Nga Dritan Hila
Për ironi të historisë Meloni është e vetmja që përshëndeti kongresin e Foltores dhe kjo e fundit nuk nguroi ta shpaloste e shkundte letrën protokollare si njohje ndërkombëtare të Berishës.
Ndërkohë Berisha një vit e ca më pas, i del kundra marrëveshjes Meloni-Rama, megjithëse kjo marrëveshje është i vetmi sukses që reklamon Meloni në një vit qeverisjeje dhe po sulmohet egërsisht nga e majta italiane.
E majta shqiptare bashkohet me fashistët italianë, kurse e djathta shqiptare me ish-komunistët. Ekstremet bashkohen, por puna është që Berisha ka bërë me këtë rast një rreth ciklik politik të pakuptimtë.
Sa më sipër është për statistikë. A është kjo marrëveshje aq e rrezikshme sa thotë opozita apo aq deklamuese e virtyteve shqiptare të mikpritjes?
Kjo mbetet për t’u parë në zbatim, por sesa do zbatohet, ka shumë gjasa që mos të ndodhë.
Arsyeja kryesore është se përjashto bonusin politik që merr Meloni këto ditë, në aspektin afatgjatë administrativ nuk do ia vlejë barra qiranë madje mund t’i kthehet në kosto.
Emigrantët vërtet do sillen në Gjadër për të pritur shqyrtimin e dokumentacionit për azil, por në momentin që kërkesa refuzohet ata kanë të drejtën e gjykimit nga një gjykatë italiane. Kjo procedurë kërkon vite. Vetë shqyrtimi i dokumenteve për marrje leje qëndrimi kërkon një vit.
Kurse në rast se leja mohohet, shqyrtimi gjyqësor kërkon vite të tjera. Mjafton të sjellim si shembull se Gjykata e Katanzaros tani po shqyrton kërkesat e vitit 2018, pra të emigrantëve që kanë 5 vjet në qendra pritjeje, kuptohet kalvari që i pret banorët e rinj të Gjadrit.
Logjikisht është e vështirë se pas tre mijë të parëve do ketë loto tjetër për t’u strehuar në Shqipëri.
Gjatë këtyre viteve dislokimi i policëve italianë në Lezhë do ketë kosto; pastaj shoqërimi i secilit nga 3 mijë emigrantët në vendin e gjykimit në Itali janë kosto të tjera dhe të gjitha këto e bëjnë një operacion jashtë logjikës strehimin e afrikanëve në Gjadër.
Nëse edhe pas kësaj procedure, azilantit i mohohet kërkesa për leje qëndrimi në Itali, ai do çohet rishtas në Itali ku do t’i jepet fleta e përzënies. E këto janë shpenzime të tjera. Frika në Shqipëri është se në momente dëshpërimi për mospranim kërkesash leje qëndrimi italiane, kontingjenti arratiset dhe shton kriminalitetin në Shqipëri ose ikën në vende të tjera nëpërmjet trafikantëve.
Por deri aty, do kohë. Ndërkohë italianet do t’i bien lapsit: Një emigrant në Lampeduza kushton 2.500€/muaj, pra 30.000 €/vit. I bie që pa kostot e transportit dhe mbajtjen e policisë, në Shqipëri të shpenzojnë diku tek 120 milionë euro.
Dhe kështu do kuptojnë fjalën e urtë shqiptare se “E lirë është kripa në Durrës, por e ha qiraja rrugës”. (Dritare.net)
Ja ke fut kot o Dritan. Meloni fare mirë mund ta ndryshojë ligjin: pas vendimit të formës së prerë në Shqipëri nuk ke të drejtë apeli! Kaq. Të japin një urdhër largimi dhe ciao bella.
Ku do ti kthej? Sipas marreveshjes duhet te kthehen ne Itali. Mendon se do dalin fashistet ti marrin pas se ashtu i kane thene ketij tonit? Si do ti mbash njerezit aty me vite ne burg pa asnje te drejt? Marreveshja nuk do zbatohet pasi Meloni do ike ne te Melones shume shpejt dhe nuk da ja falin fashistet qe u puth me barbarin tone. Qeveria e re italiane nuk do ket ndermend te merret me keto idiotsira dhe ti hyj gjyqeve pa fund. Nuk jane Italianet aq budallenj sa te shkelin ligje si ky yni qe mendon se shteti behet me pordhe televizive. Rama do merzitet qe Italianet nuk e lane te ndihmonte Italine por besoj do kaloj.
Kaq mendje lehtësi??????
Për të marrë ndonjë thelë pushteti, p.sh.Drejtor i RTSH, e ca miliona, kuptohet që do ta bësh fytyrën bythë, por jo deri në këtë pikë o Hila i sigurimsit. Italia synon ti sjellë këtu dhe ti lejë këtu për fare. Përndryshe po qe se do ti marrë në Itali derisa të përfundojnë gjyqet, përse duhet të shpenzojë ti sjellë e ti mbajë në Shqipëri? Ptu, letyrë e pështirë je o Hila
Komplet injorance. Italia prandaj nuk do t’i fute emigrantet ne token e vet qe ndaj tyre te mos zbatohen ligjet italiane dhe ti mbje jashte juridiksionit te vet. Marreveshja nuk thote qe do t’i sjelle nga Italia ne Shqiperi por nga deti ne Shqiperi. Por ketu pervec injorances jane edhe pagesat e rilindjes per kete dhe te shoqen.
Po ku ka pas me fashist se yt ate, Ylli Hila?
Nga eshte ky muhamedani Hill qe del e jep mend per cdo gje?