“Çarmatosja, kusht për paqen në Lindjen e Mesme”, Bordi i Paqes i kërkon OKB-së të detyrojë Hamasin të heqë dorë nga armët

19 Maj 2026, 22:05Bota TEMA
“Çarmatosja, kusht për paqen në Lindjen e Mesme”,

Bordi i Paqes, organizmi ndërkombëtar që mbikëqyr armëpushimin në Gaza, i krijuar me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, ku merr pjesë edhe Shqipëria dhe Kosova, do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të OKB-së të ushtrojë presion ndaj Hamasit për t’u çarmatosur. Kjo bëhet e ditur në një raport të siguruar nga Associated Press, i cili pritet të diskutohet të enjten gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit për situatën në Lindjen e Mesme.

Dokumenti thekson se pengesa kryesore për zbatimin e plotë të marrëveshjes mbetet refuzimi i Hamasit për të pranuar çarmatim të verifikueshëm, për të hequr dorë nga kontrolli ushtarak dhe për të lejuar një tranzicion civil real në Gaza.

Një diplomat i njohur me përmbajtjen e raportit konfirmoi autenticitetin e tij në kushte anonimiteti, pasi dokumenti ende nuk është bërë publik. Plani amerikan me 20 pika për armëpushimin parashikon dorëzimin e armëve nga Hamasi, shkatërrimin e rrjetit të tuneleve, tërheqjen graduale të forcave izraelite nga Gaza, krijimin e një qeverie të re teknokrate palestineze, vendosjen e një force ndërkombëtare sigurie dhe rindërtimin e territorit pas më shumë se dy vitesh lufte.

Javën e kaluar, kreu i Bordit të Paqes dhe ish-emisari i OKB-së për Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, pranoi se procesi i armëpushimit ka ngecur që prej hyrjes në fuqi në tetor. Sipas tij, ngërçi mbi çarmatimin e Hamasit ka paralizuar përparimin e marrëveshjes. Në raport thuhet se rindërtimi i Gazës nuk mund të nisë pa heqjen dorë nga armët nga grupet e armatosura.

“Faktori kritik, ai që zhbllokon çdo element tjetër të planit, mbetet arritja e një marrëveshjeje për zbatimin e plotë të planit, që përfshin çarmatimin total të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gaza”, theksohet në dokument.

Hamasi e hodhi poshtë raportin, duke deklaruar se ai përmban “pasaktësi” dhe se përpiqet të justifikojë Izraelin për shkeljet e përditshme të armëpushimit në Gaza. Grupi palestinez akuzoi Izraelin se nuk ka respektuar pjesën më të madhe të detyrimeve të marrëveshjes, përfshirë kufizimet ndaj hyrjes së ndihmave humanitare dhe materialeve të nevojshme për rindërtimin e infrastrukturës bazë dhe strehimin e popullsisë së zhvendosur.

Sipas Hamasit, insistimi për çarmatim është një përpjekje për të sabotuar marrëveshjen e armëpushimit. Organizata i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit dhe Mladenovit të detyrojnë Izraelin të zbatojë detyrimet e tij sipas fazës së parë të marrëveshjes, veçanërisht ndalimin e sulmeve të përditshme ndaj palestinezëve në Gaza.

Raporti përmend gjithashtu shkelje pothuajse të përditshme të armëpushimit, disa prej tyre të konsideruara serioze, me pasoja të rënda humanitare për civilët. Dokumenti thekson se familjet në Gaza vazhdojnë të jetojnë në frikë dhe se pengesat ndaj ndihmave humanitare mbeten të mëdha. Ndërkohë, ushtria izraelite vazhdon sulmet ajrore dhe ka zgjeruar kontrollin territorial në Gaza, duke mbajtur aktualisht rreth 60% të territorit.

