Fatos Lubonja ka bërë një shkrim në gazetën italiane "Il Manifesto", për marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët.
Dhe, mes të tjerave, ai akuzon Perëndimin si e keqja e Shqipërisë.
Shkrimi i Lubonjës
Nëse në Itali ka pasur një lloj habie se si Meloni e bëri marrëveshjen me Ramën, pa u konsultuar as me aleatët e saj, në Shqipëri vendimi i Ramës për t’i ofruar gratis Italisë një copë tokë për të ndërtuar aty kampin e refugjatëve pa u konsultuar me kërkend nuk ka ngjallur ndonjë habi.
Ideja e një lideri të gjithpushtetshëm që identifikohet me partinë/shtet dhe gjithë popullin e tij, vazhdon të dominojë në Shqipëri edhe pas tridhjetë vjetësh vendosje të pluralizmit; sot në formën e asaj që Stuard Mill e quan “tirani e maxhorancës”.
Në Shqipëri janë mësuar që Rama vendos për gjithçka, duke imponuar shijet dhe interesat e tij si shije dhe interesa të vendit. Kështu kanë bërë edhe paraardhësit e tij. Megjithatë gjithpushtetshmëria e tij nuk buron thjesht nga gadishmëria e shqiptarëve për t’ia dorëzuar lirinë e tyre një lideri autoritar. Ajo nuk mund të kuptohet jashtë kontekstit të faktorëve të brendshëm e të jashtëm që i mbajnë këta liderë në pushtet. Nëse do të kërkojmë themelet e pushtetit të Ramës në sistemin e sotëm shqiptar, do t’i gjejmë në rolin e tij si mediator ndërmjet katër faktorësh që do t’i krahasoja me katër këmbët e karrikes së tij të pushtetit: pushteti i të ashtuquajturve oligarkë; pushteti i krimit të organizuar që është ivestitori kryesor në ekonominë shqiptare; pushteti mediatik ku kanë investuar të parët dhe të dytët dhe, së fundi ai më vendimtari: pushteti i partnerëve tanë të ashtuquajtur strategjikë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ndër të cilët Italia ka një rol special.
Rama, deri më sot është treguar mediatori më i aftë për të harmonizuar interesat e këtyre katër pushteteve. Thënia e tij “Kur Italia na thërret ne jemi gjithmonë gati”, e motivuar, sipas tij, me mirënjohjen e vaçantë ndaj Italinë për pritjen e emigrantëve- duke harruar se kjo mirëpritje e fillimit është pasuar edhe me turpin e Stadiumit të Barit dhe tragjedinë e “I Katri i Radës”- duhet lexuar në kontekstin e lojës së tij në funksion të ruajtjes së katër këmbëve që e mbajnë në pushtet.
Këtë gatishmëri në mirënjohje ai e ka aplikuar edhe ndaj SHBA kur u ka ofruar shërbime, kundra interesave të shqiptarëve, siç ishte ofrimi për të sjellë në Shqipëri për çmontim armët kimike të Sirisë, pranimi i 3000 muhaxhedinëve, etj. Në Shqipëri flitet se edhe për një pjesë të ujrave të Shqipërisë së Jugut do t’i çohen Italisë. Kujtoj se paraardhësi i tij Sali Berisha, me të njëjtën lehtësi dhe vendimmarrje personale, i ofroi Berlusconit tokën shqiptare për të ndërtuar një central bërthamor.
Ky vasalitet i politikanëve shqiptarë me të fuqishmit e huaj që i mbajnë në pushtet është një histori e vjetër që ka filluar që në vitin 1912 kur Shqipëria u njoh si shtet i pavarur, kryesisht për interesat e Austro- Hungarisë dhe Italisë. Politikanët shqiptarë kanë mësuar ç’prej asaj kohe se është më e lehtë të fitosh legjitimitet duke u shërbyer këtyre të fuqishmëve sesa duke i shërbyer popullit tënd. Kështu ka ndodhur me mbretin Zog midis dy luftrave, që e ktheu vendin në gjysëm koloni të Italisë, kështu ndodhi pas Luftës së dytë me Enver Hoxhën në raport me Jugosllavinë, URSS dhe Kinën që e mbajtën në pushtet, me pasojat dramatike për popullin shqiptar. E njëjta paradigmë fatkeqësisht po funksionon në Shqipëri edhe me vendet perëndimore pas rënies së komunizmit.
Problemi është se ai që gjatë viteve ’90 dukej si angazhim i sinqertë i vendeve perëndimore për të ndihmuar në ndërtimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vende si Shqipëria, ka degraduar në politika që i trajtojnë këto vende thjesht si burime interesash ekonomike dhe gjeostrategjike. Në këto kushte shohim (jo vetë në Shqipëri) liderë autoritarë të mbajnë pushtetin abuziv, deri kriminal, brenda vendit jo vetëm pa u trazuar, por edhe duke u mbështetur së jashtmi nga politikanë perëndimorë që i shohin këta autokratë si mënyra më e lehtë për të zgjidhur problemet e tyre pa u merakosur se kështu thellojnë problemet e njerëzve që vuajnë këto autokraci.
Marrëveshja Rama Meloni duhet lexuar në këtë kontekst.
Veç të tjerash ajo tregon se të dy liderët kanë shumë gjëra të përbashkëta që të çojnë të mendosh se në vend se të jemi në një situatë ku Shqipëria autoritare kërkon t’u afrohet standarteve të një Italie demokratike, është Italia demokratike ajo që po rrëshket drejt një modeli shqiptar. E tregon këtë lehtësia me të cilën të dy kryeministrat shkelin standartet ndërkombëtare dhe evopiane përsa i përket të drejtave të kërkuesve azil; e tregon vendimmarja jo transparente, jo institucionale, por personale, për këtë marrëveshje kaq delikate; e tregon edhe fakti se të dy palët kërkojnë nëpërmjet këtij akti të bëjnë fushata propagandistike nëpërmjet të cilave të mbulojnë të vërtetën e dështimit të politikave të tyre të brendëshme.
Sidomos kjo e vërtetë e fundit të bën të mendosh për profecinë e Guy Debordit që duket se vlen për të dy vendet: “Nëse në një sistem, iluzioni me format e tij spektakolare arrin deri atje sa të mbizotërojë ndaj realitetit, kjo tregon se i gjithë rendi social është në një krizë të thellë legjitimiteti”.
Komunistet(G.Manifesto) therret komunistin primitiv Luboja... Ne Itali blehet-lexohet nga nje % shume e vogel... pune komunistesh... gjelle qensh.
Fajin e keni ju qe jeni te kompleksuar nga injoranca, prapambetja, korrupsioni, servilizmi dhe degjenerimi. Perendimi e ka ne rregull populli në vet.
boll provokove shqptaret o ymer peerast me kte kerme dhe bushatin se me surratet tuaja nuk fshn aq carn Shqptari rrace e ndyre fshatar i qelbut
Te lumte Lubonja ,,,,je analist numer 1
Fix
Ta mbroshe non graten se ndryshe dalin horrlliqet e vajzes tende qe ka punuar me Berrishen per privatizim o burgaxhi kelysh komunisti
Nuk e mbrojti,biles theksoi se edhe Berisha ka vepruar si Rama dhe konkretisht me shembullin e marveshjes me Berluskonin per ndertimin e Centralit BERTHAMOR.
Mendja jote e pjerdhur qe flet sikur vjen nga ndonje planet tjeter.Po te mos ishte perendimi akoma do shikoje fytyren e fshatarit Llalla apo magjarit Gjin gjon edhe katundaret Sali e Ilir duke zgjeruar sarajet. Ne keto 30 vite te hajduterise demokratike ti megjithse ke vene syze nuk i dallon dot hajdutet qe pervetesuan gjithcka.Edhe babai jota keshtu thoshte perendimi eshte i keq kurse une te them se te huajt apo pushtuesit nuk kane bere kaq shume te liga sa keta derrate tane.
Megjithese e futi ne burg prape idete e Enver Hoxhes per perendimin propagandon.Keshtu plehre eshte ky lapangjoz, qe spiunoi dhe te jatin ne gjyq.
Μe ne fund e nxore koken e zgjebosur prej komunisti o Fatos Lubohja.
