Nga Kreshnik Spahiu
Ermal Hasimja i propozuar nga Partia Mundësia, Edlira Çepani, ish-drejtuese e “Shqipëria Bëhet”, Florian Haçkja nga shoqata “Diaspora”, janë tre emrat që sot do vendosen në tryezën e Berishës, pasi i gjithë grupi parlamentar refuzoi të kandidonte.
Arsyeja është e thjeshtë: askush nuk ishte gati të rrezikonte mandatin e deputetit për një garë që nuk mund ta fitonte, atë për Bashkinë e Tiranës. Por a do të gjunjëzohet dhe dorëzohet Berisha, duke ulur veten dhe shtrirë dorën partive të vogla apo shoqatave?
Partia Demokratike dikur nuk kishte nevojë për koalicione. Ajo garonte e vetme dhe nxirrte personalitete të forta në betejën për Tiranën: Sokol Olldashi, Besnik Mustafai, Lulzim Basha, Spartak Ngjela, Halim Kosova.
Dikur, radha në zyrën e Berishës ishte disa kilometra e gjatë me njerëz që prisnin të kandidonin në emër të PD-së për Tiranën.
Sot, Berisha ka prekur fundin:
Nuk ka më doktorin e nderuar Halim Kosova, por i lutet nipit të tij nga diaspora.
Nuk ka më Lulzim Bashën, që e krijoi, projektoi dhe e investoi personalisht 20 vjet si kryeministërin e ardhshëm, por i drejtohet Ermal Hasimes, të cilin e kishte pranë por e distancoi që në kohën e KOP-it.
Nuk ka më as Gerti Bogdanin, të cilin e refuzoi të kandidonte për Tiranën, por sot i lutet bashkëshortes së tij të ve, Edlirës.
Ermali, Edlira dhe Floriani janë personalitete që meritojnë shumë respekt – jo vetëm për integritetin në profesionet e tyre, por edhe sepse, pa dashur, e kanë gjunjëzuar Berishën në sytë e publikut. Kandidimi i tyre pasqyron dy të vërteta të hidhura:
Së pari, PD ka shteruar burimet njerëzore dhe është kthyer në një tokë të djerrë, ku lisat janë prerë që në kohën kur ishin fidane.
Së dyti, Berisha kërkon një emër jashtë partisë, që më pas t’ia faturojë atij humbjen.
Fatkeqësisht, ende pa u shpallur kandidatura, filluan sulmet dhe baltosjet e brendshme: të tre akuzohen si “sorosianë”, “anti-berishë”, “komunistë”.
A do të pranojnë të përdoren si alibi për humbjen e Partisë Demokratike?
Ky është problemi i tyre dhe nuk i takon askujt të ndërhyjë në planet që kanë në të ardhmen.
Gjithsesi një gjë është e sigurt: Berisha nuk i afron për të fituar. Atij i duhen vetëm për të ndarë humbjen.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës është gjithmonë konsideruar si paradhoma për t’u bërë kryeministër. Berisha këtë privilegj nuk e ruajti për Edlirën, Ermalin apo Florianin. Ata kanë qenë aty prej kohësh, por nuk janë konsideruar kurrë as për poste simbolike.
Tani, thjesht, i duhen për të firmosur një humbje që do të harrohet më 7 nëntor – vetëm 24 orë pas rezultatit. Sot, Berisha nuk ka harruar vetëm si të fitojë; ai tashmë edhe humbjet i zgjedh pa dinjitet, duke u bërë qesharak në sytë e publikut.
Mos harroni: PD ka humbur Tiranën edhe kur Berisha ishte kryeministër, madje edhe kur votat i numëronte ai bashkë me Ilir Metën.
A jeni në regull apo ju kan ik pëllumbat kjo kok patate kandidaturë për Tiranën....!!!???
Pergjigjen per titullin e shkrimit e dha Martin Leka para dy diteve kur tha se PD po kerkon kandidat per humbjen ne Tirane.
Po Kreshniku mire i ka punet ne Gjermani me familjen,Pyetini nje here ju te TEMES
Ç'punë kemi ne me familjet e Kreshnikut, Faslliut, Lonit apo Muharremit?.... . Bile edhe Paloka e ka ndarë gruan. Punë e tij.
sali Shejtan Haram Doktor Mortja Prostituta Kombetare sali
problemi eshte shume i thjeshte PD ka vdekur politikisht e te vdekurit nuk kandidojne ato e shumta jane fantazma.
Kjo cupa e Cepanit pjelle komunistash e sigurimsash bije e Ceco Cepanit dhe mbese e Ilir Cepanit njeri silpiun ne sherbimin e jashtem tjetri spiun ne sigurim. Bene hatane gjate kohes se enverit pastaj vodhen ne Durres pronat e pronareve te ligjshem. Ja kemi lene Zotit te marre hakun hajdutit Ilir Cepani dhe vllait te tij Cico Cepani. Dhendri ju iku e ju la kete cupen vetem, tani prit kush e ka rradhen….
!!!!!!??????
O popull Berisha e dine shume mire i ka mare masa qe ka vu tre emra per bashkine e Tiranes por cfare jane keta more tu e dite qe keta bashkepunojne me sorosin sidomos kjo koke breshke me ta shpife po ku ka iden kjo more kjo ska qene kure e angazhuar dhe ne protesta qe organizonte opozita as nuk donte tia dinte fare bashke me ata te dy per memdimin tim me e mire eshte Adriana Kalaja avokate e mire une kame ndonje simpsti per te por kjo eshte e zonja
Si njerëz me duken të matur.po po të vendosësh kandidat me Berishën na mbrapa e kanë bërë pis fyturen
Nga këta të tre vetëm Hasimja është më i sakti ,kjo Cepani është antikapate shikojeni çfar koke ka ndërsa ky Açka që jeton në Canada është një gore që vdes për Sali non gratën.
SI OJF dihet qe eshte pa kanditature. Po ju pse kerkoni kur e keni mbrenda. Po Zhelen pse nuk e perdorni. Ajo e perdori PD per tu pasuruar si askush. Provojeni ju qe e keni provuar se mbase mire do ishte. Keni mbetur rrugeve ne se ka ndonje te ndershem, sepse koka ju mori ere. E kur qelbet peshku nga koka keq e keni punen ju te tjeret. Zoti ju dhente gajret.
O MERO DO MBETESH NE HISTORI TI DHE SHOKET E TUAJ PER SHERBIMIN QE JENI DUKE I BERE KESAJ QEVERIJE QE KA LARGUAR NGA VENDI ME MILJONA NJEREZ TURPI DO JU MBULOJE NE BREZAT QE VIJNE SE UN SI BREZI I XHAXHIT NUK JA ARRIJ PO TURP TE TE VIJE SE KE FEMIJE DHE JE DUKE BERE PROPAGANDEN ME TE KEQE TURP E FAQJA E ZEZE KA ME TE MBULUAR TURPI BREZ PAS BREZIT
Koqe frrok 10 milion shqiptar ka larguar edi
Shiko çfar shpellari është ky RRK që ka shkrujt me emrin Cup Frroku....