Analiza e BBC: Biseda Putin-Trump po shihet si një fitore në Rusi

19 Mars 2025, 15:45Bota TEMA
Analiza e BBC: Biseda Putin-Trump po shihet si një fitore në Rusi

Biseda telefonike mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump është vlerësuar pozitivisht nga Kremlini, duke e paraqitur atë si një fitore diplomatike për Rusinë, shkruan BBC.

Sipas gazetës ruse Izvestia, “Putin dhe Trump ranë dakord të punojnë së bashku për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës.” Ndërsa Komsomolskaya Pravda e interpretoi biedën telefonike si një sukses për politikën e jashtme ruse.

Pavarësisht pritshmërive për një marrëveshje të mundshme, Vladimir Putin e refuzoi propozimin e Trump për një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar 30-ditor.

Përkundrazi, ai përcaktoi kushtet e tij për paqen, duke kërkuar:

-Ndërprerjen e ndihmës ushtarake perëndimore për Kievin,
-Ndalimin e ndarjes së inteligjencës me Ukrainën,
-Pezullimin e mobilizimit ushtarak nga pala ukrainase.

Këto kërkesa shihen si një përpjekje për të siguruar kapitullimin e Ukrainës, duke e bërë të pamundur që Kievi t’i pranojë ato.

Në vend që të përballej me një presion më të madh nga SHBA, Kremlini mori vlerësime nga administrata Trump. “Ne patëm një telefonatë fantastike”, deklaroi Donald Trump për Fox News. Ndërsa i dërguari i tij, Steve Witkoff, tha se “Putini meriton lavdërim për angazhimin e tij për paqen”.

Ndërkohë, Moska po tenton të përdorë lidhjet ekonomike si një mjet për afrimin me Uashingtonin. Putin ka propozuar bashkëpunim me SHBA-në në sektorë strategjikë, si prodhimi i aluminit dhe minierat e mineraleve të rralla. Trump e priti pozitivisht këtë ide, duke thënë se “Rusia ka gjëra që ne mund t’i përdorim.”

Tani që Putin ka refuzuar armëpushimin dhe ka vendosur kushtet e tij, Moska e ka kthyer presionin te SHBA-ja për të vendosur hapin e radhës. Bisedimet mes dy vendeve do të vazhdojnë, si për Ukrainën, ashtu edhe për çështjet ekonomike.

Nëse Kremlini arrin ta bindë administratën Trump se lidhjet më të forta ekonomike me Rusinë janë më të dobishme sesa mbështetja për Ukrainën, atëherë politikat amerikane ndaj luftës mund të ndryshojnë ndjeshëm.

3 Komente

  1. G
    George

    Ish-kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Kazakistanit (KNB), Alnur Mussayev, pretendon se KGB-ja sovjetike rekrutoi Donald Trump përpara rënies së Bashkimit Sovjetik, duke i caktuar atij pseudonimin Krasnov. Alnur Mussayev, , ish-anetar i Sigurise Kombetare te Kazakistanit, ka shpërndarë në faqen e tij në median sociale “Facebook” këtë dëshmi: “Në vitin 1987, shërbeva në Drejtorinë e Gjashtë të KGB-së në Moskë. Misioni ynë kryesor ishte rekrutimi i biznesmenëve nga vendet kapitaliste. Atë vit, drejtoria jonë rekrutoi Donald Trump, një biznesmen amerikan 40-vjeçar, me pseudonimin Krasnov.”

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa, Uashington, diplomat karriere, prozator

      te gjite fatekeqesit e sotme jane te relatuara tek politika e jashtme e Britanise, shiko lindjen e mesme, shiko pakistanin, atje ku hyri Britania si fuqi kolonialiste la vetem plage te hapura, te njejten gje po ben edhe ne Ukraine, nuk do te ishin vrare kaq shume bije nenash nqs se imbacili patologjik Boris Johnson nuk do ta detyronte Zelenskin te mos nenshkruante marreveshjen. Por Britania vetem mund te lehi tashti sepse POTUS-i e ka si nje detyre imperative paqen gje qe do te arrihet. POTUS je dhurata me e ndritur per njerezimin

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nardi

        George torollaku,Hillari shtriga I shiti 20% te uraniumit Amerikan Rusise dhe dhe jo Trumpi.Kush i bie qe te jete rekrutuar tani o tru shplare.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje