Të mbash një mik është më vështirë sesa ta fitosh. Por kur ajo miqësi ka hedhur rrënjë mbi 50 vite më parë, rrallë mund ta shkulin erërat a dallgët e jetës. Pëllumbi u lind, u rrit e u burrërua në malet e Dangëllisë së Përmetit tim të dashur, në Ogrenin e tij të shenjtë. Ndërsa unë në këmbët e Golikut e të Trebeshinës atje mbi Vjosën shkumëshumë, te Gryka e Këlcyrës. Ai zbriti në qytet shumë vonë, në prag të pensionit. Mirëpo, sapo hodhi hapin e parë rrëzë Dhëmbelit, drejtuesit “pluralistë” e buzëlarë e dërguan mësues në Ballaban të Dëshnicës! Dy vajzat e para ishin larg, nëpër shkolla e konvikte. Kush do i ndihmonte financiarisht ? Bashkëshortja Dituri, ekonomiste e palodhur dhe korrekte, u kthye në një grua thjesht shtëpiake. Askush nuk e begenisi punën e saj të paqme e pa bujë nëpër fshatrat e thella. Iu përkushtua kujdestarisë e shërbimit ndaj vjehërrit të sëmurë rëndë, Skënderit të paharruar që “e njihnin dhe e respektonin edhe gurët e sokakëve në Dangëlli, Rrëzë e Shqeri, Cerje, Dëshnicë, Këlcyrë e Malëshovë”. Burrë që përmetarët nuk i kursejnë fjalët e mira për të, sot e gjithë ditën. Është shpërblimi për njeriun e ndershëm! Për Njeriun që nuk bënte cingla mingla me fjalën e dhënë dhe të bërë realitet. Të mirës i thoshte e mirë, të keqes i vinte emrin që i takonte. Kurrë nuk u bë i drejtë si drapri. As kur kalonte miliona e miliona nëpër shkresa e formularë shtetërorë. Për djersën e popullit në bujqësi, blegtori, industri e gjetkë, nuk falte as njerëzit më të afërt. Vecse ikja përgjithmonë e Myrvetes, shoqes së jetës që i mbushi shtëpinë me 7 fëmijë, e ligështoi pa masë. Por ikja para kohe e dy djemve, i vuri kapak hidhërimit sa një mal. Plaga e pashërueshme u hap e nuk u shërua më, deri sa mbylli sytë që nuk iu përthanë asnjëherë. Se jeta nuk të hedh vetëm lule, por edhe gurë e shkëmbinj që të marrin frymën e fundit. Skënder Hodo la një emër të kulluar, të dashur e model njerëzillëku të rrallë. Përmetar i vërtetë, 24 karat !...Por mjeku minoritar i mirënjohur në ato vise, Dhimitër Magllara, deri vonë i dërgonte të fala nga Greqia nënës së Pëllumbit. Myrvetes me gojën, duart e zemrën flori. Nënës që e priste dhe e përcillte si 7 fëmijët e saj në vatër.
-Më dëgjo pak, o lako,-më drejtohet miku im i vjetër.-Si doktor Magllara, nuk gjen shumë ! U emërua djalë i ri në qytet, por pas pak kohësh e sollën në Frashër, në zemër të Dangëllisë. Kishte mbaruar Fakultetin e Mjekësisë me mesatare të lartë. Por dallkaukët e verbër nëpër zyrat e kuadrit në rreth, në seksione a drejtorira(veç gërmimit të lig në biografinë politike), e mbanin ngrehur çarkun e luftës së klasave…Në kohën e doktor Magllarës, Frashëri i famshëm në histori , u kompletua me mjekë, ndihmësmjekë, infermierë, laborantë, mami e deri me aparatet për radioskopi e radiografi. Si mund ta harroj, vajzën e parë dhe Diton time i shpëtuan e mbajtën në jetë këta punonjës të zotë e tepër humanë. Se qendra Shëndetësore kishte edhe maternitet të vogël e funksional brenda Spitalit. Banorët e Dangëllisë nuk merrnin udhët për në Përmet a Gjirokastër. Deri në fundvitet ’80 vazhdoi kështu. Pastaj nisi rrokullima biblike që nuk po mbaron ende.Një rrokullimë ulërimë ! Sikur ra murtaja. Nuk ka më as cerdhe, as kopsht, as konvikt, as shkollë 9 vjecare e as të mesme si dikur në monizëm As shtëpi Kulture. As njësi tregtare e komunale. Nuk ka më as Spital e as ambulancë, as maternitet ! Ky lloj shkretimi e shpopullimi vrastar i parapriu dhimbshëm shpopullimit nga banorët. Cila dorë e zezë antikombëtare i katandisi kështu disa krahina në vendin e shqipeve ?!...E mban mend Gurin e Naimit që ke shkruar shpesh në gazetë, te Qafa e Kokojkës? Rrotull tij e nëpër pyllin e virgjër, doktori minoritar mblidhte mjaft bimë mjekësore. Vëzhgonte, studionte e eksperimentonte. Një pasion i jashtëzakonshëm i tij. Pastaj shkoi për t’u specializuar si reanimator në Tiranë. Dhe e përfundoi shkëlqyer. Përsëri në Përmet ! (Nëse i lexon këto radhë ndonjë student i protestës së fundit, do doja të dëgjoja mendimin e tij)…Para ca kohësh i premtova t’i piqja ca raki nga mani i avllisë së shtëpisë, që ai e kishte merak. Por ah… atë vit një stuhi jo e zakontë e përmbysi më në fund pemën e lashtë ! Më theri zemra, isha rritur me të. Dhimitri e donte si fëmijë. Dhe nuk thonë kot : Mik të ri zër, por të vjetrin mos e harro ! Si mund të harrohen gjurmët e tij gjer në Miçan, Vërçisht, Kreshovë, Koblarë, Gostivisht. Kostrec, kudo ku gjallonte jeta…
Pëllumb Hodo rrëfen me mjaft dashuri e respekt për mjekun e papërtuar, të zgjuar dhe me vizion të përparuar. Me këmbënguljen e tij të vecantë e bindëse, atëhere hyri ushqimi i fëmijëve nëpër cerdhe e kopshte. U thyen realisht mentalitete e zakone prapanike. Në shërbim të njeriut. Në shërbim të së ardhmes. Por Pluralizmi rrumpallë e goditi rëndë e gjer në kockë edhe këtë krahimë malore, emërmadhe e ëngjëllore, me pasuri e bukuri të rralla natyrore. Që Poeti i madh skraparlli e ka quajtur me të drejtë si Meka e Shqiptarisë. Përshembull, vetëm Frashëri ka dy Monumente të papërsëritshme historike e kulturore : Teqeja e shumënjohur si vatër jo dosido atdhetarie e patriotizmi dhe Shtëpia e Rilindasve të mëdhenj, Vëllezërve Frashëri ! Kënga e popullit gjëmon e do të gjëmojë. “Që të tre burra të ndjerë/ Na nderuan Mëmëdhenë !”. Gërneta e Laverit dhe zëri i paarritshëm i Sulejmanit, do të rrjedhin nga brezi në brez. Miku im i Pedagogjikes, këndon si dikur. Pas shumë vjetësh e dëgjova në Përmet. Ia thoshte me shpirt. Kur i dhashë të fala nga ish shoqja e bangës e shkollës së mesme, Vera Qirko(Tarifa), u kënaq jo pak. Sot ajo është Kryetare e Veteranëve dhe Pasardhësve të Kryeqytetit, një veprimtare e vjetër e pa qibër, mbrojtëse e paepur e vlerave të patjetërsueshme të Luftës Antifashsiste Nacionalclirimtare.
Njeriu i mirë të shëron edhe me fjalë. i tillë ishte dhe është doktor Magllara. i shtruar, i zoti e tepër modest. Lidhja shpirtërore dhe ndihma ndaj emigrantëve shqiptarë ia ndez edhe më tej virtytet qytetare, njerëzore e profesionale. Për këto cilësi të tij, te Poliklinika e Specialiteteve në rrugën “Vllazën Huta” në Tiranë, më fliste edhe Eli Rexhepi, infermierja e vjetër përmetare që mbylli sytë e iku në atë botë, sapo doli në pension ! Kish punuar në të njëjtin Spital…
Me Pëllumbin e Diturinë nuk jemi “larg syve, larg zemrës”. Përkundrazi. Edhe bisedat më të gjata në celular i kemi së bashku. Muajt më të shumtë të vitit i kalojnë në Ogren, në vendlindje. Eriona, vajza e vogël, kur vonohen dhe e pushton meraku, merr udhën për te prindërit. “Zamira në Amerikë është kopje e nënë Myrvetes, e gjyshes që ia rrëmbush sytë shpesh edhe atje përtej deteve e oqeaneve…”. i ndrittë shpirti atje ku prehet ! Para ca ditësh i bujti për vizitë në shtëpi kardiologu Spartak(djali i Bido Males), sot emigrant. Për disa orë u ndez një vatër përmetare e ngrohtë, plot mall e emocione në dheun e huaj…Në Ogren e kanë zët mikun e rremë. Sidomos ndonjë politikan që vjen e ikën pendëfryrë dhe me plot premtime në xhep si karamele elektorale a si fishekzjarre me daulle votash. Pëllumbi ka kuvenduar ballë për ballë me ndonjërin. Por…fjalë të mira e gurë në trastë ! Mbi 30 vjet i njëjti avaz hipokrit. Asnjë investim. Edhe rrugën e Frashërit e mirëmban aq sa mundet vetëm Babai i Teqesë së Alipostivanit (?!). Të tjerët nuk janë miq as për fiq ! E thotë bukur miku im i vecantë pedagogjikas, sa herë mbyll muhabetin :
-Dëgjo e më beso, o lako, vetëm dora e mikut të mirë ta heq gjembin nga zemra…
Shkrim brillant o kristo. E ke qare kete monument per njerzit e mire dhe te papertuar per njeri jatrin. Micaniotet e koblarasit te presin
Qe ta dije kexuesi ne Koblare apo ne Miçan te Permetit nuk ka emra Femi apo Ajaz ndaj keto i shpik nje gazetar sharlatan si ky Mertiri qe Mero Baze te besoje sa e duan kete Kristo bajgen.
Bukur mire...
Kristo me dashuri e nostalgji kujton miqtë e tij të vjetër të krahinës ku lindi dhe u rrit.Kujtimet rrjedhin si uji i ftohtë e i kulluar i burimeve të maleve të Përmetit.Në këtë shkrim ka ëmbëlsi,dashuri,respekt e mirësi njerëzore.Respekte për ju i dashur Kristo.
Mjaft se na bere per te vjelle me kete dashuri per Kristo mutin o Demokrat Mertiri i vertete!
Z.Kristo me penen e tij te ngrohte ete pambukte m’u duk sikur isha ne pat me oxhak, me zjarrin bubulak .Pena e tij eshte si tingujt ne tastieren kadife te njerezve te thjeshte,te urte, e kudogjendur si mjeku minoritar qe la gjurme ne cdo zemer permetari,gjithe fshatrave perrth,Tepelenes e Sarandes. Respekt per z.Kristo qe me dashurine qe ka per te miret,te urtet le gjurme per brezat qe vine.
Çfare fantazi paske mo sharabajge sa perdor edhe emra femrash per te mashtrular lexuesin se je goxha pene, po ti je nje plak matuf Berati.
Sa bukur ligjeron o kone e shpifur. Edhe komentet qe ben nuk kane asnje dallim o lapangjoz?
Ti Zuko rrike gjithe diten me laps ne dore duke konspektuar shkrimet e Kristos. Tani ke filluar te konspektosh edhe komentet. Ti je nga ata qe nuk ekziston dot pa Kriston.Po te mos ishte ai kush do te lexonte ty?
Brave Goni Mertiri i paske rene pikes me kete hetim per kete Kristo loqen qe nuk ka lume ti pastroje dallaveret. Te lexoj kete vemje eshte njesoj sikur te maresh uje te pastrosh mutin. Po a lahet mutibme shurre, aq lahet edhe Kristo Mertiri?!
Edhe ty Trapoini kush do te lexonte po te mos qe Kristua. Edhe ti i je ngjitur Kristos pas kepuce
Te lumte zoti Kristo per keto shkrime me vlera. Respekte !
Perse (perke ital) o Xristo i etiketon ata qe nuk u turqizuan "Minoritare"? Une nuk di te kete Glosa (gluhe camce) Minoritare apo Shumice! Tani qe you o Xristo (Kristo "shqip") njohet shume pooullsi Ethnike (Ethnos greq i thone Komb) kush jane "Minoritaret" ne Arnautistanin e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj? Perse o Xristo ankoheni qe Greqia nuk njeh "Minoritete"? Populli Greke me ne krye Heronjte Arvanitas u ngriten per tu cliruar ne 1821A.D nga Osmanet. Po you o Xristo? Perse "Rilindasit" Osmane si Deputeti Osman Ismail bej Vlora,Frashellinjte,Hasanet,Tahsimet etj shkuan per te luftuar per Sulltane? Dhe kur armiqte e Kombit Greko-Ilyre Austro Italianet vendosen te ndajne Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke ne basjhkepunim me Turqine derguan Ismailin te krijoi nje Pashallek turk qe Telini u perpoq ta shpinte kufirin deri ne Preveze! Po perse Te Medhenjte caktuan nje fashist si Telini qe ne ate kohe kishte te pushtuar Dhodheka-Nisen (12 Isujt Greke)? Kur do beheni nje shtet serioze (State seriously) o Xristo.
Gjete ke te pyesesh o zori Erdogan po ky Kristo leshi eshte analfabet me patente spuni. Kete e ja bete mire duke u hequr zvare si vemjet deri sa doli ne pension. Tani shkruan perralla, a thua se lexuesi wshte femije kopshti te besoje zhgaravinat e nje çapaçuli si Mertiri?
Te vjen per te vjelle po te mbarosh se lexuari perallat me mbret te ketij gomarit plak.
Kristo = gomar! Kristo = vemje! Kristo Mertiri = sahanlepires! Kristo = debil! Kristo Mertiri = lapangjoz! Kristo = mut qeni! Kristo Mertiri = bythelepires...