"Proletare te gjithe vendeve bashkohuni"! Bashkohuni kunder ShBA, BE-se, kunder kapitalizmit. Kete te fundit nuk e tha Lubonja, por nenkuptohet edhe per faktin se shkruan ne nje gazete komuniste, edhe per gjuhen artikuluese dhe problematiken interpretuese. Si nje ish komunist, i ve noten 10, veçse nuk kuptoj nje gje: Ne Shqiperi e gjen veten te shtypi I djathte, mbron oligarket e medieve qe kane abuzuar e qe jane bashkautore te ketij korrupsioni te pahamendesueshem, ndersa ne gazeten komuniste italiane flet si me qene i biri I Marksit.
O Tos mollos. Je aq koqe dhe ske faj sa eshte plotesisht e sakte qe ai rregjim ta ka heq me shiringe ate pak tru qe kishe dhe ta ka mbush me mutin e Enverit dhe nga te gjitha vrimat qe ke nxjerr vetem mut dhe shurre.perfundimisht je nje koqe dhe nje legen jashte perdorimi dhe ben kot gam gam rrugeve.
O burra toso,Sic ta Ka lene amanet dhe Todi,te lidhemi me Serbine dhe te kthehemi nga lindja.Ajo ,Russia na shpeton. Si nuk e mbyllet gojen o hale te UDB.
Ah re Tosi ke vajt per lesh Bubi.Po pse o legen vetem plehra nxjer nga goja per vendin tend
Dhe ta mendosh qe ky ka zgjedhur qe te jetoje ne perendim dhe shan perendimin. Hipokrit i semure
VLLEHU LUBONJA MBRON VLLEHUN RAMA!
E vërtetë, janë cinikë cinikësh, por cfarë të mire na solli antiperëndimi, pos mjerimin material dhe shpirtëror. Me Perëndimin kundërvihesh dhe nuk të sjellin tanksat në shtëpi.
Ka thënë thjesht të vërtetën. Por e vërteta është shpesh herë e hidhur.
Bejeni nje gjilpere keti psikopati
Sa gjynah eshte pjekur ne hije i shkreti ska pa diell me sy. Vdiq ai qe jua bente tani del edhe ky shkruan ndonje gje.
VLLEHU LUBONJA MBRON VLLEHUN RAMA, kaq
Doli psikopati Lubonja.
Fajeson ju te paret media te shitura per perfitime personale. Krimin e organizuar qe mund te na vrasi se bashku dhe juve. Pseudo oligarket si Doshi , Rama, gjikuria e co Dhe ne fund e mbyll se si gadaffi eshte problem per shoqerine tone kur e shfrytezojne ata
Shume shkrime I mire i mbeshtetur ne te vertet te gjithe qe na qeverisin sillen si pushtusa me popullin qe i ka sjell ne pushtet e konziderojne shqiperin si pron private me gjith njerezit brenda spuesin asnjeri po jo per fain e tyre puna eshte se nuk ka drejtesi e kan kap washin prej brinjesh shpresoj qe drejtesi e ré ti japi fund kesaj padrejtesie edhe perse nuk kam shume besim.
Faleminderit, Fatos Lubonja! Ke shprehur edhe mendimin tim.
kete pyete cte duash, ky do flasi per krimet e Rames do vdes me maraz i ngrati
Ne radhe te pare Lubonja permend kot Melonin dhe Italine sepse ata nuk besoj se kane nevoje per keshillat e tij. Se dyti e ka gabim per kemben e katert te karriges, pra qe perendimi po e perkedhel Ramen. SHBA dhe BE nuk merren me tavolinat e studiove te TV-ve shqiptare. E kunderta eshte e vertete. Sistemi i ri i drejtesise qe promovon dhe investon SHBA do te fuse nen rrote edhe vete Ramen. Duket se Lubonjes po i vjen keq per Berishen te cilin e shikon si vegel qe mund te rrezoje Ramen sipas parimit "armiku i armikut tim eshte miku im"
Ky është vërtet një i rrjedhur, komplet i mbaruar! Kur perëndimi mbështeste Berishën, i biri i Todit që e njihte si shokun e babës duartrokiste perëndimin dhe shpallej " puçist " nga Berisha! Sot që ai është familjarisht në hall me Nonagrata nga perëndimi, Tos Lubonja e sheh si problem perëndimin! Këtë çorbë " mendimesh " vetëm ky i rrjedhur mund ta sqarojë! Ore këta lloj fundërrinash vërtet kanë bindje se do ti mashtrojnë shqiptarët në vijimësi, sikur kanë të bëjnë me injorantë!