Nga Baton Haxhiu
Në një prej fshatrave më të rëndësishëm historikë dhe natyrorë të Shqipërisë, një snajperist në pension vendosi një strukturë të përkohshme përballë Kishës së Thethit. Jo rastësisht.
Ai kishte përvojën dhe vetëbesimin e saktësisë absolute. Thuhej dikur se godiste me saktësi nga 2000 metra larg. Këtë herë, nuk kishte nevojë për pushkë.
Mjaftoi një kontejner, i vendosur në mënyrë të atillë që të zinte pikërisht pamjen ikonike të Kishës, që është ndoshta objekti më i fotografuar në të gjithë Alpet Shqiptare.
Në katër muaj fushatë zgjedhore, Thethi u mbush me ndërtime pa leje. Një snajperist në pension vendosi objektin e tij përballë Kishës si simbol i rrënimit të ligjit.
Qeveria reagoi me vonesë, por me buldozerë. A është kjo mënyra e duhur për të shpëtuar një nga vendet më të rëndësishme të Shqipërisë?
Ky veprim nuk ishte vetëm një akt individual. Ishte sinjali që rrëzoi çdo barrierë. Pas tij erdhën të tjerë. Në pak javë, në Theth u ndërtuan mbi 30 struktura të përkohshme pa asnjë leje ndërtimi, duke krijuar një realitet që askush nuk e planifikoi, por shumëkush e toleroi.
Në qendër të kësaj historie nuk është vetëm arroganca private e ndonjë banori apo emigranti që kthehet për sezon. Është dështimi i një sistemi të tërë.
Shteti heshti për katër muaj me radhë, ndërsa zgjedhjet prodhonin “paqen institucionale” të nevojshme për të mos u përplasur me askënd.
Bashkia e Shkodrës, IKMT, Policia e Shtetit, prokuroria, KESH dhe drejtoria rajonale e Trashëgimisë Kulturore, të gjithë e dinin çfarë po ndodhte. Askush nuk reagoi.
Ndërkohë, Kisha, një objekt i mbrojtur si pasuri kulturore dhe Kulla e Ngujimit, pjesë e identitetit historik të zonës, u rrethuan me baraka, kontejnerë, struktura të improvizuara.
Asnjë prej tyre nuk kishte leje ndërtimi. Disa prej tyre nuk kishin as dokument pronësie për tokën. Disa të tjerë mbështeteshin në marrëveshje gojore, përfaqësime fshatare apo “zgjidhje të gjetura me të gjithë”.
Në fillim të korrikut, Qeveria shqiptare vendosi të reagojë. Por reagimi ishte i vonuar dhe i papërshtatshëm për kontekstin.
Ndërhyrja me buldozerë në kulmin e sezonit turistik krijoi një krizë të re, atë të perceptimit. Pamjet e prishjeve në një nga fshatrat më të bukura të Shqipërisë bënë xhiron e mediave sociale dhe mediave, ndërsa turistët u përballën me tension dhe rrëmujë.
Por përtej mënyrës së ndërhyrjes, thelbi i aksionit mbetet ligjërisht i justifikuar. Sipas nenit 199/a të Kodit Penal, ndërtimet pa leje në zona të mbrojtura, siç është Thethi, përbëjnë vepër penale dhe dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet.
Po ashtu, ndërtimet pa leje nuk legalizohen me kalimin e kohës. Ato nuk parashkruhen administrativisht. Pra, edhe nëse IKMT nuk ka vepruar më herët, kjo nuk përbën arsye për të mos vepruar më vonë.
Justifikimi se “ndërtime pa leje ka në gjithë Shqipërinë” është një tjetër argument i përhapur nga ndërtuesit informalë. Por ky është një argument që vlen vetëm për të dëshmuar shkallën e dështimit të shtetit. Jo për të ligjëruar paligjshmërinë.
Nëse kjo qeveri ka dështuar, ashtu si ajo para saj, për të ruajtur territorin, nuk do të thotë që duhet ta dorëzojë atë përfundimisht.
Ndërkohë, banorët e Thethit kanë nisur të ndajnë mes tyre përgjegjësinë dhe pasojat.
Disa e ndiejnë veten të tradhtuar. Disa të tjerë i konsiderojnë këto ndërhyrje si sulm ndaj fshatit. Ka edhe nga ata që e interpretojnë këtë si padrejtësi krahasuar me mënyrën se si shteti trajton ndërtimet në qytete të mëdha si Tirana, apo bregdeti jugor.
Por problemi nuk është krahasimi. Është mungesa e një vizioni të qëndrueshëm.
Thethi nuk ka asnjë plan zhvillimi të miratuar që të përcaktojë se ku lejohet ndërtimi, çfarë lloj ndërtimi lejohet dhe si do të zhvillohet infrastruktura. Nuk ka rrjet kanalizimesh. Nuk ka rrjet modern të ujit të pijshëm. Nuk ka sistem të mbrojtjes mjedisore. Dhe megjithatë, ngrihen bujtina, vendosen kontenjerë, ngjiten tarraca.
Ky është thelbi i çështjes. Në mungesë të planifikimit, vetë banorët janë detyruar të improvizojnë. Disa e bëjnë me ndershmëri. Të tjerë me cinizëm. Disa për të jetuar. Disa për të fituar. Dhe në këtë kaos, humb ajo që është më e rëndësishme: Identiteti.
Thethi nuk mund të trajtohet si një fshat i zakonshëm. Ai nuk është një vend që i përket vetëm një bashkie. Është një zonë me trashëgimi të jashtëzakonshme natyrore, kulturore dhe historike. Një model për zhvillim të qëndrueshëm, jo një laborator për rrëmujë të ligjëruar.
Nëse Qeveria dëshiron të ndihmojë realisht banorët e Thethit, duhet të krijojë një kuadër të qartë ligjor dhe financiar që lejon ndërtimin vetëm në mënyrë të planifikuar.
Mund të ofrojë kredi të buta për rindërtim tradicional. Mund të subvencionojë rikonstruksionin e bujtinave ekzistuese. Por nuk mund të vazhdojë të ndërhyjë vetëm me buldozerë.
Sepse pas buldozerit, do të mbeten rrënojat. Dhe nëse nuk ndërtohet një strategji, rrënojat do mbushen sërish nga të njëjtët njerëz. Ndoshta me një “zgjidhje të re”. Me një kontejner tjetër. Me një premtim tjetër.
Në Theth, ndërsa pluhuri i buldozerëve ende nuk është shpërbërë dhe turistët vazhdojnë të kërkojnë Kishën mes kontejnerëve, banorët flasin për ndërhyrjen si për një çlirim.
“Kryeministri na shpëtoi”, thonë.
“Edhe njëherë na kthyen Thethin”.
Në një vend ku shteti ndërhyn vetëm kur gjithçka është shkatërruar, edhe vonesa quhet sukses.
Por në një qoshe të fshatit, kontejneri përballë Kishës nuk është ende aty.
Snajperisti nuk ka folur.
Nuk ka kërkuar falje.
As të tjerët nuk kërkuan falje.
Nuk ka lëvizur asgjë.
Sepse ai nuk pati nevojë të ndërtojë shumë.
Ndërtoi vetëm aq sa duhej për të provuar se ligji mund të goditet pa zhurmë.
Dhe tani, ndër të gjithë, ai është i vetmi që nuk e ndjeu veten fajtor.
Dhe nëse edhe kjo herë dështon, atëherë Thethi nuk do të jetë më një fshat i shenjtë. Do të jetë vetëm një zonë e humbur, që e nisën me Kullë dhe e mbyllën me baraka.
Shkrim mediocre e DALLAVERE! O KELYSH Serbi, po malesoret nuk duhen trajtuar nga ju te "ndricuarit" si indigjene te australise apo USA! Ne Australi per te hequr indigjenet nga zona ku jetonin por qe kishte minerale te rralla, u deshen dy gjenerata bisedimesh dyshimesh e marreveshjsh! Apo ti KELYSH Serbi e paraje te ndyre ke interesa te thella financiare aty?! FALJE KA ARDHUR KOHA TE KERKOSH TI PER DEMET QE I SHKAKTUAR SHQIPERISE KOSOVES DHE SHQIPTARISE DUKE MBROJTUR PROMOVUAR INTERESA SLLAVE PER CA PARA TE PISTA QE DO TE TE ZENE NE FYT!
Jo malesore, por lapanjose shpellash qe njohin rrumpallen, sdini ceshte pushtetin qendror dhe cjane ligjet e shtetit. Ptuuuu ...shpellar!
Palle je jo Pjeter. Kush i njef ligjet jugu qe po ndertojne pa kriter?
Ah, ti je i paturp fare! Je me keq se p ro_stitutat!
Bukur.Keshilltaret e TiRames,Kokederri dhe haxhilesja e spitalit Amerikan.
Shkrim shume i mirë...ka ikur koha e të fortëve dhe rrumpallës....shteti duhet të suvesjonoi në rikonstruksionin e kullave sepse ato janë bukuria dhe për ato vijnë turistët...sa për atë snajperin deri sa qënka aty përse nuk është arestuar...
gabim i ndertuesit pa leje ,gabim i shtetit qe nuk parandaloi,gabim po i shtetit qe si ka dhene zgjidhje problemit te tapive ne ate zone ne menyre qe me pas te aplikojne per leje ndertimi......kete vit ma qau thethi turizmin me ate katrahure qe eshte bere aty ,e pabesueshme sesi shteti ne bashkepunim me vendasit e shkaterruan ate zone atje me duart e tyre nga babezia e ndertuesve oa leje dhe nga babezia e strukturave shteterore per para .......NJE TURP I DYANSHEM
A thonë vallë banorët: " Kryeministri na shpëtoi"! - Apo e duan Thethin rrumpallë. Derisa të mos ketë asnjë vlerë për ta vizituar.
Sipas "te batuarit", nje vrasjet ne mes te plazhit nuk duhet ndjekur, hetuar goditura sepse eshte sezon plazhit, sezon turistesh. Pra krimet e cdo lloj nuk duhen hetuar se eshte turisti ne mes. Kur jemi ne fushates ji, sepse blihet vota, behet pression ndaj votuesve. Dhe KY mentaliteti shkruhet edhe Ne ligjet per zgjedhjet. Dhe... po punoi bashkia epo qeveria, blihen votat. Ndersa kur kalon fushatave, mbylle zgjedhjet, del Thethit. Dhe thone... "nuk punon shteti, falimentoi shteti, kapimi ne d'ore shtetin" Dhe une them "... shteti ka shume dobesi, por ligji eshte ligj dhe do zbatim te perhershem, ndryshe snaiperistet nxjerrin koken."
Lerini historite , Anglezet kur e ndane , dhe mire ben , duhej nga Tirana ne Kosove te krijohej Malokistani , Elbasan deri Sarande Epiri .Amerika me Evropen po kabon fatalisht .Kete ide e degjova dite me pare nga nje i moshuar ne Vlore .Burre me ment .Maloket jane njeqintemije vjet para epokes se kurit .
Ju dhjefsha gazetarinë, se as gjuhën nuk e dini. Thuhet snajper dhe jo snajperist, sepse termi i referohet personit dhe jo armës.
Rama pasi beri rrumpalle Tiranen, Saranden,Jalen,Palasen e gjithe Shqiperine e u kujtua tani ti shpetoj.Ik o Baton se dhe flori te nxjerresh ti mut duket aq i urryer je per shqipot.Me mire qepe se duket sikur ke sufler Ramiun
Gazetar paçavuresh që si shumë syresh, minimalisht nuk shkruan dot shqip. Shikoni strukturën gramatikore të... Me ç'duket e pengon struktura mendimore, e cila mund të jetë ç'do gjë tjetër, veçse shqipe, jo!
O Baton Plehra , pas atij shkrimi brilant me nje radoografi te shkelqyer qe te beri maestro Osman Mula , ku zbulonte karakterin tend prej bythelepiresi dhe spiuni serb , vetem ti me ate karakterin tend te rene pertoke , mund te merje guximin te dilje e te beje rolin e analistit o ti " i gjitheditur " Rri o njeri shiko hallet e tus se keto tonat i zgjidhim vrte .
Me atë drejtor policie që ishte në Shkodër pak ka ndodhur...
O peshtanak ,je i sigurte per statusin e spiunit serb per batonin ?ke informacion te sigurte ? Nga serbet e ke marre ?ata ta kane dhene ?shume besim do kene pasur te ty .peshtanak pseudonim eshte besoj ,e si pseudonim serb me duket .ti ndryshon nga batoni se ai shkruan me emer e mbiemer ndersa ti je vetem peshtanak ,pseudonim ..prandaj leri brockullat e agjentures po shih cka shkruan zotnia .e nese sorjentohesh dot kyce halene .batoni eshte shqiptar i kosoves ,i nje krahine shqiptare ,dhe me ckuptoj une renditet mbi nivelin mesatar te gazetarise shqiptare .flet shqipe te paster dhe nuk e kam degjuar te nxjere nga goja plehra sic nxjerr zoterote .prandaj o peshtenak lage barutin se skemi nevoje per lufte mes nesh .
Batoni nuk ka pune me malcoret. Burre pis.
Spiun serb-rus ky ndyresira baton.
Personalisht i njoh nja dy burreca atje ne Theth qe mbasi kane grabitur toka dhe kane ndertuar vila ne Tirane dalin e thonejemi ne token e te pareve tane,po token e vjedhur ne paskuqan ai qe e kishte nuk e kishte nga te paret.