Nuk e di se e kujt është ideja e ngritjes së kampeve të pritjes së refugjatëve jashtë territorit të BE, si rruga për të zgjidhur sfidën më të madhe me të cilën përballet Europa në këtë shekull. Ndoshta është më mirë që kjo ide, kaq e mjerë si në aspektin politik ashtu edhe atë juridik e human, të mbetet anonime.
Do të mjaftonte vetëm një vështrim i thjeshtë mbi eksplozionin e popullsisë së Afrikës së Veriut për të parë se sa qesharake është ideja e „kampeve të mikpritjes“. Në vitin 1970 popullsia e vendeve të Afrikës së Veriut (Sahara Perëndimore, Maroku, Algjeria, Tunizia, Libia, Egjipiti dhe Sudani) ishte rreth 80 milionë banorë, ndërkohë që në vitin 2023 këto vende së bashku numërojnë mbi 265 milonë banorë.
Të mbërthyer në darën e varfërisë dhe të gjeografisë, masat njerëzore përherë në rritje nga këto vende nuk kanë ndonjë rrugëdalje nga mjerimi. Të shtrënguar në një rrip të ngushtë toke mes Saharasë dhe Mesdheut ato janë në kërkim të një alternative. Në njërën anë, në jug, kanë shkretëtirën e pakalueshme të Saharasë dhe në anën tjetër, në veri, kanë shpresën e vetme reale: rrugën e shkurtër mesdhetare drejt Europës. Sigurisht që ata do të zgjedhin rrugën e vetme: Mesdheun për në Europë. Por nuk është vetëm Afrika e Veriut. E gjithë Afrika, Lindja e Mesme dhe pjesë të konsiderueshme të Azisë janë burim emigracioni drejt Europës.
Shifrat në rritje eksponenciale të migrantëve ilegalë në brigjet veriore të Mesdheut e provojnë përditë këtë. Flukset jo vetëm nuk janë dekurajuar, por madje janë dyfishuar brenda vitit të parë të qeverisjes së Melonit në Itali si për të sfiduar në mënyrë ironike, jo vetëm populizimin e saj, por edhe krejt qasjen pa kuptim të vetë Europës ndaj kësaj vale të pandalshme.
Ideja absurde e „qendrave të mikpritjes“, që në fakt janë konceptuar si kampe të mirëfillta paraburgimi, vetëm sa provon impotencën politike dhe intelektuale të atyre që janë ngarkuar për të gjetur zgjidhjet. Këto kampe janë menduar të krijohen jashtë territorit të BE për të qënë në të vërtetë edhe jashtë ligjit, pasi kushtetutat dhe legjislacioni europian nuk lejojnë zhvillimin e procedurave që mendohet se do të zbatohen në kampet jashtë territorit të vendeve anëtare. Kampet synohet të ndërtohen jashtë BE jo për mungesë toke, por për mungesë lirie proceduriale. Tentativa e dështuar në gjykatë e Britanisë së Madhe me Ruandën në të vërtetë do të duhej të kishte mjaftuar edhe për Italinë.
Ndaj duket se përpjekja e qeverisë italiane për të gjetur një zgjidhje në Shëngjin e Gjadër për problemin e madh që i ka rënë është krejtësisht iluzore dhe e pashpresë. Italia e ka të pamundur të riatdhesojë emigrantët e paligjshëm për arsye të mungesës së marrëveshjeve të ripranimit më shumicën e vendeve prej nga ata vijnë. Në vitin 2022, Italia mundi të riatdhesojë një numër krejt të papërfillshëm emigrantësh prej më pak se 4 mijë personash, të cilët si rregull rikthehen përsëri në rastin më të parë.
Në këto kushte, „ekskursioni“ i një grupi mashkullor të emigrantëve ilegalë për në Shqipëri, për t’u kthyer përsëri në Itali duket si i pakuptimtë. Megjithatë, njëfarë kuptimi, por në fakt një kuptim të mbrapshtë, do të merrte kjo gjë, nëse ata që do t’u refuzohet azili, pra shumica e tyre të „treteshin“, pas kësaj, rrugëve të Shqipërisë, në vijim të rrugëtimit tokësor drejt Europës Qendrore e më tej. Por kjo situatë do të na krijonte një problem të ri me vendet e tjera europiane.
Problemi i migracionit ilegal nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme nuk mund të zgjidhet as në Gjadër, madje as në Palasë. Edhe sikur e gjithë Shqipëria të shndërrohet në një kamp refugjatësh, ajo përsëri është krejt e vogël për të përballuar flukset e valëve të pafundme migratore që vetëm sa do të shtohen. Deri në shtator të vitit 2023, në Itali mbërrritën në rrugë detare mbi 130 mijë emigrantë ilegalë, ose dyfishi i krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2022.
Zgjidhjet për këtë sfidë të shekullit mund të gjenden vetëm në vendet prej nga buron migracioni ilegal. Këtë detyrë e ka Europa, e cila, ose duhet të mundësojë një jetë dinjitoze për popujt e prekur në vendet përkatëse, ose duhet të organizojë vetë migrimin masiv drejt Europës. Kjo sfidë ekzistenciale nuk mund të zgjidhet me hile anemike të natyrës proceduriale, sikundër po tentohet me kampet e përfolura.
Në këtë kuptim, projekti për të ndërtuar kampe italiane për refugjatë në Shqipëri është, së pari, i padobishëm edhe për vetë Italinë. Por, nga ana tjetër, nëse këtu do të shtoheshin edhe argumente të tjera të natyrës kushtetuese (sovraniteti!!!), të natyrës politike (borxhi ynë ndaj Italisë?!), të natyrës ekonomike dhe sociale (turizmi, infrastruktura) si dhe aspekte të tjera të shumfishta, rezulton se ky projekt meriton të rishqyrtohet ende sa ka kohë për të parandaluar pasoja serioze, të cilat shtrihen që nga niveli kushtetues dhe deri tek niveli social dhe ai i sigurisë.
Është me shumë rëndësi që të parandalohet krijimi i një precedenti kushtetues në raport me sovranitetin e vendit. Referimi i deritanishëm i rasteve të ujgurëve, iranianëve dhe afganëve është krejtësisht i pa arsyetuar. Të gjitha këto raste kanë qenë iniciativa politike, padyshim shumë të diskutueshme, por ato nuk kanë krijuar hapësira ekstraterritoriale brenda territorit sovran të Shqipërisë. Për të gjithë këta persona dhe hapësirat përkatëse ku ata kanë jetuar është zbatuar vetëm legjislacioni shqiptar. Ndërsa pretendimi për zbatimin e legjislacionit të një vendi të huaj në territorin sovran të Shqipërisë ka nevojë për një argumentim shumë serioz kushtetues, përpara se të ndërmerren hapa konkretë.
Rri Sandër se lideri global i di këto gjëra dhe fjala e lideri nuk diskutohet Shikoje vete kur t'ju vihen në sharje trimat e partisë
SA I MENCUR KY LESHI MOR ZOT .......KABIM BEN QE NUK ESHTE GJENERAL KY LESHI.......SI HYRI BARI THISHE ASHTU DOLI PO SI GJEJMARKU JEP MEND SA GHITHE BOTA......
Me ne fund nje shkrim jo servil! Protesta!
Artikujt ketu jane kot. Organizoni elitat qe te ngrihen kunder kesaj marrveshje jo-kushtetuese, anti-shqipetare, anti-humane!
lll0 paske pjerdhur . haaa te pranoshe rrefugjat qenka anti humane Po c'lidhje ka antishqiptarizmi. Nga e di qw eshte antikushtetuese . Bufe pulash mesoje ... Shqiperia eshte 4 milion e 150 mije banore ndoshta me shume se ka te lindur ne emigrim dhe ne Shqiperi jetojne rrethe 2 milione do te thote qe 2 milione jane ne itali angli france spanje hollande sikur keta te mendojne si ty ti kthejne te 2 milionet ke ndonje pergjigje . Bufe pulash sic te kane pritur do presesh apo je nga fshati nam nam dhe mos jepe. Nuk jam dakorde me formen qe Rama ka zgjedhur por dubet qe Shqiperia te presi rrefugjat o rracisti vockel qe akoma po ikni klandestin ne angli me gomone haaaa kur keta koke patate qe kane qelbur dynjane si rrefugjat sot jane kunder ..
Çuditem me keta njerez?!! Kujtojne se jane vete me dy klase shkolle, dhe nuk e imagjinojne dot, qe dikush qe komenton ketu mund te jete edhe jurist, po edhe jurist nderkombetar, po edhe te kete lexuar disa rrjeshta te kesaj marreveshje, po edhe qe mund te kete lexuar e di mire edhe Kushteten e Shqiperise. Jo ore jo, do gjindet nje cope idioti me brire, qe te mos thote asgje per thelbin, qe Sundimtari po merr per disa muaj (e ndoshta vite) njerez, qe nuk jane nisur per te ardhur tek ty, ti mbash ne paraburgim, ne kushte mizerabel jo me mire se ne Lampaduze, per tu bere i mire me fashistet italiane, dhe ti copo mishi me dy sy e quan kete humane, sikur po transportohen qepe. Qe sundimtari po shkel kushtetuten duke dhene ne perdorim copa toke nje shteti tjeter, ne shkelje te plota me Kushtetuten, kur pronaret nuk kane marre akoma pronat e trasheguara, qe ti cope mishi me dy sy qe nuk arrin as te besh nje analize te thjeshte, nuk sheh shkelje kushtetute. Por fillojne te shajne tjetrin, pa ditur as me ke po flet, pa ditur si behet argumentimi. Nejse, ty s’ia vlen as te te pergjigjesh e te zbresh veten ne nivelin tend! Lexoje me rrokje kete qe kam shkruar, se ndoshta nuk arrin ta kuptosh dot fjalite me nivelin qe ke!
Pse se bottoni komentin tim
Mos u merakosni nuk ndodhe asgje ..... po nese doni informacion hidhni njehere syte nga Australie ku i dergojne rrefugjatet ne ishull 2000 km larg Australie ne nje burge te vertete vetem se i ndane nje gardhe nga te denuarit e vertete . Ku qendrojne mbi dy vite per te pritur pergjigje dhe ne se i aprovohet statusi rrefugjatit perplaset ne nje fshate ne Australie dhe nuk ka te drejte te levizi ne qytete te ndryshme . ( information nga tv française ) Ndersa historia e Afrikanve ne Lezhe eshte thjesht per ti trembur qe ata te ndryshojne drejtim tjeter mos te zbarkojne ne itali dhe kjo do japi efektet . Ndersa Rama ka bere gabime qe ka firmosur nje marveshje edhe kurre nuk do realizohet kjo tregone qe pushteti e ka bere autoritar . Ky njeri dha interviste kur Anglia i kerkoje te njejten dhe tha : Shqiperia nuk nderton kampe nuk mer refugjatet e vendeve te pasura ....po tani cfare po kerkone te beje ahhhh jane italiane miqte e Rames po nuk eshte Shqiperia prone e Rames. Asnjehere nuk do vine ne Shqiperi thjeshte per konsumacion te brendshem ne itali per zgjedhjet ne europe . Nuk i intereson zbarkimi ne Lezhe qellimi tyre eshte perendimi po te jete per Shqiperi qendrojne ne Marok eshte me e devlopuar se Shqiperia qendrojn Tunisie... A duhet Shqiperia te presi rrefugjat po po po por jo ne kete forme. A duhet ti trajtoje mire po po po . A duhet Rama te ulet me kembe ne toke po po po se eshte duke fluturuar me preshin e Tritan Shehut. Rama te beje punen ler cfare eshte votuar e jo te beje liderin e botes . E Diele - Podcas E Hene - Expozite pikture nga .... E Marte - Konference nderkombetare E Merkure - Keshilli europes E Enjte - Nje xhiro me Ballukun ne nje rruge ku ka shkuar 10 here E Premte - Bruksele E Shtune - Dite Pushimi Ky eshte plani punes per Ramen kur punonjesit ne institucione shqehtsohen nga banda e Berrishes Kur prokuroria injorohet nga nje non grata Kur prona publike demtohet ne parlament Ky duhet te japi doreheqje pushteti e ka lodhur ne Ps ka plote kuadro intelektusl qe e bejne punen 100 here me mire se Rama
O Sander, te bene edhe minister, te cuan perfaqesues politik ne vendlindje, shume u duke ne fillim, por ic gje dole ne fund. Jep dhe mendje per politiken! Rri struku ne nje qoshe dhe mos u ndje, nuk do mend njeri nga ty, po te ishe i mencur do te kishe perfituar nga mundesia qe t'u dha. Ishe kuader dekadent i PD, prandaj nuk ece do me ritmin e PS.
Italia qyshe nga Roma e Lasht e deri vone sa u mbylle nga komunizmi na ka sjelle refugjate. Te gjithe hajdutet, kriminelet e kundershtaret e teorise se dielli sillet rreth tokes(!) klase qe ne ate kohe konsiderohej dhe me e rrezikshme se dy te parat. Me nderhyrjen e Papatit ju falej jeta me nji kusht: I vendosnin ne anije, te lidhur dhe i hidhnin ne brigjet shqiptare. Ne shpetofshin mire ....te denuar me vdekje ishin, ky ishte i fundit shans per ta. Kush te mundej, le te rronte, kush vdiste, hiç asgja se me varje ishte i denuar. Shqiptaret e kundershtonin kete veprim te Romes dhe ruanin (vigjelonin)naten ne brigjet e Ilirise, t'i sulmonin anijet transportuese, te lironin pengjet ti pregatisnin fizikisht dhe te ktheheshin e sulmonin Italine per te rigjetur serish Atlanten e" humbur" ose lirine e humbur. Ateher , per te eleminuar kete perplasje me shqiptaret, ata gjeten nje mundesi: Ne baltovinen e derdhjes se Drinit ne detin Adriatik, ata krijuan nji mundesi per ti zbarkuar aty dhe e quanin Italia e Lezhes, kurse vendesit nga se ishin katolik dhe mos prisheshin me Romen e thonin si me urrejtje Talja e Lezhes. Nji te dale aty, kishte disa "mikprites" qe kishin ardhur pak para tyre, si puna e gjysherve te Sander Lleshit dhe ju thonin, ikni djathtas se po iket drejt ose majtas do te ju kapin dhe kthejne mbrapsht. E futeshin te shkretet dhe njihere baltovines se derdhjes se lumit Mat. Kur ju preknin kembet dhe njihere ne token e qendrueshme te Laçit, banin kryq dhe ma shume se gjysma, te lodhur dhe uritur, gdhiheshin te vdekur. Keshtu qyteti mbeti me tre emra. Laç(lanshe ose te lanun pra refugjate), Kurvine( kur vine) dhe Kurbine( kur i bine ose te hedhurit). Ata qe kishin ardhur me iden se toka sillej rreth diellit natyralizoheshin ma shpejt dhe orientoheshin ma shpejt, ne kete xhungel pa shtet ne mes Europes. Ata i tejkalonin nga ana e intelegjences vendesit dhe filluan tju krijojne mundesi pune e zhvillimi. Mirpo bashke me ta u shtuan dhe hajdutet dhe kriminelet, dhe nuk thone kote "rraca" e keqe shtohet shume. keshtu nje dite, vjedhja ne keto ane u quajt normale e bashke me ate dhe vrasja u pranua si kode i ketyre aneve, sa qe edhe sote i graduari i Presidentit Emanuel Makron dhe pretendi i çmimit Nobel, zoti Ismail Kadare del me versionin, se kjo semundje nuk munde te zhduket me edukim, detyrim fizike, apo denim me burg por vetem me nji udheheqes si Enver Hoxha, duke justifikuar idhullin e tij, te romanit Dimri i Madhe dhe te binde boten se ai duhet kthyer t'i qeverise perseri. Por... pse te mos kthehet.... kur ne diten e ditelindjes se tij, ne piramiden e ngritur per perkujtimine tij dhe dekorimi po ne kete dite apo nje dite me pas, per munges kohe, te atij qe e beri te pavdekshem me nje roman, vijne dhe kalorsia e nderuar Europiane dhe bien ne kurthin e ngritur. E kishte lene "derdimeni" Enver: Nuk ka kala qe nuk marrin komunistet. Edi Rama e ka drejtuar mire se ku duhet te ngrihen Kampet, se ata lazhianet jane katolik dhe human ashtu siç i edukon dhe religjioni i tyre. Por ne kemi dhe nji mesim tolerance me prove nga histori e ndodhur. Mysliman te thekur qe pas te madhit ISCANDERBEG per te mbishpetuar nga sllavet e greket, bashkpuntore te Hitlerit ne luften e dyte botrore, nge halli per te realizuar bashkimin Kombetare, mbrojtem me respektin me te madhe, te perndjekurit me zhdukje, zhuivet. Nder ta mbrojtem dhe te madhin e Konceptit te hapsires dhe kohes; dhe gjetsin e formules empirike E= mc ne katror. Tani duam te kryejme vetevrasje te vlerave.... turren kundra izraeliteve dhe duan te ju mbyllin porten dhe fatekeqeve te tjere, qe bota i ka ne natyren e saj te egzistences dhe nuk ka arritur ne mundesin unipolare, demokratike, qe te jete e njejte kudo e te mos kete refugjat. Shqiptare kthehuni ne dine si thote turku ose ne vlerat e larta te te madhit ISKANDERBEG, dilni e t'i prisni krahehapur e zemerbardhe refugjatet, dhe pa asnje hile te nendheshme tip alla shqiptarçe, ndryshe zoti do ju mallkoj. I ushqeni mire, vishni mire, edukoni mire, gjejuni pune dhe punoni bashke me ta, pa dallim, te bardhe , te zi, budiste mysliman, ateist e te tjere dhe pas disa dekadash do te kuptoni se çpasuri ju asht afruar. Dhe del e na hedhe nji artikull antirefugjat, jo nje njeri i thjeshte por nje ish minister i brendshem, qe beri nje gjest human me dorheqjen, kur u vra nga policia, djali i familjes Rasha dhe nuk kupton se del kundra vlerave te vetevetes dhe rrafshone kredibilitetin e tij. Kur Edi Rama Pas njemije te keqiash del e zbardhe faqen, bane nje te mire e Kadiu(nga perralla qe duhet ta dini) ja fale njemije te keqiat, del ish ministri i tij,me faqe te bardhe dhe e nxine perjetsisht, gjoja se po shpetoj Lezhen e ISKANDERBEG. Kesaj nuk munde ti ve zgjidhje tjeter, veç mungese koherence e intelegjences shqiptare. Lutem si gjithmone zotit Mero Baze: mos me bllokoni komentin. Me Respekt....
E ke qa plako..???????? Tu lexofte fjala dhe mbas 100 vjetesh.. si.. Fichues te vjeter...
Artikull shume I mire.
Mos u shqetesoni shume, as Sandri as komentuesat. Boten e ndryshojne dhe administrojne te tjere qe vendosin sipas interesave te ekonomise tregut. Mos valle Shqiperia do ta ndryshoje drejtimin botes?! Hani nje cope buke dhe heshtni sa tu vije dita "e marteses". Budallenj me thes; tani jemi te pushtuar dhe pranojeni, mos na u hiqni si te fençur ! Iku koha qe Shqiperia ishte e mosvarteme .