Sapo është shpërndarë lajmi i zi se foshnja e braktisur ndërroi jetë në spital. E morën dje mjekët që nga tuneli në një cep të Tiranës, u përpoqën t’i japin frymë, dhanë shpresë, edhe njerëz të zakonshëm mbetën me sy nga materniteti…, por sot foshnja nuk mundi më.
E ëma lehonë është vënë në pranga. Ajo tha se e braktisi krijesën e vet sepse ‘nuk e mbante dot’. U pa se ç’jetë të varfër bënte.
Gazetarët lanë mënjanë spitalin dhe tunelin në Yzberisht e nxituan të pyesin…, cilin? Nxituan për te njerëz të ligjit dhe pyetën sa mund të dënohet gruaja. Përgjigja ishte ’10 vjet në burg’.
Kaq duhej.
10 vjet burg do të dënohet edhe Sali Berisha sipas paragrafit me të cilin është vënë nën hetim nga SPAK. “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 e 25, 245 e 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Neni 25 e dënon me ‘burg përjetë’, sepse ka të bëjë me krijimin e ‘organizatave kriminale’ që ka realizuar vetë Berisha. Por të paktën 10 vjet do të jenë për këtë herë. 10 vjet do të dënohet edhe dhëndëri Jamarbër. 10 vjet mund të dënohet edhe Ilir Meta, që u thërrit dje në SPAK…
’10 vjet’ mund të kthehet në refren të të gjithë pasanikëve të pasuruar me djersën e popullit.
Të gjitha dalin nga qelia njësoj si nëna që braktisi foshnjën në një tunel në një fshat me emër të çuditshëm ‘Yzberisht’, që duket sikur thotë ‘Yyyshsh’.
Kur të dalë nga burgu kjo nënë ‘e keqe’, atëherë do të dalin edhe Saliu, Iliri, Jamarbëri…, ndoshta Shkëlzeni, Fatmiri, Mirfati, Fatkeqi e dreqi.
Me ndryshimin fatkeq se kur të dalë nga burgu Saliu, do të kthehet te një vilë e fshehur qysh në kohën e shkëlqimit. Po gruaja që braktisi foshnjën? Ajo nuk ka strehë sot, e jo më të ketë pas dhjetë vjetësh.
Edhe Iliri do të kthehet te fëmijët e vet që do të jenë kthyer nga studimet në Londër. Ata do të jenë o kryetarë parlamenti, o të ashtuquajtur ‘studiues’, por të gjithë me mjekër dhe me maska e falsitete të tjerë.
Të gjithë do të kenë fëmijë të pasuruar me djersën e popullit në shekullin 21, vetëm nëna e foshnjës së braktisur nuk do të ketë fëmijë. Familjet e pasura që sapo do të kenë dalë nga burgu, do ta shikojnë anës së rrugës dhe t’i flasin me neveri: ‘Po ti, moj, grua e keqe, ku e ke fëmijën? Duhej ta kishte çuar për studime në Europë si ne!’. Do ta përgojojnë për ‘moral të keq’, ‘për njeri i pashpirte’, për ‘nënë të ngratë’.
Le që kjo grua kur të dalë nga burgu nuk do të ekzistojë; ajo duhet të ekzistojë vetëm për ‘orendi burgu’. Që sot nëna e foshnjës së braktisur nuk ka emër; të gjithë bashkë-fatësit e saj kanë emra: Njëri quhet Sali, tjetri Ilir, tjetra Shkëlzen, tjetra Argita, tjetra Mona.
Edhe nëse pas dhjetë vjetësh kur do të dalin nga burgu, këtyre do t’u jenë harruar emrat e tyre, do të thërriten me emër pronor: ‘Babai i Shkëzenit’, ose ‘babai i Argitës’, ‘Babai i Erës’, ‘burri i Monës’, ‘jehrri i Jamarbrit që ndërtoi 17 kulla me 35 mijë lek… Të gjithë si në mjegull.
Veç kjo grua e mjerë do të thërritet me emrin: “Ajo nëna që braktisi foshnjën’.
Të gjithë kanë një të përbashkët: Vetëm 10 vjet burg.
Saliu e ka fajin dhe per kete?
O "linda" ne qoftese nuk merr vesh nga keto shkrime, futu ne breket e tua e te Saliut dhe atje qendro tu marresh eren. Por e kupton àfare thote Frroku? Idiote me gjithe ata qe te pasojne.
Linda me bone xheloze!
Kariiii per te gjith ju ne shqiperi njerez deshtake shanibar njeri tjetrin .pak e keni do morning cdo familje nga nje african se thot ai budallai ne surrel .ai ka mar per vete nja dy se I do me lenden e vet i sakretis se vdiq ajo per ka.... se ky e do shum per vete ate gjen.ooooo populll deleer
Frroki...
Je mjeshter i madh i arsyetimit,ironi e thelle per drejtesine ne kete bote.
O Frroki je nje k… r me K te madhe shtypi te jane errur syte ne misionin e gojores se pushtetit Po ik ore spiun i diktatures se je bere i neveritur
Real, ti je spiun i spiunit Sali!
Është kthyer koha e Migjenit. Shqipëria që duam
Kari pidh xhaxh saliu iliri me foshnjen dhe nenen lehon ca konsumoni o frrok
Drejtësia e ka emrin PARA dhe ata që bëjnë ligjet që duhet të zbatojë drejtësia janë parellinjtë e Shqipërisë që kurrësesi nuk mund të mos mendojnë për vete dhe në këtë pjesë bile para se të vjedhin për t'u pasuruar ata dhe soji e sorollop i tyre bëjnë ligjet për të siguruar bythën e tyre .... Mjerë ai që ska para në këtë sistem....ai vetë është një hiç,jeta e tij është një hiç,jeta e fëmijve të tij është një hiç.. mos u çuditni sa hiça arrestohen,dënohen,askush nuk shqetësohet,askush nuk flet,....nje parelli me emrin Jamarbër u arrestua tërë shoqëria, media , Kuç e maç u trazua ,turp...lëreni drejtësinë të veprojë sipas ligjit si për ata pa para.
O xhon turqit e rinj te Shqiperisë, si nuk ju vjen turp qe komentoni dhe beheni palë me spiunin e djeshem dhe te sotmin malesorin Frok qe nje dite prej ditesh zbriti nga Veriu ne Tirane dhe sot po ha bukë duke shkrojtur neper portale apo dalë në TV dhe duke je hedhur trute e gomarit gjithe juve .....
Te ju them nje fjale te urte : Keshtu duhet te perfundojne te gjithe ata qe duan te qendrojne gjate ne pushtet . Duan te vjedhin , te behen milionere brenda nje dite , te fryhen e te kaperdisen , te lavderohen e tu pergjerohen sikur te jene zoti mbi toke , por ne fund vendin e kane ne biruce . Por edhe pse e dine se do perfundojne ne burg prap nuk tremben . Kjo sepse jane vagabonde , pjelle rrugash . Prandaj o popull gjeni per udheheqes ndonje akademik , sepse vagabondet nuk i tremb burgu.