Sistemi që vrau një shërbëtor të tij

7 Tetor 2025, 11:49Blog TEMA
Sistemi që vrau një shërbëtor të tij

Nga Plarent Ndreca

Vrasja e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, është një tragjedi me dy fytyra.
E para, njerëzore dhe e pakthyeshme, për familjen që humbi njeriun e dashur. Dhimbja e tyre është e pafundme dhe asnjë fjalë nuk mund ta lehtësojë. E dyta, institucionale dhe kolektive, për shoqërinë dhe shtetin vetë. Sepse në sallën ku jepet drejtësi, u rrëzua një nga shërbyesit e saj më të rëndësishëm dhe bashkë me të u rrëzua një pjesë e besimit të publikut te shteti ligjor.

Fatkeqësisht, edhe pas kësaj tragjedie, reagimet ndjekin të njëjtin ritual të vjetër,
dikush merret me cilësinë e skanerëve, dikush me kangjellat e rrethimit të gjykatës, dikush me shpejtësinë e komunikatave, dikush me policët e dikush me formalitetet e kompetencës institucionale. Secili nxiton të gjejë një detaj teknik për të shmangur përgjegjësinë reale. Të gjithë flasin, por askush nuk prek “plagën” e vërtet.

Michel Foucault, në analizat e tij mbi pushtetin dhe institucionet, nënvizonte se drejtësia nuk është thjesht makineria e ndëshkimit, ajo është autoriteti moral i pushtetit. Kur ky autoritet shkatërrohet, drejtësia nuk është më akt i së drejtës, por ritual i vetëlegjitimimit. Gjykata pushon së qenë altar i së vërtetës dhe shndërrohet në zyrë formularësh, vulash dhe procedurash që ruajnë formën, jo drejtësinë. Foucault shkruan: “Kur drejtësia shndërrohet në aparat burokratik, ajo nuk ndëshkon padrejtësinë, por prodhon një rend të vetëreferueshëm që mbron formën, jo të vërtetën.” Në këtë rend, drejtësia humbet shpirtin e saj moral dhe kthehet në mjet për të ushtruar pushtet, jo për ta kufizuar atë.

Kjo që Foucault e quante “drejtësi burokratike” është bërë tashmë realitet i përditshëm edhe në Shqipëri. Sistemi ynë i drejtësisë, nga prokuroria deri te gjykatat, është shkëputur nga pulsi moral i “qytetit”. Ai nuk rreh më në ritmin e shoqërisë, nuk ndien më dhimbjen e padrejtësisë, nuk njeh më kufirin midis ligjit dhe ndërgjegjes. Është mbyllur brenda formës, tek neni pa frymë dhe interpretimi pa thelb. Ajo është bërë mekanike; llogarit, por nuk dëgjon; procedon, por nuk kupton.

Çekiçi i drejtësisë nuk bie më për të rikthyer rendin kushtetues dhe moral, por për të ruajtur status quo-në, për të mbrojtur një ose disa pushtete, që kanë mësuar të strehohen në labirintin e interpretimit pa “puls” kushtetues. Në vend që të jetë mjet për të rivendosur ekuilibrin shoqëror, drejtësia është shndërruar në armaturë e pushtetit të saj.

E kur kjo panoramë thjesht vëzhgohet nga larg, pa marrë ose atribuar askush/askujt përgjegjësitë që i takojnë, lind konteksti i errët institucional, ku shpresa shuhet dhe mund frikën nga ndëshkimi, e arma shkrepet nga dëshpërimi. Arma që “guxoi” të ngrihet nuk u drejtua vetëm kundër një njeriu, por kundër simbolit moral të shtetit, kundër vetë drejtësisë.

Për të mos lejuar që kjo tragjedi të mbetet vetëm një titull lajmi, apo të degradojë në diskutime skanerash, kangjellash, policësh apo masash ndëshkuese, duhet një përgjigje që prek thelbin, jo sipërfaqen. Në vend të fashimit të plagës, duhet kurimi i saj. Në vend të drejtësisë formale, statistikore, burrokratike, duhet drejtësi reale, e pavarur, e përgjegjshme dhe me autoritet moral.

Ndryshe, nëse vazhdojmë të varrosim të vërtetat nën burokraci dhe të mbyllim sytë përballë përgjegjësive, një ditë do të zgjohemi në një shtet ku zëri i drejtësisë nuk do të dëgjohet më, sepse vetë drejtësia do ta ketë “vrarë” veten e saj.

9 Komente

  1. Mara emigrante ne Itali

    Nje analiz e sakte dhe shume domethenese per drejtesine .Te vendoset ligji me I rrepte per keta prokurore dhe gjyqtare te dhjamosur .Qeveria duhet te kete nje komision ku keta prokurore dhegjyqtare te ndeshkohen per vendimet e gabuara qe marin .Jemi shtet parlamentar dhe jo shtet prokuroresh dhe gjyqtaresh .

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtesi e vertete

      Simbolika e vrasjes të gjyqtarit në sallë eshte plumba kunder sistemit politik e juridik të kalbur në korrupsion galopant i instaluar këto 35 vjet qe eshte një sistem antishqiptar. Vete ligjet e krijuara nga ky sistem i urryer kanë nxitur sorrollatjet e shqiptareve pafundesisht nga në shkallë e gjyqesorit në tjtren dhe rikthim në shkallët më te ulta për rigjykim.Ky sistem pi i shtyn shqiptaret në vetegjyqesi dhe gjyqtari i vrare eshte viktima e rradhes e ketij sistemi çnjerezor.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        "Drejtësia hyjnore" nuk ekziston! Drejtësia tokësore, si në çdo aspekt tjetër të jetës shoqërore është ajo që na duhet, që si e tillë është produkt i vetë shoqërisë. Është niveli dhe edukimi shoqëror që fillon nga qeliza e saj familja dhe më tej, që mund dhe duhet ta mundësojë. Sepse është vetë shoqëria që prodhon qeverisjen e saj, ligjvënësit dhe sistemin e drejtësisë, e cila shoqëri si mjet për mirëmenaxhimin e saj në të gjitha aspektet, harton ligjet dhe rregullat për një mjedis të shëndetshëm, por mbi të gjitha atë që ndryshe nga "Shteti Ligjor", që ashtu si e kemi, e kemi, atë që quajmë "Shtet i së Drejtës", ende nuk e kemi. Është pikërisht mungesa e këtij, ku në aspektin moral të shoqërisë kemi dhe defiçite të mëdha, të cilat pastaj sjellin pasoja mjaft të rënda. Ka shumë, por një nga këto është ligji famëkeq 7501 (por jo vetëm), i cili në kuptim të nenit 41, 42 dhe 181 të Kushtetutës është antikushtetues që për pasojë ka sjell katrahurën me pronësinë, e cila për fat të keq vazhdon.

        Përgjigjjuni
        1. l
          latifi

          Fatkeqesisht ky eshte mesazh per inspektoriatin e larte te drejtesise qe eshte organi qe perfaqesohet me njerezit me inkompetent dhe te korruptuar, pasi nuk jane ne gjendje te gjykojne nje ceshtje edhe kur ajo eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe. Kjo eshte nga eksperienca qe kam kaluar vete me kete institucion te korruptuar, duke i dhene hapesira gjyqtareve te abuzojne me detyren e tyre fisnike. Kur drejtesia nuk vepron atehere kalojme ne kaos dhe ne vetegjyqesi. Nuk dua ta paragjykoj autorin per veprimet qe beri por dua te gjejme shkakun qe e detyroj te bej kete veprim se nuk ka njeri qe kerkon te mbylle jeten e tij ne kete moshe. Duke u nisur nga ky incident dhe raste te tjera, tregon qe reforma ne drejtesi eshte nje deshtim.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bob

            Ja dhe brezi i ri i hajduteve rilindas qe hyn e del ne Spak, na citon me kompetence Mishel Fukone

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gazi

              Material per bere para per median dhe ushqyer tarallaket. Fatkeqesi. Gjera qe ndodhin rralle, por ja qe, ashtu si ne te gjithe boten, ndodhin. Nuk eshte fenomen i pazakonte. Por gazetarucet i japin ngjyra teje dramatike, shpalosin “talentin e gazetarit”.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tanush

                Gjyqi per keet prone vazhdonte prej 3 vjetesh. A na shpejgon dot sistemi i drejtesise kete ne? Une nuk edi kujt i takon kjo prone, apo kush ka fallsifikuar, kush ka dhen rryshfet, po di te them qe nje ceshtje prone te zgjase kaq shume me duket absurde. Sistemi drjetesise mos te hidhet perpjete tani....e keni dhjere drejtesine...dhe ky ishte reagini qe pritej, biles eshte reagim i vonuar. Te vjen keq per jetet e humbura, por le te behet mesim qe me drejtesine nuk duhet te luhet.

                Përgjigjjuni
                1. Y
                  Ylli Pata - sinqerisht

                  Placent Ndreca, hajduti me bastard i Veriut, ka filluar te perdore AI per te shkruar artikuj per dhivaçanën Tëma?! Burgu êshtë pak për këtë hajdut limfatik

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tezi

                    Ju paburra që përdorni emra që s’ju përkasin, mos akuzo pa fakte, vetëm me thashetheme. Gjuha s’ka kocka por kocka thyen. Ti që shkruan kështu, edhe për ty nesër kështu do të thonë se shan ti që je i sharë. Kujdes mos e hash!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje