Nga Lutfi Dervishi
Në fillim ishte fjala. Por fjala nuk ishte thikë. Nuk ishte plumb. Nuk ishte urdhër për vrasje. Nuk ishte urim për vrasësin.
Në përrenjtë e rrjeteve sociale, fjalët rrjedhin si uji i turbullt që nuk pasqyron më blunë e qiellit apo të gjelbrën e pemëve, por baltën e shpirtit.
Çdo koment i shkruar me mllef, i mbushur me shpifje dhe zemërim është një gur digjital që godet. Fjala vret më shumë se plumbi - thotë populli.
Kanuni, libri i ashpër i maleve, që shpesh keqpërdoret për të justifikuar dhunën, ka një nyje që sot do duhej të lexohej me zë të lartë: Nyja 86.
"Aj qi shkon tuj mjellë e tuj hapë fjalë të kqija e gergasa herë per njânin, herë per tjetrin, me gojë të kanûnit thirret "Argat i keq". -"As e thrret kush në pûnë, as i nep kush rrogë".
Sot, argati i keq nuk punon në arë, por në kopshtin e komenteve. Ai është linçuesi digjital që i shpërndan farat e helmëta të shpifjes dhe urrejtjes. Paga e tij është kliku, lajku dhe zemërimi/aprovimi i turmës.
Në këtë vorbull, ndodh edhe një tjetër ngatërresë: populli dhe turma. Me demek, shihni se "unë jam me popullin", "Unë po qaj hallin e popullit".
Populli kërkon drejtësi, turma kërkon gjak.
Populli flet, turma ulërin.
Populli mendon e reflekton, turma ndjek e shkreton.
Populli ndëshkon dhe shpërblen me votë, turma lajkaton dhe shet votën.
Populli bashkohet rreth një ideje, programi, qëllimi, turmën e bashkon emocioni, frika, zemërimi.
Populli kërkon të kuptojë, turma të shpërthejë.
Dhe kur turma e veshur me avatarë virtualë del për gjah, urrejtja kthehet në argëtim.
Pasojat janë të dukshme: mjaft që të hapësh sytë: shoqëri që nuk beson më te askush, as të xhaketa e vet, individë që shohin armiq kudo, "intelektualë" që ende besojnë te Katovica dhe gjenerata që mësohen se zemërimi është virtyt dhe gjykatësit popullorë digjitalë janë heronjtë e kohës.
Kur mbjell erë, korr furtunë. Kur ushqen gjuhën e dhunës, korr dhunë. Dhe kur vret fjalën, përgatitu për mort.
Në fund: çfarë korrim nga kjo arë digjitale që e mbjellim çdo ditë me mllef? Fjala, njësoj si fara, mbin. Dhe nëse vazhdojmë të kultivojmë gjuhën e egër, ferrat e saj nuk do të vonojnë t'i çjerrin të gjithë, duke e lënë shoqërinë në një djerrinë pa besim dhe pa fjalë.
i ke tretur te treja kohet ne nje
Mire turram, po ate që i kemi në kryt të shteti dhe ate që i kemi pasë, i ke pasë se si flasin e si sjedhën??? ishi Presidenti u rrifte me policét rrugvë, ishi kyministrit dhe kyministrit tani, në palamënt shahën dhe janë sharë me libër shpije si rrugaçë e lagjëve. Prandaj ështe kotë që të flisin për turrmat kurë ata çë i udhëheqin keto turrma kështuë i donë sepse i sundonë dhe i vjedhin shumë let siç e kanë bër tashë 85 vite me rradhe. Ne jemi ca Otoman-islamo-komunista-lindor, që kemi ngelur shumë mbrapa dhe kjo ështe bër me qellim nga ata lartë.
Fshatari po thur poezi me kanunin qē eshte treguesi me i turpshem i prapambetjes dhe injorancës shoqerore shqiptare. Flit per iluminizmin, kontraten shoqerore, Hobsin, te drejtat e njeriut, Etikēn e Spinozēs, analitiken e Kantit, racionalitetin e Hegelit, shkatrrimin moral te Shopenhaurerit , Niçes, Haidegerit, etj etj. Pak jemi mbrapa , kurse ky shikon akoma mē mbrapa. Shame on you.
Zoterinj, Qe nje fije bari te gjelberoje, ka nevojë per X sipetfaqe toke, per X drite Dielli etj, ngjashem dhe njeriu. Zoteria i shkrimit vetem konstaton, por nuk merr fare mundimin te kerkoje shkaqet. Kuptohet: rob i Partise Punes.. Koment ne lidhje me njestatus te vajzes te LASG7SHIT: Jo me oasis se viti 1993, nje i njohuri im nga fis i persekutuar por ai vetë aspak, me ndihmen e Abdi Baletes shkon me nje dergate te ish-persekutuarve shqiptare ne nje mbledhje te shoqstave te ish-persekutuarve te Europes Lindore qe mbahej ne Varshave te Polonise. Pertej aktivitetit zyrtar, i njohuri gjen kohe dhe kerkon te dije si ishte vepruar me pronen ne Poloni. E cojne ne nje fshat jo larg Varshaves, tek nje fshatar i cili tregon konkretisht token qe i ishte kthyer si para kolektivizimit. Kur shqiptari e pyet pse s'kishte vene gardh, fshatari polak i pergjigjet se s'eshte nevoja, nuk abuzon kush. Kurse edhe ne Rusi u është kthyer 100% pronareve te dikurshem. Po keshtu dhe ne ish-Gjermanine Lindore etj... E bera këtë koment si pergjigje ndaj nje komentuesi qe shkruante, me sakt mashtronte, se problemi i prones eshte njesoj si ne Shqiperi ne te gjitha vendet ish-komuniste..
Që do të qe më mirë mani i ferrës. Majosh! Eliksiri rëzdallën pa provë - për kurë, që, si ishte dikur - kurorë agjinaret - e gardh jo - edhe pa vënë dorë; e kujt të qe! E cilit është kjo, arë - pa shko e pyet! Ka ç'ka mbirë nga gorica te ulliri është vreshti i Paput - e luleve të ferrës të gjezdiste bleta. Miti s'i lindi n'arë. E kishte, përzgjedhur, kokër-më-kokër, po, pjellore e ferrës të gjezdiste bleta - sot e pa lulen e t'zonjën! Lulet e ferrit.
Mero, mos e nxirr me Lutin se i ke bere mutin kesaj pune