Kushtet humanitare në Gaza përshkruhen si dramatike, me shumicën e rreth dy milionë banorëve që jetojnë në kampe me mungesë shërbimesh bazë. Mladenov deklaroi se zyra e tij po merret çdo ditë me shkeljet nga të dyja palët, por përsëriti se çarmatimi i Hamasit mbetet një kusht “i panegociueshëm” për ecjen përpara të procesit të paqes.

7 Komente

  1. V
    Vdekje Hamasit

    OKB-ja, kjo pjelle e ndyre e pro-terrorizmit nazi-islamik!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albania-Israel brotherhood

      Keni degjuar per te ashtuquajturen Nakba? Nakba nuk ka te beje aspak me kete shpjegimin se na qenka "largimi me force i 700 mije arabeve...". Nakba do te thote Fatkeqesi (katastrofe) dhe i referohet HUMBJES SE MADHE qe pesuan forcat ushtarake arabe ne luften kunder Izraelit ne 1948-n! Ishte me te vertete nje KATASTROFE ushtarake ajo qe pesuan arabet. 5 shtete te fuqishme ushtarakisht si Egjypti, Jordania, Siria, Iraku, Libani me ndihmen e Arabise Saudite, Marokut, Jemenit dhe te vete Britanise, luftuan kunder nje shteti te sapoformuar me me pak se 1 milion banore. Ushtria Mbrojtese e Izraelit (IDF) ishte formuar nga ish partizanet antifashiste hebrenj, qe kishin luftuar kunder fashizmit gjate Luftes II Boterore. Kjo ushtri patriotike me pervojen e luftes partizane, u armatos me armet qe ja dha Cekosllovakia (pra Blloku Lindor komunist). Te gjithe udheheqesit e shtetit te ri dhe te ushtrise se Izraelit ishin Majtiste (komuniste dhe socialiste), ishin zioniste sekulare (dmth atdhetare jo-fetare). Sidoqofte IDF-ja kishte nje armatim te pakte, thuhet se per 3 ushtare kishte vetem 1 pushke, por kishte pervoje ushtarake dhe force shpirterore! Kjo ushtri, i mundi ushtrite e mireorganizuara arabe, qe madje drejtoheshin nga oficere britanike! Te humbasesh ne kete forme natyrisht qe eshte Fatkeqesi e madhe, nakba e cfare nakba se! Sa i perket 700 mije arabeve, nuk eshte e vertete se "u debuan nga grupet e armatosura hebraike" sic thote propaganda hamasiste. Natyrisht qe gjithmone kur ka lufte, ka edhe levizje te popullatave per t'u shpetuar luftimeve, por sipas dokumentave te padiskutueshme historike, shumica e arabeve jane larguar nga banesat e tyre me urdher te Ushtrive arabe, me konceptin : largohuni nga shtepite, sa te mbarojme pune shpejt e shpejt me hebrenjte dhe pastaj kthehuni prape ne vendin e pastruar tashme! Askujt nuk i shkonte mendja se arabet me ushtri te mirearmatosur, 5 shtete bashke, do e humbnin luften!! Po ja qe e HUMBEN arabet luften dhe i humburi paguan cmimin e luftes. Pasi e humben luften te larguarit nuk do kishin me asnje te drejte te ktheheshin ne shtepite qe lane pas. Nje pjese e arabeve, banore te ish Mandatit Britanik, bashkepunuan dhe luftuan bashke me ushtrite arabe qe sulmuan Izraelin, keshtuqe pas humbjes as qe e conin ne mendje te ktheheshin aty ku kryen krime dhe gjenocid kunder hebrenjve. Nderkohe pati popullsi arabe aty, qe as u largua dhe as bashkepunoi me agresoret arabe. Kjo popullsi nuk levizi nga shtepite e veta, nuk "u perzu nga grupet e armatosura hebraike" dhe vazhdon jeton edhe sot atje. Ne 1948 ishin rreth 150 mije arabe, qe mbeten brenda shtetit te 1948-s, sot ata jane rreth 2 milione arabe, banore dhe shtetas me pashaporte izraelite, me te gjitha te drejtat ne Izrael dhe qe quhet arabo-izraelite! Ndersa ata 700 mije arabet qe u larguan nga shtepite e tyre, u vendosen ne Bregun Perendimor (Judea-Samaria) dhe ne Gaza. Bregu Perendimor u pushtua ne 1948 dhe mbeti i pushtuar nga Jordania deri ne 1967, ndersa Gaza u pushtua ne 1948 dhe mbeti e pushtuar deri ne 1967 nga Egjypti. Nderkohe per shkak te Spastrimit Etnik qe bene vendet arabe ndaj hebrenjve ne vendet e tyre gjate kesaj kohe, u perzune nga vendet e Lindjes se Mesme me shume se 990 mije hebrenj, te cilet u vendosen ne shumice ne Izrael dhe perbejne ate pjese te popullsise qe quhen Mizrahi (rreth 50% e popullsise se sotme te Izraelit). Nderkohe popullsia hebreje e ardhur nga Evropa quhen Ashkenazi (rreth 40% e popullsise se sotme te Izraelit). Ndersa 10% te popullsise hebreje te Izraelit te sotem e perbejne hebrenjte e vjeter, qe nuk jane larguar asnjehere nga Izraeli-Judea, as ne kohet romake, qe quhen Yishuvi. Por ka nje ndryshim, shume shume shume te madh midis arabeve te zhvendosur dhe hebrenjve te zhvendosur.. Hebrenjte qe jetonin me shekuj ne vendet arabe nuk kishin bere asnje te keqe, nuk kishin sulmuar dhe nuk kishin vrare askend ne vendet ku jetonin. Ata u perzune me dhune vetem se ishin hebrenj, per asnje arsye tjeter. Por por nga ana tjeter, ne 1948, kur Izraeli shpalli pavaresine, arabet brenda dhe jashte Izraelit, ju versulen shtetit te sapokrijuar per ta shkaterruar dhe per ti vrare hebrenjte. Arabet nisen sulmin kunder Izraelit, ishin FAJTORE per krime dhe gjenocid. Por e humben luften!!! Kur fillon nje lufte dhe pastaj e humb, a i dini pasojat? Arabet deshen te vrisnin dhe te perzinin hebrenjte dhe e humben luften, si perfundim moren kembet me vete dhe u vendosen ne Gaza e ne Bregun Perendimor. Keto dy zona ishin nen PUSHTIMIN e Jordanise dhe Egjyptit. Kuptuat? Ne 1967 prape arabet sulmuan, filluan luften. Por prape humben dhe kur humb luften, humb edhe territorin qe ke pushtuar. Keshtu u CLIRUA Bregu Perendimor, Jeruzalemi dhe Gaza. Kuptuat? Ky eshte ligji i luftes : kur sulmon dhe humbet, do perballesh me pasojat. Gjermania Naziste, pasi humbi Luften e Dyte Boterore humbi 1/3 e territorit dhe vetem nga Polonia u larguan 12 milione gjermane. 12 milione …!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Free Middle East from Arab colonizers

        De-kolonizimi, de-arabizimi, de-islamizimi i Lindjes se Mesme ka filluar! Arabet dhe feja e tyre e ndyre duhet te kthehen ne Arabi dhe te terhiqen nga gjithe zonat e tjera qe ata kane pushtuar dhe kolonizuar, prej shek VII-te e ne vazhdim! Keshtu u CLIRUA Andaluzia. Po sa vjet ju desh Gadishullit Iberik (Andaluzise) te de-kolonizohej , te de-arabizohej dhe te de-islamizohej? Nga shek VII deri ne shek XIV, pra 700 vjet perpjekje dhe lufte kunder kolonizatoreve arabe! Tashme ka filluar faza e dyte, Izraeli i 1948-s eshte vetem fillimi i ketij procesi te de-arabizimit dhe de-kolonizimit, eshte rikthimi ne histori i popujve autoktone te kesaj pjese te botes. Hebrenjte u ringjallen dhe tashme jane forca me e fuqishme ne rajon. Hebrenjte, nje nga popujt me te lashte dhe me te dokumentuar ne historine e botes. De-arabizimi dhe de-islamizimi i Izraelit eshte tashme nje proces i pandalshem. Kjo filloi te ndihmoje dhe ne vazhdim do i ndihmoje edhe popujt e tjere autoktone ne Lindjen e Mesme, qe jane ende nen sundimin e kolonizatoreve arabe. Edhe Irani, vendi i famshem i Perseve te lashte, ka rene nen sundimin e islamit dhe arabizmit. Eshte e paimagjinueshme sesi nje popull aq i lashte dhe me kulture fondamentale per Boten, te kete rene ne keto pozita te mjera te sotshme. Por e mira e Persise eshte se populli pavaresisht se eshte islamizuar, nuk eshte edhe arabizuar thelbesisht. Perset kane ruajtur jo vetem gjuhen e tyre te lashte (farsi) por edhe shume elemente te tjere te kultures se tyre shekullore. Keshtuqe ne rastin e Iranit (Persise) ceshtja eshte me e thjeshte, kerkohet vetem de-islamizim. Per kete mjafton rrezimi i regjimit nazi-islamist te Ajatullave dhe Irani merr rrugen e qyteterimit dhe perparimit, aty ku e meriton populli i lashte Pers. Shperberja e Sirise tashme eshte vendosur, qofte e menjehershme, qofte graduale me faza faza! Te gjitha etnite dhe komunitetet qe banojne atje tashme po perpiqen te fitojne hapesirat e tyre. Gjithe ceshtja eshte qe islamisteve arabe tu jepet sa me pak hapesire dhe territor, ne menyre qe entiteti qe ata do mund te krijojne te jete sa me i pavijueshem dhe te shkaterrohet perseri ne kohen e ardhshme te afert. Natyrisht pritet se shpejti krijimi i Kurdistanit te Pavarur, ku kurdet (pasardhesit e Mideve te lashte) tashme kane realizuar de-arabizimin e dy zonave autonome kurde ne Irak dhe Siri. Pas kurdeve me siguri do jete rradha e fenikasve (Libanezet e sotem), qe jane popullsia e krishtere ne Liban dhe ne Sirine bregdetare. Me shume mundesi fenikasit do ringjallen ne histori, ashtu si Fenix-i. Te gjithe te krishteret ne Liban pavaresisht se flasin arabisht (se jane te arabizuar) e quajne veten fenikas dhe thone se nuk jane arabe. Ka shume mundesi qe zona Kristiane dhe zona Alevite e Sirise se sotme (zona bregdetare e detit Mesdhe) te bashkohet me Libine dhe te krijohet nje entitet Fenikas, ku madje te rilinde edhe gjuha e lashte fenikase (e cila eshte e ruajtur tashme vetem ne shkrime te shenjta dhe eshte e ngjashme me hebraishten dhe aramaishten). Me pas e ka rradhen Egjypti i madh, nje nga vendet me te famshme te historise boterore, qe sot vazhdon eshte nen kolonizimin arab. Por aty vazhdon jeton popullsia e lashte autoktone egjyptiane, jane KOPTET, nje popullsi kristiane me rreth 15-20 milione banore. Koptet nuk jane arabe, jane popullsi krejtesisht e ndryshme, jane afrikano-veriore dhe kane gjuhen e tyre kopte (egjiptianishten e lashte, qe shkruhet me shkronja fenikase-helene) e cila perdoret si gjuhe funksionimi ne kishat e krishtera kopte! Do vijne me tej me rradhe Assirianet, popullsia e lashte e Sirise dhe Irakut, qe dikur kane patur nje nga Perandorite me te medha ne historine e njerezimit. Edhe kjo nje popullsi e krishtere, qe flet gjuhen e saj te lashte assyriane (aramaike), por qe sot eshte katandisur ne rreth 1 milion banore, e ndodhur ne zonat afer kurdeve ne Siri dhe Irak. Madje ne Irak kane krijuar edhe zonen e tyre autonome. Ata e kane gjuhen e tyre te gjalle dhe te perditshme, por jane zvogeluar si numer popullsie per shkak te gjenocideve ne shekuj qe kane bere arabet dhe turqit kunder tyre. Por ata ekzistojene dhe kane nje diaspore ne Evrope (sidomos ne France) dhe ne Amerike, shume te fuqishme! Ringjallja e tyre eshte plotesisht e mundur. Jane ekzistete edhe Aramejte, qe flasin ghjuhen e lashte aramaike (ashtu si assirianet), qe jetojen ne Siri dhe ne Jordani. Jordania eshte nje shtet fallco, qe historikisht ka qene e banuar prej 5 nga 12 fiset e Izraelit. Arabet Hashemite kane ardhur veten ne vitin 1922 me ndihmen e britanikeve dhe krijuan nje shtet te cuditshem arab aty, me emrin e nje lumi (Jordan). Pastaj vine edhe te famshmit, ata qe i kemi degjuar me qindra here ne rrefenjat historike, jane Babilonasit, ne Irakun e sotem. Edhe ata ekzitojne, po po mos u cudisni aspak. Kane gjuhen e tyre dhe kulturen e tyre, jane kristiane edhe ata, pavaresisht se jane katandisur ne minoritet ne atdheun e tyre, ne Babilonine e lashte, per shkak te kolonializmit arab. Por kohet po ndryshojne. De-kolonializimi dhe de-arabizimi i Izraelit, ju ka dhene mundesi te gjithe popujve autoktone te Lindjes se Mesme qe te shkunden dhe te dalin nga pluhuri i harreses! Kjo do vazhdoje te ndodhe edhe ne Afriken veriore, ku popujt autoktone aty si amazinet dhe berberet ne Marok, ne Libi, ne Tunizi e Algjeri tashme kane filluar te zgjohen. Edhe ata popuj megjithe jane arabizuar dhe islamizuar, ne shume pjese i kane ruajtur gjuhet e tyre etnike, madje ka edhe popullsi qe jane kristiane apo te feve te lashta qe nuk e kane pranuar Islamin. Keto berthama te mbijetuara te ketyre popujve te lashte,me siguri jane pika e nisjes per clirimin e popujve autoktone te Afrikes se Veriut nga kolonializmi arab. De-arabizimi dhe de-islamizimi i Lindjes se Mesme do jet nje nga fitoret me te medha te Njerezimit per Qyteterim dhe Perparim, ne gjithe historine Boterore. Kjo ka filluar te ndodhe ...

        Përgjigjjuni
        1. 1
          11111

          ????

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dumba

            Me sa kuptoj nga pretendimet e demokracive perendimore (apo NATO-istet) Palestina , Irani, e te tjere (shtete te botes se trete e te katert) duhet te ç'armatosen ndersa keta NATO-iqstet duhet te ermatosen akoma e me shume ......!!!!!!!!! Ka nje problem ketu me kete llo(qe)gjike dhe nuk shkon !!!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. t
              tralala zura nje gale

              Llogjika nuk eshte koncept i trurit tend, keshtuqe me mire merru me dhite o coban!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dumba

                Mire e ke ti "gale" traplala por puna eshte qe kam nje tufe me "dhi" ose me qarte "cjaperleshka" qe duhet te jene nga nahija tende (larg qofte o zot ,nga pragu yte) qe i kullos ç'do nate tek semaforet dhe kane me shume rendiment se ato dhite e tua !!!!!!!

                Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje