Bëri aq shumë photoshop sa duket si një person tjetër, politikania franceze akuzohet për mashtrim

16 Shtator 2023, 09:45Bota TEMA

Bëri aq shumë photoshop sa duket si një person tjetër,

Një politikane franceze akuzohet se ka “mashtruar” votuesit e saj se ka bërë fotoshop të tepërt në posterin e fushatës.

Në veçanti, një poster që u bën thirrje votuesve të mbështesin kandidaten Juliette de Causans të partisë Europe Écologie Égalité, përshkruan një grua që duket të jetë rreth të 20-ave.

Por, votuesit u ankuan se ishin mashtruar pasi rezultoi se fotografia e përdorur në poster ishte modifikuar shumë për të përmirësuar pamjen e kandidates. Një foto para photoshop-it tregon kandidaten më të mbushur. Në fakt, dy femrat duken krejtësisht të ndryshme kur krahasohen krah për krah.

Politikania pranoi se i përmirësoi fotot dhe mohoi se imazhet e redaktuara do të ndihmonin për të çuar përpara kauzën e saj, sipas Telegraph. Kandidatja argumentoi gjithashtu se ishte e drejta e saj të kishte një “foto të bukur”.

 

1 Komente

  1. a
    aleks

    francezet shqetesohen per nje foto, ne e kishim president, kryeminister, minister dhe politikan per 30 vjet dhe nuk i dinim emrin e vertete, behet fjale siç e njef edhe populli per, hajdutin e floririt, ose koke lopa, ose fshatari gjysme opinge nga skrapari, ilir metaj

    Lini një Përgjigje