37-vjeçari shqiptar humbi jetën në Angli! Emigrantët, në protestë: Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi

19 Nëntor 2023, 16:48Bota TEMA

37-vjeçari shqiptar humbi jetën në Angli! Emigrantët,

Për ndarjen nga jeta të Alfred Doskut, një grup shqiptarësh protestuan jashtë ambienteve të qendrës Brook House, pranë aeroportit Gatwick, ku mbahen emigrantët.


Sipas tyre, brenda kësaj qendre ka ndodhur një krim dhe përgjegjësit, të cilët çuan në vetëvrasje të riun nga Librazhdi, duhet të mbajnë përgjegjësi.

Në oborrin e qendrës Brook House protestuesit përmes qirinjve krijuan emrin e Alfredit. Ai kishte mbërritur me gomone në Angli vitin e shkuar.

38-vjeçari shqiptar kishte 10 ditë në qendrën Brook House. Ai kaloi në një depresion të fortë. Pasi iu komunikua dëbimi kreu vetëvrasje duke përdorur çarçafët e dhomës.

Protestuesit shqiptarë kërkuan dhënien fund të trajtimit aspak dinjitoz të emigrantëve shqiptarëve të cilët mblidhen, në këtë qendër me qëllim dëbimin drejt Shqipërisë.

Taulant Omi, një prej organizatorëve të protestës tha se “ishin njoftuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në Angli, për t’ju bashkuar protestës por askush prej tyre nuk erdhi”.

1 Komente

  1. E
    Edi16

    Per shqiptaret vlen gjithmone shprehja "Larg fshati tim,larg shtepise time larg bythes time" jemi rraca me pa moral,pa vyrtyte, pa parime ,shtetare e politikane mafiose ,imorale,te corruptuar,gjykata mafiose e imorale,femra imorqe shesin gjithcka per leke,njerez qe njerrim jashte nga shtepia prinderit ,qe vriten vlla me vlla per pasuri ,nje cope toke, te moshuar qe perdhunojne vajza te mitura,edukatore qe i thyejne kockat femijve , rini drogaxhinjesh e trafikante droge,mjeke qe vrasin njerez vetem per te rritur llogarine bankare e jo per te kuruar,nuk mendoj qe Shqiperia ka arritur piken me te ulet te dinjiteti kombetare ne historine e saj se sa ne kete periudhe te erret te historise sone .Zoti e shpetofte Shqiperine.

    Lini një Përgjigje