Nga Luan Zyka
Me rastin tragjik të vrasjes makabre me vetëgjyqësi të gjyqtarit të Apelit në Tiranën "eurpiane", mu kujtua një pyetje
që më drejtoi gazetari E. Demi në një emision televiziv:
- Pse nuk angazhohesh në politikë?
- Ku ekziston politika në Shqipëri ?, i përgjigjem. Flas për thelbin e politikës që ti shërbejë qytetarit (politikë, politis = qytetar).
Dhe ngjarja makabre brenda në Gjykatë vërteton mendimin dhe qëndrimin e jetës sime, fatkeqsisht.
Sepse ato fishekë dhe ajo dore u gatuan në laboratorin korruptiv dhe antihuman te politikes shqiptare.
Ndaj mendoj se është momenti tu përgjigjem shumë miqve të mi, ish-studentëve të mi dhe mjaft miqve grekë.
Vendimi im për të mos hyrë në politikën shqiptare nuk lindi nga mospërfshirja, por nga një vetëdije e thellë për realitetin që ajo përfaqësonte dje, dhe aq më qartë sot.
Politika në Shqipëri, vazhdon ashtu si filloi në vitet '90, pa thelbin e saj, ballafaqimin e ideve dhe dialogun politik, në një skenë batutash, fasadash, ngjyrash dhe spektaklesh tallava, ku forma ka zëvendësuar përmbajtjen, dhe ku fjalët e mëdha shërbejnë vetëm për të maskuar interesat e ngushta personale.
Në vend të idealeve, mbizotëron hipokrizia dhe grotesku, në vend të përkushtimit ndaj vendit, sundon mllefi për pushtet.
Shumë prej atyre që hyjnë në politikë, jo për të shërbyer, por për të përfituar, krijojnë rreth vetes klane që e ushqejnë këtë rreth vicioz të korrupsionit dhe interesave të ndërsjella.
Kjo nuk është politika që i duhet një populli të lodhur nga padrejtësitë, një populli që ka paguar me dhimbje çdo shpresë të tradhtuar.
Shqiptarët kanë nevojë për një politikë racionale, të ndërtuar mbi arsye, ndershmëri dhe dashuri për njeriun, për një shtet modest ( L' etat modest, JO L' etat c'est moi), që e sheh qytetarin si qëllim dhe jo si mjet.
Në vend të kësaj, përditë përballemi me një shoqëri që bëhet gjithnjë e më e ashpër, më e ndarë, më e padrejtë.
Ndaj, përzgjedhja ime për të mos u bërë pjesë e kësaj "politike" nuk është dorëheqje, por një akt moral.
Ështe një fatë keqsie, çë njetzi me kulturë dhe dinjitet nuke donë që të hynë në politike, apo në sistemin e drejtesise në Shqiprie. Prandaj kemi kaqë shumë kohë që qeverisim nga disa hajdut islamo-komunista-lindor, çë nuke kanë asnjë llojë lidhje me demokracinë dhe Evropën. Ne jemi një shoqrie shumë primitive në të gjitha drejtimet edhe disa njerzë, çë e quanë vetën (qytetar? ) i shikonë kurë thonë se ky ështe nga Mali, Malok dhe nukë i takonë keti prona apo të jetonë në qytet, kuptonë se ku jemi ne si shoqrie. Kurë këta në qytet, shumica e tyrë dermuse që nga pushtim Turk dhe deri tek vet pushtim komunist, ju kanë sherbye sundusve, si kanë dashtur sundusit. Kurë ata në (malë) apo në zona dhe fshatra më të thella të Shqiprisë luftoni që një ditë të kenë shtetin e tyrë, gjuhën, kulturën, dhe lirinë e tyrë, ja arritëm asajë ditë edhe falë rrezistëncës të këtyrë Malsove, që luftuan kundë Turkut dhe Serbit, për më shumë se 500 vite, me rradhë, por që nga viti 1944, e kendej ne e dhjem, sepse na kanë qeverisur dhe vazhdonë të na qeverisin, sherbetoret e Otomanve dhe sherbetoret e komunistave, që nukë kanë lidhje me gjografinë ku ndodhët veni ynë nukë kanë lidhje me botën e cilivizumë.
Ti qenke shoku i Lorenc Vangjelit, personazhit me idiot qe kam hasur qe kyr isha ne Top Channel ketu shume vite me pare. Varangjwli eshte bryll vetem ka kete ves eshte lepires dhe psikupat.