E enjtja e asgjësë

9 Nëntor 2023, 11:18Blog TEMA
E enjtja e asgjësë

Nga Namir Lapardhaja

Edi Rama është i kënaqur më shumë se kushdo tjetër, kur lë në shfaqejen e tyre deputetët e Rithemelimit, ata që do duhet të ishin alternativë e pushtetit. Shprehja e tij e famshme se ‘ne nuk jemi më të mirët, por shih kë kemi përballë’, e polarizon maksimalisht votën e shqiptarëve, mban solide atë socialiste, dekurajon votën gri dhe të pakënaqurit dhe, më së paku, e lë situatën kështu siç është. Rama vijon i qetë në pushtet, i mbytur nga skandalet dhe korrupsioni, kjo ‘opozitë’ në të njëjtat pozita, për shkak të moskuptimit dhe të mos nxjerrjes mësim nga asgjë e shkuar.

Sali Berisha është i kënaqur më shumë se të tijët dhe njëlloj me Edi Ramën. Një shfaqje e tillë, dy herë në javë, të hënën në komisione dhe të enjten në seancë plenare, e mban atë në lojë për t’iu fshehur drejtësisë, për të mos të shkuar në gjykatë për t’u përballur me hallin e tij.

Të hënën e parë dhe të tretë të muajit, ai, në vend që të jetë për të dhënë gjenealitetet përpara oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimeve, del dhe u jep leksione demokracie shqiptarëve që e kanë dëbuar nga pushteti me një milion vota. ‘Aksioni’ i Berishës i kamufluar për të ‘shpëtuar’ opozitën dhe shqiptarët, po ia del më së miri, deri më tani, për t’iu shmangur drejtësisë. Pra, atë që thotë se po e bën për të tjerët, në fakt, po ia del më së miri ta bëjë për vetveten.

‘Heronjtë e kangjellave’ po ia dalin për t’i treguar militantëve që ne jemi bërë gardh për të mbrojtur liderin historik dhe, sido të shkojnë punët, meritojmë të jemi pasardhësit e tij, sepse, kur ai kishte hallin e madh, i dolëm në mbrojtje me të gjithë mënyrat.

Kjo skenë e shëmtuar nuk prodhon politikisht asgjë, nuk lejon qarkullimin e ideve, nuk siguron ndryshimin e elitave, nuk mundëson dëgjimin e zërave të arsyeshëm, nuk shfaq asnjë alternativë qeverisjeje për çështjet aktuale, mban në pushtet Edi Ramën dhe PS-në, nuk u ofron zgjidhje shqiptarëve për asnjë problematikë dhe, mbi të gjitha, vijon të mashtrojë demokratët për fitoret imagjinare të Revolucionit të asgjësë.

4 Komente

  1. q
    qenefistan

    Nuk eshte vetem e enjtja e asgjese,por jane gjithe ditet shqiptare te asgjese.Dhe ku asgjeja me e madhe eshte populli,apo tufa arnaute,qe mender ka votuar per ta dhe vazhdon te beje sehir kete asgjene e madhe,egersirat shpellare,qe kane bere cfare kane dashur me kete vend,me injorancen dhe egersine me te madhe,vjedhje, vrasje denatyrim dhe bastardim te njeriut dhe historise dhe qe e kane katandisur ne nje mender vatan,nen sehirin dhe bashkepunimin e nje alter ego te tyre,kryevezirit ra-mi,me suva moderne,por ne trup dhe shpirtin e nje kllouni,nga dashnor-dylber i perulur i diktatorit islamist anadollakut rexhep,deri tek flirtet prej kllouni ne oborrin e Brukselit dhe me tej dhe ku asnje cicerime,vazhdon te mos pipetije,brenda tufes se tij,ku vet vendos vet vulos. Dhe mender sovrani(mileti),vazhdon te heshte,me shurren dhe mutin me ere,qe u bejne dhe u rrjedh mbi koke.Qe nga koha e turkut,hoxhes dhe tani mbas 90-es,nuk ka ekzistuar popull,ne keto ane,ne kuptimin qe permbajne keto germa,por vec pushtues dhe sundues,qe e kane perfaqesuar ate.Dhe si pasoje,kur nuk ka popull nuk ka as vend,por vec nje hapesire e shndrruar ne qenef sundimtaresh.

    1. M
      Mirela kaqolja

      Na lodhi ky shoku po nuk futi Edi Ramën kudo, e ka si jollin , në lojë. Boll o zotëri a ke qënë pjesë e saj, përpiqu të rregullosh pjesën tënde. Po ja fap na del Edi Rama në fillim e në fund. Nuk do të rregullohet puna po e shave Ramën, po si duhet të dilet nga kriza ku ju ka futur Berisha, kësaj mëshoji. Dhe këtë po e bën vetëm për hallin e tij Berisha dhe të familjes. Shikoni nuk kërkoj ti hiqet masa e prokurorise dhe Fatmir Bektashit po për vete dhe Abit, djalit me ligj haha.

      1. S
        Sulua

        Nuk ka force SPAK dhe Gjykatanper kete kafshe maloke ????? Cpo ndodh keshtu???????? Si ka mundesi qe kete njeri nuk mund ta bejne Zap ?

        1. b
          bashkimi për drejtësi

          Tash u kuptua S. Berisha - NON GRTA na qenka baba ideologjik VV - Kurtit i cili ia paska mësuar luftën e gazit që përdorke në Kuvendin e Kosovës si dhe djegën, protestat e dhunshme, manipulime, gënjeshtra, plagosje e vrasje etj. Berisha është super krimineli i shqiptareve që nga viti 1990 - aleat i kasapit Millosheviq i cili disa herë dogji Shqipërinë, shkatërroji dhe plaçkiti gjithçka me forcat e tij / vagner/, vrau e plagosi mija të rijnë dhe gjithçka e keqe që ndodhi Shqipërisë e Kosovës janë vepër e tij dhe klanit të tij famëkeq dhe vazhdon të ulurit kundër kombit dhe shtetit për ta shpëtuar lëkurën e vet dhe të familjes dhe bashkë kriminelëve të tij.

          Lini një Përgjigje