Opozita nuk ka kandidat për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë. Të paktën jo ajo që konsiderohet opozitë jashtë suazës së Sali Berishës. Ky i fundit po, zgjodhi kandidatin e tij dhe me dëshirë ose jo, tërhoqi në oborrin e PD edhe Adriatik Lapajn dhe Agron Shehajn. I pari, i telendisur me muhabetet e tezes dhe hallës, nuk ka asnjë arsye ta testojë veten elektoralisht në Tiranë. Ndërsa Shehaj, që mendoi se futi në kurth Sali Berishën me kandidaturën e mbështetur masivisht të Ermal Hasimes, u detyrua në fund të futet në vathën e Berishës pa shumë lavdi.
Tashmë në Tiranë konkurrojnë Ogerta Manastirliu dhe Florian Binaj. Me këtë rast, Agron Shehaj do të kursejë dhe lekët për të bërë sondazhe me call center-in e tij, se e ka të qartë rezultatin. Ama ata demokratë apo opozitarë që shpresuan se më në fund po lindte një dritë shprese dhe një kandidat i mundshëm larg imponimit të Berishës do të shfaqej në Tiranë, mbetën të zhgënjyer. Ndoshta shumë prej tyre nuk do të votojnë në 9 nëntor, të tjerë do të votojnë Binajn, por do të ketë nga ata që do priren të shkojnë kah Arlind Qorri — i vetmi që e mbajti fjalën dhe doli kundër establishmentit, edhe pse ideologjia që përfaqëson është e vjetëruar dhe e rrezikshme.
Të vetmit, ndërkohë, që do tkurren dhe më shumë dhe do pezmatohen janë ata qytetarë të Tiranës që presin shpresën e ndryshimit nga opozita, e cila sërish ofron gjellën e ndenjur që gatuhet në kuzhinën e Sali Berishës dhe besnikëve të tij. Këtë herë, një dorë ia dhanë edhe Agron Shehaj e Adriatik Lapaj, duke rrënuar dhe atë pak shpresë e alternativë që pritej të lindte.
Përballja me Sali Berishën dhe berishizmin është mënyra e vetme për të fituar terren në kampin opozitar. Pjesën tjetër Sali Berisha e ka ndërtuar dhe e ruan fort. Me gjasë do ta ketë gjithmonë. E sa për hile, askush nuk e ka mundur dot. Përballja është e vetmja mundësi. Përndryshe, janë më të respektuara në këtë gavetë politike tezet e Adriatikut sesa hileqarët që mendojnë se mund të jenë faktorë në opozitë me të njëjtat mënyra që Sali Berisha e mban peng atë.
Ai është mjeshtri, ju jeni thjesht çirakët që Saliu ju përdor sa herë ka nevojë në raste si këto.
U më raftë një pikë për ty !!
prap ja ke fut po... kot si shkrimi kaluar
Desada je ass
Nuk ke ç'i shton më shkrimit. Keqardhje se pse ndodh kështu, por kësaj nuk kemi ç't'i bëjmë. Mesa duket fundi i maskaradës "opozitare" do shënjohet nga dy mundësi që duam-s'duam lidhen me një person, "monstrën" Sa-leh: E para mundësi varet nga i Plotfuqishmi, me kohën kur ai do vendosë t'i presë "biletën" për tek të shumtët, ku do t'i kërkojë llogari për mëkatet e tij të shumta në Tokë, dhe e dyta vendimi që duhet të merret nga drejtësia këtu në Tokë, për të paktën një nga tre akuzat e rënda të shkruara në motivacionin e "non grata"-s, atë të 'korrupsionit madhor', objekt dhe ekskluzivitet ky i segmentit më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi, SPAK-ut. Që një nga këto të dyja të ndodhin, sigurisht që do na duhet të presim, urojmë jo shumë. Sa? Kjo mbetet për t'u parë.
Desada. Edhe thua se Llapa është ngatërruar me teze e daja, nga ana tjetet thua se një pjesë e demokratëve do votojnë Llapushin.
Bravo , Desada ! Leri llomotitesit ne llomotitjsn e tyre ... Vazhdo dhe mos u lekund nga formimi dhe origjina jote e djathte! KY realitet , KY tranzicion , KY eststabilshment eshte zgjatim i trntakulave te thertores dhe vorrezes komuniste me figure qendrore Sali Berishen . Keto trajta , kete kuterbim te kesaj vrrome qe s'paska ngordhje , I dallojne Mbase shume Njerez , Po Jane te pakte guximtaret qe ia perplasin turive . Bravo !( Llomotitjet, tentakulave )