Pse bëjmë pis gjithçka?

7 Tetor 2025, 14:49Blog TEMA
Pse bëjmë pis gjithçka?

Nga Namir Lapardhaja

Si shoqëri kemi një prirje të përbashkët, që ka të bëjë me të bërit pis gjithçka. Nuk ka më kufij mes së mirës dhe së keqes, mes të ndershmit dhe të korruptuarit, mes profesionistit dhe mediokrit, sepse kemi arritur në pikën ku nuk besojmë askënd.

Kemi bërë pis politikanin, sepse nuk dallojmë më njeriun që përpiqet të ndryshojë diçka nga ai që grabit gjithçka. Kemi bërë pis mësuesin, duke e përfshirë në baltën e paaftësisë; edhe atë që përgatit brezat me pasion dhe përkushtim, edhe atë që e ka emëruar partia dhe dredh zinxhirin kot. Kemi bërë pis mjekun, sepse në sytë tanë nuk ka më asnjë që shëron nga misioni, por vetëm ata që “rrjepin” pacientët. Kemi bërë pis prokurorin dhe gjykatësin, duke i quajtur të gjithë të shitur, pa bërë asnjë dallim midis atyre që guxojnë të përballen me krimin dhe atyre që dorëzohen para tij. Kemi bërë pis edhe policin, duke e parë si armik, jo si mbrojtës të rendit, sepse kemi plot shembuj që na ndikojnë për një perceptim të tillë.

E gjitha kjo ndodh jo sepse jemi popull që s’kupton, por sepse jemi një shoqëri që nuk ka guxim të përballet me veten. Siç është thënë se “kur sheh gjatë në humnerë, humnera fillon të të shohë ty”, kemi parë aq gjatë në baltë dhe llum saqë gjithçka na shfaqet si e tillë.

Por kemi humbur edhe ndjesinë e përgjegjësisë kolektive, sepse, në vend që të kërkojmë ndryshim me votë, me bojkot apo me reagim qytetar, zgjedhim të shpërthejmë vetëm me komente urrejtjeje, me sharje apo me përçmim në rrjetet sociale. Bëjmë rolin e gjykatësit moral nëpër tavolina kafeneje, por heshtim përballë padrejtësive reale që i shohim përditë. Linçojmë, por nuk ngremë zërin kur duhet. Urrejmë, por nuk ndryshojmë.

Në këtë klimë, ku gjithçka shihet me dyshim e përçmim, edhe e mira humbet kuptimin.

Sepse kur i bën pis të gjithë, nuk mbetet më askush që të bëjë dallimin. Kështu, ne nuk pastrojmë asgjë, veçse ndotim gjithçka.

10 Komente

  1. p
    pusht-shteti mban pushtet

    Po he pra o Name, pse ben ti se pari pis gjithcka duke dashur te mbetesh rrogtar e ti lepish prapaniket nje pushteti te piset e te qelbur nga koka e poshte!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kisheza

      Per te t’u pergjigjur TY( Shkruesi i ketyre radheve) Behet pis gjithcka, sepse shteti shqiptar, qe nga 1991 e deri me sot ka kontribuar dhe kontribon per te perbaltur cdo nepunes te aparatit shteteror, pasi 99% e tyre jane te KORRUPTUAR !

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dielli parë

        O njerzë të mirë a jeni të vetëdijshëm se nuk funksionon as shteti e as pushteti,çdo kund hajni,plaçkë,drogë,dhunë,vrasje,vrasje me porosi që kurr nuk gjenden dorasit as porositësit.Bota po tallet dhe krijon barcoleta për tokat shqiptare.Askush nuk merret me popullin,shet mendë politika kinse po merret me politikë të lartë e populli sidomos ai në fshatra është këthyer në mesjetë.Sherbimet e huaj,kryesisht ai serb është prezentë në çdo mes u paraprin ngjarjeve ,është i gatqëm të inskenim çdo gjë siq i organizoi ngjarjet tragjike të vitit 1997,para tyre ikjen në Ambasada,bankat piramidale e tani është angazhuar në sabotimin që Shqipëria po i bënë Kosovës.Shqipëria është në shkatërrim e sipër.Sa më herët që ndërmerren masa shpëton diçka në të kundërtën do jet shtet-banana Republikë.

        Përgjigjjuni
        1. E
          E vërteta

          Shteti funksionon që çke me të. Shteti kapi fundin në 97 por tani është ngritur dhe po forcohet dita ditës. Ti je disfatist sepse je pd-ist, kurse autori i shkrimit është lulist ex-salist.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dielli parë

            Kush i shfrytëzon mineralet sot në Shqipëri,po naftën,po aeroportin?!Sa të burgosur shqiptarë ka sot nëpër Evropë,po prostituta?.Sa drogë u nxihet shtetasve të Shqipërisë brenda vitit?Sa vrasje ndodhin në vit që nuk zbulohen kurr dorasit e as porositësit.Shtet i mafies është ky.Evropa nuk do e toleron gjatë,mbaje mendë.Shqipëria po ç'bëhet.Swrbi ka dal në Durrës,ka realizuar ëndrrën shekullore serbe.Rama ka tradhtuar interesat kombëtare njejt si Salih Berisha.

            Përgjigjjuni
        2. L
          Labi

          O diell i prasem po ja fut pordhes se ngjarjet e 97tesishin produkt i masakrres elektorale te majit 96 dhe nuk ka lidhje ajo qe thua ti .Salbirrisha per pushtet e ka shitur shpirtin te djalli

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dielli parë

            Labi,ka dëshmi të gjallë të içizuar që në Parlamentin serb u arsyetuan lekët që u shpërndan në Shqipëri për ngjarjet e 1997.Ishte mbledh je e dhënë direkt në TV kur Millosheviç raportoi se me ata lekë ja çfar i bëm Shqipërisë.Por agjentura serbe sot u ka trullosur të gjithëve ajo është fut edhe brenda familjeve shqiptare,fatkeqësisht.

            Përgjigjjuni
          2. T
            Turkoshaku

            Nuk behet stan me lepuj. Vlore 1912. Firma Turkoshaku

            Përgjigjjuni
            1. S
              SHKËRDHITA

              Pallavra! Te gjitha keto probleme qe pëmend ky zoteria, emigracioni masiv etj. etj, kane vetem nje burim. VEPRIMATARI ANTI-KOMBETARE dhe anti-qeveritare e agjenturave te armiqve tane te perjetshem sllavo-helen. POPULLIe ka bere te vetën, me zgjuarsi dhe me VOTË demokratike plebishitare më 11 Maj. POPULLI votoi per SHQIPERINE. Eshte turp, marré, dhe faqe e zeze qe pasi vdiq Enveri, nuk dolen burra ti dalin Zot ATDHEUT. Kopili i Vukut me SugarBabes, ky Shkine i Tropojs qe e trajton Shqiperine si PLAÇKË (shikoni ke zgjodhi per Tiranen si kandidature, e kë beri minister rendi ne kohen e tij), bashke me zgjebet helene te tipit Beleri, JANE PIKERISHT KANCERI QE KA 35 VJET QË GERRYN TOKEN E ARBRIT, dhe ka per qellim vetem qe ta zhduke ate. Institucionet nuk bejne PUNEN dhe DETYREN ndaj ATDHEUT. Te dridhet misht kur shikon kete maskarade dhe Ed Paloqen me kembe mbi tavolinat e Parlamentit. Ka mbetur Shqiperia Jetime!!! Kohet jane te egra dhe populli lufton per te mbyllur muajin. S'e ka fajin SHOQERIA Shqiptare. E kane fajin institucionet perkatese qe PAGUHEN qe nuk bejne DETYREN. TURP!!! Toka e ILIRISË me mijera vjet histori përzhitet me $40M dollare te felliqur te deklaruara me mburrje e perçmim nga UDB-bashët, nepermjet qenievemë te perulëta shqipfolese, nje grusht vemjesh te mbledhur te gjithe tek SHQUPI. Kjo fole e ndyre anti-Shqiptare, e udhehequr nga dhembe-verdhi, dhembe-palari, felliqesira i maleve tona, bashke me familjen e tij hajdute dhe kriminele! ZGJOHUNI o Institucionet e Shqiperise, ose ka per te na marre LUMI te gjitheve. Denoni me LIGJ cdo person qe punon kundra Shqiperise dhe kundra Qeverise se zgjedhur me VOTEN e POPULLIT !!!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Anti

                Ka vetem nje emer qe ka krijuar ket fryme perbindeshi I opozites. Kjo menyre eshte zgjedhur gjithmone si taktike sulmi perbaltja. Pa filluar mire nga funksioni do filloj dhe anatemimi do I behet biografia dhe ja si ajo shprehja shpif shpif se dicka do te ngelet kjo pune u krye. Turma aq do sidomos ithtaret e malokut qe jane dru me pre. Ky eshte demi me I madh qe I ka sjell shoqerise shqiptare kjo kerme politike. Pa u zhdukur ky monster ky vend do lengoje nga thashethemnaja. Te gjithe ata qe ka rreth vetes jane persona qe kane hije ne karrieren e tyre qe ky jua mban si dru mbas qafe qe jane aq te bindur. Gjithmone qe dikush eshte larguar nga vatha mbi te jane zbrazur kazanet e ndyresive,gjithmone opozitarizmi I tij ka qene diskreditimi I kundershtarit berja pis jo vetem qe ka perballe por dhe e familjes me nje gjuhe aspak etike por thellesisht banale gjithe argumentat e tjere qe thote ky koqja nuk qendrojne.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje