ndodh kurre ta harroni. Une kam qene kritiku me i madh i Shqiperise per nga niveli i intelektit qe kemi, ligesia etj. Por vitet e fundit Kosovaret kane treguar nje nivel te pamenduar mesjetar. Dhe ju ka dale nami, urat jane djegur. Shikoni mos te riktheheni ne vitet e erreta te 99 (mos ndodhte) po treni i Shqiperise ju ka ikur

                Përgjigjjuni
            2. L
              Lala plak

              Me horrllek eshte ky shkrim i ketij serbi shqipfoles. Yyyyyyyy idiot Asgje me pak se nje veze lluk

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nasi

                Super talent ky Enver Robqiri.Lum Serbia qe e ka hedhur ne treg.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Asllani

                  Ja mungon edhe Qimetja në këtë portal kohën e fundit dhe bëhet komplet idiotizëm =ldkvv

                  Përgjigjjuni
                2. E
                  Eri

                  Boll me keto terma serbi, sherbetor i Serbise se jeni bere si militant te Vetevendosjes, na keni care trapin. Krtitiko shkrimin dhe kaq, mos u merrni me autorin se shqiptar eshte, mbase me i mire se ti e une. Shkrimi nuk thote asgje ne thelb, pervecse mundohet te lartesoje "largpamasine" e LDK-se. Midis ketyre ngjarjeve qe i perkasin nje momentumi te caktuar historik, kane rrjedh shume ujera dhe shume perpjekje kane perfunduar ne lume. Vizioni i njerit, nuk perkonte me te tjetrit, madje keqkuptohej, keshtu qe Rama hoqi dore nga perpjekja per ta terhequr Kosoven dhe lidershipin e saj drejt rruges europiane dhe u fokusua vec tek Shqiperia, pa marre kosto te kota nga trushplaret e VV dhe nga nostalgjiket e Jugosllavise. Rezultatet jane te dukshme, Shqiperia po shkon me hapa te shpejte drejt BE-se, ndersa Kosova po izolohet dhe po behet me e parendesishme dita dites ne syte e botes. LDK-ja e Enverit ka perfunduar parti e trete ne Kosove.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Iliri

                    Pervec 3 rreshtave te fundit,... jam me te njenjtin mendim !

                    Përgjigjjuni
                3. a
                  astrit

                  Per horllikun e politikaneve shqiptare mund te flasim gjithe naten prane oxhakut e te mos na mjaftoje nata e ngrohtesia e oxhakut por gjithsesi fale ketyra horlliqeve kemi dy shtete shqiptaresh natyrisht te deshtuara por egzistojne te presesh me shume nga horlliku je i padobishem.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Realisti

                    Normalisht artikullshkruesi eshte Kosovar e mban narrativen Kosovare. Por nga 2018 e ketej mund te gjesh video ne internet ku Kurti sulmonte Ramen dhe e quante Shqiperine te prapambetur dhe vegel te Serbise. Pas shume kohesh indoktrinim keto jane ne maje te gjuhes se cdo Kosovari.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rebolli kujton se din boll, por din nji mut

                      Ka loqe edhe si Enver Rebolli, lloji i tij nuk e dine akoma cfare jane, serbe, dardane apo nga atavte kombit kosovar.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nik

                        Z. Robelli ka sjellë fakte shumë bindëse për propagandën bajate dhe kameleonizmin e Ramës! Rama i sotëm i thotë Ramës së djeshme që pretendonte "Bashkimin Kombëtar" se tash "Bashkimin Kombëtar" eshtë thjeshtë ëndërr!!! Pa pikë turpi!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nik fshatari

                          Ti s ke buke te hash ne Kosove merresh me Ramen hahahaha.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Eri

                            Rama ka qene shume i qarte dhe koherent ne cdo kohe. Kur e ka thene deklaraten per President te perbashket, imagjinonte nje rajon qe do rrezonte barrierat, do bashkevepronte ne klime te mire, nderkohe qe planet e Shqiperise dhe Kosoves ishin per unifikimin e sistemit doganor etj etj. Keto u shoqeruan me krijimin e Open Balkan, nje projekt per te cilin Rama u investua shume dhe shpresonte te sillte paqen ne rajon, por qe u minua nga faktori politik ne Kosove me VV ne krye. Megjithate, gjithmone eshte proklamuar qe bashkimi kombetar ndodh realisht vetem nen catine e BE-se. Te ftoj ta degjosh edhe njehere bashke me Enverin tek linku me poshte deklaraten e Rames ne ate kohe, kur enderronte per nje president te perbashket, pa i njohur mire mysybeterit nga ana tjeter e kufirit. https://www.youtube.com/watch?v=f4mOSAfgWxs Ne momentin qe Rama u investua dhe u sabotua nga pala kosovare ne projektin e Open Balkan, vendosi t'u beje mutin vendeve te tjera te rajonit dhe i futi motoret ne pune me kapacitet te plote per Shqiperine, duke i parakaluar te tjeret ne rrugen per antaresimin ne BE. Kosova keq ishte atehere, u be dhe me keq ne kete drejtim. Lidershipit aktual i intereson ta mbaje gjalle konfliktin me Serbine, sepse nuk di te beje nje pune tjeter ne te mire te qytetareve per te justifikuar voten e tyre.

                            Përgjigjjuni
                          2. U
                            Uran

                            Shkrime te ketij torobello Pa Koke e pa kembe

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Baftjari me rraki Skrapari

                              Pune koqevaresh , boll me botime gazeta Tema me helmin e koqevareve , Ate te duhen luftetare te gjithe botes ti vesh zjarē ,do arratine te marrē , mer nja dhjetē Kosovare , kjo thenie ka mbi 100 vjet qe eshte thene , dhe ja mbas 100 vjeteve Kosovaret po Koqevare ngelen , nuk behen njerez keta jo .

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Baftari pa rraki.

                                Baftjar thenia eshte : A tr duhet ti vesh botes zjarr...kosovar....gje qe nuk dua ta them te plote....

                                Përgjigjjuni
                              2. C
                                Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli

                                Edi Rama nuk ka sajuar absolutisht asgje nga gjithe sa thote , bile eshte treguar shume i matur dhe i rezervuar kundrejt mikut te ngushte te Nikolla Gruevskit , Albinovic Kurtit qe ngjasojne si dy pika uji me bajraktarin serb te Vicidolit , i cili eshte bere bythe e breke me Micotaqin e Greqise dhe terroristin Frederiqis Bejleriqis , armiqte shekullore te kombit shqiptar ! Patshi veten me qafe o vellezer kosovare me babe , nene e kombesi tjeter !

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Eri

                                  Vellai, lerini keto terma vellai i ketij, apo prapashtesat me vic, sepse jeni bere si militantet trushplare te Kosoves. Mos imitoni ata, se boll ta shpifin me ligesine e tyre. Edi Rama u mundua t'u tregonte rrugen per paqe vellezerve ne Kosove nepermjet Open Balkan, ata donin te mbanin te hapur konfliktin me Serbine per vota lokale. Shqiperia eshte ne avion per ne BE fale vizionit te Edi Rames, fatkeqesisht Kosova eshte bere nje vend i harruar ne Europe, ku s'ia hedh me kush qurret, Per kenaqesine tende shihe tek linku me poshte vizionin e Rames kur enderronte per nje President te perbashket dhe tregoji me pas Enverit se kush i shkallmoi perpjekjet per bashkim, duke filluar nga ai doganor etj etj, ku Shqiperia i beri gati te gjitha procedurat dhe logjistiken, por Kosova hoqi dore. https://www.youtube.com/watch?v=f4mOSAfgWxs

                                  Përgjigjjuni
                                2. s
                                  sali

                                  Ik more .Kur mendja juaj mbushet me deklarat lufte te nje deliranti kryeminister qe keni ne kososve nuk mund te kete nje pergjigje tjeter me idiote se kejo

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Noci

                                    Rama nuk e ka permendur ndonjeherë bashkimin kombëtar,si territore ,por bashkim ne kuadër te BE,kur dy shtetet te jene abetare te BE,nuk kane kufinj dhe pengesa burokratike kufitare.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Prishtinali

                                      Ha mut o Edi Shkjau peder dhe draganka serbe Belinda Bullukeviq bashk me Sali Rus Viqidolin

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Soni

                                        Ai ka kerkuar ndonje here falje ky zgjebaruk Kosoves? Per masakren e Tivarit? Ku Partia qe ky perfaqeson ne bashkepunim me ushtrine serbe vrane mijera shqiptare te Kosoves ne Tivar. Plera e ndyre komunist dhe bir komunisti i qelbur.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. o
                                          o rob i trashe

                                          ata qe masakroj ne masakren e tivarit ishin kolaboratore naziste qe pergjaken tiranen ne 4 shkurt te 1944. e meritonin plotesisht

                                          Përgjigjjuni
                                        2. B
                                          Biku

                                          Pse vetem ne do degjojme perrallat e ketij te shkalluari.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Palluku

                                            Kjo gazete, pra Tema, ka pergjegjesine morale, politike edhe deri penale qe perkrah, nxit, publikon, komente antikombetare te kafsheve qe shkruajne kunder shqiptareve te cdo krahine. Kjo gazete eshte strehe e qenerise kolektive kunder shqiptareve, e injorances dhe egersise se pashembullt qe lejon shkrime nga komentues te paguar e te papaguar, te rretheve me te ndyra shoviniste te armiqve historike te kombit tone. Dhe drejtuesi i kesaj gazete ka nje emer. Tash e tutje duhet te jete sinonim i antishqiptarise dhe i tradhtise, merobazizem. Je i neveritshem Mero Baze. Edhe po nuk e botove, qelbesira qe fle ne shpirtin tend nuk ndryshon.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. o
                                              o rob i trashe

                                              keq me vjen ta them se une merrem me shqiperine pergjithesisht po budallenj ngelet nje jete ju kosovaret. turp i zotit

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Palluku

                                                Kush te qiu ty o bythqir?

                                                Përgjigjjuni
                                            2. D
                                              Drenica e kuqe

                                              Zoti Robelli. Atëbotë ti nuk e mësove se kush e sabotoi bashkimin kombëtar. Kurti VV apo ju lakejt e shkjaut.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje