Ne i vrasim gjyqtarët, mjekët… dhe në fund vrasim edhe veten

7 Tetor 2025, 20:29Blog TEMA
Ne i vrasim gjyqtarët, mjekët… dhe në fund vrasim edhe

Nga Ermal Peçi

Një tjetër gjyqtar humbi jetën. Një tjetër njeri, me emër e mbiemër, me familje dhe jetë, u vra në një klimë ku jeta nuk ka më vlerë.

Por në vend që të tronditemi, rrjeti shpërthen me komente të neveritshme:

“Mirë ja bëri!”, “I lumtë pushka!”, “Ishte i korruptuar!”

Po kush jemi ne që marrim rolin e gjykatësit, hetuesit dhe pushkatuesit në të njëjtën fjali? Kush na ka dhënë këtë të drejtë?

Në Shqipëri kemi ndërtuar një frymë linçimi publik që nuk kursen askënd.

Sot janë gjyqtarët. Dje ishin mjekët. Pardje, mësuesit.

Kujtoni fushatën “Denonco mjekun!” – kur mjeku u shpall armik publik, hajdut me stetoskop, jo shërues, por grabitqar.

I gjithë ky sulm vetëm për konsum psikologjik. Për të çliruar mllefin tonë kolektiv. Për të na bindur se problemi nuk është sistemi, por individi.

Sot po ndodh e njëjta gjë me drejtësinë.

Politika dhe media, me fjalë të papërgjegjshme, i kanë shpallur të gjithë gjyqtarët “pengje”, “të kapur”, “të korruptuar”.

Nuk ka filtra. Nuk ka masa. Vetëm një përçartje kolektive ku mesazhi i vetëm që përcillet është: se po je gjyqtar dhe prokuror je i korruptuar.

Kjo është Shqipëria e sotme.

Një vend ku politika hedh fjalë si plumba, media i kthen në tituj për klikime, dhe qytetarët i përthithin si verdikte.

Nuk kemi më nevojë për drejtësi – kemi rrjetin social.

Nuk kemi më nevojë për polici – kemi ndjekës.

Nuk kemi më nevojë për gjykatë – kemi komentues dhe analista.

Dhe më tragjikja: nuk kemi më nevojë për jetën e tjetrit, sepse kemi ku të shkarkojmë urrejtjen tonë.

Askush nuk ndërhyn deri sa të ndodhë tragjedia.

Elitat heshtin. Akademia hesht.

Politika merret me gjyqin ndaj kundërshtarit, jo me ndërtimin e një kulture qytetare.

Kemi një ves të rëndë si shoqëri:

Në vend që të kurojmë plagët, ua heqim fashot të tjerëve. Ne jemi një shoqëri që gjykojmë, por nuk ndërtojmë. Kryqëzojmë, por nuk shpëtojmë.

Por çfarë vlere ka kjo mënyrë mendimi kur nuk shërben as për të qetësuar shpirtin e trazuar të një shoqerie që ka humbur busullëm.

Jeta është e çmuar dhe secili prej nesh ka vetëm një shans. Një dhuratë – që i përket Zotit, dhe vetëm Ai mund ta marrë mbrapsht.

Duhet të ndalemi, para se ekstremet të bëhen normë.

Para se vdekja të shndërrohet në zgjidhje.

Një njeri humbi jetën. Një tjetër do kalbet në burg.

Familje të thyera. Një sistem i kalbur. Një shoqëri që po kalbet me vetëdije.

Sepse kur vret drejtësinë, vret mjekësinë, vret mësuesin, vret qytetarin – nuk ke vrarë vetëm ata.

Ke vrarë veten.

8 Komente

  1. L
    Labi

    Si gjithmone je sjell si pordha neper breke o Ermal,shteti e vrau jo individi, lind pytna si ka mjndesi qe shteti legalizon shtepi te ndertuar ne truall te grabitur,e nuk legalizon shtepi te bera ne tok te vet,shemb shtepite ne Theth te ndertuara ne toka private e legalizon shtepi ne mes Tiranes te ndertuara ne toka te zena,mos u qaj per gjyqtarin,sheti e beri gjyqtar shteti e vau.A nuk e dinte shteti ku e kishte dhene ndertesen e kujt ja kishte shitur,badakcit e zyrave shesin e blejne e qytetaret kalojne jeten neper gjyqe.

    Përgjigjjuni
    1. k
      kacidhja

      Analiz pa themel.Fajin e ka sistemi(slogan i Rames) jo njerzit qe shkekin ligjet.Ateher hajd ta rrezojme kete sistem.Po me cfar mjetesh.Me vote .........................na bere per me qesh.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pa emer

        Te lumte dora o djale! Po masa eshte histerike, nuk degjon, nuk kupton, thjesht perdoret si pistolete…

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vjosa

          Analize shume e drejt , por mos te harrojme nje fakte per fatin e KEQ te SHQIPTAREVE se ne Shqiperi pas viteve 90 u vendos anarshia dhe ligji i xhungles, ku ligjin e bente i forti nuk eshte kjo DEMOKRACIA. NE SHQIPERI u shkaterrua çdo gje ne te gjitha arteriet e jetes. Me keqardhje shohim qe ky eshte rezultati .

          Përgjigjjuni
          1. S
            Scutari magjik

            Kur u.dogj librari "Flora" isha aty i pranishem.Kisha shkuar per te blere ndonje liber apo ndonje.fjalor sepse kisha marre rrogen ne sektor.Ishte viti 199.Punoja veteriner ne Farke, tek helicopterat librat digjeshin ngado, edhe neper trotuar.Mu.kujtua nje shprehje e Ajshtajnit: Aty ku fillohet me djegien e librave perfundohet me vrasjen e njerezve. Keshtu.e nisi Hitler Holokaustin duke djegur libra te autoreve.hebrenj.si Zweig, Thomas Mann , Ajshtajn, Freud etj.

            Përgjigjjuni
            1. a
              astrit

              Nga diktatura komuniste kaluam ne diktaturen sociale ku çdo gje e pa drejte e paligjeshme perligjet nga perfitimi personal. Jane normale ne diktaturen qe po e jetojme qe shoqeria te radikalizohet ekstremisht

              Përgjigjjuni
              1. k
                k

                Jeni të vdekur ,por nuk ju kanë lajmëruar .

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Anti

                  Nje super kar aty ne fillim nuk eshte dakort. Po te ishte vellai yt djali jot dhe te vritej sepse ashtu e gjykoj, fitoi njera pale dhe anasjelltas humbi pala tjeter dhe gjithmone do te kete nje humbes dhe ai duhet te vrase? Kjo eshte llogjika jote idiote? A kupton marrezine askush nuk di si qendron e verteta ne baze te procedurave ky sistem keshtu eshte ku paraja ben ligjin dhe dhe verdikti jepet askujt nuk pelqen te humbase por kjo eshte jeta ky eshte sistemi. Nuk eshte rasti I pare ketu cdo gje shikohet me dyshim asnje nuk eshte ndershem te gjithe jane hajdut dhe te korruptuar kete klime t poshter e ka mbjellur me kohe njeriu me I zi I kesaj toke dhe tani po korr frutet. Pa ngordhur kjo kerme politike ky vend nuk ka per te pasur kurre qetesi.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje